Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30

Tema: sally mann

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    katana-
    une spo e vija dot kete pic po me pelqen teper fare
    eshte tamam shenjt dritash!!
    Liebe! liebe, lass mich los!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    sa e pafajshme edhe naive duket lekuriqesia ketu.
    te mendosh sa shume abuzohet ne realitet. ne fakt aq shume abuzohet saqe kur sheh nje kalama lakuriq njerezve ju vete medja per keq. mundohen e mundohen te gjene qellimin e fotografit.

    Eni, si thua ti ku eshte kufiri i tolerimit?

    miqesisht,

    ps. ndoshta per kete duhet hapur teme tjeter:-*

  3. #23
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Per ner na habite, problemi i Artit nuk eshte pafajesia dhe as si duket ajo, ky eshte problem i gjykates. Qe ta gjykosh drejt artin duhet ta hedhesh moralin ne kosh te plehrave, ndryshe nuk ja arrin.
    Kjo do te thote Nimf, qe gjykimi yt nuk eshte me i drejte nga gjykimi i Enit, sepse te dy mbeshteten mbi moralin, ate te kohes. Enit i duket e fajshme lakuriqsia, ndersa ty e pafajshme.
    Po arti ne ket mes ēdo, nuk duhet te harrojme se flasim per foto artistike. Siē e thashe, nuditetin e femijve nuk e shpiku sally mann. Egjyptianet, greket, romaket, indianet, kinezet , ne te gjitha civilizimet ka patur imazhe te tilla.
    Kjo pa shkaktuar me te voglen habi, as shok psiqik. Ne te gjitha epokat kjo gje eshte quajtur art, jo pornagrafi, apo ku di une.
    Qellimi i artit eshte zbukurimi, jo idete filozofike dhe as ato morale. Kryesorja eshte me ba BUKUR, vetem BUKURIA eshte ART i vertete. A jane te bukura fotot e Sallyt, kush mund ta thote. Ato inspirojne boten e te vdekurve, ne to ska jete, as drite, as force. Ato nuk sherbejne as per dekorim kishe, qe eshte shtepia e fundit e shpirtrave. Kujtoni rilindasit, mikelanxhelo, rafael, tician, gioto, uēelo, e plot te tjere, si i kane dekoruar kishat e epokes plot drite, ngjyra, entuziazem, mnjf plot jete. Dhe figura e kryqezuar e Krishtit
    ka me jete dhe eshte me optimiste se cilido nga personazhet e Sallyt.
    Pra ky qellim vital i artit eshte harruar nga sally, ajo kerkon te shokoje, ti ngaterroje idete nje vajze te pafajshme si Katana, ti hedhi trut e gomarit asaj dhe ta lidhe pas qerres se saj, ta ktheje ne nje admirruese te "artit" te saj (te pakten per nje fare kohe). Ajo kerkon te beje zhurme me qellim qe te ndihet qe ekziston, dhe ne zhurmen ējerrese te ambientit perreth patjeter duhet te provokosh, te luash me zjarrin dhe dualitetin, ndryshe s'ke gje. A eshte ky nje qellim artistik, me i larte dhe me fisnik se i rilindasve.
    Per mua Arti si ēdo veprimtari tjeter e jetes eshte hierarqik. Domethene ka te pare, te dyte, te trete, e me rradhe. Ne ket klasifikim fotografia ze nga vendet e fundit, dhe do ta quaja art te dyshimte, kete e tregon fakti qe asnje fotograf s'eshte popullor me gjith milionat e fotografeve neper bote (ēdo njeri mund te jete i tille, mjafton me ble nje aparat foto). Shko kudo dhe pyt per Sallyn, person s'e njeh, perveē qarqeve te specializuara. Ndersa pyt per Da Vinēin, e njohin dhe katunaret ne kine. Shembujt flasin vete.
    Fotografia (arti fotografik, per ti bere qejfin) e ka humbur betejen, ai s'ka ditur te IMPOZOHET si nje art i VERTETE.

  4. #24
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Nimf,

    Eni, si thua ti ku eshte kufiri i tolerimit?
    tek thana!!!

    Une vazhdoj te mendoj se per respektin qe duhet te kemi ndaj femijeve ato foto nuk duhet te qendrojne ne forum.

    Se kuptoj xhanem pse duhet qe patjeter foto te tilla ku lakureqisia e femijeve shfaqet aq tronditshem duhet te postohen?
    Cfare doni te na tregoni ?

    Se dini te trondistni njerzit?

    Se jeni moderne ?

    gjepuara!!!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Liliella degjo goce..

    Sot ne bote ka nji reagim ndaj pedofilise.

    Arsye eshte qe nen sinqeritetin e padjallezine e femijve dhe te prinderve qe kane femije kane spekulluar shume manjak gjate historise.

    Shqiperia eshte e prekur tmerresisht nga Pedofilia.
    Ministra pleq nuk e kane per turp te punesojne misse te njoma ne zyrat e tyre me kolltuqe moderne.
    Prinder tarallake leshojne vajzat te njoma e tyre ne dore te lloj lloj kurvicave e kurvareve te maskuar si Nenpunsa Shteti ose Artiste.
    Sfilata me femij te vegjel organizohen dhe neper fshatra ku kenaqin syte e tyre krokodilet me jarg te qelbur..

    Gango nga Kucova e Berati e Korca dhe e gjithe Shqiperia perdhunojne ,vrasin e trafikojne vajza adoleshente.
    Burra te felliqur perdite dalin neper gjyqe e gazeta si perdhunues femijesh.
    Kadri Roshi ishte burre plak dhe me te drejte Partia e denoi athere per ngacmime seksuale te studenteve vajza. Kuptohet denimi ishte minimal sepse Ai qerrata nuk shau Partine.

    liliella ne kete kendveshtrim shikoje dhe prezantimin e Artit ne Forumin tone.

    Jemi vendi ku po na perdhunohen vajzat tona dhe kjo na ben me turp si individe e si popull.
    A lexon ti LILLIELA ate ARKIV X apo fshin tajaren me ate faqe...Lexoje se prandaj e kam hapur qe te shkund laraskat e garipat nga fluturimi me pras..

  6. #26
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Postuar mė parė nga katana
    ornament
    kjo faqe eshte hapur per sally mann
    nese do te diskutosh per fotgrafite e saja je i mirpritur. nese do qe te diskutosh provokimi i realitetit (subjektit) ju lutem hap nje teme tjeter. nderkohe un po ti fshij postimet e tua.

    katana
    Katana, sinqerisht ta them, nuk me pelqen toni yt ketu.

    Kjo faqe (apo teme) nuk eshte hapur aspak per Sally Mann (apo Salgadon apo apo tjetrin, apo tjetrin). Kjo teme, dhe te gjitha temat publike ne kete forum, jane te hapura per ne, anetaret e forumit, ne shqiptaret. Dhe persa i perket temave te artit, edhe keto tema jane hapur qe ne, shqiptaret, qe te vleresojme dhe te diskutojme nder te tjera per punet artistike te autoreve te ndryshem, shqiptare apo te huaj qofshin. Te gjitha temat e artit ne kete forum jane per ne, qe t'i vleresojme ne, qe te na kenaqin ne, qe t'i kritikojme ne..., dhe nuk jane aspak tema apo faqe adhurimi qe hapen per nder te ketij apo atij fotografi, aq me teper kur behet fjala per fotgrafe te huaj. Ky eshte forumi yne, dhe brenda temes, do te diskutojme ashtu si na pelqen, dhe do te japim ato opinione qe na pershtaten, si shqiptare.

    Dhe meqe ra fjala tek ne shqiptaret, po hyj pak ne brendesine e kesaj teme, qe eshte hapur me ane te ketyre fotove dhe imazheve dhe po jap mendimin tim personal:
    Ne si popull kemi boten tone te brendshme, dhe botekuptimin tone, te vecante nga popujt e tjere, persa i perket artit (dhe cdo gjeje tjeter). Le ta themi hapur dhe pa dipllomaci: ne qofte se per nje gjerman, ose anglez, ose norvegjez, imazhi i nje femije 10-12 vjecar lakuriq do te quhej art (??), ky imazh per nje shqiptar te thjeshte (te lindur dhe rritur me moralet dhe normat e nje shqipari ne Shqiperi) do te quhej paturpesi, ndoshta edhe perversitet e pedofili.
    Imagjinoni pak, cdo te thoshte nje shqiptar per nje 'artiste', nene me femije, qe fotografon femijet e saj 10-12 vjecare (ketu s'po flsim per femije 7-8 muajsh, por per femije gati adoleshente) komplet lakuriq, dhe qe i nxjerr ato foto anembane botes neper internet. Nje shqiptar per nje person te tille do te thoshte se eshte njeri i ulet, perverse, e semure. Do ta quante gje artiste? Une nuk mendoj aspak keshtu.

    Le te jemi realiste! Per ne shqiptaret, ai lloj 'arti' nuk ka aspak kuptim! Pa mendoni sikur ato foto t'i bente nena juaj me vellezerit apo motrat tuaja 10-12 vjecare, dhe t'i hidhte ne internet, apo te hapte ekspozita me to. Do t'i quanit artistike ju ato foto valle? Do ta quanit art ju ate??

    Une si shqiptar, nuk e vleresoj hic kete lloj arti! Ndersa ata qe e vlersojne, te mos i ndrydhin buzet hic n.q.s. e shohin vellain apo motren e tyre me te vogel lakuriq neper te tilla foto 'artistike'.

    Fotot le te lihen ketu, nuk ka ndonje gje, po postimet lidhur me kete teme nuk kane hic pse te fshihen.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Do ju lutesha te gjitheve te tregoheni pak me shume te respektueshem per mendimet e njeri tjetrit. Ne lidhje me keto probleme edhe vende me te zhvilluara te cilat jane perplasur vite me pare to, vazhdojne te kene mosperputhje. Per vet faktin se kemi te bejme me shije njerzish. Une mendoj keshtu e ti mendon ashtu nuk i zgjidh gjerat.

    Rendesi ka te jemi te gjithe te qete dhe te mundohemi ti hapim rruge njeri tjetrit. Te gjithe keni jetet tuaja ne dore per te vendosur cfare pelqeni. Ky forum nuk ju detyron te mendoni ndryshe, si ata qe mendojne se fotot jane normale po ashtu dhe ata qe mendojne fotot nuk jane te tilla.

    Shijoni ato qe mund te shijoni dhe mos kaloni ne "mallkime" e fjale akuzuese per njeri tjetrin.

    Pershendetje


    p.s. u desh ky lloj argumenti qe dhe ata te cilet nuk vizitojne forume arti te vizitonin kete forum. Vdesim per cik debat :)

  8. #28
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Meqenese me disa nga fotot e publikuara ne kete teme eshte aplikuar nje fare censure nga drejtuesit e forumit ( e drejte per mendimin tim ), per te mos lene shkas per diskutime dhe debate te metejshme, si dhe per te shuar kurshtjen e anetareve, te cilet nuk munden t'i shohin fotot per te cilat u debatua kaq shume, po iu jap linkun direkt te fotove.

    Klikoni ketu. Poshte fotos-logo gjenden 3 links me te gjitha fofot ne fjale.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Postuan me pare nga Eni
    tek thana!!!
    eee s'qeka ke molla? Edhe une qe doja te diskutoja miqesisht per pune tolerimesh!!!

    Ne kundershtim me imponimet e disave ketu, ka shume qe e pelqejne Sally Mann. Psh Ornament, mua bota e te vdekurve me duket shume e bukur (une vdes per boten e te vdekurve!), ashtu sic edhe fotografia nuk me duket se radhitet nga vendet e fundit te shkalles hierarkike ( bile s'jam e sigurt ne ekziton nje shkalle e tille.)
    Dakort jam me gjith ate Bukuria eshte arti i vertete. Po Bukuria nuk eshte shkence eksakte qe ka bosht krahasimi Rilindjen edhe Da Vincin. Eshte relative.

    Gjykimin nuk doja ta beja, megjithate shume ketu kane gjykuar nga pak kshu qe s'po me vret shume ndergjegja.

    Te tjerat si tha Fiori jane pune shijesh.

    miqesisht,

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    eshte e vertete cfare thote Fiori....................

    gjithshka eshte relative ne kete bote...edhe vete bota xhanmen e jo me shijet per foto kontroversiale e shume te diskutueshme ..ah po morali, i dashur eni, morali eshte edhe me i dyshimte se cduket...morale imorale ??? nuk e di, une jam gjykates i vetes dhe mendimeve te mia, e besoj edhe ti per veten tende...

    megjithate kjo nuk do te thote qe mendimi i ornament se fotografia eshe fundi i kazanit i arteve qendron..as qe sally mann duhet te akuzohet per ligesine e njeresve ne pergjithesi dhe pedofileve e idiotave e pijaneceve qe ka ne shqiperi si kudo ne bote (psh ne florida rasti i fundit i dhunes..)

    per mendimin tim kendveshtrimi dhe diskutimi i fotove nga konteksi i te qenit shqiptar eshte perseri i pavend..arti qe eshte arti i qendron cdo lloj konteksi se si e vlereson eshte shume teper pune personale sesa nacionaliteti vetem ne rastin kur behet per qellime te tjera agresive dhe sulmuese
    Liebe! liebe, lass mich los!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •