Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po u jap te perbashketen e pare:

    1. Qe te tre jane lindur e rritur ne Mat dhe qe te tre ishin Epirote.

    Leka i Madh eshte rritur deri ne moshen 9 vjece ne Mat, ne oborrin e nenes se tij, princesesh epirote, Olimpia. Pasi mbushi 9 vjec, ai ishte ne gjendje te kaleronte dhe filloi edukimin e tij ushtarak. Gjergji po ashtu ka lindur ne Mat (sipas Gjon Muzakes) dhe ne moshen 9 vjecare, babai i tij, Gjon Kastrioti e nisi nga Kruja per ne pallatin e sulltanit si peng, se bashku me 3 vellezerit e tjere te tij. Edhe mbreti Zog, ne moshe te vogel eshte derguar nga e ema per te studiuar ne Viene e Stamboll, ku kreu shkollen.
    Nese kjo eshte e vertete atehere une them qe vecoria e dyte mund te jete qe
    vijne edhe nga e njejta dere pasi nuk jane te pakta gojedhenat dhe shkrimet qe tregojne se Zagollet jane pinjolle te kastrioteve.Dhe kastriotet pasardhes te Aleksandrit te madh.

    Edhe dicka tjeter persa u perket emrave te djemve te tyre.Me duket se quhen Lek..........
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    E perbashketa e dyte:

    1. Babai u ka vdekur dhe kane qene shume te lidhur shpirterisht me nenat e tyre. Kjo eshte e vertete per Aleksandrin qe ka qene shume here me i lidhur me nenen e tij Olimpia se sa me babain e tij, mbretin Filip. Nena e tij nga historianet e ndryshem portretizohet si e pushtetshme dhe me nje ndikim me te madh ne oborrin mbreteror dhe mbi te birin se cdo njeri-tjeter. Kjo eshte e vertete edhe per Gjergj Kastriotin, babai i te cilit Gjon nuk arriti te shikonte kthimin e djalit te tij te vogel ne Kruje. Eshte triumfal momenti i kthimit te Gjergj Kastriotit ne Kruje dhe takimi i tij me Mbretereshen Vojsava, nenen plake te cilen shqiptaret ende e nderonin dhe mbanin si prijese edhe pse i kish vdekur burri dhe mbreteria e saj kishte rene ne duart e turqve, pervec keshtjelles se Krujes. Lidhja e tij shpirterore me nenen, si djali i vetem qe u kthye i gjalle nga pallati i Sulltanit ka qene e jashtezakonshme.
    Edhe mbretit Zog babai i ka vdekur heret dhe eshte mbeshtetur tek figura e nenes se tij, Nenes Mbretereshe, Sadijes. Nena e Zogut ka qene arsyeja perse ai arriti te beje histori ne nje moshe aq te re. Ajo e edukoi te birin ne shkollat me te mira te kohes, e rriti ate si nje princ, pasi ajo e dinte qe djali i saj do te ngrihej ne madheshti. Fjala e saj ka renduar me shume mbi te birin se fjala e cdo njeriu tjeter ne rrethin familjar apo njerezve me pushtet te kohes.

    Kjo e perbashket ndahet edhe me Konstandinin e Madh, birin e Helenes, qe lindi ne Nish te Ilirise. Konstandini ishte i zgjedhuri i Perendise per te sjelle Kryqin e Krishtit edhe ne Evrope e mbare boten. Kete mision, te gjetjes se kryqit ai ia besoi nenes se tij, Helena, me te cilen ai ishte jashte mase i lidhur. Shen Helena-Konstandin (sic e quajne shqiptaret) mendohet te jete gruaja me e shquar ne historine e njerezimit, pas Hyjelindeses Mari, qe lindi Krishtin.

    E njejta gje mund te thuhet edhe per Ali Pashe Tepelenen, i cili u motivua ne shume nga mizorite e tij, nga urrejtja qe nena e tij i ushqeu qe i vogel.

    Albo

  3. #13
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Mbase e treta eshte Shpata si arma e tyre e preferuar.

  4. #14
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    uaaa .. po cne me shpata aman? skishin panthers atehere? uaaa ..
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  5. #15
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Aha

    Qenka Me E Nderlikume Sec Mendoja Mire Bere Storm Qe Dhe Dorheqjen

    Se Di Sbesoj se Mund Ti Gjej.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    E perbashketa e trete eshte se:

    1. Bene histori ne mbare boten edhe atehere kur shanset ishin ne disfavor te tyre.

    Leka i Madh arriti te pushtoje Epirin, Dalmacine, mbreterite e percara greke, aleksandrine (Egjiptin), e mbare boten deri ne Indi, duke krijuar keshtu qyteterimin me te madh te botes ne ato vite. Kush do ta kish menduar se princi i Mbreterise se Maqedonise do te pushtonte mbare boten dhe do ti sillte te gjitha qyteterimet e mbare botes nen nje ombrelle?!

    Gjergj Kastrioti arriti qe ne krye te 20 000 trimave shqiptare te mposhti plot 3 here gjithe ushtrine e perandorise otomane, qe numeronte 10-fish me shume ushtare. Cilat ishin gjasat qe ai te kishte sukses? Jo vetem qe ia doli mbane te cliroje Arberine duke bashkuar gjithe prijesat shqiptare, por ia doli qe te mbroje gjithe Evropen Perendimore nga kercenimi otoman. Otomanet nuk shkuan dot me larg se Shqiperia dhe Otranto. Gjergj Kastrioti pati nje vdekje natyrale dhe vete kundershtaret e tij otomane i mbajten kockat e tij si hejmali.

    Mbreti Zog nga ana tjeter, ishte vetem 25 vjec ne kongresin e Lushjes, 27 kur u zgjodh kryeminister, 33 kur u kurrorezua mbret. Ai ka qene protagonist ne te gjitha monentet me historike te kombi tone, qe nga Shpallja e Pavaresise ne 1912, protagonisti kryesor i Kongresit te Lushjes 1920, minister i brendshme i qeverise se Sulejman Bej Delvines qe pasoi kongresin e Lushjes. Suksesi me i madh historik i Zogut ishte pikerisht se ai ia doli me zotesi qe te krijoje shtetin e pare te mirefillte shqiptar qe i siguroi Shqiperise njohjen e pavaresise se vendit te shpallur ne 1912, edhe nga superfuqite e kohes. Ahmet Zogu vendosi ne harten politike te botes ate qe ne sot e njohim si Republike e Shqiperise. Askush nuk mendonte se nje vend i prapambetur si Shqiperia qe ishte shkelur e sakatuar nga te gjitha ushtrite dhe lutrat e kohes, me shkallen me te larte te analfabetizmit ne Evrope, vendi me i panjohur dhe me i izoluar i Evropes, do tia dilte qe te krijonte nje shtet.

    Keto jane vetem 3 te perbashketa, por ka edhe me shume se 3. Mbreti Zog eshte martuar ne te njejten dite, 27 prill, me Gjergj Kastriotin.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kufijte jane sanksionuar boterisht kur u be konferenca e liges se Kombeve, dhe Fan Noli futi shqiperine ne te. Kjo pervec dhe autoqefalise, mbahet arritja politike me e madhe e Fan Nolit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    E ku ishte e perbashketa e trete,se s'e kuptova une.Aty s'ka asnje fjale te perbashket,lum si ti albo qe ecen kaq shume me fantazine.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Kufijte jane sanksionuar boterisht kur u be konferenca e liges se Kombeve, dhe Fan Noli futi shqiperine ne te. Kjo pervec dhe autoqefalise, mbahet arritja politike me e madhe e Fan Nolit.
    Te huajt caktojne kufijte, por kombin nuk e mbrojne te huajt, e mbron shteti shqiptar qe siguron si territorin e vendit edhe sigurine e shtetasve te vet.

    Ismail Qemali ngriti flamurin ne 28 nentor 1912 e shpalli pavaresine ne karte, Mbreti Zog e beri kete pavaresi realitet me ngritjen e shtetit te pare shqiptar qe kish nen kontroll gjithe territorin e vendit, atij territori qe mbeti pas luftrave.

    Noli ka meritat e tij te padiskutueshme, por nuk shkruajti historine qe shkruajti Mbreti Zog.

    Albo

  10. #20
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Epiri deri ne Mat???
    Vetem ndonje nacionalist grek i cmendur mund te imagjinonte nje gje te tille!!!


    Nuk i di te perbashketat e tyre por di nje gje qe nuk e kishin te perbashket: Aleksandri dhe Skenderbeu ishin burra trima kurse Zogu nuk na i dha mundesine qe te mendojme dicka te tille per te!FLM

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  2. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  4. Nje mbret ne dashuri-historia e mbretit Zog me te dashuren franceze
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 00:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •