Interesant.Te vjen keq kur sheh qe ne shume tema te forumit diskutojne forumnista qe se kane idene se per c'ka shkruaje. Vetem per tu dukur hyjne ne forum e shkruajne rroma per toma qe ne shume raste te bejne per te qeshur e ne disa raste te tjera edhe per te qare.Pjesa dermuese e tyre ka mungese te theksuar profesionalizmi dhe diskutojne ne baza partizanqe.O njerez kujtojeni nje fjale te nje shkrimtari kur thote ; O zot mbama gojen kur skam c'ka me thene.Me tipiku je e dhe ti LLap ku ne 99% te atyre qe thua nuk jane te tuat por i merr nga te tjeret dhe i vendos neper forum aty ketu (ku te pelqen ty) e ne shume raste krejt pa lidhje me temen dhe vetem 1% jane mendime tuajat te bazuara ne shprehjet '' jo jo jo bali jojo e ke gabim bre '' apo '' jo jo jo jo vallahi rrena krejt'' (kur nuk te pelqejne ty).Ne fakt kjo shpjegohet qe nga nichu jot qe ke ardhe ne forum vetem per te llapur dhe per te sjelle perqarje ne forum.Une e di kuptimin e fjales '' llap '' por per siguri hapa Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe dhe ne faqen 650 gjeta foljen ''llap''. Aty jepet ky pjegim;'' Flet shume e kot,llomotit,flet pa pergjegjesi dhe thua gjera qe s'duhen thene''.A nuk eshte ekzakt karakteri yt qe llomotit krejt pa lidhje edhe aty ku se ke idene fare per qa eshte duke u diskutuar? Ti do te hidhesh menjehere ne surm duke me rikujtuar mua se nichu jot perfaqeson krahinen e nderuar te LLapit por ta dish se karakteri jot nuk perputhet me karakterin e llapjanit pot tamam me ate karakter qe e percakton fjalori i gjuhes shqipe.Po ta dinte LLapi se ka nje njeri qe perdhos emrin e tuj ketu ne forum qe besa do te te zhdepte ne dru sa te te mos te te njihte nena jote e nderuar.Ka shume mundesi qe ti te paguhesh per te sjelle ne forum vetem percarje.Ndryshe ska asnje shpjegim tjeter.
Nejse te kthehem tek tema qe po diskutohet.
A ekziston identiteti kosovar ? Me plot gojem them PO.Shume diskutante ketu nuk e pranojne nje gje te tille ose nga padituria ose nga cinizmi (nuk e di c'te keqe ka te pranosh nje te vertete te tille).Ata qe nuk e pranojne nga padituria(jane te shumte ne forum qe shktuajne thjeshte per tu dukur pa e ditur se cka jane duke shkruajtur) justifikohen.Ndersa te dyteve atyre qe me cinizem nuk i pranojne shume te verteta do tju thoja se nuk e kan vendin ketu.I lumi ai qe e kupton.
Perse them me plot gojen qe eksizton identiteti kosovar ? Ne te vertete cili eshte kuptimi i fjales '' identitet ''? Duke ju referuar perseri fjalorit te gjuhes se sotme shqipe ne faqen 444 fjala '' identitet '' percaktohet '' Te qenet i veqant nga te tjeret dhe i njejte vetem me vetveten,te qenet po ai.Megjithese eshte pak pergjithesues mjafton vetem ky perkufizim per te thene se ekziston identiteti kosovar.Por shume diskutante nga padituria apo edhe qellimisht midis fjales '' identitet '' dhe fjales '' komb '' vendosin shenjen e barazimit.Nje gje krejtesisht e pavend.Kuptimin e fjales'' komb '' e ka dhene plotesisht te sakte ''Arvanitasi '' keshtu qe nuk po e citoj me.Ngaterrimi qellimisht i nocioneve (siq bene shume diskutante edhe ne lidhje me flamurin) eshte i rrezikshem dhe corodites .Pra nese pyesim a ka identitet kosovar.. themi absolutisht PO e nese pyesim a ka komb kosovar ,absolitisht JO .Identiteti kosovar eshte identitet regjional dhe eshte nje shkalle me poshte se identiteti kombetak apo nocioni komb.Me ac sa di une po ju paraqes shkallet e identitetit e percaktuar ne aspektin njerezor per te cilin po diskutojme.Shkallet vijne sipas rratheve me te njejten qender( per llapin qe nuk kupton po i them si rrathet e nje trungu lisi).
Shkalla e pare eshte ne qender dhe aty qendron njeriu (individi) dhe njihet si Identiteti Individual.Qe ne momentin qe lind nje njeri atij i percaktohet gjinia dhe ne baze te gjinise i jepet nje emer.Qe ketu ai percaktohet si identitet individual
Shkalla e dyte (ose rrethi i pare) Identiteti Familjare.Cdo njeri lind dhe i perket nje familje individuale.
Shkalla e trete(ose rrethi i dyte ) Identiteti Shpirteror.Varet cilit besim i perket ose eshte ateist
Shkalla e katert (ose rredhi i trete) Identiteti Fisnor. Cdo familje dhe per rrjedhoje cdo person i perket nje fisi
Shkalla e peste (ose rrethi i katert ) Identiteti Regjiona (gjeografik).Ketu hyjne ;
1 - Identiteti fshatar apo qytetar (varet ku ka lindur personi apo grupi i personave )
2 - Identiteti Krahinor
3 - Identiteti Shteteror
4 - Identiteti Kontinental.
Dhe e fundit Identiteti Kombetar.
Nga kjo skeme qe nuk pretendoj se eshte plotesisht e sakte percaktohet qarte se Kdentiteti Kosovar ekziston dhe hyn tek Identiteti Regjional.
Per ta kuptuar edhe me qarete sidomos ti llap po marr nje person dhe po ndjek kronologjine.Emrat e perdorur jane vetem per ilustrim dhe nuk i perkasin dikujt.
Psh.ne familjen e Sali Saliut lind nje femije..Ne baze te gjinise atij i vendoset nje emer Hasan.Qe ne kete moment kemi identitetin individual
Identiteti familjare. Hasani lindi dhe i perket familjes se Sali Saliut.Kur te pyetet Hasani se i kujt eshte ai nuk mund te thote se nuk e di apo se eshte psh i Enver Koplikut.
Identiteti shpirteror varet
Identiteti fisnor.Hasani lindi dhe i perket fisit Saliu
Identiteti regjional 1- Hasani lindi dhe i perket fshatit Zhur ( Zhurjan )
2 - Hasani lindi dhe i perket krahines se Kosoves ( Kosovar )
3 - Hasani lindi dhe i perket shtetit te Kosoves (Kosovar )
4 - Hasani lindi dhe i perket kontinentit europian ( europian )
Identiteti Kombetar- Hasani lindi nga gjak shqiptar dhe eshte shqiptar.
E pra diskutante me qarte nuk e di nese ka.Nuk pretendoj se di gjithca por ato qe dija jua paraqita ketu.kush din me shume nga ana shkencore le te shkruaje ketu.
Krijoni Kontakt