Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Identiteti Kosovar

    Interesant.Te vjen keq kur sheh qe ne shume tema te forumit diskutojne forumnista qe se kane idene se per c'ka shkruaje. Vetem per tu dukur hyjne ne forum e shkruajne rroma per toma qe ne shume raste te bejne per te qeshur e ne disa raste te tjera edhe per te qare.Pjesa dermuese e tyre ka mungese te theksuar profesionalizmi dhe diskutojne ne baza partizanqe.O njerez kujtojeni nje fjale te nje shkrimtari kur thote ; O zot mbama gojen kur skam c'ka me thene.Me tipiku je e dhe ti LLap ku ne 99% te atyre qe thua nuk jane te tuat por i merr nga te tjeret dhe i vendos neper forum aty ketu (ku te pelqen ty) e ne shume raste krejt pa lidhje me temen dhe vetem 1% jane mendime tuajat te bazuara ne shprehjet '' jo jo jo bali jojo e ke gabim bre '' apo '' jo jo jo jo vallahi rrena krejt'' (kur nuk te pelqejne ty).Ne fakt kjo shpjegohet qe nga nichu jot qe ke ardhe ne forum vetem per te llapur dhe per te sjelle perqarje ne forum.Une e di kuptimin e fjales '' llap '' por per siguri hapa Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe dhe ne faqen 650 gjeta foljen ''llap''. Aty jepet ky pjegim;'' Flet shume e kot,llomotit,flet pa pergjegjesi dhe thua gjera qe s'duhen thene''.A nuk eshte ekzakt karakteri yt qe llomotit krejt pa lidhje edhe aty ku se ke idene fare per qa eshte duke u diskutuar? Ti do te hidhesh menjehere ne surm duke me rikujtuar mua se nichu jot perfaqeson krahinen e nderuar te LLapit por ta dish se karakteri jot nuk perputhet me karakterin e llapjanit pot tamam me ate karakter qe e percakton fjalori i gjuhes shqipe.Po ta dinte LLapi se ka nje njeri qe perdhos emrin e tuj ketu ne forum qe besa do te te zhdepte ne dru sa te te mos te te njihte nena jote e nderuar.Ka shume mundesi qe ti te paguhesh per te sjelle ne forum vetem percarje.Ndryshe ska asnje shpjegim tjeter.

    Nejse te kthehem tek tema qe po diskutohet.

    A ekziston identiteti kosovar ? Me plot gojem them PO.Shume diskutante ketu nuk e pranojne nje gje te tille ose nga padituria ose nga cinizmi (nuk e di c'te keqe ka te pranosh nje te vertete te tille).Ata qe nuk e pranojne nga padituria(jane te shumte ne forum qe shktuajne thjeshte per tu dukur pa e ditur se cka jane duke shkruajtur) justifikohen.Ndersa te dyteve atyre qe me cinizem nuk i pranojne shume te verteta do tju thoja se nuk e kan vendin ketu.I lumi ai qe e kupton.
    Perse them me plot gojen qe eksizton identiteti kosovar ? Ne te vertete cili eshte kuptimi i fjales '' identitet ''? Duke ju referuar perseri fjalorit te gjuhes se sotme shqipe ne faqen 444 fjala '' identitet '' percaktohet '' Te qenet i veqant nga te tjeret dhe i njejte vetem me vetveten,te qenet po ai.Megjithese eshte pak pergjithesues mjafton vetem ky perkufizim per te thene se ekziston identiteti kosovar.Por shume diskutante nga padituria apo edhe qellimisht midis fjales '' identitet '' dhe fjales '' komb '' vendosin shenjen e barazimit.Nje gje krejtesisht e pavend.Kuptimin e fjales'' komb '' e ka dhene plotesisht te sakte ''Arvanitasi '' keshtu qe nuk po e citoj me.Ngaterrimi qellimisht i nocioneve (siq bene shume diskutante edhe ne lidhje me flamurin) eshte i rrezikshem dhe corodites .Pra nese pyesim a ka identitet kosovar.. themi absolutisht PO e nese pyesim a ka komb kosovar ,absolitisht JO .Identiteti kosovar eshte identitet regjional dhe eshte nje shkalle me poshte se identiteti kombetak apo nocioni komb.Me ac sa di une po ju paraqes shkallet e identitetit e percaktuar ne aspektin njerezor per te cilin po diskutojme.Shkallet vijne sipas rratheve me te njejten qender( per llapin qe nuk kupton po i them si rrathet e nje trungu lisi).

    Shkalla e pare eshte ne qender dhe aty qendron njeriu (individi) dhe njihet si Identiteti Individual.Qe ne momentin qe lind nje njeri atij i percaktohet gjinia dhe ne baze te gjinise i jepet nje emer.Qe ketu ai percaktohet si identitet individual

    Shkalla e dyte (ose rrethi i pare) Identiteti Familjare.Cdo njeri lind dhe i perket nje familje individuale.

    Shkalla e trete(ose rrethi i dyte ) Identiteti Shpirteror.Varet cilit besim i perket ose eshte ateist

    Shkalla e katert (ose rredhi i trete) Identiteti Fisnor. Cdo familje dhe per rrjedhoje cdo person i perket nje fisi
    Shkalla e peste (ose rrethi i katert ) Identiteti Regjiona (gjeografik).Ketu hyjne ;
    1 - Identiteti fshatar apo qytetar (varet ku ka lindur personi apo grupi i personave )
    2 - Identiteti Krahinor
    3 - Identiteti Shteteror
    4 - Identiteti Kontinental.

    Dhe e fundit Identiteti Kombetar.

    Nga kjo skeme qe nuk pretendoj se eshte plotesisht e sakte percaktohet qarte se Kdentiteti Kosovar ekziston dhe hyn tek Identiteti Regjional.

    Per ta kuptuar edhe me qarete sidomos ti llap po marr nje person dhe po ndjek kronologjine.Emrat e perdorur jane vetem per ilustrim dhe nuk i perkasin dikujt.
    Psh.ne familjen e Sali Saliut lind nje femije..Ne baze te gjinise atij i vendoset nje emer Hasan.Qe ne kete moment kemi identitetin individual

    Identiteti familjare. Hasani lindi dhe i perket familjes se Sali Saliut.Kur te pyetet Hasani se i kujt eshte ai nuk mund te thote se nuk e di apo se eshte psh i Enver Koplikut.
    Identiteti shpirteror varet

    Identiteti fisnor.Hasani lindi dhe i perket fisit Saliu

    Identiteti regjional 1- Hasani lindi dhe i perket fshatit Zhur ( Zhurjan )
    2 - Hasani lindi dhe i perket krahines se Kosoves ( Kosovar )
    3 - Hasani lindi dhe i perket shtetit te Kosoves (Kosovar )
    4 - Hasani lindi dhe i perket kontinentit europian ( europian )

    Identiteti Kombetar- Hasani lindi nga gjak shqiptar dhe eshte shqiptar.

    E pra diskutante me qarte nuk e di nese ka.Nuk pretendoj se di gjithca por ato qe dija jua paraqita ketu.kush din me shume nga ana shkencore le te shkruaje ketu.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Identiteti kosovar?


    Qė nga mbaslufta nė shoqėrinė tonė filloi
    tė defilojė njė emėrtim qė mė shumė
    ka si bazė topografinė dhe shtrirjen
    gjeografike se sa qė mbėshtetet nė
    ndonjė emėrtim tė lashtė historik pėr
    identifikimin e vet shoqėrisė dhe popullit
    tonė. Ky emėrtim nė fillim mė shumė i
    ngjante njė demoni tė shpifur nė njė
    qorrsokak, i cili nuk pėrcaktonte asgjė,
    nuk identifikonke askėnd. Mė vonė
    emėrtimi kosovar filloi dhe mori njė trajtė
    gjoja pėr identifikimin e njė shoqėrie
    tė re e cila po qė se e pranon njė emėr tė
    tillė duhet tė fillojė tė ndertojė njė histori
    tė re. Pėr kėrė emėrtimi kosovar mė
    shumė i ngjan parullave tė famshme pėr
    krijimin e njėriut tė ri.
    Duket sikur ky emėrtim “kosovar” po iu
    krijon komditet pakicave nė Kosove, po
    nė anėn tjetėr shqipetarve po ua humb
    identitetin. Tash e 6 vjet kosovarizmi
    gjeti prehje dhe pėrkrahje nga njė grup,
    elitė, njė klasė politike deri nė atė
    kohė… tė cilėt iu bashkuan idesė sė krijimit
    tė njėriut tė ri apo dhe tė njė
    shoqėrie tė re pa histori nė shtetin qė po
    lind (faktikisht gjėrat po shkojnė edhe
    mė thellė). Dinamika e jetės politike e
    kėtyre ditėve ka bėrė qė tė stagnojė
    mėndimi i lirė shoqėror i lėnė anash qė
    mė parė ku vend tė madh zėnė
    deklaratat skajshmėrisht tė ripėrsėritura,

    ku e gjithė kjo po bėn qė nė heshtje
    emėrtimi kosovar ta marrė vendin e tij
    qė nuk i takon dhe qė nė tė njėjtėn kohė
    emėrton njė absurd tė njė shoqėrie qė
    nuk vendos vetė. Nė deklaratat e fundit
    tė politikanve tanė u zu nė gojė emėrtimi
    “kosovarėt , pėr kosovarėt etj..”duke u
    krekosur se po bėjnė bisedime pėr kėtė
    apo pėr atė. Paraqitjet e tyre ishin plot
    pompozitet mė qėndrime stoike dhe
    kėshtu me qėndrimin e heronjve tė ri tė
    kohės sė sotme sikur bėnin dhe paralajmėronin
    se pavarėsia ėshtė diēka qė po
    negociojmė, po jo vetėm kjo edhe identiteti.
    Arber Salihu gazeta ekspress
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Eni
    IDENTITETI KOSOVAR

    Kosova s'asht Hinterland, Tokė e Askujt. Kosova i ka kufijtė e saj. Kosova s'asht pa njerėz, Kosova i ka njerėzit e saj. Dhe, ata s'janė vetėm shqiptarė. Kosova s'asht pa histori, Kosova e ka historinė e saj. Kosova s'asht pa kryeqytet, Kosova e ka kryeqytetin e saj. Kosova s'asht pa idenė e shtetėsisė dhe Kosova asht tue e ndėrtue shtetin e saj. Por, kush janė shtetasit e kėsaj Kosove. Kush asht 'Kosovari'. A ekziston 'Identiteti Kosovar'.
    N'edicionin ma tė ri e t'pasunuem me fjalė tė reja tė fjalorit t'Oxfordit u shtue nji fjale e re: kosovar.
    Po a ia kemi shtue ne fjalėn 'kosovar' fjalorėve tanė?
    Kėte pyetje ia bamė shumė njerėzve publikė dhe intelektualėve.


    marre nga Java
    Identiteti Kosovar ekziston ne hinterlandin intelektual ne koken e Migjen Kelmendit. Se pari, vete fjala Kosovar eshte sllave. C'identitet do kesh kur nga nje ane quhesh Kosovar nga ana tjeter ne flamur ke te shkruajtur Dardani? Apo kur po rrekesh te ri-emerosh gjysmen e territorit me emra Shqip nga Sllavishtja. Ne emer te kujt behet kjo gje? Ne emer te Kosoves apo te Shqip-tareve?

    Migjeni eshte kampion i kontroversialitetit. Tani e ka rritur profilin e debatit duke kaluar nje shkalle me siper: ne identitetin fetar sic pasqyrohet ne hidhje-pritjen Qosja-Kadare. Shqiptaret jane ne gjendje te manovrojne rreth ketyre debateve se keshtu e deshi natyra jone e gjeografia. Per me pak taksa u bene Myslimane. A mos po kujton Migjeni se do te paguaje me pak taksa po te behet Kosovar?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 30-07-2006 mė 02:17
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mbi identitetin kosovar...Ē`na thotė Migjen Kelmendi
    Nga Gazeta SHQIP
    Sep 21, 2006, 13:45


    Gazeta "Shqip"
    "Kujdes nga nacionalizmi"

    Nė Kosovė njė gazetar hapi njė debat: Ē‘do tė thotė tė jesh sot kosovar? Migjen Kelmendi, kryeredaktor i tė pėrjavshmes "Java", hap njė debat me librin me tė njėjtin titull, tė pėrkthyer nė anglisht: "Kush ėshtė Kosovar?".

    Kosova mes shpresės dhe shkatėrrimit

    Njeriu qė hapi debatin mbi identitetin kombėtar kosovar, rrufit me kėnaqėsi ekspresin e tij. Eshtė Migjen Kelmendi, kryeredaktor i tė pėrjavshmes "Java". Eshtė njė pasdite me shi nė Prishtine dhe restoranti Hani ėshtė bosh. Herėn e parė qė e takova, verėn e 1999, peshonte gati dhjetė kg mė pak. Zbehtėsia e fytyrės duket se akoma bart me vete shenjat e eksodit nė Maqedoni.


    70% e popullsisė nėn tridhjetė vjeē

    Nė atė kohė mė tregoi me zell historinė e arratisjes sė tij, kur trupat serbe ndoqėn popullsinė shqiptare nga qyteti. Sot thotė: "Menjėherė pas luftės, kur u kthyem nga internimi, vendosa qė s‘ishte momenti pėr tė bėrė intelektualin ironik e tė tėrhequr si gjithmonė. U bėra drejtor i RTK-sė, stacioni ynė i parė radioteleviziv, kontrolluar mė parė nga serbėt. Por nderimi i pėrhapur i idesė sė njė "Shqipėrie tė madhe" binte ndesh me idetė e mia personale. Ėndrra qė na kishte motivuar gjatė gjithė jetės nėn pushtimin serb dukej se ishte tejkaluar. Por a mund ta ndryshosh sistemin nga brenda? Kisha pėrballė kėtė godinė dhe vendosa t‘i jap jetė gazetės sime. Pėr t‘u dhėnė hapėsirė mendimeve tė tjera".


    Popullsia e Kosovės ėshtė ndėr mė tė rejat nė Evropė: 70 pėr qind e saj janė nėn 30 vjeē. Dhe ēdo vit, rreth 30 mijė persona hyjnė nė tregun klandestin. Kelmendi shkruan se vendi ėshtė paralizuar pėr dy arsye kyēe: pavarėsia dhe papunėsia. Gazeta "Java" ishte zgjidhja e tij: njė rast punėsimi pėr gazetarėt dhe njė platformė pėr tė debatuar mbi domethėnien e tė qenit njė kosovar i pavarur.


    Hapja e debatit mbi nacionalizmin kosovar

    Dhe kėshtu u prezantua problemi nė numrin e parė tė "Javės", qė doli mė 1 dhjetor 2001, i cili u ndoq nga njė diskutim i zjarrtė. Kontributet kryesore u mblodhėn nė librin "Kush ėshtė Kosovar?", i pėrkthyer tashmė edhe nė anglisht. Nė ēdo vend tjetėr tė Ballkanit nuk do tė dyshoja pėr njė nacionalizėm tė tillė pas kėsaj pyetjeje. Por ky nuk ėshtė rasti. "Nėse demokracia e lindjes ėshtė gjysma e shoqėrisė kosovare, shkruan Kelmendi, atėherė mendoj se njė nga temat mė tė nxehta tė identitetit tė njė gjuhe tė unifikuar apo tė nacionalizmit, pika e nisjes sė debatit duhet t‘u pėrkasė tė gjitha kėtyre pikave dhe tė pėrqendrohet nė nyjėn e vėshtirė tė identitetit shqiptar, mbi gjuhėn e pėrbashkėt dhe simbolet nacionale tė Kosovės sė nesėrme. Nacionalizmi nuk konsiderohet ideologjia thelbėsore e shtetit dhe e shoqėrisė, por i mohuar me tė drejtat e njeriut dhe me shumetnicitetin (…) Eshtė e nevojshme qė ky debat tė artikulohet si zgjerim i atij qė kalon nėpėr Komunitetin Evropian, duke u pėrpjekur tė bėjė njerėzit tė reflektojnė mbi identitetin ndėretnik".


    Propozimi i tij rezulton si mė jopopullori nė Kosovė. Nė vitet e pasluftės, kushdo qė largohej nga ideja e bashkimit me atdheun mėmė, Shqipėrinė, quhej menjėherė si bashkėpunėtor i serbėve. Nė kėtė libėr, Valon Murati, njė ish-ushtar i UĒK-sė, shkruan: "Gjysma e luftės sė lavdishme tė ēlirimit e ēuar pėrpara nga UĒK-ja ishte bashkimi me Shqipėrinė. Ata qė mbėshtesin idenė e krijimit tė njė kombi kosovar, punojnė me ndėrgjegje ose jo, pėr integrimin e protektoratit tė Kosovės nga Serbia". Dhe mė tej, pėr tė, ideja e njė Kosove tė pavarur ėshtė kundėr procesit tė globalizimit dhe integrimit. Pohon se "nė kohėn kur u vendosėn kufijtė, ndarja e njė kombi mė dysh ėshtė mjaft absurde, dhe mė tepėr sesa konservatore, ėshtė reaksionare".


    Nacionalizmi serb dhe shqiptar: mes dy zjarreve

    Kelmendi ndodhet mes dy zjarreve: mes atij serb dhe atij shqiptar. Tė dyja palėt reklamojnė ekzistencėn e dy popujve qė nuk mund tė bashkėjetojnė kurrė. Nė kohėn kur ishte kėngėtar i grupit The "Traces", Migjen Kelmendi u bė kėngėtari i parė jugosllav qė kėndoi nė shqip dhe tashmė lufton pėr njohjen e gegėrishtes, dialekt i shqipes sė veriut, braktisur nga Enver Hoxha, diktatori i fundit i Shqipėrisė. A nuk e bėn ndoshta kjo nė Kosove, ku kushdo jashtė parlamentit dhe medias se shtetit flet gegėrisht? Rocker i vjetėr ngėrdheshet nė mėnyrė provokuese: "Tė flasėsh gegnisht ėshtė si tė ecėsh i zhveshur nė njė xhami". Shqipja standarde i lejon politikanėt tanė ta prezantojnė Kosovėn dhe Shqipėrinė si njė komb i vetėm para gjithė botės". Po pėr sa i pėrket komunitetit ndėrkombėtar, qė qeveris vendin qė nga 1999 dhe qė po punon mjaft pėr krijimin e njė Kosove tė pavarur? "Ata nuk kanė ide, nuk kanė ndjeshmėri dhe nuk kam takuar kurrė ndonjė zyrtar tė lartė tė misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė. Nuk ishin nė promovimin e librit, me pėrjashtim tė Yvana Enzler, ambasadores zvicerane qė financoi pėrkthimin".

    Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nuk ishin tė vetmit tė mėdhenj qė munguan. Libri, qė do njė Kosovė mikpritėse pėr minorancat, llogarit nė kontributet e veta vetėm njė grua italo-amerikane. Dhe as romėt apo serbėt nuk u bėnė tė gjallė. Kryeredaktori tund kokėn: "Libri dokumenton falimentimin e Kosovės, tė komunitetit ndėrkombėtar dhe tė vetė neve. Menjėherė pas luftės, izoluam tėrėsisht romėt dhe serbėt. Nuk patėm mundėsi t‘i pėrfshijmė nė kėtė debat".

    (Titujt dhe mestitujt te redaksise. Pergatiti: Ermir Hoxha)









    Cafebabel.com
    Mosaic



    Europe is diversifying. Culture shocks, the mixing of civilisations, religions existing side by side, and so on. Are the problems the same in the East and West? Or does the iron curtain still separate European societies?



    Walking naked into a mosque: nationalism in Kosovo





    Chris Keulemans - Amsterdam - 8.9.2006



    What is kosovar national identity? Migjen Kelmendi, editor of the weekly Java, opens the debate with a recently published book Who is Kosovar?

    The man who started the debate around Kosovar identity, Migjen Kelmendi, editor of weekly Java, takes a satisfied nip of his espresso. It is a rainy afternoon in Pristina, and restaurant Hani is deserted. The first time I met him, in the summer of 1999, he weighed at least twenty pounds less. He still looked pale from the exodus into Macedonia.

    Back from exodus

    Feverishly, he dictated the story of his escape to me when Serb troops chased the Albanian population from the city. Today, he says: ‘Immediately after the war, when we returned from deportation, I decided this was not the time to remain the ironical, detached intellectual. I became the director of our first own broadcast company – RTK, state tv and radio, taken over from the Serbs. But the obligatory glorification of the great Albanian idea went against my grain. The dream that had motivated us during our parallel life under Serb occupation seemed outdated. But can one change the system from within? I was confronted by this huge machinery and chose to start my own paper, in order to create space for other opinions.’

    Kosova is the youngest country in Europe: 70% of the population is under thirty. Each year some 30.000 newcomers enter the ghost market. The country is transfixed by two key issues, Kelmendi writes: independence and unemployment, pamvarėsia en papunėsia. Java was his solution: a job opportunity for young journalists and a platform for the debate about what it means to be an independent Kosovar.

    Opening the debate on Kosovar nationalism

    He introduced the question in Java’s first issue, on December 1st, 2001. A fierce debate followed. He collected the main contributions in a book, Who is Kosovar?, which has now appeared in English. Anywhere else in the Balkans I would suspect narrow-minded nationalism to lurk behind such a question. Here, the opposite is the case. ‘If western democracy is the aim of Kosovar society,’ Kelmendi writes, ‘then I think that rather than the Taboo of Identity, of the Unified Language, of Nationalism, the reference point should be the Debate on all these issues, on the Solidified Albanian Identity, on the Common Language, on national symbols, on Kosovo’s tomorrow. Not by taking nationalism as the fundamental ideology of state and society, but rather human rights and multi-ethnicity. (…) We articulate this as an extension of the debate that is going on throughout the European community, trying to make people reflect on the supra-ethnic identity.’

    His stance was most unpopular. In the years after the war anyone who distanced himself from the reunification with the Albanian motherland was soon to be accused of collaborating with the Serbs. In this book, Valon Murati, a former soldier of the Kosovo Liberation Army (KLA) writes: ‘The goal of the glorious war for liberation waged by the KLA was the unification with Albania. (…) Those who advocate the idea of creating a Kosovar nation work, deliberately or not, for the integration of the protectorate of Kosova in Serbia.’ And what is more, to him the idea of an independent Kosova is contrary to ‘processes of globalization and overall integration’. He states, ‘in a time when traditional boundaries are removed, the fragmentation of a nation in two is more than absurd, is more than conservative, it is totally reactionary.’

    Between two camps: Kosovar identity

    Kelmendi is caught between the two nationalist camps: the Serbs and the Albanians. Both proclaim the existence of two peoples, who can never have a shared identity. As the frontman of punkband The Traces, Migjen Kelmendi was the first Yugoslav to sing in Albanian and now campaigns for the recognition of Gheg, the northern Albanian dialect that was dismissed by the late Albanian dictator Enver Hoxha. Doesn’t that then make him popular in Kosova, where everyone outside of the parliament and the state media speaks Gheg? The old rocker grins defiantly: ‘It’s like walking into a mosque naked. Standard Albanian enabled our leaders to enter the world as one nation’.

    And what about the international community, that has been governing the country since 1999 and is working steadily to create an independent Kosova? ‘They have no idea. They lack the sensitivity. I have never met a top official from the United Nations Mission in Kosovo. They were absent at the book launch, with the exception of Yvana Enzler, the Swiss ambassador who financed the translation.’

    The international representatives are not the only ones missing. The book that wants Kosova to become a rightful place for all minorities only includes one (Italian-American) woman, no Roma and no Serbs among its contributors. The editor hangs his head: ‘This book documents the failure of Kosova, of the international community and of ourselves. Immediately after the war, we isolated the Serbs and the Roma completely. We haven’t found a way to include them in this debate.’



    Copyright Š 2006 Babel International All Rights Reserved | : http://www.cafebabel.com/en/article.asp?T=A&Id=1983
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    A ekziston identiteti kosovar?

    Valon Murati

    Sot me tė madhe nė botė flitet dhe shkruhet pėr identitete tė ndryshme. Dhe ėshtė pak a shumė botėrisht e pranuar ekzistenca e shumė identiteteve edhe brenda njė individi. Pra njė individ e ka njė identitet tė vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombėtar, universal-njerėzor etj.. Nė varėsi tė rrethanave me tė cilat ai ballafaqohet, ai e pėrforcon njėrin identitet mė fuqishėm se tjetrin. Kjo normalisht vlen edhe pėr kolektivin. Identiteti kombėtar unik ėshtė kulminacion i homogjenizimit politik dhe zhvillimit ekonomik tė njė populli. Popujt qė mė herėt e kanė arritur kėtė stad tė zhvillimit tė tyre kanė ecur mė sigurtė, dhe mė shpejt nė rrugėt e vėshtira tė historisė njerėzore.
    Shqiptarėt nuk ka dyshim se janė tė vonuar nė shumė procese historike. Edhe nė procesin e krijimit tė njė identiteti tė fuqishėm kombėtar janė tė vonuar. Megjithėse i vonuar ky identitet ėshtė krijuar dhe ka arritur qė tė ruajė ekzistencėn e substratit etnik shqiptar nė Ballkan. Ky identitet shqiptar i krijuar nėpėrmjet Rilindjes Kombėtare (qė bazė e kishte luftėn e Skėnderbeut) dhe luftėrave tė shumta tė shqiptarėve ėshtė rrezikuar nė vazhdimėsi nga fqinjėt tanė. Ndarja e kombit tonė nė momentet mė tė qenėsishme tė tij, kur ai ishte duke luftuar pėr krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, dhe gllabėrimi i gjysmės sė tokave shqiptare nga fqinjėt e me miratimin e fuqive tė mėdha tė kohės, ishte ndėr goditjet e fuqishme kėtij identiteti. Sado i rrezikuar ky identitet, nė pjesėn qė mbeti nėn sundimin serb nuk u shuajt kurrė, por pėrkundrazi ishte baza kryesore pėr tė mbijetuar dhe pėr t’i rezistuar pushtimit. Nė kėtė identitet kanė goditur nė vazhdimėsi pushtuesit tanė. Teza mbi ekzistencėn e dy kombeve: atij “albanaca” (nė Shqipėri) dhe “shiftara” (nė ish-Jugosllavi) ėshtė tezė e vjetėr e politikave shoviniste serbe. Rezistenca ndaj kėtyre pėrpjekjeve gjithmonė ka qenė e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjėherė ta jetėsojė kėtė qėllim tė tijin. Sot pas krijimit tė rrethanave tė reja tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundėsisė sė ekzistencės sė njė identiteti tė posaēėm kombėtar – atij kosovar, janė ngjallur nė njė masė tė caktuar. Tė ndihmuara edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare kėto tema herė pas here po dalin nė sipėrfaqe nė opinion tonė publik.

    1. Shpesh herė individė tė ndryshėm, tė cilėt mundohen tė mbrojnė tezėn e nevojės apo arsyeshmėrisė sė krijimit tė njė identiteti tė ri kombėtar brenda hapėsirės kombėtare shqiptare, marrin si shembull krijimin e dy kombeve nga populli gjerman, pėrkatėsisht krijimin e austriakėve dhe gjermanėve nga njė substrat etnik. Krahasimi ėshtė sa i pavend aq edhe i pabazuar historikisht dhe shkencėrisht. Gjermanėt pėr njė kohė tė gjatė jetuan nė shumė shtete tė lidhura mes tyre pėrmes lidhjesh tė ndryshme konfederale dhe federale. ‘Piemonti’ i tė gjithė gjermanėve, pėr njė kohė tė gjatė, ishte Perandoria Austriake e udhėhequr nga dinastia mė e vjetėr nė Evropė, Habsburgėt. Gradualisht vendin e kėsaj fuqie nė botėn gjermane filloi ta merrte Prusia. Forcimi ushtarak dhe politik i Prusisė dhe suksesi nė luftėrat e shumta qė pati (si lufta franko-prusiane), e sidomos lufta kundėr Austrisė qė e bėri me qėllim qė ta dominojė botėn gjermane, e vendosi atė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19 nė pozicionin e shtetit kryesor gjerman. Nėn udhėheqjen e Bismarkut ky shtet bėri unifikimin e shteteve gjermane nė njė shtet tė vetėm, duke lėnė Austrinė jashtė kėtij bashkimi gjerman, thjesht pėr shkak tė luftės pėr pushtet. Pra mos-hyrja e Austrisė nė shtetin e ri gjerman erdhi si pasojė e luftės pėr pushtet tė klanit tė Habsburgėve dhe tė pushtetarėve prusianė tė prirė nga Bismarku. Kėshtu krijimi i dy kombeve gjermane fillimisht u bė si pasojė e luftės sė klaneve, e mė pas, unifikimi nuk ndodhi pėr shkak tė dy luftėrave botėrore qė i shkaktuan pikėrisht shtetet gjermane: Gjermania dhe Austria. Madje pas Luftės sė Parė Botėrore, megjithė dėshirėn e austriakėve pėr t’iu bashkangjitur Gjermanisė (nė vitin 1919 Parlamenti i Republikės sė Austrisė Gjermane, siē quhej Austria nė atė kohė, me vetėm njė votė kundėr e shpall bashkimin me Gjermaninė), me vendime tė posaēme tė Konferencės sė Parisit tė imponuara nga fuqitė qė dolėn fituese tė kėsaj lufte, nuk u lejua njė gjė e tillė. Fuqitė fituese frikėsoheshin se Gjermania me Austrinė si pjesė tė saj do tė arrinte qė prapė tė dominojė nė Evropė. E njėjta gjė ndodhi pak a shumė edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore (madje duke shkuar aq larg sa u nda edhe vetė Gjermania pėr njė gjysmėshekulli).
    Pra kėtu krahasimi me shqiptarėt nuk vlen, sepse nė radhė tė parė shqiptarėt u ndanė dhunshėm nė vitin 1913 dhe lufta e tyre pėr bashkim qė nga ajo kohė nuk ėshtė ndalur asnjėherė. E dyta Kosova nuk e ka historinė politike, ushtarake dhe kulturore tė Perandorisė Austriake, e cila do t’i krijonte njė identitet tė fuqishėm qė edhe vetė tė qėndronte e fortė nė Ballkanin e ashpėr.
    Njė shembull tjetėr qė mund tė merret gabimisht ėshtė rasti i Moldavisė dhe Rumanisė. Megjithėse tė njė substrati etnik, pas shembjes sė komunizmit Republika e Moldavisė nuk votoi nė referendum pėr t’u bashkuar me Rumaninė. Njė situatė e tillė krijon pėrshtypjen se shembulli i Moldavisė mund tė jetė njė model pėr Kosovėn. Mirėpo edhe nė kėtė rast dallimet janė thelbėsore. Nė ish-BRSS politika shoviniste ruse, arriti qė pėrmes kolonizimit dhe shpėrnguljeve tė ndryshme nė mėnyrė tė ndjeshme tė ndėrrojė strukturėn demografike tė shumė republikave sovjetike qė banoheshin nga kombet e tjera. Njė shembull i tillė ėshtė vetė Republika e Moldavisė, ku struktura etnike ėshtė ndėrruar nė dobi tė elementit rus dhe ku asimilimi i popullatės vendase nga politika ruse ka qenė mėse evident. Kjo ka bėrė qė edhe referendumi pėr bashkim me Rumaninė tė dėshtojė. Nė anėn tjetėr tek ne nė Kosovė pėrkundėr tė gjithė politikės shfarosėse dhe kolonizuese qė udhėhoqi Serbia qė nga pushtimi i Kosovės mė 1913, nuk arriti pėr asnjė moment as tė
    ndėrrojė strukturėn etnike nė Kosovė e as tė asimilojė shqiptarėt. Nė anėn tjetėr shembujt e Zvicrės dhe tė Belgjikės nuk janė valide sepse kėto shtete multietnike janė krijuar nga pjesėt periferike tė kombeve tė
    tyre dhe nė shėrbim tė mbajtjes sė njė balanci gjeopolitik nė mes tė botės frėnge dhe asaj gjermane, ndėrsa shqiptarėt e mbetur jashtė Shqipėrisė zyrtare janė gjysma e kombit si pasojė e pushtimeve tė dhunshme tė fqinjėve dhe aprovimit tė kėtyre pushtimeve nga Fuqitė e Mėdha e jo si kompromis politik nė mes tė serbėve, grekėve dhe shqiptarėve. Kur flitet pėr ngjashmėri me tė tjerėt ēėshtja shqiptare, sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė shumė mund tė krahasohet me ēėshtjen e dy Koreve dhe mė herėt e dy Vietnamėve dhe dy Gjermanive (edhe kėtu dallimet janė evidente, sepse ndarjet e kėtyre kombeve kanė ndodhur pėr shkak tė Luftės sė Ftohtė nė mes tė dy ideologjive, madje edhe ne kėtė rast ato kanė qenė tė gjitha shtete te pavarura ndėrsa shqiptarėt nėn Jugosllavinė e Titos arritėn tė fitojnė pas vitit 1974 njė autonomi pak mė tė zgjeruar, por qė ishte larg
    aspiratės pėr barazi nė shtetin e atėhershėm jugosllav). Ngjashmėria kėtu spikat nė aspektin ruajtjes sė identitetit kombėtar sepse edhe pse tė ndarė nė shtete armiqėsore kėta popuj asnjėherė nuk e kanė vėnė nė dyshim identitetin e vet unik.

    2.Po kthehemi tek pyetja fillestare: a ekziston identiteti kosovar? Nuk ka dyshim se identiteti kosovar ekziston. Mirėpo ai ekziston vetėm nė kuadėr tė hapėsirės kombėtare shqiptare, pra ėshtė njė pjesė e tėrėsisė kombėtare. Ėshtė identitet regjional me veēantitė e veta kulturore qė ėshtė krejt e zakonshme pėr ēdo komb. Ėshtė identitet si identiteti i shkodranit, labit, devollasit, apo i tropojanit. Ky identitet, duke qenė gjithsesi i fuqishėm dhe specifik e ka pasuruar dhe e pasuron vazhdimisht kulturėn tonė kombėtare duke i dhėnė asaj larminė dhe bukurinė e saj. Ndarjet e shumta dhe tė gjata qė ka pasur kombi shqiptar kanė lėnė gjurmė nė zhvillimin e tij. Kėto gjurmė ishin pengim nė komunikimin dhe nė zhvillimin normal dhe tė pėrbashkėt tė kombit tonė. Mirėpo kėto gjurmė nuk kanė qenė aq tė thella sa qė ndarjet e dhunshme t’i shndėrrojė nė ndarje qė do tė krijonin dy identitete tė pavarura kombėtare. Identiteti kosovar nė kuptimin e identiteti si komb i veēantė nuk ekziston as sot, nuk ka ekzistuar as dje, e nuk ka kurrfarė nevoje as objektive, as politike e as historike qė tė ekzistojė nesėr.

    3. Nė radhė tė parė pjesa e kombit shqiptar qė mbeti jashtė Shqipėrisė londineze, nuk e ka rreshtur luftėn pėr bashkim me shtetin amė, qė nga momenti i mbetjes sė saj jashtė saj. Kjo luftė e vazhdueshme politiko-ushtarake ėshtė ndėr elementet kryesore pėr tė vėrtetuar tezėn e pjekurisė kombėtare shqiptare tė pjesės sė mbetur tė kombit. Gjatė kėsaj periudhe kėrkesat e shqiptarėve nėn regjimet jugosllave kanė qenė tė ndryshme – qė nga kėrkesa pėr shkėputje tė menjėhershme, e deri tek ajo pėr republikė nė kuadėr tė federatės jugosllave – por qė kanė pasur njė qėllim dhe synim tė vetėm, krijimin e kushteve qė populli shqiptar vetė tė vendosė pėr fatin e tij nė mėnyrė tė lirė dhe pa presione. Pėr kėtė ideal kanė vdekur bijtė mė tė mirė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, pėr kėtė ideal me qindra – mijėra tė rinj kanė vuajtur burgjeve tė Serbisė. Vetė lufta e UĒK-sė e pati pėr qėllim bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Dhe megjithė ndėrrimet qė pėsoi ky qėllim nė mes tė luftės (u shndėrrua nga qėllim pėr bashkim me Shqipėrinė nė qėllim pėr pavarėsinė e Kosovės administrative) betimi zyrtar i ushtarėve deri nė ditėt e fundit tė ekzistencės sė UĒK-sė ka qenė betimi pėr luftė deri nė bashkim me Shqipėrinė. Dhe ky ideal politik e kombėtar edhe sot ėshtė i brumosur nė zemrat e atyre ushtarėve dhe tė shumė subjekteve politike tė Kosovės, por kam bindjen edhe nė vetėdijen e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės. Pra angazhimi i vazhdueshėm politiko-ushtarak pėr lirinė e Kosovės dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė qė nga viti 1913 e deri mė sot ėshtė argumenti mė i mirė se identiteti kosovar si identitet i kombit nuk ekziston.

    4. Nė anėn tjetėr ēdo komb duhet tė ketė njė histori tė veten, duhet tė ketė njė kulturė, letėrsi, muzikė, gjuhė tė veēantė nė tė cilėn duhet tė bazohet (nė aspektin e gjuhės ka pėrjashtime, si p.sh. anglezėt, amerikanėt, australianėt, irlandezėt, njė pjesė e kanadezėve flasin gjuhėn angleze, por pėrbėjnė kombe tė ndryshme, por nė pėrgjithėsi kombet dallohen kryesisht pėr nga gjuhėt qė flasin). Po ky kombi kosovar me ēka do tė krenohej? Me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit qė ishte vazhdimėsia politiko-ushtarake e Rilindjes Kombėtare Shqiptare? Me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinėn qė luftuan pėr pavarėsinė e tėrė tokave shqiptare nga Perandoria Osmane dhe mė pas, pas mbetjes se Kosovės nėn Serbi, pėr bashkimin me Shqipėrinė? Me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin qė synim kishin gjithashtu bashkimin me Shqipėrinė? Me pikturėn e krijuar nė Kosovė qė i ka fillet tek pas Luftės sė Dytė Botėrore (LDB)? Me letėrsinė qė zė fill gjithashtu pas LDB (me ndonjė pėrjashtim tė rrallė)? Me muzikėn folklorike dhe popullore qė ėshtė aq e ngjashme dhe nė shumė raste e ndikuar nga muzika e Shqipėrisė? Me veshjen tradicionale kombėtare qė ėshtė identike sidomos me veriun e Shqipėrisė zyrtare? Nuk mund tė krijohen kombet me vendime administrative, qofshin edhe tė atyre qė na shiten si miqtė tanė. Kombet janė krijuar nėpėr njė proces tė gjatė historik. Dhe megjithė vėshirėsitė, kombi shqiptar e ka kapėrcyer fazėn e pjekurisė kombėtare. Nė vetėdijen e shqiptarit tė Kosovės ėshtė e ngulitur thellė figura e Skėnderbeut si hero kombėtar, e Naim Frashėrit si poet kombėtar, e Kadaresė si shkrimtari mė i madh shqiptar, e Agollit si poeti i popullit etj.. E tėrė historia e Kosovės ėshtė e mbushur me luftėra pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe mė pas pėr bashkim me tė. Realisht as Shqipėria nuk mund tė paramendohet pa kryengritjet e Kosovės, pa rolin e Isė Boletinit, tė Hasan Prishtinės tė Bajram Currit e Hoxhė Kadrisė nė luftėrat pėr pavarėsi si dhe nė mbrojtjen e pavarėsisė sė shtetit shqiptar dhe tė demokratizimit tė tij, pa Adem Demaēin e UĒK-nė, pa Adem Jasharin qė ėshtė ndėr vlerat mė tė mėdha tė kombit tonė. Pa dashur tė bėj krahasim, por mė shumė pėr ilustrim tė realitetit tė sotėm, mund tė thuhet se Kombėtarja shqiptare nė futboll (pėrfaqėsuesja e vetme e tėrė shqiptarėve ne fushėn e sportit nė botė) sot nuk mund tė paramendohet pa Besnik Hasin, e nesėr sigurisht as pa Mehmet Dragushėn e Lorik Canėn etj..

    ************

    5. Pra megjithėse jetuam dhunshėm ndaras, vlerat qė e bėjnė kombin komb, qė i bėjnė njerėzit tė ndihen tė njė gjaku i zhvilluam dhe i kishim tė pėrbashkėta. Megjithė pėrpjekjet e regjimeve pushtuese, qė tė krijojnė kombin kosovar (edhe pėrmes ndarjeve nė shprehje si “ata janė albanci, ndėrsa ju shiftari”), ne i rezistuam. Dhe me pėrpjekje tė mėdha arritėm qė vlerat si Skėnderbeu, Naim Frashėri, Rilindja Kombėtare, lufėrat pėr pavarėsi tė shtetit shqiptar, prejardhja jonė ilire, gjuha letrare, t’i fusim si vlera qė fėmijėt i mėsuan qė nga dita e parė nė shkollė si nė
    Prishtinė ashtu edhe nė Tiranė. Madje nė Kosovė, shumė normalisht, kėto ishin mė tė pėrforėcuara, si reaksion ndaj shtypjes sė vazhdueshme dhe pėrpjekjeve pėr asimilim dhe tjetėrsim kombėtar.
    Nė fund tė fundit vetė krijimi i Universitetit tė Prishtinės si njė nga tė
    arriturat tona mė tė mėdha, u bė edhe me ndihmėn e intelektualėve nga Shqipėria, gjė qė la gjurmė tė thella nė vetėdijen e studentėve dhe intelektualėve tanė.
    Lirisht mund tė shtrohet pyetja se a mund tė paramendojmė ne shqiptarėt e Kosovės letėrsi tė ndarė, letėrsi qė nuk do tė kishte pjesė tė sajėn pėrbėrėse Ismail Kadarenė dhe veprėn e tij letrare. Vepra e Kadaresė konsideroj ėshtė ndėr vlerat tona mė tė mėdha. Ēdo shqiptar ndjehet krenar pėr tė, sepse ėshtė vlerė qė e ka pranuar si tė veten edhe bota bashkėkohore. Le tė paramendohet situata hipotetike kur ne nuk do ta konsideronim Kadarenė pjesė tė letėrsisė sonė. Nuk do ta konsideronim pjesė tonin njeriun i cili mė shumė se tė gjithė autorėt tanė ka botuar jashtė pėr Kosovėn, i cili mė shumė se cilido autorė ka influencuar mbi shkrimtarėt e
    Kosovės, i cili mė shumė se kushdo ka influencuar mbi ngritjen politike tė njė brezi tė tėrė intelektualėsh qė kanė bartur dhe mbajnė ende barrėn e luftės pėr lirinė e Kosovės.
    Pra edhe nė drejtimin kulturor tėrė lufta e intelektualėve tė Kosovės ka konsistuar nė forcimin e identiteti shqiptar dhe jo nė krijimin e njė
    identiteti tė ri.

    6.Disa fjalė edhe pėr ēėshtjen e kulturės. Shpesh ėshtė zėnė nė gojė se Tirana e pėrēmon Prishtinėn nė aspektin kulturor dhe se ka filluar tė ndjehet njė lloj inferioriteti kulturor i Prishtinės ndaj Tiranės. Nuk ka dyshim se niveli i komunikimit megjithėse kohėve tė fundit ėshtė rritur ndjeshėm, lė shumė pėr tė dėshiruar. Nė relacionet kulturore nuk ka vend pėr krijimin e inferioritetit tė Prishtinės ndaj Tiranės. Vetėm ata qė vetė nuk pėrfaqėsojnė ndonjė vlerė tė mirėfilltė mund tė ndjehen inferior karshi Tiranės. Mos tė harrojmė se shumė nga vlerat qė Tirana promovon kanė edhe pjesėn kosovare nė to. Shumė nga personalitetet e shquara tė kulturės shqiptare sot qė janė produkt i Tiranės kanė prejardhje nga Kosova. Inva Mula ėshtė nė kėtė drejtim ėshtė shembulli mė i mirė. (Sa tė varfėr janė nė
    aspektin kulturor tė gjithė ata qė duan tė krijojnė njė komb tė ri, e qė nuk do tė mund tė jenė krenar me Inva Mulėn, sepse nuk e konsiderojnė si pjesė tė kulturės sė tyre ”kosovare”).
    E keqja mė e madhe qėndron nė faktin se qė njė kohė tė gjatė nė Prishtinė dhe nė pėrgjithėsi nė Kosovė mbretėron njė atmosferė mbytėse kulturore dhe intelektuale. Madje Tirana ka bėrė shumė mė shumė sesa ne kėto vitet e fundit pėr promovimin e disa vlerave tona, qė i bėjnė nder kulturės shqiptare, tė cilat i kishim harruar. Mos tė harrojmė Tirana e ngjalli Nexhmije Pagarushėn duke e kthyer nė skenėn e jetės kulturore me tėrė fuqinė e vlerave qė ajo pėrfaqėson; mos tė harrojmė se aktorin mė tė madh shqiptar Bekim Fehmiun, tė harruar nė Kosovė, Tirana e ngjalli si sfinksin dhe e ngriti mė 2002 gati se nė mit nė spektatklin “Ta duam mė shumė Shqipėrinė”.
    Ishte edhe spektakli i madh “Ethet e sė Premtes Mbrėma” qė tregoi se kėngėt e kėndej kufirit nuk janė fare inferiore dhe dėgjohen e kėndohen nga rinia e Shqipėrisė londineze. Grupet muzikore tė tė gjitha zhanreve janė mjaft tė dėgjuara edhe atje. Majde kohėt e fundti rapi kosovar ėshtė shumė i dėgjuar dhe kėrkuar nga rinia e Shqipėrisė.
    Tė gjitha kėto nuk do tė thotė se janė tė kėnaqshme, pėrkundrazi, por janė fakte qė mohojnė se nė Tiranė ka ndonjė rezistencė tė organizuar karshi Prishtinės, nėse eliminojmė nga ky trajtim ndonjė xhelozi dhe kapric artistėsh.
    Kritika ēka ėshtė e vėrteta duhet t’u drejtohet institucioneve kulturore tė shtetit shqiptar dhe atyre tė Kosovės nė mėnyrė qė mė mirė dhe mė me produktivitet t’i shfrytėzojnė rrethanat e krijuara nė mėnyrė qė ta optimalizojnė bashkėpunimin dhe integrimin kulturor. Nė veēanti njė barrė e madhe u bie institucioneve tė shtetit shqiptar qė tė jenė mė aktive nė mėnyrė qė kultura e shqiptarėve jashtė Shqipėrisė londineze tė jetė mė e pranishme nė Shqipėri (tė jetė njė konkurente qė avanason kulturėn kombėtare) dhe kėshtu kjo kulturė tė ndjehet sa mė e integruar brenda kulturės kombėtare.

    7. Pėrpjekjet pėr krijimin e njė kombi tė ri, janė edhe nė kundėrshtim me proceset e pėrgjithshme politike, ekonomike dhe kulturore nė planin ndėrkombėtar. Sado qė kjo ide sot mund t’u flejė ndėrkombėtarėve qė janė nė Kosovė pėr shkaqe politike, kjo tendencė do tė ishte nė kundėrshtim edhe me vetė proceset e globalizimit dhe tė integrimeve. Sot kur po jetojmė nė kohėn
    e heqjeve tė kufijve tė kuptimit tradicional, kur po jetojmė nė kohėn e kombeve tė mėdha kozmopolite si amerikanėt, britanezėt, francezėt e tjerė, krijimi i dy kombeve prej njė kombi, fragmentarizimi i kombeve ekzistuese, ėshtė mė shumė se absurd, ėshtė mė shumė se konzervativ, ėshtė tėrėsisht reaksionar.

    8. Nga aspekti racional por edhe ai strategjik, pra duke e lėnė tė kaluarėn dhe duke u marrė me tė tashmen dhe tė nesėrmen siguria e kėtij identiteti tė ri kombėtar gjithmonė do tė ishte e rrezikuar. Serbia nė vazhdimėsi do ta rrezikonte kėtė identitet dhe realisht do tė kishte mundėsi qė mė lehtė ta gllabėronte. Prandaj pėrpjekja pėr krijimin e kombit kosovar ėshtė shumė e rrezikshme, shumė e dėmshme pėr ne por tepėr e preferuar nga politika shoviniste serbe. Pa dashur tė imponoj mendimin tim, konsideroj se ata qė e
    pėrkrahin kėtė ide, me ose pa vetėdije punojnė pėr integrimin e Kosovės sė protektoruar nė Serbi.

    9. Nė situatėn hipotetike tė krijimit tė njė kombi tė ri qė do tė ishte ai kosovar do tė lindnin edhe disa probleme tė tjera. Ēka do tė ishin banorėt e Tetovės dhe tė Shkupit, ēka do tė duhej tė ishin ata tė Preshevės dhe tė Ulqinit? Pra do tė lindnin probleme tė pronėsisė pėr njė pjesė tė mbetur tė ish-shqiptarėve, qė mund tė jenė edhe kosovarė.
    Nė radhė tė parė nė kėtė moment kjo situatė do tė vėshtirėsonte pozicionin e tyre politik nė vendet ku jetojnė sepse politikat shoviniste tė Serbisė, IRJM-sė dhe Malit tė Zi, do tė shfrytėzonin situatat e tilla pėr tė vazhduar edhe mė tej diskriminimin e tyre. Nė mėnyrė ironike do tė mund tė thuhej se lindja e kėtij kombi tė ri do tė shtonte numėrin e serbėve, malazezėve dhe sidomos tė maqedonėve nė raport me shqiptarėt nė Ballkan. Ja edhe njė shembull se sa absurde dhe joracionale do tė ishte krijimi i kėtij kombi tė ri.

    10. Kjo ide-pėrpjekje e pushtuesve tanė, kohėve tė fundit ka filluar tė gjejė njė pėrkraje edhe pse ende fillestare tek disa qarqe tė caktuara tė shoqėrisė dhe politikės sonė nė Kosovė. Fillimisht e depėrtuar pėrmes idesė pėr shtetin e Kosovės (dhe teorisė sė kombit-shtet), ka tendenca qė kjo ide tani tė depėrtojė si arsyetim se kėshtu mund t’i mashtrojmė edhe ndėrkombėtarėt se “ja krijuam kombin e ri dhe tani nuk ka rrezik tė bashkohemi me Shqipėrinė”. Arsyetime tė tilla janė qesharake dhe nuk i gėlltit askush. Krijimi i kombit kosovar nuk e shpejton procesin e krijimit tė shtetit tė Kosovės, por i hap rrugė Kosovės qė tė kthehet nė gjirin e Serbisė pėrmes ndonjė lidhjeje federative.

    11. Realisht shikuar njė pjesė e politikanėve nė Kosovė dhe nė Shqipėri mund tė jenė tė interesuar nė njėrėn mėnyrė ose nė tjetrėn, tė krijojė njėfarė identiteti kosovar (ndoshta jo tėrėsisht kombėtar), sepse frikėsohet se procesi i bashkimit kombėtar do t’i lė jashtė loje. Klanet politike, tė frikėsuara se mund ta humbin rėndėsinė e tyre nė tėrėsinė unike shqiptare (pėr shkak tė mungesės sė vizioneve tė qarta pėr tė ardhmėn, pėr shkak tė pseudovlerave politike qė pėrfaqėsojnė, pėr shkak tė servilitetit ndaj tė huajve, por edhe nga frika e humbjes sė influencės mbi monopolet ekonomike), mund tė jenė njė pengesė nė rrugėn normale tė integrimeve ndėrshqiptare qė
    do tė finalizohej me krijimin e shtetit unik shqiptar. Normalisht kėto klane asnjėherė kėtė nuk do ta pranonin dhe thonin shumė hapur dhe publikisht por do tė punonin qė tė krijoheshin rrethanat e tilla qė do tė zvarrisnin kėtė proces natyror dhe tė pashmangshėm

    12. Nė kėto rrethana politike tė brendshme dhe nė kėto konstalacione tė forcave nė aspektin ndėrkombėtar, nuk jam shumė i sigurtė se a ka mundėsi qė Kosova tė jetė e pavarur si shtet dhe sa mund tė zgjas ai proces. Por nė tė gjitha variantet proceset janė duke shkuar drejt krijimit tė njė shteti tė bashkuar tė shqiptarėve nė Ballkan. Kjo do tė ishte edhe zgjidhja qė do tė qetėsonte rajonin. Ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė riciklim i problemeve tė vjetra ballkanike.Nė fund tė fundit integrimi i shqiptarvė nė njė shtet ėshtė jo vetėm e drejtė natyrore dhe historike e tyre, por edhe nė pėrputhje tė plotė
    me proceset nėpėr tė cilat po ec sot Evropa, e sidomos nėpėr ato tė cilat synon t’i ec nesėr.

    ***

    Nė fund normalisht do tė ndėrlidhem me fillimin. Identiteti kosovar mund tė kuptohet vetėm si identitet regjional, nė krahasim me regjionet e tjera shqiptare. Sepse nė fund tė fundit tė pyesėsh ēdo njeri nėpėr rrugėt e Kosovės se ēka e ndjen veten, sigurisht i habitur do ta kthente pėrgjigjen: shqiptar, po ēka? E normalisht se nė kuadėr tė kėtij identiteti ai ėshtė edhe kosovar ashtu siē ėshtė edhe ballkanas, evropian, nė fund tė fundit njeri.
    Dhe kush mė mirė se njerėzit e pėrcaktojnė identitetin e tyre.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354

    Nuk ka identitet kosovar por vetem identitet shqiptar

    Pa hy te definicioni rreth kombit,sepse s`jam kompetent ne kuptimin profesional,me duhet te them qe eshte shume deshpruese kur lexon disa shpjegime te ndryshme ne lidhje me faktin, se a ka identitet kosovar.
    Bashkekombasit e mi, jashte Shqiperise zyrtare, mund te ken perjetue momente deshprimi,siq me ka ndodhe mua disa here,kur nga shtetase te huaj jane pyet per kombesine te ciles i perkasin.Ne keso rastesh pergjegjia e secilit nga ne ka qene: “jam shqiptar nga…. “.Pra shqiptar nga Kosova,Maqedonia,Mali i Zi etj.Nder kunderpergjegjjet me te zakonshme te bashkebiseduesit ka qene afersisht keshtu : “ aha ,jugosllav me origjine shqiptare…”.Pastaj pasonte nje ndjenje deshprimi nga ana jone ,per te qene e percjellur me nje pergjegjie definitive sqaruese,kete here me nje ton me te ngritur, nga ana jone: “Jo shqiptar me origjine!Shqiptar me gjak e gjuhe,kulture e histori..Me fjale tjera, nje komb krejt ne vete,komb jo sllav,nje komb qe ka te njejten gjuhe,gjak,kulture e histori me ata qe jetojne ne Shqiperine zyrtare, shqiptaret e Maqedonise,Malit te Zi e shqiptare tjere, kudo qe ata jetojne".Biseda te tilla kryesisht perfundonin me mirekuptim te dyanshem.

    A ka pra identitet kosovar?Si s`ka.Identitet kosovar ka aq sa ka identitet te Fushekrujes,apo identitet tropojan ose identitet llapjan.Shpjegimet tjera jane dashakeqese dhe mund te kene per qellim ta tjetersojne nje pjese te kombit,edhe ashtu te vogel e te pervuajtur ne historine e tij.
    Se do te behet Kosova shtet( si te do Zoti edhe SHBA-te) kjo s`ndryshon asgje.Ne mbetemi nje komb a etni, si te doni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 12-12-2006 mė 09:29

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    “Problemi i Qosjes quhet Kadare”

    Speciale

    debati qosja-kadare
    intervista


    Sinani: Akademiku s’ka respekt pėr shkrimtarėt e talentuar. Ka frikė cilėsinė


    “Problemi i Qosjes quhet Kadare”


    Shpjegimi pėr rolin e Rexhep Qosjes nė pavarėsinė e Kosovės

    Nė njė intervistė tė gjatė tė dhėnė pėr gazetėn, Sinani, veēon keqkuptimet qė Rexhep Qosja ka me identitetin, arsyet pse nisi ky debat, sa ndikim ka akademiku nė vonesėn e pavarėsisė sė Kosovės, si e konsideron ai shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, etj.

    Nė njė intervistė tė kohėve tė fundme ak. R. Qosja i ėshtė rikthyer kalimthi ēėshtjes sė pėrcaktimit tė identitetit tė shqiptarėve, duke folur tashmė pėr njė “multiidentitet“ apo “pluriidentitet“ tė tyre. Ky pėrcaktim shkon krejt nė tė kundėrtėn e konceptit tė shfaqur prej njė shumice diskutuesish, midis tė tjerash edhe prej jush, pėr “njė identitet dhe etnotip tė vetėm shqiptar“. Keni heshtur nė shenjė tėrheqjeje nga ai koncept?

    Neologjizmi “multiidentitet“ apo “pluriidentitet“ ėshtė shpikje e njė mendjeje tė frymėzuar prej njė kundėrlogjike formale. Mė e pakta qė mund tė thuhet ėshtė se ky term shpreh ēoroditje dhe turbullirė intelektuale. Sikurse kam pasur rastin tė shpjegoj, fjala “identitet“ vjen nga latinishtja “idem“ (prej kėndej dhe nė italisht “identitą“), qė do tė thotė “i njėjti“, “po ai“. Latinėt e urtė shpreheshin gjithashtu lakonikisht: “Ne bis in idem“ - “s’ka dy nė tė njėjtin“. Tė flasėsh pėr “pluriindentitet“ apo “multiidentitet“ do tė thotė t’i shpallėsh publikut kontradiktėn tėnde mendore dhe kryqėzimin e mendimit. Akademiku Qosja ėshtė vetėm njėri prej atyre qė tezėn e njė identiteti tė vetėm shqiptar e quajnė pėrjashtim tė mundėsisė sė ndryshimit nė rrjedhat e kohės. Nė fakt, pėrpjekja pėr tė argumentuar se njė identitet i vetėm shpreh vėshtrim tė ngurtė, sepse vetėm multiidentiteti e nėnkupton ndryshimin, ėshtė njė sofizėm arkaik. Nuk ėshtė hera e parė qė ak. Qosja flet pėr njė opozicion identitetesh brendashqiptare, ku “i njėjti“ shfaqet “nė ndryshore“, sipas shprehjes sė tij, sepse, siē ka pohuar, “ka identitet shqiptar e identitet kosovar, identitet tosk e identitet gegė, identitet islamik e identitet tė krishterė“. “Identiteti i shumėfishtė“ ėshtė njė shprehje kundėrthėnėse. Ju e dini se idioma “personalitet i shumėfishtė“ shenjon njė sėmundje mendore. Njė “identitet kombėtar i shumėfishtė“ do tė shprehte gjendjen e njė psikoze tė mjegullt kolektive, njė traumė a makth tėrėsor, fundi i tė cilit ėshtė shpėrveēimi (“depersonalisation“) i bashkėsisė etnike.

    Nė vėshtrimin etnologjik, sipas pikėpamjes suaj, supozimi i njė identiteti dhe njė etnotipi tė shumėfishtė, apo “nė ndryshore“, sipas shprehjes sė ak. Qosjes, nė tė njėjtėn kohė ėshtė pėrjashtim i homogjenitetit kombėtar. Vėrtet ėshtė kaq e rrezikshme kjo?

    Prej kohėrash tė qėmoēme, kur nis pėrveēimi (identifikimi) i bashkėsive etnike, deri nė shekullin e bashkėjetesės sė etnocentrizmit me eurocentrizmin, tė kėtij tė fundit me atlantizmin, globalizmin e proceset e pėrgjithshme integruese, opozicioni i vetėm logjik pėr tė shqyrtuar dukuritė etnotipike dhe prurjet e ndikimet e jashtme ka qenė dhe ėshtė “vetja - tjetri“. Por nė mėnyrėn e tė menduarit tė ak. Qosjes si duket s’kanė mė rėndėsi flagrancat mendore. “Multiidentiteti“ apo “pluriidentiteti“ ėshtė njė nga kėto flagranca. Siē ka shkruar prof. K. Frashėri, akademiku i shumėditur nė fakt nuk di tė dallojė identitetin nga ndikimet dhe prurjet nė kulturė, kulturėn nga qytetėrimi, burimin nga prurjet pėrgjatė rrjedhės. Ndėrsa shprehet se thelbi i identitetit ėshtė njėjtėsia e gjuhės, duke mos ua kursyer qortimet mbrojtėsve tė njė “shqipeje paralele“, ai vetė, me tezėn e “multiidentitetit“, i sjell njė dėm mė tė rrezikshėm ēėshtjes shqiptare duke faktorizuar bashkėsitė fetare nė dėm tė homogjenitetit kombėtar. Ndoshta ai mendon nė mėnyrė naive se, tani qė shoqėritė politikisht janė pluraliste, edhe identiteti duhet tė jetė i tillė! Por, po tė vėreni me vėmendje se ē’ėshtė “tjetri“ nė vėshtrimin e ak. Qosjes, “tjetri“ nuk ėshtė alogloti apo aloktoni, por thjesht ai shqiptari qė ėshtė i ndryshėm nė mendim ose nė besim. Gjithnjė ka pasur teza se ka “shqiptarė“ e “shiftarė“, “albanci“ e “shiftari“; po ashtu dhe botime me pretendime shkencore, qė e shohin popullin shqiptar nė dy, tri apo mė shumė identitete. E rrezikshme ėshtė kur vetė dijetarėt shqiptarė, pėr shkak tė vogėlsisė sė tyre shpirtėrore, nė rastin mė tė mirė; apo pėr shkak tė zotimeve tė padukshme, e kthejnė kėtė nė parim e teori.

    Eshtė kjo njė nga ato “risitė“ e befasishme qė ėshtė mėsuar tė gjejė lexuesi kėto kohė nė mendėsinė e ak. Qosjes? Apo ju po kėrkoni me lupė si tė qortoni?

    Rolin e mėsuesit qė ka marrė lapsin e kuq pėr tė rrethuar me zell tė sėmurė gabimet e dėshiruara tė tė tjerėve e ka marrė prej dekadash vetė ak. Qosja. Nė fakt, po kaq tradicionale ėshtė dhe eksperienca e tij pėr gjetjen e “tjetrit“ brenda “tė vetėve“. Ndonėse jo publikisht, sikurse dėshmohet nė gjurmėt qė ruajnė burimet, ak. Qosja e ka nisur kėtė diferencim shumė herėt. Qysh nė fillimin e viteve 1970, nė informacione tė dhėna nė Tiranė, ai i ndante intelektualėt mė tė njohur shqiptarė tė Kosovės, thuajse emėr pėr emėr: shkrimtarė, shkencėtarė, botues, pėrgjithėsisht njerėzit e letrave, nė “revolucionarė sipas nesh“ e “revolucionarė sipas jush“; nė “besnikė“ e “tė dyshimtė“, nė tė tillė qė meritonin “pritje tė denjė, me protokoll shtetėror tė nivelit tė lartė“ dhe tė tjerė qė duheshin mbajtur “nė ftohtėsi e largėsi“. Nga ky lloj kategorizimi nuk bėnin pėrjashtim as intelektualė qė edhe sot e kėsaj dite janė tė afėrt me tė (si, bie fjala, R. K.), pa shkuar nė rrethe mė tė largėta e natyrisht mė tė pakursyera (si: Z. R., H. S., H. I., A. P. etj.). Disa nisma qė janė ndėrmarrė prej vitesh nga studiues shqiptarė nė Tiranė e nė Prishtinė pėr tė ndriēuar rrugėn e zhvillimit tė bashkėpunimit midis institucioneve arsimore-universitare, kėrkimore-shkencore dhe kulturore-artistike tė Shqipėrisė dhe Kosovės gjatė tri dekadave tė fundme tė shekullit tė kaluar ka tė ngjarė tė nxjerrin nė dritė gjėra tė trishtueshme, duke pėrfshirė burime qė dėshmojnė kėshillimin nė distancė tė mendimit tė specialistėve nga Prishtina pėr disa vepra letrare ende nė diskutim pėr t’u ndaluar ose jo. Letrat dėshmojnė!

    Ju jeni njė prej atyre qė, duke pėrgatitur e publikuar veprėn shkencore “Kodikėt e Shqipėrisė“ (2003) dhe duke botuar studimin monografik “Beratinus“ (2004), sipas shprehjes sė ak. R. Qosjes “keni tejshquar“ faktorin “krishtėrim“ nė jetėn e shqiptarėve. Si e ndjeni veten nėn kėtė qortim?

    Mė parė se t’i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje ėshtė tė pėrveēohet se pėr ēfarė “tejshquarjeje“ bėhet fjalė: pėr atė tejshquarje qė e pėrmban vetė historia apo pėr njė tejshquarje tė shpikur nga mendja e studiuesit. Ak. Qosja kėto tė dyja nuk e sheh me vend t’i ndajė. Ai ēdo “tejshquarje“ e quan padrejtėsi, edhe nė rastin qė historia e pėrmban nė vetvete atė. Dhe unė po i referohem nė kėtė pėrgjigje kuptimit tė vetėm qė ka kjo fjalė nė ligjėrimin e tij. Nė filozofinė bashkėkohore tė tė menduarit, asnjė tejshquarje, qoftė dhe impresionuese, nuk mund tė qortohet, pėrveēse kur ėshtė nė dėm tė njė bashkėsie tjetėr. Botimet qė ju pėrmendėt bėnė qė kultura shqiptare tė ketė tashmė dy kryevlera monumentale tė regjistruara si pasuri shpirtėrore tė mbarė njerėzimit, pjesė tė programit tė UNESCO-s “Memoire du Monde”: dorėshkrimet “Beratinus-1” dhe “Beratinus-2”. Kjo u bėn nder gjithė shqiptarėve. Nėse ka individė qė, qoftė pėr arsye laike, qoftė dhe pėr arsye fetare, ky fakt i pezmaton, atėherė do parė mirė se kush nyjėtohet pėrmes tyre. Ka shkolla albanologjie qė do tė donin ta fillonin historinė e shqiptarėve nga fundi i mesjetės; ka tė tilla qė mundohen tė gjejnė zbrazėti historike tė shqiptarėve deri nė shekullin e 17-tė, pas pėrfundimit tė luftės austro-osmane (1689); qė mbarojnė studime pėr tė provuar se nuk ka asnjė gjurmė kulture tė tyre mė parė. Shkencėrisht pa krishtėrimin kultura shqiptare e ka shumė tė vėshtirė tė shkojė pėrtej shekullit tė 15-tė. Ndėrsa paleokrishtėrimi ėshtė njė privilegj historik-kulturor i fare pak popujve nė botė, si latinėt, grekėt dhe iliro-shqiptarėt. Nėse nuk ėshtė i rreshtuar qoftė dhe ndėrmjetėsisht nė ndonjė prej atyre shkollave albanologjike qė thellėsia historike shqiptare i bėn tė tremben, ak. Qosja, si ateist me zė tė mekur qė ėshtė, ndoshta nuk ka aq liri gjykimi qė ta shohė besimin si kulturė dhe qytetėrim. Kjo ėshtė mė e lehta qė mund tė thuhet.

    Mė e rėnda do tė ishte se argumenti fetar nė pohimet e ak. Qosjes e ka vetėm si shkas refuzimin ateist, pėr tė ēuar nė pėrfundime mė tė dėmshme pėr promovimin e identitetit europian tė shqiptarėve?

    Kjo gjithashtu do tė ishte njė pėrligjje dashamirėse e qendrimeve tė tij gjithnjė e mė tė ēoroditura. Ka disa gjėra qė nuk kanė nevojė pėr shpjegim prapavajtės. Njė ndėr to ėshtė gjendja fetare nė Shqipėri dhe mė gjerė, nė Ballkan, pėrgjatė historisė. Nė nenin 3 tė “Traktatit tė Paqes tė Augsber-ut“ (1555), qė u nėnshkrua pikėrisht nė vitin kur Gjon Buzuku shkroi “Mesharin“, librin e parė shqip, perandoritė e mėdha tė kohės vendosnin qė ēėshtjet fetare tė zgjidheshin sipas formulės “cuius regio - eius religio“ - “feja shkon me sundimin“. Pjesė e kėtij rendi botėror qė u vendos me kėtė traktat ėshtė dhe ndryshimi i strukturės demo-fetare ndėr shqiptarėt. Kėtė realitet gjeofetar veprimtarėt shqiptarė e kanė pasė tė qartė prej qėmoti. Nė njė letėr qė mban datėn 20 dhjetor 1949, njė musliman shqiptar, Mustafa Kruja, “kolaboracionist, reaksionar“ e ē’tjetėr s’ėshtė thėnė pėr tė, i shkruante klerikut katolik Paulin Margjokaj pėr “nji dhunė” qė “na kanė bāmė” sulltanėt: “Jo qi na sunduen katėr shekuj e gjysė, se pa ta ndoshta do tė na kishte pasė sundue sllavi, me konsekvenca shumė mā tė kėqija kombtarisht, por qi na ndėrruen fén, neve nji grusht gjind mjedis nji bote tė krishtenė. Kjo gjā mund tė na e ketė vonue indipendencėn t’onė nja 100 vjet e me atė vonesė pengue unitetin t’onė kombtar” (“Letėrkėmbim“, 2006). Kur M. Kruja, “tradhtari, armiku, i shituri“, ia shkruante klerikut P. Margjokaj kėto fjalė, Shqipėria shtetėrore kishte afėrsisht njė gjysmė shekulli qė ishte shpallur e pavarur. Dhe pėrsėri autori i letrės e vuan nė thellėsi vonimin e pavarėsisė nga manipulimi me faktorin fetar. Kosova ėshtė sot nė vigjilje tė zgjidhjes sė shpresuar tė nyjes sė fatit tė saj. Sipas shprehjes sė “tė shiturit“ M. Kruja, shpikėsit e marrėzisė sė “multiidentitetit“, qė do tė thotė se njė shqiptar nuk ėshtė shqiptar si tjetri, veēse ia vonojnė pavarėsinė Kosovės.

    Duke e nisur pyetjen tonė pikėrisht aty ku mbyllet kjo pėrgjigje juaja: mendoni se ak. Qosja e ka renditur veten nė ata qė po e vonojnė pavarėsinė e Kosovės?!

    Tė gjitha pėrpjekjet pėr tė krijuar “njė Kosovė arnaute“ (apo ēfarėdolloj tjetėr) pėrkundrejt “Shqipėrisė europiane“, ku tė ēojnė nė thelbin e tyre pohimet e dėshpėruara tė ak. Qosjes, janė antihistorike dhe me ndikim tė mbrapshtė nė fatin e shqiptarėve, nė radhė tė parė nė fatin e shqiptarėve tė Kosovės. Kush ėshtė i interesuar tė mbajė mure dhe klone brendashqiptare, qoftė dhe murin e dallimit dhe tė “tejshquarjes“? Kush ėshtė i interesuar qė shqiptarėt tė mos kenė njė identitet, por disa identitete? Teza e heterogjenitetit (nga gr. “heteros“ - tjetėr dhe “genos“ - gjini, burim) vetėm shqiptare s’mund tė jetė. Pėr t’i ikur (bishtnuar) vjedhurazi Europės, ak. Qosja mashtron terminologjikisht duke pohuar se “Kosova ėshtė protektorat amerikan“. I mėsuar tė jetojė jashtė eklipsit, sa kohė qė midis shqiptarėve ekzistonte kufiri shtetėror; tani, nė kushtet kur pak nga pak po funksionon njė hapėsirė kulturore kombėtare, dhe kjo ka sjellė dhe njė hierarki tjetėr tė vlerave mė tė ēmuara, ai ka zgjedhur tani si instrument tė ruajtjes sė vėmendjes publike vajtimin e “islamit tė viktimizuar“, qė ėshtė nė modė nė njė pjesė tė madhe tė botės sė sotme, ndonėse nė vėshtrimin perėndimor nuk ekziston asnjė shenjė difidence ndaj besimit tė shqiptarėve tė Kosovės! Pse i pėlqen ak. Qosjes ky rol dhe pėr cilin “islam tė viktimizuar” e ka fjalėn? Kjo ėshtė njė pyetje qė do pėrgjigje, sepse loja me pėrēarjen fetare dhe parodia e viktimizimit fetar mund tė shndėrrohen nė ide tejet tė rrezikshme edhe nė Kosovė, sidomos pėr tė ardhmen politike tė saj.

    Duke qenė autori i dy librave kushtuar krijimtarisė sė I. Kadaresė, “Pengu i moskuptimit” (1997) dhe “Njė dosje pėr Kadarenė” (2005), keni qenė dyfish “brenda zonės sė rrufeve” tė ak. Qosjes. Pjesėmarrja juaj nė polemikė ka karakter vetėmbrojtės, apo diēka mė shumė?

    Sikurse mund ta keni vėrejtur, jam munduar t’u shmangem rreptėsisht mbitheksimeve vetjake. Natyrisht, kjo nuk mė pengon qė tė agrumentoj nė situatėn e re mendimet e mia. Dua tė saktėsoj pa u zgjatur se tashmė ėshtė bėrė krejt e qartė se problemi i ak. Qosjes quhet “Kadare”. Kam pasur rast t’i bėj thirrje publikisht atij t’u japė fund akrobacive dhe t’i shohė problemet nė rrafsh historik, nė rrjedhėn e tyre tė arrirė. Me kėtė rast i kam kujtuar se problemi i faktorit “krishtėrim” dhe i rolit tė tij nė jetėn e shqiptarėve ėshtė trajtuar nė formė traktati nė njė trajtesė tė gjatė tė atė Gjergj Fishtės, “Questione albanese e questione catholica” (1913-1924), njė pjesė e sė cilės ėshtė dorėzuar si memorandum nė Lidhjen e Kombeve (Gjenevė). Faik Konica, pėr tė cilin ak. Qosja ka botuar sė fundmi (2006) njė studim, qysh mė 1908 shprehej se “shqiptarėt duhet tė bėhen tė krishterė, qė Europa ta pranojė bėrjen e Shqipėrisė shtet”. Mirėpo ak. Qosja, nė studimin e tij, megjithėse numėron jo njė, por tetė gabime tė Konicės, kėtė pikėpamje tė tij nuk e gjen aspak tė gabuar! Po shfrytėzoj kėtė rast t’u kujtoj lexuesve se tė njėjtėn ēėshtje, nė njė formė shumė mė tė drejtpėrdrejtė, e ka shtruar Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu nė njė ligjėratė tė mbajtur nė Universitetin e Oksfordit (nėntor 2005), disa muaj para botimit tė sprovės sė Kadaresė “Identiteti europian i shqiptarėve”. Nė kėtė ligjėratė, botuar nė tė gjitha tė pėrditshmet e Tiranės, po ashtu dhe nė anglisht nė shtypin e huaj, Moisiu shprehet: “Shpesh shqiptarėt quhen njė popull musliman, ose me shumicė muslimane. Ky ėshtė njė lexim shumė sipėrfaqėsor i realitetit shqiptar. Sė pari, sepse islamizmi nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besim rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e atij faktori qė e solli. Islamizmi nė Shqipėri ėshtė njė islam me fytyrė europiane” (“Korrieri”, 10 nėntor 2005). Nuk mund tė mos bėjė pėrshtypje fakti se kėto pohime tė Presidentit Moisiu ak. Qosjen nuk e shqetėsojnė fare. Nuk shqetėsohet, sepse, sikurse e thashė, problemi i ak. Qosjes quhet “Kadare”. A nuk e keni vėnė re se ak. Qosja, edhe nė paraqitjen e fundme, thuajse s’foli fare - pėrveēse kalimthi - pėr atė ēėshtje pėr tė cilėn nisi debati, domethėnė pėr pėrbėrėsen fetare nė identitetin e shqiptarėve?!

    Kjo mėnyrė tė arsyetuari tė shpie nė pėrfundimin se shumė qendrime tė ak. Qosjes janė, pėrveēse nyjėtime zotimesh ideologjike, edhe shprehje egocentrizmi?

    Pse mė pyesin mua pėr kėtė?! Ai vetė jua ka dhėnė pėrgjigjen! Ja si shprehet nė njė intervistė dhėnė sė pėrditshmes “Epoka e re”: “Mandati im si mandat kulturor e shpirtėror, (mė ėshtė) i dhėnė tashmė prej popullit shqiptar, kurse pas meje 25 vjetėve veprimi si subjekt me ndikim tė vazhdueshėm demokratik dhe 21 veprave tė botuara letrare, shkencore e publicistike, qė do t’u shtohen edhe disa tė pabotuara, pjesa mė e madhe e tė cilave nė kulturėn tonė do tė jetojnė deri sa tė jetojė gjuha shqipe dhe populli shqiptar qė e flet, domethėnė gjithmonė...“ (botohet si nė librin e R. Hoxhės “Moral pa moral“, Prishtinė 2006, f. 25, nė kreun “Mandatin e marrė vetė“). Nėse nuk ju mjafton kjo, vėreni si e lartėson veten idem (i njėjti) nė intervistėn e fundme dhėnė shtypit tė Tiranės: “Jetėshkrimi im politik dhe vepra ime shkencore, letrare e publicistike janė njė kafshatė tepėr e madhe, tė cilėn nuk mund ta pėrbijė kurrė Ismail Kadare me tarafin e tij gazetaro-publicistiko-poetik me degėt nė Tiranė e nė Prishtinė“. Meqė ra fjala, vlerėsimi i kėsaj interviste nė leximin virtual vazhdon tė jetė, njė muaj e ca pas botimit, vetėm “zero vota“.

    Ju e quani tė ekzagjeruar kėtė vetėvlerėsim tė Qosjes, pavarėsisht prej meritave qė zakonisht i janė njohur nė studimet shqiptare?

    Me sa dihet, meritat shkencore-kulturore nuk shprehen me mandat. Nė fakt, unė nuk e kam tė qartė se ē’kupton ak. Qosja me “mandat“, sidomos me “mandat tė dhėnė prej popullit“, por nė atė mėnyrė qė pėrdoret kjo fjalė nė ligjėrim, nė ēfarėdo fjalori qė ta kėrkoni, mund tė them se s’ka kurrfarė lidhjeje me tė. Eshtė fakt i njohur qė ak. Qosja e ka provuar konkurrencėn pėr mandat, si pėrdoret kjo fjalė nė terminologji, nė tė parat zgjedhje politike nė Kosovė. Sipas tė dhėnave zyrtare tė botuara nga gazeta “Epoka e re” (31 tetor 2000), nė garėn pėr zgjedhjet e atij viti ak. Qosja ka mundur tė fitojė (nė gjithė Kosovėn, me gjithė kandidatėt e partisė sė vet) vetėm 2370 vota, ose 0.42 pėr qind tė tėrėsorit, ndėrkohė qė njė kandidat i pavarur, pa parti, vetėm nė njė komunė, ka fituar mė shumė se ai. Cili ėshtė atėherė mandati qė i paska dhėnė populli? A mund tė flitet pėr “mandat tė dhėnė nga populli” me kaq pak delegim autoriteti?! Tė paktėn pėr njė “mandat tė popullit tė vet” nuk mund tė flitet, sepse mandate teorikė nuk mund tė ketė.

    Duke mos iu larguar kėsaj teme, ak. Qosja ėshtė shprehur se ka qenė dhe ėshtė bartės e shqiptues i mendimit kombėtar shqiptar nė tė gjitha kohėrat, si tė thuash njė “rilindės“ i kohėve tė reja. Ē’mendoni pėr kėtė? A ka lidhje kjo me kundėrshtimet e tij tė rrepta pėr vlerėsimin e I. Kadaresė nga autoritetet publike tė vendit tė vet me kėtė pėrcaktim?

    Ju po e zbutni rrezikshmėrisht megalomaninė e ak. Qosjes. Nė fakt, kjo megalomani ėshtė ndėrtuar jo vetėm nė bashkėshoqėrim me pėrbaltjen e I. Kadaresė, por pėrgjithėsisht nė pėrēmimin e arritjeve tė shkencės dhe kulturės kombėtare nė Shqipėrinė shtetėrore. Sikurse e dini, ai sė fundi ėshtė shprehur nė mėnyrė tė pėrflaktė: “Ideologjia e nacionalizmit shqiptar, e nacionalizmit modern kombėtar, pas Luftės sė Dytė Botėrore, i ka rrėnjėt nė Kosovė. Ne, brezi im, jemi ndėrtuesit e ideologjisė sė nacionalizmit modern shqiptar nė kohėn e komunizmit. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Ne qė jetonim nė njė shtet shumėkombėsh, nė tė cilin zhvillohej nacionalizmi, dhe qė jetonim nė njė shtet federativ, prej tė cilit Kosova ishte e pushtuar, ne pashmangshėm do tė nxiteshim pėr tė ndėrtuar e pėr tė shprehur nacionalizmin shumė mė pėrpara dhe shumė mė fuqishėm se vėllezėrit tonė nė Shqipėri, tė cilėt jetonin nėn trysninė e internacionalizmit proletar. Kur unė, fjala vjen, i kisha shkruar mbi dymijė faqe pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi, duke i vėnė kėshtu bazat e nacionalizmit tonė modern, nė Tiranė teksa do tė fillojnė tė shkruhen artikujt e parė pėr ēėshtjen shqiptare“. Me njė fjalė, shqiptarizmit modern ia ka hedhur themelet dhe na e ka mbajtur gjallė ak. Qosja! Rroftė ish-Jugosllavia multietnike! - na thotė tėrthorazi ak. Qosja, sepse ajo u dha mundėsi shqiptarėve nė Kosovė tė mbajnė gjallė ndjenjat kombėtare pėr Kosovėn dhe gjithė popullin shqiptar! Shihni me ē’pėrdhunė i vė pėrsėri kufijt e dallimit ak. Qosja: ish-Jugosllavia, “njė shtet shumėkombėsh, nė tė cilin zhvillohej nacionalizmi”, nga njėra anė, dhe Shqipėria shtetėrore, ku njerėzit “jetonin nėn trysninė e internacionalizmit proletar”! Po ta vėreni me vėmendje filozofinė e ak. Qosjes, nė tė gjitha tezat e kohėve tė fundme ai del si gardiani i vetėveēuar i kufijve politikė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė! Ai nuk do t’ia dijė aspak pėr historinė politike tė Kosovės, e cila na njeh me njė realitet krejt tjetėr. Ak. Qosja bėhet fare qesharak kur e shpall veten themelues tė “nacionalizmit modern shqiptar”. Ai rrėshqet nė nivelin e njė provokatori tė ulėt kur ndez frymėn e rivalitetit Kosovė-Shqipėri. E dimė mirė tė gjithė se ku ėshtė formuluar teza e rrezikut tė “infektimit prej paternalizmit” dhe ku e ka burimin frika prej “shtetit amė” tė shqiptarėve! Sa pėr “bazat e nacionalizmit modern shqiptar“, s’ka shkollar qė tė mos e dijė se si e kur janė hedhur. Pėrfaqėsuesit e atdhetarizmit postromantik kanė qenė tė shumtė e tė famshėm nė botėn shqiptare: qė nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Faik Konica e Gjergj Fishta, dhe pastaj me radhė: Branko Merxhani, Mit’hat Frashėri, Krist Maloki, Eqrem Ēabej, Dhimitėr Pasko, Lasgush Poradeci, Aleks Buda, Odhise Paskali, Selman Riza, Jusuf Gėrvalla etj., etj., njė pjesė e tė cilėve kanė jetuar edhe nė kohėn e komunizmit dhe disa madje e kanė vazhduar edhe nė atė periudhė veprėn e tyre. Nė fakt, kėta, nė kohėn kur rrojtėn e vepruan, as qė e dinin se ekzistonte ak. Qosja, le pastaj ta njihnin si “themelues tė nacionalizmit modern shqiptar”. Nė anėn tjetėr, gjithė bota e di se ē’fat kanė pasur nacionalistėt shqiptarė nė Kosovė, prej viteve tė para tė pasluftės, deri te “irredentistėt“ e vitit 1981: Beogradi ata i vari ose i varrosi tė gjallė nė burgjet mė tė tmerrshme.

    Kur ak. Qosja ia njeh si meritė pėrjashtimore “ndėrtimin e nacionalizmit modern shqiptar“ vetes dhe “brezit tė tij“, nuk na e bėn tė qartė se pėr cilin brez e ka fjalėn. Mendoni se kjo ėshtė thjesht ēėshtje mbikalimi gjuhėsor?!

    Pėrkundrazi! Mbikalimi ėshtė shumė mė hileqar dhe shpėrfaq fshehjen prej historisė, jo prej formulave gjuhėsore. Nė Kosovė ka pasur thuajse nė ēdo dekadė breza tė merituar, breza qė e kanė ēuar pėrpara kohėn. Cili ėshtė raporti i ak. Qosjes me kėta breza? Kur nė jetėn shqiptare nė Kosovė u shfaq “Brezi 1968”, ak. Qosja po kryente studimet pasuniversitare nė Beograd. E zorshme tė mendohet njė lidhje mes tyre! Kur nė Prishtinė shpėrtheu lėvizja studentore e “Brezit 1981“, ak. Qosja u gjend nė anėn tjetėr tė barrikadės: sikurse shumė intelektualė me funksione drejtuese, edhe ai e shkroi telegramin pėr solidarizimin me politikėn e diferencimit ideologjik qė shpalli Beogradi. E vetmja “meritė“ e tij ėshtė se shkroi njė telegram me tekst tė shkurtėr, njė gjysmė faqeje. Ju mund tė thoni: po ē’mund tė bėnte tjetėr?! Asgjė mė shumė se sa bėri kolegu i tij Ukshin Hoti, i cili, sė bashku me tre profesorė tė Universitetit tė Prishtinės, u arrestua mė 1981 dhe u dėnua mė 1982, pėr shkak tė solidarizimit me studentėt dhe jo me Beogradin. Ukshin Hoti “mund tė ishte dėnuar edhe mė 1968, nė kohėn e demonstratave tė atij viti, por fatbardhėsisht atėbotė u gjend nė krye tė demonstratave tė rinisė sė Zagrebit dhe jo tė Prishtinės“ (“Gjaku i lirisė“, 9-10, f. 317). Ak. Qosja kishte shansin qė tė bashkohej me njė brez tjetėr atdhetar nė Kosovė, “Brezin 1989“, qė imponoi politikėn e ndryshimit dhe shpalljen e vullnetit kushtetues pėr Kosovėn shtet. Mirėpo, sikurse dihet, me gjithė ngulmimin e njė grupi nismėtarėsh alternativistė pėr faktorizimin politik tė shqiptarėve atje, ai refuzoi kategorikisht tė merrte ēfarėdo pėrgjegjėsie, duke pėrfshirė atė tė kryetarit tė opozitės sė re. Pėr njėfarė kohe ai qe shumė pranė “Brezit tė UĒK-sė“, brezit qė e ktheu lėvizjen e mendimit nė lėvizje veprimi. Por, sikurse shkruan vetė nė librin “Tronditja e shekullit“ (vėllimi I, f. 79-81), nė pranverė tė vitit 1999, kur njėsiti i UĒK-sė, me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, e ftoi tė bashkohej me komandėn eprore tė luftėtarėve, pėr t’i pritur atje bashkėrisht sfidėn dhe fitoren, ak. Qosja mori rrugėn drejt Tiranės, pėr ta kqyrur gjithēka qė ndodhte prej ekraneve tė televizioneve, nė njė prej rezidencave mė tė njohura qeveritare. Nėse tė gjithė intelektualėt e Kosovės e kanė njė pėrligjje pėr largimin nga vendi nė kohėn e operacionit “Patkoi“, ak. Qosja nuk ka pėrligjje, sepse atij iu ofrua njė zgjidhje. Kur ai flet pėr lavdinė e zhvillimit tė mendimit shqiptar prej tij dhe “brezit tė tij“, ndonjė brez tjetėr historik me tė cilin mund tė lidhet mendimi dhe veprimi i tij nuk ka. Kėta janė brezat e lavdishėm tė Kosovės. Dhe me kėta breza ak. Qosja, edhe kur ka qenė disi pranė tyre, nuk ia ka dalė tė jetė i bashkėlidhur me ta deri nė fund, domethėnė deri nė ēastin kritik. Megjithatė, askush nuk po ia kėrkon heroizmin. Por ak. Qosja bėhet i padurueshėm kur, megjithėse s’ka kurrfarė alibie pėr t’iu fshehur historisė, mllefi i tij nuk njeh kufi: duke e ditur fare mirė se nė orėn e provės sė madhe u rreshtua nė anėn tjetėr tė barrikadės, nga e gjen guximin tė hiqet tani si prokuror? Mė 1981 shkrimtari Ismail Kadare ia bėri tė njohur gjithė botės masakrėn e Prishtinės. Jo vetėm novela e tij “Krushqit janė tė ngrirė”, por edhe shumė artikuj polemikė kundėr politikės skllavėruese tė ish-Jugosllavisė nė Kosovė, e bėnė atė njė ringjallės tė shpirtit kryengritės tė shqiptarėve. I. Kadare nuk ka gabuar nė asnjė ēast dhe nė asnjė nyje tė zhvillimit tė ēėshtjes shqiptare nė Kosovė. Do tė mjaftonte vetėm kjo qė ak. Qosja tė pėrmbante tėrbimin e tij kundėr Kadaresė. Apo tėrbimin ia shkakton pikėrisht fakti qė Kadare e bėri atė qė ak. Qosja nuk e bėri dot? Ose s’donte ta bėnte? Jaqė kėtė pėrgjigje jam i detyruar ta mbyll po me pyetje!

    Ju mendoni se pohimi i ak. Qosjes pėr rolin paraprirės tė mendimit shqiptar nė Kosovė nuk ėshtė thjesht njė tejkalim nervoz si nė ēdo polemikė inatēore?

    Nuk mund ta besoj kėtė, sepse ka qenė Beogradi qė pėr vite e dekada tė tėra me radhė ka pasė kėmbėngulur se kryeqendra e mendimit albanologjik nuk ėshtė nė Tiranė, nė Shqipėrinė shtetėrore, por jashtė saj, duke nėnkuptuar shkollėn serbe tė albanologjisė (nė kuptimin e saktė tė fjalės, duke e pėrjashtuar atė tė Prishtinės). Qoftė edhe pėr arsye politike dhe formale, pa hyrė nė parashtrimin shkencor tė ēėshtjes, ak. Qosja nuk duhej tė kishte pėrfunduar nė kėtė barazim idesh. Pohimi i tij se ideologjisė kombėtare “i ka paraprirė” ai vetė ėshtė njė prej djallėzive mė tė rėnda qė u ka ofruar ak. Qosja shqiptarėve qėkurse ka filluar kėtė ekskursion tė shėmtuar. Nė thelb, njė tezė e tillė synon tė krijojė psikoza anti-Kosovė nė Shqipėri dhe anasjelltas. Duke u treguar vendin (“pas meje”) mendimtarėve dhe veprimtarėve tė shqiptarizmit nė “shtetin-amė”, pėr tė cilin mijėra shqiptarė tė Kosovės u dėnuan me burg e persekucion, ak. Qosja provokon si njė intrigant i rėndomtė ndarjen dhe tjetėrsimin e shqiptarėve brendapėrbrenda tyre. Edhe denigrimi i I. Kadaresė bėn pjesė nė kėtė kuturisje tė rrezikshme tė ak. Qosjes. Pohimi i tij se nacionalizmi shqiptar, qysh prej fundit tė luftės antifashiste, e ka pasur qendrėn nė Kosovė, paradoksalisht tė ēon nė pėrfundimin se Jugosllavia ka qenė mė bujare pėr tė lejuar zhvillimin e identitetit dhe ideologjisė kombėtare shqiptare. Ky mendim i tij ėshtė po aq reaksionar sa edhe i atyre “atdhetarėve” tė mėdhenj tė Kosovės, tė cilėt, nė fillim tė viteve 1990, vėrshuan nė Tiranė pėr tė ēliruar Shqipėrinė nga ideologjia komuniste pėrmes “liberalizmit” dhe vetėqeverisjes jugosllave, ndonėse kish ardhur ora e provės pėr Kosovėn, ora e flijimit pėr tė. Mė mirė qė e dėgjuam shqip e qartė prej gojės sė tij kėtė pohim, qė na bėn tė ditur se ak. Qosja nuk dihet nga e ka drejtuar kokėn!

    Nė intervistėn e tij tė fundme ak. Qosja ka akuzuar drejtpėrdrejt disa prej pjesėmarrėsve nė debat pėr deformime tė fakteve. Cila ėshtė pėrgjigjja juaj?

    Ak. Qosja nė fakt ka thėnė se ne kemi gėnjyer. Por e keqja ėshtė se - unė tė paktėn - kam pėrmendur fakte, kurse ai ka bėrė deklarata. Unė kam pohuar se ak. Qosjes i mungon respekti pėr shkrimtarėt mė tė talentuar tė letėrsisė shqipe dhe se ai e ka frikė cilėsinė. Kam pėrmendur nėnēmimin e tij botėrisht tė njohur pėr Migjenin, qė s’ka nevojė pėr koment. Kam cituar librin e tij tė fundmė “Prej letėrsisė romantike deri tek letėrsia moderne“ (2006), ku ai e quan Nolin njeri “qė ka glorifikuar rolin e vet“ (f. 279), dhe mė tej shton: “vjershat e tij doemos dalin pamfletiste kurse ai vetė gati si njė politikan i dėshtuar“ (f. 280); “pėr mė tepėr, ai del disi tepėr jo modest: si poet qė e ka ngritur veten deri nė rolin e njė ēlirimtari, duke e krahasuar me shėmbėlltyrėn e shenjtė tė Jezu Krishtit dhe si politikan megaloman qė kapardiset se do tė pėrmendet pėrgjithmonė si njė Mesi“ (f. 280). Ja, kėshtu jemi ne/ata “qė gėnjejnė duke mė akuzuar se gjoja s’kam shkruar pėr autorė pėr tė cilėt kam shkruar, duke gėnjyer se gjoja nuk ēmoj krijues qė ēmoj, duke gėnjyer se gjoja nuk dua ēka me mijėra faqe tė shkruara kam dėshmuar se dua“ (“Gazeta shqiptare“, 4 dhjetor 2006). “Noli dėshtak”, me lėvizjen e tij tė veprimit politik, sikurse kanė ardhur nė njė mendje historianėt, bėri qė “klasa e ēifligarėve tė mos e marrė mė kurrė veten“. Dhe kush e shpall dėshtak Nolin: thua se ak. Qosja, me 2370 votat e tij, triumfalisht ia ndėrroi fatin Kosovės!

    Ē’mund tė na thoni lidhur me faktin qė ak. Qosja ka deklaruar se nuk ėshtė nė stilin e tij tė lavdėrojė udhėheqėsit (ėshtė fjala pėr takimin me Nanon dhe Agollin mė 1992, duke u shprehur tekstualisht se e quan “tė pasaktė pohimin se ai i falėnderoi ata pėr gjoja pritjen e ngrohtė dhe vėllazėrore“; qė nuk ishte ai, por mikpritėsit nė Tiranė, “qė e kanė kėrkuar takimin“; qė ai nuk e praktikon, se pse nuk e ka praktikuar kurrė, t’i falėnderojė partitė pėr asgjė“)? Duke iu referuar burimeve, kėshtu dėshmohet vijimėsisht sjellja e tij?

    - Qė ak. Qosja e ka bėrė kėtė pėrgėnjeshtrim, kjo dihet botėrisht, sepse ėshtė botuar nė kronikat e shtypit tė kohės (“Bujku“, 13 shkurt 1992). Mbase mund ta besojmė vėrtet se ak. Qosja nuk e ka praktikuar kurrė tė falėnderojė udhėheqėsit nė Tiranė, sido qė fjala “kurrė“ tremb edhe mė tė paditurin. Por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr qendrimin e tij ndaj ish-udhėheqėsve jugosllavė, tė cilėve nuk ua ka kursyer hyjnizimet, duke pėrfshirė edhe J. B. Titon, pėr tė cilin ka shkruar: “Tito e ka udhėhequr, dhe e ka sjellė nė triumf pėrfundimtar, luftėn nacionalēlirimtare tė popujve tė Jugosllavisė - ja njė meritė e mjaftė historike pėr tė gjitha kohėrat. Tito e ka udhėhequr, dhe e ka sjellė deri nė triumf pėrfundimtar luftėn qė ka pėrmbysur monarkinė - ja njė meritė tjetėr e mjaftė pėr historinė. Tito i ka thėnė “JO“ Stalinit, nė njė kohė kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij - ja njė meritė e mjaftė historike pėr historinė. Tito na ka udhėhequr shtigjeve tė vetėqeverisjes socialiste, tė barazisė, vėllazėrimit e bashkimit, bashkėjetesės sė kombeve e kombėsive - ja njė meritė tjetėr e jashtėzakonshme historike. Tito i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdhaja - ja dhe njė meritė tjetėr, aq e madhe, aq vendimtare nė historinė e pėrbotshme“ (R. Qosja, “Njė “JO“ e madhe dhe shumė merita“, “Rilindja“, 11 maj 1980).

    Nė intervistėn e fundme ak. Qosja propozon rishikimin e vendit tė I. Kadaresė nė historinė e letėrsisė shqipe. Si studiues i kėsaj vepre, mendoni se ka vend pėr njė rishikim tė tillė?

    Historia, duke pėrfshirė dhe historinė e letėrsisė, rishkruhet nga ēdo brez qė vjen nė rrjedhat e saj me njė mendėsi tė re. Por ak Qosja nuk kėrkon rishikimin e vendit tė I. Kadaresė nė historinė e letėrsisė shqipe. Ai dėshiron t’ia sakatojė letėrsisė shqipe pėrmasėn ndėrkombėtare tė saj. Ai thotė me kėnaqėsi diabolike se “shkrimtari mė i mbivlerėsuar nė letėrsinė shqipe, Ismail Kadare, pashmangshėm do tė ulet disa shkallė mė poshtė“. Ai propozon “njė vepėr ... mbi rolin katastrofal moral, teorik dhe ideologjik tė Ismail Kadaresė nė kohėn e komunizmit, mbi identifikimin e tij me stalinizmin, ndoshta me titullin “Ismail Kadare dhe ideologjia staliniste”. Ak. Qosja e quan Ismail Kadarenė tė dėmshėm, madje tė rrezikshėm, pėr Shqipėrinė dhe pėr gjithė kombin shqiptar (pra, edhe pėr Kosovėn). Kjo retorikė ėshtė tipike si ajo e propagandės serbe gjatė gjithė dhjetėvjetėshit tė parafundmė (1990-2000). Nė dhjetėra artikuj e konferenca Ismail Kadare ėshtė quajtur prej shtypit serb i dėmshėm, i rrezikshėm pėr Jugosllavinė dhe sidomos pėr kombin serb! Propaganda e Beogradit ka bėrė shumė herė thirrje deri pėr tė vepruar kundėr Kadaresė, jo thjesht pėr ta ndarė prej lexuesve. Eshtė kėrkuar dhe dėnimi i tij moral, madje i ėshtė treguar kėrcėnueshėm edhe Gjyqi i Hagės. A nuk kemi tė drejtė tė mendojmė se sulmi i shfrenuar i ak. Qoses kundėr Ismail Kadaresė pikėrisht tani ėshtė shprehje e njė hakmarrjeje tė tillė, tė pakryer? Dhe nuk ėshtė hera e parė qė hakmarrrja serbe ėshtė pėlqyer tė kryhet nga njė dorė shqiptare. Pėr fat tė mirė, idetė totalitariste tė ak. Qosjes mund t’i vlejnė vetėm atij vetė, sepse koha e direktivave ka vdekur njė herė e pėrgjithnjė.

    Njė muaj mė parė ju i keni kėrkuar publikisht ak. Qosjes tė marrė pėrgjegjėsitė qė i takojnė si nėnshkrues i marrėveshjes sė Rambujesė dhe tė mos sajojė probleme fiktive pėr tė ēoroditur popullin. Si autor i dy librave politologjikė pėr kėtė ēėshtje, “Kosova nė gjeopolitikė” (1998) dhe “Kosova nė syrin e ciklonit” (1999), mund ta shtjelloni mė gjerėsisht kėtė ide?

    Rrjedhat politike nė Kosovė ka disa kohė qė nuk po shkojnė nė drejtimin e parashikuar. Nė marrėveshjen e Rambujesė ishte caktuar njė fazė kalimtare prej tre vjetėsh, deri nė shpalljen e statusit politik. Nė fakt kanė kaluar jo tre, por shtatė vjet, dhe statusi nuk ėshtė shqiptuar. Pėr mė tepėr, sipas shumė gjasash sė afėrmi do tė kemi shpalljen e njė faze tė re kalimtare nėn ksenokraci, deri nė njė zgjidhje siē u ėshtė premtuar shqiptarėve. Ēfarė do tė ndodhė me Kosovėn gjatė kėtij tranzicioni tė ri? Ėashingtoni ka pėrmendur nevojėn e mbajtjes sė njė “Rambujeje tjetėr”, me qėllim qė tė dėgjohen edhe pikėpamjet e “palėve tė pakėnaqura”. Ajo qė dihet ėshtė se tashmė kanė filluar specializimin rreth 2000 ekspertė europianė tė sė drejtės, tė diplomacisė, tė ekonomisė, tė financave, tė demografisė, pėr tė marrė sė shpejti detyrėn e mbikėqyrjes sė pushtetit dhe tė administratės publike nė Kosovė. Me sa duket, nuk do tė kalojė shumė kohė dhe misioni i Kėshillit tė Sigurimit do t’ia lerė vendin njė misioni tė Europės sė Bashkuar. Nuk ėshtė aspak e rastit qė, fare pak kohė mė parė, nė kryeqytetin e kėsaj Europe qė do tė marrė pėrgjegjėsitė e veta nė Kosovė, qarqe tė interesuara ballkanike tmerruan Belgjikėn me idenė e ndarjes sė krahinės flamande, pėr ēka u diskutua me alarm pėr rreth dy orė nė televizionin e Brukselit. Nėnshkruesit e marrėveshjes sė Rambujesė e kanė pėr detyrė tė nyjėtohen, tė dalin para popullit tė vet dhe tė ndriēojnė tė ardhmen e tij. Duke pasur parasysh se I. Rugovės ia ka mbyllur gojėn vdekja, se R. Haradinajt ia ka mbyllur gojėn Haga, se H. Thaēi ishte nė Rambuje si pėrfaqėsues i krahut tė armatosur, mund tė thuhet se kjo pėrgjegjėsi i bie kryekėput ak. Qosjes. Prandaj heshtja e tij ėshtė shumė misterioze. Pėr mė tepėr qė, pikėrisht nė kohėn e marrjes sė pėrgjegjėsisė, ai ka zgjedhur pozitėn prej rehat-agai tė mbikėqyrėsit pėr gjithēka qė ndodh nė Shqipėri. Atėherė lind pyetja: kush ia ka mbyllur gojėn ak. Qosjes?! Fakti qė shqiptarėt ai dėshiron t’i shohė doktrinarisht nė multiidentitet, nė “identitet tė shumėfishtė“, tregon se e shkuara peshon fort mbi pohimet e tij. Nė ish-Jugosllavi ka pasur njė mori funksionesh shtetėrore qė zyrtarisht ishin konfidenciale. Dihet mirė se funksione tė tilla kanė pasur dhe njė pjesė pushteti okult. Ak. Qosja ėshtė njė prej atyre funksionarėve qė ka ushtruar detyra zyrtare tė kontrolluara, me pushtet tė dukshėm e tė padukshėm. Deri nė shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė sė dytė (fundi i viteve 1990) kishte njė platformė zyrtare pėr detyra tė tilla: njerėz konfidencialė pėr funksione konfidenciale. Me sa duket, pikėrisht kjo pjesė e pushtetit okult, qė e nėnkupton vetvetiu investitura e tij nė detyra shtetėrore, ėshtė njė nga faktorėt qė ia mbyll gojėn. Tashmė po bėhet gjithnjė e mė e qartė se ak. Qosja nuk ka plotfuqi pėr t’i dalė pėrgjegjėsisė nė ballė. Qė nga koha e pushtetit okult me sa duket ak. Qosjes i vjen thirrja “Je dhe ti njė nga ata!“, qė sherbėtorja i drejton Shėn Pjetrit kur e pa se tri herė tha “jo dhe jo“ - nuk e njihte sigurisht Jezuin! Dhe, pėr kėtė arsye, pėr tė fshehur “gojėn e mbyllur”, pikėrisht nė kohėn kur Kosova ka nevojė urgjente tė shohė njė qiri pėrtej mjegullės, ne do tė jemi tė detyruar tė dėgjojmė akademikun tė na mbajė ligjėrata pėr ēkurorėzimin e detyrueshėm tė vlerave tė shkrimtarit mė tė shquar dhe mė tė njohur tė letėrsisė shqipe, I. Kadare, nė vend qė tė kryejė detyrėn dhe tė shlyejė pėrgjegjėsitė e veta ndaj Kosovės dhe ēėshtjes shqiptare!

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    As Ismail Kadare, as Rrexhep Qosja nuk mbajne qendrimin e drejte. Te dy qendrimet e tyre jane ngritur mbi preferenca personale, si pan-evropianizmi i Kadarese, si provincializmi "kosovar" i Qoses. Gabimi i tyre i perbashket eshte qe nuk e vene theksin aty ku duhet: identiteti shqiptar. Ne menyren e tyre, ata te dy po i bejne bisht perballjes me pyetjen e mijevjecarit te ri: kush eshte identiteti shqiptar? Ne pamundesi per te artikuluar kete identitet ata anashkalojne pyetjen duke folur sa per "integrimin evropian te shqiptareve" sa per "realitetin e shperfillur".

    Anetaresimi i Shqiperise e Kosoves ne BE nuk ka per te sheshuar ndasite dhe shartimet e identitetit shqiptar, perkundrazi, vetem sa do te beje me evidente mungesen e nje identiteti kombetar shqiptar qe do ta hasim ne mbare popujt e tjere evropiane. Kurse nga ana tjeter, rezistenca ndaj ndryshimeve demokratike per hir te integrimit evropian apo shitja e provincializmit si identitet kombetar, jane vecse forcat e kunder-rrymes qe perballen me rrymen natyrale te nje populli, te destinuara per tu izoluar e shkaterruar me kohen.

    Nje ndryshim i madh titanik ka ndodhur tek shqiptaret. Ata jane sot te lire, qe do te thote, secili prej tyre sot eshte nje rilindas, eshte nje patriot, eshte nje pelegrin ne kerkim te identitetit shqiptar. Dhe ky peligrinazh nuk fillon me pyetjen ku duhet te shkojme, por fillon me pyetjen prej nga vijme. Asnje popull nuk e ka gjetur rrugen e vete te se ardhmes pa njohur me pare origjinen e vete.

    Prandaj, nese ka nje vlere te pamohueshme debati Qose-Kadare, vlera e vet eshte nxitja e shqiptareve per te zbuluar misterin e te qenit shqiptar, identitetin e shumeperfolur shqiptar.

    Albo

  9. #29
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Exclamation tunggggggg

    identitet (astu si gjuha) kosovare ekziston............s'mun t'monohat dot jo ...........

  10. #30
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103
    ops t'mohot dot desha me thon

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Kombi Kosovar dhe Rexhep Qosja
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 03:01
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •