Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Une Jame Shqiptar

    Bashkatdhetare te dashure

    E sjell ketu nje teme qe per mua eshte shume me rendesi.
    Koheve te fundit e lexoj shume ne shtyp dhe e ndegjoj edhe ne lajme kete termin e ri "KOSOVAR". Edhe pse jame vete nga Kosova, mua ky term nuk me pelqen dhe nuk rezulton pozitivisht ne te ardhmen. Ne te gjithe jemi Shqiptare te nje shteti dhe duhet te thirrim njeri tjetrin Shqiptar-Kosoves, Maqedonis, Shqiperis, Malit te Zi, etj.
    Po ashtu te kjo teme shtoj edhe nje mendim , qe emri KOSOVE, kishte qen qe te shenderrohet ne emrin DARDANI keshtu qe nje here e pergjithmon te largohemi nga gjithe qe tingllon SLLAVE?
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #32
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar mė parė nga Kosovari_78_Ca
    Bashkatdhetare te dashure

    E sjell ketu nje teme qe per mua eshte shume me rendesi.
    Koheve te fundit e lexoj shume ne shtyp dhe e ndegjoj edhe ne lajme kete termin e ri "KOSOVAR". Edhe pse jame vete nga Kosova, mua ky term nuk me pelqen dhe nuk rezulton pozitivisht ne te ardhmen. Ne te gjithe jemi Shqiptare te nje shteti dhe duhet te thirrim njeri tjetrin Shqiptar-Kosoves, Maqedonis, Shqiperis, Malit te Zi, etj.
    Po ashtu te kjo teme shtoj edhe nje mendim , qe emri KOSOVE, kishte qen qe te shenderrohet ne emrin DARDANI keshtu qe nje here e pergjithmon te largohemi nga gjithe qe tingllon SLLAVE?

    Interesant niku yt ne Forumishqiptar

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Tash te paska ra ndermend per termin Kosovar, e Kosove?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOMBĖSHUMĖZUESIT

    28.03.2007
    Po tė lexohet me kujdes Dokumenti Gjithpėrfshirės i Presidentit Ahtisari pėr pranimin ndėrkombėtar tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, gjithė politika e vendorėve dhe e ndėrkombėtarėve gjatė kėtyre viteve pėr liritė e tė drejtat e komuniteteve, pėr shoqėri dhe shtet shumetnik, del se kėrkesa pėr krijimin e kombit kosovar, ėshtė e pamundshme dhe e papranueshme pėr tė gjithė, pėr shumicėn dhe pakicėn, pėr vendorė e ndėrkombėtarė. Nėse tė gjitha grupet e tjera etnike do t’i ruajnė identitetet e tyre kombėtare nė Kosovė, pse duhet ta ndėrrojmė identitetin ne shqiptarėt e Kosovės?! Kush po e kėrkon kėtė, pėrveē disa shqipfolėsve?!

    Kolumne nga: Jakup Krasniqi

    Ēėshtja ekuivoke komb apo kombe ėshtė shumė komplekse. Vetė trajtimi i kėsaj ēėshtjeje vazhdon tė jetė temė me rrisk nga studiues tė ndryshėm, qofshin ata tė Lindjes apo tė Perėndimit. Tek ne kjo temė trajtohet nė mėnyrė joprofesionale deri nė sharlatanizėm. Kjo qasje pėr kombin e historinė e tij nuk e nderon askė. Kombi, kombet, e kanė lindjen, pra formėsimin, zhvillimin dhe pėrmbylljen apo definimin pėrfundimtar tė tyre. Edhe sot kjo ēėshtje mund tė trajtohet nga shumė aspekte: sociologjik, etnografik, historik, psikologjik dhe ai politik patjetėr, por jo nga politika e inferioritetit ditor mizerabėl, siē po tentohet sot tė bėhet tek ne nga “njohės” ēėshtjesh kombėtare apo shpikėsish kombesh tė reja sikur tė jenė ato faculeta letre pėr njė pėrdorim. Deri mė sot asnjė teori e mirėfilltė shkencore, veē politikave primitive tė ndonjė vendi ish-komunist i cili edhe do tė ketė krijuar kombe artificiale epruvetash komuniste, nuk ka tentuar tė krijojė komb artificial nga kombi ekzistues, siē veprohet tek ne. Nė tė kaluarėn jo tė largėt, politika jo vetėm ditore shovene serbo-jugosllave tentoi tė krijonte kombin e ‘shipcave’ (shiftari) pėr ta dalluar nga kombi i ‘albancave’ (shqiptarėt e Shqipėrisė). Kjo vazhdoi edhe gjatė viteve tė ’80-ta, kur sulmohej atėbotė ēdo gjė shqiptare, nė kohėn kur shqiptarėt mbanin dhe vuanin mbi 250 shekuj burg se kėrkonin Kosovėn Republikė apo Republikėn e Shqiptarėve nė Jugosllavi. Atėbotė edhe u shfaq hapur pretendimi pėr ndarje tė shqiptarėve tė Kosovės nga shqiptarėt e Shqipėrisė. Kjo edhe pritej nga njė armik shekullor! Politika serbe, me gjithė programet e njėpasnjėshme shkombėtarizuese mė se 100-vjeēare, nuk arriti qė shqiptarėt e Kosovės as t’i shkombėtarizojė, as t’i dėbojė e shfarosė dhe as t’u ndėrrojė kombin. Themeluesve tė kombeve tė reja, akademikėve tė rrugės Francuska 7, mjeshtėrve tė prodhimit tė epiteteve aq pėrēmuese ndaj shqiptarėve, ēuditėrisht nuk iu ka vajtur kurrė ndėrmend t’i zėvendėsojė ‘shipcat’ me kombin kosovar! Kur e them kėtė nuk mendoj dhe as qė mė vete mendja se ata janė udhėhequr nga ndonjė teori shkencore, pėrveē politikės permanente shovene tė fyerjes, ndarjes, dėbimit dhe shfarosjes sė kombit shqiptar. Politika shovene serbe ndaj shqiptarėve, siē e dimė, ishte e pamėshirshme. Me dekada shqiptarėve iu ndalua gjuha, shkolla, historia, flamuri. Me gjithė dallimet, tentativat, apo mė saktė tentuesit e sotshėm tė krijimit tė identitetit tonė tė ri, kombin kosovar, kanė mėsuar a marrė diēka nga pararendėsit e tyre pėr ndarjen dhe copėtimin e kombit shqiptar. Mėsimi, huazimi apo pėrputhja ėshtė e plotė pėrkunder gjuhėve tė ndryshme qė pėrdorin krijuesit artificialė tė kombeve tė “reja” nga kombi shqiptar. Ndryshimet nė emrat dallues pėr kombin shqiptar kanė pak rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė se ata janė tė njė mendjeje pėr ndarjen e kombit shqiptar.

    Historia, jo vetėm e shqiptarėve, njeh periudhėn kohore tė formimit tė kombeve. Ajo nuk shkon thellė nė kohė, ashtu sikur nuk shkel nė kohėt moderne tė brezit tonė, bile as tė etėrve tanė. Etėrit tanė kanė hequr tė zitė e ullirit, por asnjėherė nuk u ka vajtur nė mend as ta ndėrrojnė kombin e tyre, as tė marrin emėr tė ri. "Shekulli i artė" i formimit tė kombeve ka qenė gjysma e dytė e shekullit XVIII (nė vendet e zhvilluara tė Evropės Perėndimore) dhe shekulli XIX pėr pjesėt tjera tė kontinentit tė vjetėr. Pėr popujt qė patėn ngecje nė zhvillim shoqėror dhe ekonomik, formimi i kombit vazhdoi, e shumta, deri nė vigjilje tė shekullit XX. Shekulli i formimit tė kombeve mė pas nuk mund tė shkojė. Nė teorinė e formimit tė kombeve njihen dy forma: ai i kombit etnik – karakteristikė e botės lindore dhe kombi shtet – karakteristikė e botės perėndimore. Madje as nė shtetet komb, me shekuj nuk janė asimiluar kombet, por janė ruajtur dallimet kombėtare. Kujtojmė Zvicrėn. Pas Luftės sė Parė Botėrore, nė kontinentin e vjetėr janė formuar shumė shtete, por asnjė komb i ri. Edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore ka vazhduar formimi i shteteve tė reja nė vende tė ndryshme tė Globit. Nė kontinentin e vjetėr ėshtė formuar kombi i ri maqedon, nė vendin e maqedonasve tė vjetėr. Shumė kombe tė Evropės emrat i kanė trashėguar nga hapėsira gjeografike qė kanė banuar, por as kjo nuk e shtyn kufirin kohor tė krijimit tė kombeve. Duke qenė se shqiptarėt si komb u formuan nė shekullin XIX, atėbotė kur edhe u shtruan kėrkesat politike tė unifikimit: njė komb, njė gjuhė, njė atdhe, njė fe (shqiptaria!), njė alfabet dhe njė shkollė shqipe! Kėto kėrkesa janė aq tė thella, aq pėrmbajtėsore, aq rrezatuese sa mund t’i kuptojė secili njeri yni i sotėm me njė formim mesatar. Historia pas Luftės sė Dytė Botėrore njeh formimin e shumė shteteve tė reja, njeh vazhdimėsinė e kombeve me dy shtete, ashtu siē njeh edhe bashkimin e kombeve, por nuk njeh krijimin e dy e mė shumė kombeve nga njė komb i vetėm. Edhe historia e kohės sonė njeh kombe me dy e mė shumė shtete, me simbolet e shtetit, flamurin dhe stemėn e veēantė. Pėrse tė mos ndodhė kjo edhe me ne, shqiptarėt, pa qenė nevoja e bėrjes sė pamundshmes, precedentit, krijimin e dy kombeve! Francezet e Kvebekut, nga atdheu i tė parėve tė tyre i ndan njė oqean i tėrė. Edhe pse jetojnė nė njė kontinent tjetėr, ata nuk e kanė ndėrruar kombin e as kanė marrė emėr tė ri kombėtar. Kjo nuk ndodhi as me grekėt qipriotė, as me turqit qipriotė, as me serbėt e Serbska Republikės sė Bosnjes etj., ndaj pėrse tė ndodhė vetėm me shqiptarėt?! A thua se ne qenkėmi mė tė menēurit e botės?! Identiteti kombėtar nuk ėshtė si kėmisha qė e ndėrrojmė sa herė tė na teket, apo si do t’i shkojė kollares!

    Pėrse nuk mund tė krijohet kombi kosovar? Pėrse krijimi i kombit tė ri nė shekullin XXI ėshtė punė e kotė? Kombi ka gjuhėn e tij tė folur dhe tė shkruar. Cila do tė ishte gjuha e folur dhe e shkruar e kosovarėve? Kombi ka parahistorinė dhe historinė e vet. Cila do tė ishte parahistoria dhe historia e kombit kosovar? Kombi ka mite e legjenda. Cilat do tė ishin mitet dhe legjendat e kombit kosovar? Kombi ka traditėn. Cila do tė ishte tradita e kosovarėve? Kombi ka heronjtė kombėtarė. Cilėt do tė ishin heronjtė e kombit kosovar? Si do ta ndanim dhe a do tė mund ta ndanim Skėnderbeun, Abdyl Frashėrin, Naum Veqilharxhin, Naim Frashėrin, Ismail Qemalin, Fan S. Nolin, Gjergj Fishtėn, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinėn, Avni Rustemin, Qemal Stafėn, Asim Vokshin, Fazli Graiēefcin etj.? Si do ta kosovarizonim Komandantin Legjendar tė UĒK-sė, Adem Jasharin dhe Jasharėt e tjerė qė kanė luftuar pėr ēlirimin dhe identitetin kombėtar shqiptar! Tė gjithė dėshmorėt e kombit, edhe tė luftės sė fundit, kanė luftuar e rėnė pėr njė komb, pėr njė atdhe, pėr njė flamur dhe me njė flamur: flamurin e Skėnderbeut. Shqiptarėt e kanė njė histori – Historinė e popullit shqiptar. Si do tė ndahej historia e kosovarėve nga ajo e popullit shqiptar? Kur do tė fillonte historia e kombit tė ri kosovar? A do t’i kishte tė gjitha kohėt historike kombi i ri. Kombi ka gjuhėn, alfabetin, atdheun, traditėn, psikologjinė, filozofinė jetėsore, historinė, heronjtė, lavdinė, fatkeqėsitė. Me cilat nga kėto karakteristika tė domosdoshme pėr kombin do tė dallohej kombi kosovar nga ai shqiptar?! A do tė ishte e mundshme qė qytetari serb i Graēanicės ta ndiente veten mė afėr me fqiun e tij nga Hajvalia sesa me serbin e Nishit? Apo a mund ta ndiente qytetari shqiptar nga Drenica veten mė afėr me serbin e Shtėrpcės sesa me shqiptarin e Durrėsit? Shembujt e tillė do tė ishin pa fund. Nė fund tė fundit, a mund ta ndjente veten gjermani i Zvicrės mė afėr mė francezin Zviceran se me gjermanin dhe e kundėrta? Francezi ėshtė francez, qoftė ai i Francės apo i Zvicrės. Nė politikė, ēdo pėrpjekje pėr shfarosje a ndėrrim identiteti etnik, fetar apo racor, pėrkundėr vullnetit tė secilit identitet, trajtohet si gjenocid. A mund dhe a do tė na lejonin ata qė po na mbikėqyrin, ta shkruajmė nė Kushtetutėn e Kosovės: Kosova ėshtė shtet i kombit kosovar. Si do ta ndinin veten grupet e tjera minoritare? E drejta e ruajtjes sė identitetit kombėtar, fetar e racor, janė tė drejta tė garantuara me konventata ndėrkombėtare. Kėto tė drejta do tė garantohen edhe me kushtetutėn e ardhshme tė Kosovės.

    Po tė lexohet me kujdes Dokumenti Gjithpėrfshirės i Presidentit Ahtisari pėr pranimin ndėrkombėtar tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, gjithė politika e vendorėve dhe e ndėrkombėtarėve gjatė kėtyre viteve pėr liritė e tė drejtat e komuniteteve, pėr shoqėri dhe shtet shumetnik, del se kėrkesa pėr krijimin e kombit kosovar, ėshtė e pamundshme dhe e papranueshme pėr tė gjithė, pėr shumicėn dhe pakicėn, pėr vendorė e ndėrkombėtarė. Nėse tė gjitha grupet e tjera etnike do t’i ruajnė identitetet e tyre kombėtare nė Kosovė, pse duhet ta ndėrrojmė identitetin ne shqiptarėt e Kosovės?! Kush po e kėrkon kėtė, pėrveē disa shqipfolėsve?! E tėrė kjo qė u tha, nuk ėshtė pengesė pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės, t’i ketė territorin, sovranitetin dhe simbolet e veta: flamurin, stemėn dhe himnin. Pa qenė nevoja pėr tė vrapuar nė ndryshimin e deformuar tė simboleve kombėtare dhe sidomos flamurit i cili gjithsesi duhet ta ruajė identitetin e tij autentik. Shqiptarėt duhet ta ndėrprejnė praktikėn e neveritshme tė shėmtimit tė simboleve kombėtare me simbole tė huaja, siē ėshtė rasti me tė ashtuquajturin flamur i “Dardanisė”. Heraldika ėshtė shkencė ndihmėse e historisė e cila kryesisht merret me simbolet. Fillet e saj nisin nė Angli, nė shekujt XI–XII, ndėrsa tek shqiptarėt gjurmėt e saj i gjejmė qysh nė shekullin XIII, dhe, ē’ėshtė e vėrteta, nėpėr shekuj mund tė kenė pėsuar ndryshime, por janė ruajtur ngjyrat kombėtare nė flamurin kombėtar, sė kėndejmi edhe festat kombėtare – dita e flamurit, etj. Shqiptarėt flamurin e vet e quajnė edhe Flamuri kuq e zi. Ngjyrat, e kuqja dhe e zeza, janė ngjyra dominante edhe nė ikonat e Onufrit, David Selenicės, Shpatarakut dhe tė shumė piktorėve tė tjerė mesjetarė. Vėnien e shenjave tė huaja nė flamurin e Skėnderbeut, apo heqjen e elementeve bazike tė tij siē ėshtė vepruar shpesh nė tė kaluarėn e afėrt dhe tė larget ėshtė sa e shėmtuar, aq edhe e papranueshme. Shqiptarėt, kudo qė jetojnė, njihen dhe janė njė komb i vetėm dhe i pandarė, kanė njė flamur!

    Dhe krejt nė fund, si do t’i ndanim shqiptarėt e diasporės?! Kėshtu si ia kanė filluar disa koka tė “mėdha” tė “kombit”, nga populli shqiptar do tė bėheshin me dhjetėra kombe?! Njė komb nė Turqi, njė nė Greqi, njė tjetėr nė Maqedoni, njė edhe nė Mal tė Zi, madje njė edhe nė Serbi (Preshevė, Medvegjė, Bujanoc, Tutin dhe Sanxhak), njė tjetėr nė Sicili e Kalabri... e kėshtu me radhė nga Australia nė Amerikė, nga Finlanda nė Egjipt. Sė kėndejmi, populli shqiptar do tė ishte njėri nga popujt mė kombėshumėzues nė Botė!!! Me gjithė peripecitė e shumta gjatė historisė, kombi shqiptar do tė arrijė tė mbetet njė komb, ndonėse i ndarė nė tokėn e tij dhe i shpėrndarė nėpėr Botė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Question "kombi Kosovar"

    Shkruar nga Shefki OLLOMANI
    Wednesday, 05 September 2007
    Kosova dhe populli i saj shumicė nuk lufton pėr identitet kombėtar, por pėr Shtet Kosovar, sepse identitetin kombėtar Kosova e ka qysh me mijėra vite pėrpara dhe ai ėshtė identiteti Iliro-Shqiptar. Kosova ėshtė Shqiptare, por nuk ka pavarėsi, nuk ėshtė shtet, ndaj ajo lufton pėr Liri, Pavarėsi dhe Shtet. Pėr tė qenė Kosova shtet, nuk ėshtė e domosdoshme qė tė krijohet njė komb i ri brenda saj me emrin “Kosovar”, sepse nė Kosovė veē ėshtė formuar dhe ekziston shekuj mė parė kombi Shqiptar.

    Kombet nuk mund tė formohen brenda natės, ata rrugėtojnė nėpėr shekuj derisa marrin formėn pėrfundimtare. Kombet formohen pėrmes proēeseve tė gjata historike, tė natyrshme dhe evolutive. Edhe simbolet shtetėrore tė Kosovės do tė jenė simbole shtetėroe dhe jo kombėtare. Tė gjitha tentativat pėr zėvendėsimin e identitetit kombėtar dhe simboleve kombėtare tė Kosovės me identitete e simbole tjera do tė dėshtojnė, sepse janė antikombėtare dhe antihistorike.

    Shkurtpamėsia e shqiptarėve dhe dobėsimi i identitetit kombėtar shqiptar shprehet pėrmes tentativave pėr krijimin e njė identiteti tė ri kombėtar – identitetit Kosovar, krahas formimit tė shtetit tė Kosovės. Sot nga ndėrkombėtarėt dhe antikombėtarėt tanė, pėrpiqet tė imponohet e tė krijohet artificialisht i ashtuquajturi “njeriu i ri” nė Kosovė, qė do tė quhet KOSOVAR. Ky ėshtė projekt i madh eksperimentues, laboratorik dhe i dhunshėm nė dėm tė qenies sonė kombėtare shqiptare.

    Krijimi i "Kombit Kosovar" e pėrjashton bashkimin kombėtar tė Kosovės me Shqipėrinė, tani dhe nė tė ardhmen. Aktualisht prioritet ėshtė bėrja e Kosovės shtet sovran e tė pavarur dhe jo krijimi artificial i "Kombit Kosovar".

    Filiza e kombit "Kosovar" ka nisur tė shpėrthejė, nė heshtje, qė nga viti 1974, me krijimin e Krahinės Autonome tė Kosovės dhe me pėrpilimin e Kushtetutės sė saj. Kjo Krahinė atėherė kishte kufijtė e saj administrativė, kishte qeverinė, flamurin e disa simbole krahinore qė u gjasonin atyre shtetėrore.

    Kombet nuk janė krijuar dhe nuk mund tė krijohen me dekrete dhe me anė tė ligjeve tė ndryshme politike shtetėrore. Ata krijohen pėrmes njė proēesi tė gjatė historik dhe nė mėnyrė spontane dhe evolutive. “Kosovarit” tentohet t'i imponohet njė kulturė, njė letėrsi si dhe njė gjuhė tjetėr nga Shqiptarėt tjerė tė Shqipėrisė Etnike. "Kombi Kosovar" edhe nėse imponohet nga brenda apo nga jasht, nuk do tė jetė komb i mirėfilltė, por do tė jetė njė komb politik. Do tė jetė njė komb kancelarishė botėrore, nuk do tė jetė komb i mbirė nga dheu shqiptar i Kosovės dardane.

    Sipas kohės dhe mėnyrės sė formimit tė tyre, ekzistojnė dy lloj kombesh: Komb natyror (etnik) dhe Komb artificial (politik). Kombi natyror lind, formohet e zhvillohet nė mėnyrė evolutive, gjatė njė periudhe kohore tė gjatė qindra-mijėravjeēare. Kombi artificial paraqitet e ”formohet” brenda natės, gjatė njė kohe shumė tė shkurtėr, me anė dekretesh e kontratash politike.

    Shumica e kombeve tė Ballkanit dhe tė Evropės janė formuar mbi baza tė nacionalizmit etnik. Edhe kombi shqiptar ka pasur tė njėjtėn bazė dhe tė njėjtin rrugėtim historik drejt formimit tė tij. Kombi ynė ėshtė formėsuar mbi bazėn e botėkuptimit politik, luftarak e kulturor tė Pellazgėve, Ilirėve dhe shekujve tjerė tė Mesjetės dhe tė Modernes qė pasuan mė pas. Nė Kosovė tė gjitha lėvizjet politike dhe luftarake pas vitit 1912, qė nga Azem Galica dhe deri te Adem Jashari, kanė pasur karakter dhe pėrmbajtje etnike kombėtare, atė tė nacionalizmit shqiptar.

    Kombi natyror (etnik) ka njė origjinė, gjuhė, histori, kulturė dhe simbole tė pėrbashkėta dhe prejardhjen e ka nga njė bashkėsi e njėjtė njerėzore apo fisesh. Kurse Kombi artificial pėrbėhet nga disa bashkėsi apo fise, nga disa popuj apo kombe, tė cilėt i bashkon interesi politik ditor apo momental dhe vendosin, me marrėveshje e kontrata tė ndryshme, qė tė formojnė kombin politik brenda njė territori tė caktuar.

    Kombi politik ėshtė bashkėjetesė popujsh apo kombesh nė njė shtet tė pėrbashkėt, me tė drejta dhe pėrgjegjėsi tė barabarta kushtetuese e ligjore. Shembull tipik tė kombit politik kemi kombin Amerikan, kombin Zvicerian etj. Nė kėtė rrugė don tė shkojė edhe i ashtuquajturi ”Komb Kosovar”, por as kushtet dhe rrethanat politike, as realitetet historike dhe ekonomike nuk janė tė ngjashme si ato tė Amerikės dhe Zvicrės, prandaj nuk ka aspak gjasa qė ky ”Komb Kosovar” tė mund tė formohet dhe tė funksionojė.

    Nė Kosovė, prej shekujsh, ėshtė formuar kombi etnik shqiptar dhe qė tė ndėrtohet tani nė Kosovėn-Shtet njė komb politik ”Kosovar” duhet qė paraprakisht tė shembet kombi ekzistues shqiptar. Dhe qė tė bėhet ky akt, duhet qė tė ndėrrohet apo tė falsifikohet e gjithė historia mijėravjeēare e Kosovės dhe e Shqiptarėve, tė ndėrrohet gjuha, kultura, alfabeti e folklori dhe tė krijohen tė reja. Pra, duhet qė tė burgoset e vėrteta dhe tė thurren gėnjeshtrat! Shtrembėrime tė kėtilla tė realitetit objektiv historik dhe transformime tė kėsaj natyre nuk mund tė bėhen nė shoqėritė dhe sistemet demokratike, pos nė shoqėri e sisteme totalitare, fashiste dhe diktatoriale. Vetėm nė kėtė rast Kosova do tė shndėrrohej nė njė laborator gjigant eksperimentimi, ku viktima nuk do tė ishin minjtė, por shqiptarėt.

    Edhe po tė arrihet deri te formimi artificial e laboratorik i kombit politik ”KOSOVAR”, me anė tė lajkave, mashtrimeve, falsifikimeve e kėrcėnimeve, kjo do t’i ngjante ndėrtimit pa leje tė njė shtėpie nė pronėn e huaj. Kosova nuk ka vend pėr dy kombe. Pronar i tokės sė Kosovės ėshtė Kombi SHQIPTAR. Dhe nėse ėshtė e saktė ajo qė trumbetojnė demokratėt vendas dhe tė huaj se, ”prona ėshtė e shenjtė”, atėherė askush nuk ka tė drejtė ligjore dhe morale qė kėtė pronė t’ia rrėmbejė dhe t'ia tjetėrsojė kombit Shqiptar tė Kosovės.

    Ky komb i ri Kosovar imponon pastaj edhe pėrcaktimin e Flamurit dhe tė Hymnit kosovar, tė ndryshėm nga simbolet kombėtare shqiptare. Dhe si rezultat i gjithė kėsaj do tė tentohet qė tė vjen edhe deri te flakja e gjuhės sė unjėsuar letrare shqipe dhe krijimin e gjuhės letrare gegėrishte kosovare.

    Flamuri ėshtė simbol i identitetit tė kombit, i identitetit tė shtetit, ėshtė simbol i unitetit tė popullit. Flamuri ėshtė ndjenja, morali dhe nderi i njė kombi. Flamuri ėshtė shenjė e shenjtė e Atdheut, qė nuk mund tė zėvendėsohet dhe tė ndryshohet pa u ndryshuar dhe asimiluar mė parė vetė kombi. Flamuri ynė Kombėtar ėshtė Antika, Mesjeta dhe Koha jonė Moderne. Flamuri ynė vjen kėshtu siē ėshtė qė nga Lashtėsia dhe kėshtu do tė vazhdojė, i kėtillė siē ėshtė, nė Pėrjetėsi. Askush nuk ka tė drejtė morale as ligjore ta prekė Flamurin tonė Shqiponjė dhe Feniks. Nė kėtė Flamur ėshtė gjaku, mendja, ideali dhe zemra e miliona dėshmorėve dhe heronjve tė kombit tonė qė nga Pellazgjia dhe deri te Shqipėria. Ky Flamur ėshtė Flamuri i Zeusit tė Pellazgjisė, i Lekės sė Madh tė Maqedonisė, i Pirros sė Mollosisė (Epirit), i Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut tė Arbėrisė dhe Flamuri i Ismail Qemalit tė Shqipėrisė.

    Dikur, ndarjen e letėrsisė dhe gjuhės shqipe tė Kosovės nga letėrsia dhe gjuha shqipe e Shqipėrisė, e kėrkonte me kėmbėngulje Jugosllavia Federative dhe Serbia. Madje, Serbia dhe shqipfolėsit pushtetarė tė asaj kohe, ndoqėn dhe torturuan qindra e mijėra shqiptarė tė Kosovės, shpeshherė deri nė vdekje, tė cilėt kishin guximin tė thonin e tė shkruanin hapur se kultura dhe gjuha shqipe ėshtė njė dhe e pandarė pėr tė gjithė shqiptarėt, pavarėrisht se nė cilat shtete jetojnė.

    Teza mbi ekzistencėn e dy kombeve: atij “allbanci” (nė Shqipėri) dhe “shiftari” (nė ish-Jugosllavi) ėshtė tezė e vjetėr e politikave shoviniste serbe. Rezistenca ndaj kėtyre pėrpjekjeve gjithmonė ka qenė e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjėherė ta jetėsojė kėtė qėllim tė tij. Sot, pas krijimit tė rrethanave tė reja, tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundėsisė sė krijimit tė njė identiteti tė posaēėm kombėtar – atij Kosovar, janė ringjallur nė njė masė tė shumėfishuar. Tė ndihmuara edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare kėto teza herė pas here po dalin nė sipėrfaqe nė opinionin tonė publik.

    *****

    Identiteti kosovar ekziston, por vetėm nė kuadėr tė hapėsirės kombėtare shqiptare, si identitet regjional apo krahinor, me veēoritė e tij kulturore, dialektore, etnografike, zakonore, tradicionale etj., ashtu siē ekzistojnė edhe shumė identitete tjera krahinore brenda kombit dhe atdheut tonė, si p.sh.: identiteti i Malėsisė sė Madhe, identiteti i Pollogut, identiteti i Mirditės, identiteti i Labėrisė, identiteti i Ēamėrisė,… por ajo qė i bashkon ata ėshtė Identiteti Kombėtar Shqiptar. Janė i njėjti Komb dhe formojnė tė njėjtin Atdhe - Shqipėrinė Etnike. Po tė tentonim qė tė gjithė kėto identitete krahinore t'i kthejmė nė identitete kombėtare, atėherė Kombi Shqiptar do tė shpėrbėhej, do tė zhdukej dhe ora jonė historike do tė kthehej prapa nė kohėn e fiseve primitive. Koha jonė nuk ėshtė koha e fiseve, por ėshtė koha e kombeve. Ideali dhe luftėrat e pandėrprera tė kosovarėve, ndėr shekuj, kanė qenė pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Shqipėrisė Etnike. Kurse kėto 100 vitet e fundit, kosovarėt kanė luftuar pėr ēlirim dhe bashkim me pjesėn tjetėr tė kombit dhe shtetit shqiptar, me Shqipėrinė.

    Asnjėherė kosovarėt nuk kanė luftuar pėr t'u formuar si komb Kosovar. Nuk mund tė formohet njė Komb Kosovar, por nė tė njėjtėn kohė ta ruaj Gjuhėn, Flamurin, Historinė dhe Letėrsinė Shqiptare. Po tė heqė dorė dhe t'i mohojė kėto, atėherė ai do tė jetė kombi mė i mjerė dhe mė i varfėr i botės, sepse do tė ngelė pa gjuhė, pa letėrsi, pa flamur dhe pa histori. Kosova dhe Kosovari do tė ngelė pa poetė e shkrimtarė, sepse tė gjithė kėta veten e kanė ndier dhe e kanė quajtur Shqiptarė. Nuk mundesh ta quajsh veten "Komb Kosovar" dhe tė pėrvetsosh ēdo gjė qė ėshtė Shqiptare. Kosova do tė ngelė edhe pa dėshmorėt dhe heronjtė e vet kosovarė, sepse ata nuk kanė luftuar dhe derdhur gjakun pėr "Kombin Kosovar", bile as pėr Kosovėn-Shtet, por ata kanė luftuar dhe rėnė pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt e Kosovės nga Kosovarė do tė shndėrroheshin nė "Kosovrarė", nė vetėvrasės!

    Po ta emėrtojnė veten shqiptarėt e Kosovės si Kosovarė, nė bazė tė emrit gjeografik ku jetojnė - Kosovės, atėherė sipas kėsaj "logjike" shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe nė Mal tė Zi veten duhet ta quajnė Malazezė, shqiptarėt e Kosovės Lindore nė Serbi veten duhet ta quajnė Serbė, shqiptarėt e Iliridės nė Maqedoni veten duhet ta quajnė Maqedonas dhe shqiptarėt e Ēamėrisė veten duhet ta quajnė Grekė. Pra, sipas emrit gjeografik tė shtetit ku jetojnė, shqiptarėt e kėtyre shteteve duhet tė heqin dorė nga pėrkatėsia e tyre kombėtare, nga etnia e tyre dhe identiteti kombėtar shqiptar dhe tė vetėasimilohen, tė shkombėtarizohen dhe tė tjetėrsohen. Pra, sipas "logjikės" sė "Kombit Kosovar" shqiptarėt nė trojet entike jashtė Shqipėrisė londineze duhet tė bėjnė vetėvrasje! Kjo s'ka pėr tė ndodhur kurrė. Shqiptarėt nuk janė nga ata popuj qė asimilohen as vullnetarisht, as me mashtrime dhe as me dhunė e gjenocid ushtarako-policor. Kėtė e ka vėrtetuar katėrcipėrisht historia jonė e lavdishme dhe heroike. Kėtė do ta vėrtetojnė edhe vitet, dekadat, shekujt dhe mijėvjeēarėt qė do tė vijnė. Vetėm tė marrėt, mercenarėt dhe tradhėtarėt mund tė mendojnė e tė veprojnė ndryshe.

    *****

    Si pasojė e gjithė kėtyre ndryshimeve rrėnjėsore: krijimi i "Kombit Kosovar", ndėrrimi i Flamurit, Historisė, Gjuhės Letrare dhe Hymnit Kombėtar, me kalimin e dekadave dhe me ndėrrimin e gjeneratave nė Kosovė, ka rrezik qė tė vjen edhe deri te largimi kulturor e shpirtėror i Kosovarėve nga Shqiptarėt, nga pjesa tjetėr e kombit tonė dhe njė ditė tė caktuar ata jo vetėm nuk do ta quajnė mė veten shqiptarė, por edhe do ta luftojnė me tė madhe njė emėrtim tė tillė, do ta urrejnė njė emėr tė tillė dhe do tė krenohen qė janė e qė quhen Kosovarė!

    Nė kėtė mėnyrė do tė krijohen dy taborre, dy palė, dy popuj tė cilėt me kalimin e kohės do tė largohen gjithnjė e shumė nga njėri-tjetri, tė cilėt do tė kenė qėllime e interesa tė ndryshme, si dhe do tė fillojnė tė shfaqen edhe divergjencat e thella midis tyre, kahjet e ndryshme politiko-ekonomike, mėnyra e ndryshme e jetesės dhe e tė menduarit dhe mė nė fund do tė lindin edhe xhelozitė, garat, fėrkimet dhe konfliktet e ndryshme nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore. Do tė krijohet njė realitet i ri brendashqiptar.

    Si pasojė e kėtij realiteti do tė bėhet largimi, ftohja, pėrēarja dhe ndarja pėrfundimtare nė dy pjesė e kombit shqiptar, do t’i thyhej krahu Shqiponjės, duke mbetur me njė kokė e me njė krahė. Shteti i Kosovės (nėse krijohet ndonjėherė), po nuk u bashkua me Shqipėrinė brenda njė periudhe pesėvjeēare pas formimit tė tij, pas kėsaj kohe do tė jetė vonė, sepse do tė fillojnė tė ndryshojnė zemrat, mendjet dhe shpirti i njerėzve tė tė dyja shteteve. Shqiptarėt nuk duhet assesi qė tė lejojnė qė tė ndodhė kjo tragjedi e kjo mynxyrė! Kjo vdekje pėr sė gjalli!

    Por, nė fund tė fundit, tė tė gjitha fundeve, populli shqiptar i Kosovės e ka vetė nė dorė vetveten e tij se a do tė mbesė Shqiptar apo do tė bėhet Kosovar. Kjo ėshtė e drejta legjitime dhe e patjetėrsueshme e tij. Askush nuk ka tė drejtė ligjore e morale qė tė ndėrhyjė nė mėnyrė arbitrare dhe manipulative qė t'ia imponojė me presion, me mashtrime e teorizime filozofike identitetin kombėtar popullit shqiptar tė Kosovės. Asnjė parti, asnjė qeveri, asnjė parlament dhe asnjė lider i Kosovės nuk mund tė vendosė pėr identitetin kombėtar tė kosovarėve.

    Kosovarėt, po tė jetė nevoja dhe kur tė jetė e domosdoshme, do ta shprehin haptas vellnetin e tyre sovran me anė tė Referendumit dhe Vetėvendosjes se ēka duan tė jenė dhe si duan tė quhen: Shqiptarė apo Kosovarė.

    GUSHT 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #36
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kosovarėt ekzistojnė deshe apo s'deshe.
    Kosovarė janė kopilėt qė u lindėn nėntė muaj pas orgjive nė kooperativat seksuale komuniste ku merrnin pjesė shkijet dhe albanacėt udhėheqės tė Kosovės me gratė e tyre. Orgji tė tilla bėheshin ēdo vjet mė 25 maj pėr nder tė Titos.
    Prandaj politikanėt e sotėm janė kosovarė dmth kopilė komunistėsh, qė kanė ardhur nė jetė falė atyre orgjive seksuale serbo-shqiptare.
    Masat e gjera tė popullėsisė janė shqiptarė tė pastėr.

  7. #37
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Question Grupi Pėr Shpėrbėrjen E Kombit Shqiptar Dhe Tendenca E Tyre Pėr Krijimin E Njė "komb

    GRUPI PĖR SHPĖRBĖRJEN E KOMBIT SHQIPTAR DHE TENDENCA E TYRE PĖR KRIJIMIN E NJĖ "KOMBI KOSOVAR
    Shkruar nga TAHIR VELIU
    Monday, 11 June 2007

    “Grupi i Unitetit” pėr shpėrbėrjen e kombit shqiptar ėshtė pajtuar qė flamuri shtetėror i shtetit tė Kosovės nuk mund tė ketė shqiponjėn e zezė dykrerėshe dhe as ngjyrat kuq e zi dhe nė kėtė mėnyrė grupi i shpėrbėrjes kombėtare mundohet tė arrijė atė qė Serbia nuk ka mundur ta arrijė pėr njėqind vjet.

    Tendencat e "Grupit Negociator" pėr tė krijuar njė identitet tė veēantė "kosovar", duke filluar me qėndisjen e njė flamuri tė ri pėr Kosovėn, paraqesin rrezikun mė tė madh qė sot i kanoset Kosovės nė veēanti dhe kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, sepse me krijimin e njė flamuri pa kurrfarė elementi shqiptar, po fillon shpėrbėrja e kombit shqiptar. Nė kohėn kur Evropa mundohet tė bashkojė popujė tė ndryshėm nga pėrkatėsia kombėtare, shqiptarėve u kėrkohet ndarje dhe shpėrbėrje e mėtutjshme sepse ndarja nė 6 shtete tė ndryshme nuk po mjaftojka.

    Pra, as shqiponjė dy krerėsh e as ngjyra kuq e zi, nuk do tė ketė nė flamurin e ardhshėm tė Kosovės. Identiteti i shqiptarėve tė Kosovės, pėr tė cilin janė kalbur, torturuar, vrarė dhe masakruar nga regjimi i dhunshėm dhe terrorist serb. Flamuri me tė cilin janė varrosur me mijėra dėshmorė tė kombit tė cilėt ranė nė altarin e lirisė pikėrisht pėr kėtė flamur nuk do tė jetė flamur i Kosovės. Duke marrė parasysh kėto qė thash mė lartė ēdo tentim pėr ndryshimin e flamurit ėshtė tėntim i dėshtuar pėr shpėrbėrjen e kombit shqiptar, humbjen e identitetit shqiptar dhe nė kėtė kontest mund tė thuhet se ėshtė vetėvrasje po qė se ndodh njė gjė e tillė.

    Pėr ne shqiptarėt e Kosovės, ky flamur dhe ngjyrat kuq e zi kanė qenė dhe janė shpresa, identiteti dhe fuqia e vetme shpirtėrore e cila na ka ndihmuar tė mbesin gjallė. Flamuri kuq e zi me shqiponjėn dy krerėshe ka qenė dhe ėshtė oksigjeni i shqiptarėve pėr mbijetes dhe nė momentin qė ky oksigjenė na mohohet, atėherė ose do tė vdesim ose do ta luftojmė kėtė tėntim anti-shqiptar sikurse kemi luftuar me mijėra vjet pėr liri, pavarėsi, flamur, ēlirim dhe bashkim kombėtar. Prandaj, populli shqiptar i Kosovės nuk mund tė paramendojė qė flamuri pėr tė cilin kanė pėrjetuar masakrimet, vrasjet, plagosjet, rrahjet, burgjet apo edhe gazin lotsjellės nuk do tė jetė flamuri i ardhshėm i Kosovės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Formimi i nje kombi kosovare i konvenon doemos dikujte.Dhe eshte e kuptueshme se te tillet punojne ne kete drejtim.Tani ne keto vitet e fundit,kemi bile edhe nderkombetare qe kan ardhe ne keto ane dhe done te na bindin,se ne gjithmone kosovare kemi qene dhe edhe sot jemi.
    Nje gje eshte e sigurt:shqiptare kemi qene denbabaden, shqiptare do te mbetemi.Ndoshta Kosova ne te ardhmen do te kete shenja shteterore te cilat nuk do ti perngjajne atyre kombetare,por ne te gjithe do te jemi deshmitare te asaj, se keto shenja nuk do ti perdore populli si kombetare ne asnje forme dhe ne asnje rast.

    E nje popull nuk mund te mbahet i ndare me kufij artificial.
    Nuk dihet kure,por nje gje eshte mase e sigurt.Ajo dite ne te cilen nuk do diskutohet me per tema te tilla eshte e pashmangshme.
    Ne prap do te bashkohemi brenda nje shteti te vetem.

    Rrofte Shqiperia!

  9. #39
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    C'eshte ky kombi 'kosovar'?! pse te mos ja kercasim kombi Myzeqar apo Kombi Lab ose Kombi Dibran e meqe jemi ne teme edhe nje Komb Cam ose edhe Kombi Malcor?!

    Rrafshi i Dukagjinit ska qene Kosove ,ata kane qene Dukagjinas njesoj si Dukagjinasit ketej Hasit...Termi Kosovar iu dha ne kohe te Turkut... Kosovar eshte banori i Fushe-Kosoves...Ashtu si dhe Dardania nuk eshte koncept ekskluziv ,sepse Dardane jane Tropojanet,Hasjanet,Kuksjanet apo zona e shkupit e kumanoves si dhe krejt lugina e moraves deri ne Nish,pa harruar Novipazarin...

    I vetmi term gjitheperfshires eshte Shqiptar.... Togfjaleshi 'Komb Kosovar' duhet ndaluar me ligjin e Enver Hoxhes per Agjitacion e Propagande e kush e propogandon te denohet me 16 vjet burg ne Spac deri me vdekje....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #40
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Nuk ekziston komb kosovar por Shqiptar po

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Kombi Kosovar dhe Rexhep Qosja
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 03:01
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •