deri aty ku me lejon gjykimi dhe njohuria jam e bindjes qe synimet e artit i perkasin vete artistit . ai vendos c'qellim ka puna e tij si dhe interpretimin qe ai percjell ndermjet nje pjese. dhe eshte pikerisht fuqia e tij te percaktoj rrethanat dhe permasat e mendimit qe ngjall nje kureshtje ne spektatoret. nje furce dhembesh dhe nje kreher te puthitura mua me duken simbol i dashurise e per artistin vete mbase konflikt ne banjo.
fale shumefishit te opinioneve qofte te edukuar ne artet apo thjesht nje pjelle goje arti rralle ka shpetuar nga gjykimi njerzor. motivet e artistave per nje pjese jane kritizuar , menyra e interpretimit si dhe shume ane te tjera qe nuk me behen te ditura thjesht per faktin qe dhe une kam dhene kontributin tim ne kete fenomen.
fakti qe me shtyn te shkruaj ate me siper qendron ne fotot e SALLY MANN . nje nga emisionet me te preferuara ne televizion eshte EGG qe shfaqet cdo te premte ne PBS. cdo emision jep nej veshtrim intim ne disa nga artistat e kohes . Fotot e Mann i kisha hasur dhe me pare po nuk kisha krijuar nje mendim te mirefillt ne punen e saj ngaqe kisha shume pak njohuri mbi punen e saj.mesova qe fokusi i kameres shumicen e kohes ka qene vete familja e saj , dhe shumicen e kohes ne menyren qe ajo vete i shikonte ato .-si pjestare te familjes dhe jo thjesht subjekti i aparatit. ciltersia dhe presenca e tyre eshte kaq e arritur sa shume kritike e goditen Mann per "exploitation " te femijve . lakuriqsia e tyre u dha te drejten ta veshtronin si nje pornografe dhe jo si nene/fotografe. me mire do te flasin fotot e saja per te
Krijoni Kontakt