Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Shëndeti mendor i shqiptarëve!!

    Kalimi nga një sistem ekonomik në tjetrin lë pasoja, natyrisht në shëndetin e shoqërisë në përgjithësi dhe atij mendor në veçanti. Është disi e vështirë për disa individë të adaptohen nga një jetesë me një ekonomi të centralizuar...... të varur kryekëput nga shteti, në një ekonomi private, individuale pa pasur të bëjë me shtetin. Tranzicioni është i vështirë dhe i gjatë. Mendimet dhe qëndrimet e njerëzve, qoftë përsa i përket ekonomisë, apo dhe kujdesit karshi shëndetit të tyre, marrin një kthesë tjetër. Ka grupe sociale që preken më rëndë nga tranzicioni në pikëpamjen ekonomike, por ka dhe grupe të tjera, të cilat gjetën vetveten me reformat ekonomike dhe pësuan një ngritje të standartit të jetesës.
    A kanë probleme shqiptarët me shëndetin e tyre mendor në këto vite të një tranzicioni të vështirë? Natyrisht që ka mjaft, por ka dhe rreze drite shpresëdhënëse. Vihet re një rritje e frekuencave të çregullimeve psikike nga faktorë të numërt si: problemet ekonomike, lëvizjet e theksuara demografike në vitet e fundit, një emigracion i madh i pa kontrolluar, abuzimet me alkoolin, medikamentet dhe drogat, depistimet më të hershme të çrregullimeve mendore se vite me parë, ndikimi i dukshëm i mas medias etj. Nuk duhet të ngatërrohen nga specialistët dhe mbarë shoqëria shqiptare “depresioni publik” si një reaksion i kushteve të reja të jetesës, i cili kryesisht vjen nga shkaqet ekonomike. Ne po diskutojmë në këtë shkrim, më tepër për çrregullimet psikike të moshave të ndryshme, të cilat kanë bërë që të rritet numri i shtrimeve në klinikat dhe spitalet psikiatrike. Nga statistikat që kemi të çdo viti, vihet re një rritje e numrit të konsultave në konsulentet ditorë, të cilët mbulojnë një pjesë të mirë të konsultimeve, të rasteve të vështira që vijnë nga mbarë Shqipëria dhe jashtë saj. Ngarkesa është e konsiderueshme për mjekët specialistë, të cilët shpesh ndihen dhe të lodhur nga puna e përditshme. Do të analizojmë shkurtimisht rëndësinë që kanë të tre nivelet e shërbimit psikiatrik në nivel kombëtar. Kjo, për faktin se një bashkërendim i detyrave dhe funksioneve të çdo hallke luan një rol kardinal në depistimin, ndjekjen spitalore dhe më tej atë komunitare të të sëmurëve.

    Niveli i parë është ai që përfaqësohet nga mjeku i familjes dhe quhet ndryshe dhe shërbimi primar. Sot në kushtet e demokracisë i është dhënë një rëndësi prioritare mjekut të familjes, i cili ka një detyrë të rëndësishme në kuadrin e shërbimit psikiatrik. Duhet të njihet dhe të ballafaqohet me problemet e shëndetit mendor të familjes shqiptare në përgjithësi dhe të jetë në gjendje t’i japë rrugëzgjidhje problemeve që dalin, qofshin të shëndetit fizik dhe atij mendor. Kërkohet që mjeku i familjes të jetë i pajisur me dije të thella në drejtim të mjekësisë interne dhe të psikologjisë mjekësore. Në drejtim të mjekësisë interne do të theksoja njohuritë mbi obsetrike-gjinekologjinë, sepse aty trajtohet dhe konceptohet njeriu i ardhshëm, i cili duhet të ketë një shëndet të mirë mendor. Statistikat botërore flasin për ndikimin që kanë traumat e lindjes në dëmtimin e shëndetit mendor. Gjithashtu, nuk mund të rrisë një fëmijë të shëndetshëm në pikëpamje fizike dhe mendore, një nënë e cila vuan vetë nga një sëmundje somato-psikike. Mjeku i familjes duhet të mbajë lidhje të rregullta me specialistët e shëndetit mendor pranë qendrave ambulatore, të cilat përfaqësojnë atë që cilësohet si shërbimi sekondar.

    Shërbimi dytësor ose sekondar mbulohet nga qendrat ambulatore, të cilat në qytetin tonë jane tre, të pajisura me dy mjekë psikiatër dhe infermierët përkatës. Këto kanë luajtur një rol tepër të rëndësishëm në vite dhe kanë krijuar një traditë të mirë në ndjekjen post spitalore të të sëmurëve. Detyra është e vështirë, por jo e parealizueshme me standartet ndërkombëtare. Dihet se terreni tek ne shpesh paraqet vështirësi në drejtim të ndjekjes së rregulltë të të sëmurit dhe ndodh që niveli i kulturës shëndetësore lë për të dëshiruar. Na ndodh shpesh që komplianci (marrja e medikamentit) të jetë negative, si për shkak të mungesës së një kulture shëndetësore në familje, ashtu dhe për shkak të mungesës së kritikës së gjendjes mendore nga ana e pacientit. Mjekët psikiatër ambulatorë kanë për detyrë të ushtrojnë kontrolle periodike të të sëmurëve, si me rastet e reja ashtu dhe të atyre që dalin nga klinikat dhe spitalet. Sot strategjia botërore në ndjekjen ambulatore të të sëmurëve është në drejtim të uljes në maksimum të recidivave (përsëritjes) së krizave. Falë futjes së psikotropeve të reja me avantazhe, në tregun e farmaceutikës shqiptare kemi një ulje të krizave të përsëritura. Është shumë e rëndësishme nga ana e specialistëve ambulatorë e mbajtjes së lidhjeve të rregullta me klinikat dhe spitalet psikiatrike, duke kryer atë që cilësohet si “rotacion”. Qëndrimi afatshkurtër në klinikat dhe spitalet për të rifreskuar si anën klinike të çrregullimeve mendore ashtu dhe diskutimi i gjerë mbi literaturën psikiatrike bashkëkohore. Për arsye të ndryshme, që nuk varen vetëm nga personeli shëndetësor, ky rotacion ka vite që është harruar dhe akoma nuk po gjendet gjuha e përbashkët. Mendojmë që në të ardhmen të vihet në vend ky funksionim mjaft i rëndësishëm si vite më parë. Ngritja vitet e fundit e qendrave komunitare do të sjellë padyshim një përmirësim në ngjitje të ndjekjes së të sëmurëve.

    Shërbimi i tretë apo terciar, është ai i klinikave dhe spitaleve psikiatrike, i cili cilësohet si shërbimi terciar. Këtu ka shumë për të bërë. Së pari, kërkohet një ngritje e vazhdueshme tekniko- shkencore e specialistëve dhe personelit të mesëm, e cila për këta të fundit për fat nuk po funksionon siç duhet, për të qenë sa më pranë të sëmurit jo vetëm me humanizëm, por dhe me dijet përkatëse. Disiplina e psikiatrisë avancon me hapa të shpejta, ashtu si dhe gjithë mjekësia. Çrregullimet mendore, për shkak të asaj që emërtohet si psikiatria trans-kulturale, po pësojnë modifikime të rëndësishme që e vënë në lëvizje specialistin psikiatër-psikolog. Një numër i konsiderueshëm medikamentesh të reja dalin në treg nga industritë farmaceutike dhe është tepër e rëndësishme që specialisti të jetë i angazhuar me to. Po kështu, sot vihet re një rritje e konsiderueshme e frekuencave të komorbiditetit në patologjinë mendore dhe kjo bën që specialisti psikiatër të jetë i angazhuar në vazhdimësi me kolegët e tjerë të mjekësisë interne apo të neurologjisë dhe neurokirurgjisë në plan të parë. Sot për sot, specialisti psikiatër nuk mund të funksionojë i veçuar nga pjesa tjetër e mjekësisë. Përkundrazi, ai është pjesë e pandashme e saj. Specialisti psikiatër dhe ai psikolog dhe me punonjësin social, duhet të jenë figura kyçe në shoqërinë shqiptare. Sëmundjet mendore kanë jo vetëm aspektin biologjik të tyre, por dhe atë psikologjike e sociale. Niveli i demokracisë i një shoqërie që meriton të jetë demokratike dhe e emancipuar, varet nga koeficienti i ruajtjes së shëndetit të individit. Janë bërë hapa progresive në shoqërinë shqiptare drejt asaj që cilësohet sot si shërbimi komunitar për shëndetin mendor, por akoma duhet bërë një punë e madhe në drejtim të ngritjes së kualifikimit të personelit shëndetësor që punon në shërbimin psikiatrik qoftë atë spitalor dhe komunitar. Psikologët dhe punonjësit social duhet të kenë pozicionet e tyre në shoqërinë tonë si nëpër klinikat ashtu dhe në komunitet. Është i papranueshëm realiteti i mungesës së psikologut dhe punonjësit social në ambientet spitalore apo të klinikave. Këta janë elementë të rëndësishëm të shërbimit psikiatrik në përgjithësi.

    Duhet të theksojmë gjithashtu, se në praktikën psikiatrike jo çdo rast klinik apo ambulator trajtohet vetëm me medikamente. Duhet të futet gjerësisht psikoterapia si metodë e suksesshme kurimi, qoftë në spitale apo dhe në shërbimin komunitar. Jemi akoma prapa në këtë drejtim. Specialistët e huaj që asistojnë në vendin tonë po përpiqen të japin një ndihmesë të vlefshme në këtë drejtim.

    A munden shqiptarët të gëzojnë një shëndet të mirë mendor në shekullin e XXI?

    Natyrisht, duke marrë parasysh dinamikën e kohës në të cilën jetojmë, si dhe kapacitetet që prezantojnë shqiptarët në jetën e tyre të përditshme, jam i mendimit se me një përmirësim të vazhdueshëm të standartit të jetesës, me një përmirësim në vazhdimësi të ligjeve që i shërbejnë njeriut të sëmurë dhe që ndodhet në vështirësi, me një suport më efikas nga dikasterët përkatëse për problemet e shëndetit mendor, me një bashkërenditje më të kujdesshme të shërbimeve dhe elementeve që përmendëm më lart, ekziston mundësia që në shek.XXI shqiptarët të gëzojnë një shëndet të mirë mendor. Problemet duhen parë jo vetëm në planin biologjik, por dhe në atë social-psikologjik. Le t’i drejtohemi latinëve dhe të kujtojmë se “Mente sana in corpore sana”.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Duke dashur mos bej psikologji pasi me shqeteson ideja qe te cardallos trurin tim, them vetem kaq. Shteti shqiptar ska akoma mundesine me minimale ti qendroje prane shtetasit te tij me psikologe per adaptimin ne sistemet e reja te jeteses. Normalisht gjithkush ne shqiperi mundohet te jete i forte dhe ti mbijetoje xhungles se vertete qe mbizoteron ne shqiperine e sotme. Me te dobtit jane te destinuar te bien ne deshperim ose me e keqja ti japin fund jetes se tyre.

  3. #3
    Me vjen keq sepse Shqiptaret kan vuajtur aq shuem e kane kaluar tere ato trauma po perseri jan te forte kjo tregon qe jemi nejrez me karakter te forte
    !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    kur vjen fjala per shendet mendor e keqja eshte se shqiptaret nuk duhen konsideruar e as futur ne nje grup te VETEM. por ndare ne DY.

    1. shndeti psiqik i emigranteve shqiptare, si dhe :
    2. shendeti i atyre te vendit. dhe ka DALLIM midis dy paleve.

    pavaresisht nga ndryshimi rrethanave, gjendja psikollogjike e shqiptareve te shqiperise, NUK KA NDRYSHIME te DUKSHME. dhe kuptohet jeta sado te dryshoje atje kryhet aq prane sa njeriu qe e jeton nuk del dot nga vorbulla e saj, e kjo e shpeton, menderisht ai eshte I SAKTE.

    ndersa tek emigrantet vihet re disekuiliber psiqik, kjo ngaqe megjithese jetojne ne vende te huaja ata s'bejne jeten e vendit, s'jetojne as ndjekin dot edhe sikur te duan ritmin e saj. jeta pra kryhet larg tyre dhe kjo i kthen ata ne spektatore e GJYKUES te saj.

    si perfundim te gjithe emigrantet shqiptare jane me goditje truni, mjafton te shikoni ndryshimin qe paraqesin ne diskutimet e tyre, anetaret e ketij forumi. vendalite jane me te qete e te ngadalte, ngaqe ata instiktivisht e ndjejne qe KOHA punon per ta, ndersa emigrantet me nervoze, te vrullshem e bile shpesh psikopate, nqaqe ata po instiktivisht ndjejne qe koha po u kalon nder shale duke i lene pas.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Shendeti psikologjik i shqiptarve nuk ndahet ne emigrant dhe njeres qe jetojn ne shqiperi por ne grup mosha. Njerzit e vjeter qe kan punuar ne komunizem dhe punojn akoma i kan nervat pothuaj te shkaterruara kurse te rinjt jan me te kthjellet. SHendeti mendor i 30-40-50 vjecarve esht shum i dobet kurse me te rinjt jan ambjentuar mir me ndryshimet si ne shqiperi si ne emigrim.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    o lali 30-40-50 vjeçaret sot ne shqiperi jane bosa, ose milionere ose e kane gjithesecili nga nje zanat, ndryshe do kishin vra veten ka kohe ose do kishin emigru. ndersa rinia eshte ne medyshje ngaqe heziton midis nje te ardhmeje ne emigracion apo nje stabiliteti ne shqiperi, e duke prit te zgjedhe ajo DROGOHET ose SEKSOHET, permeteper si kudo ne bote.

    ndersa ne emigracion 30-40-50 vjeçaret bejne pergjithesisht pune te nyta, pastrim, bujqesi, ndertim, pra çfare tu dale. ndersa rinia (pra femijte e ketyre) shkollohen per nje dite me te mire nga prinderit. e ketu eshte diferenca.

    pra S'NA THE GJE, veçse perforcove edhe nje here ça isha tu thone deri tani.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430
    Bernard Jensen, në librin e tij: <> thotë: ’’Mjeku i sotëm pranon se ”vendëpunishtja” më e madhe e njeriut nuk është trupi por mendja që e kontrollon “. (puna më e madhe nuk kryhet me trupin e njeriut por me mendjen që e mbikqyrë ate (v.p.)

    Ndërkaq, Dr.Ted M. Morter, në librin e tij pohon kështu: <>, duke shtuar: “Mendimet e këqija shpesh janë faktori numër një i prodhimit të acideve në trup (dhe sasia e madhe e thartinës është shkaku kryesor i së keqes ).....sepse trupi juaj reagon ndaj një mendimi negativ dhe një tendosjeje shpirtërore i provokuar me të menduar, njësoj sikur kur reagon edhe ndaj një dëmi fizik .”

    Në të vërtetë, studimet e bëra në spital tregojnë se tek pacientët e kontrolluar nepër klinika, të cilët nuk janë shtruar në spital, 70% prej tyre, nuk kanë sëmundje organike, gjë që është një shkallë shumë e lartë. Kur nga ana mjekësore, këta të sëmurë nuk kanë gjetur ndonjë burim të vërtetë organik të sëmundjes së tyre, atëherë ekziston një bazë fizike që ka të bëjë me këtë dukuri .

    Qyshkur Frojdi e bëri të njohur idenë e psikoanalizës, njerëzit shpesh janë përqëndruar kryesisht në fushën mendore, për t’i zgjidhur disa probleme, duke haruar se janë të pandashme sfera fizike dhe ajo mendore. Mendja ndodhet në tru e truri është një organ. Sikur edhe të gjitha organet tjera, ai ushqehet me po ato lloj ushqimesh sikur edhe organet e një trupi tjetër dhe është i prirur për të njejtat probleme.

    Sidoqoftë, truri s’është veçse një pjesë e trupit tonë sikur edhe të gjitha pjesët tjera dhe qëndron në varësi të plotë nga trupi. Ka nevojë për sheqer për t’a sintetizuar energjinë përkundër indeve tjera që mund të zhvillohen duke u nisur nga kalciumi dhe yndyrnat. Prandaj, është edhe organi i parë që vuan nga gjaku i dobët (varfëruar) në sheqer dhe reagon më rreptë ndaj kësaj. Vet Frojdi thotë se psikoanaliza nuk është e përshtatshme për t’i mjekuar sëmundjet si shizofrenia dhe ka kërkuar që shkaqet e tyre të trajtohen si biokimike.






    Nëse ne nuk harrojmë se truri është një organ që vepron në pajtim me organet tjera dhe ushqehet po me atë gjak, atëherë mund të kuptojmë se si pasojat e llojllojshme mendore mund të na godasin fizikisht. Veprimi i thjeshtë i trurit tonë, me të menduar ose studiuar, harxhon ushqim në sistemin tonë, sidomos fosforin. Puna e dendur e trurit mund të shkaktoj mungesën e fosforit. Dhe e kundërta e kësaj të vërtete qëndron në faktin se njerëzit me aftësi të mëdha intelektuale zakonisht kanë sasi të madhe të fosforit në organizmin e tyre.



    Fosfori nuk është ushqimi i vetëm që mund të shterojë shkaku i një tendosje dhe mungese të qetësisë shpirtërore. Nëse gjandrat tiroide, si organ i parë që kontrollojnë emocionet tona, punojnë shumë, ne poashtu mund të vuajmë nga mungesa e jodit. Punë si stresi gjatë kërkimit të një vendpune, ndarja (prishje martese), ose bartja me rastin e ndërrimit të banesës, mund të shkaktojnë varfërimin e kaliumit dhe Natriumit (kryprave ) në organizmin tonë .

    Një hipoglicemi (mungesë e sheqerit në gjak), mund të jetë shkak i një ngacmimi, trazimi. Pejgamberi ynë, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi te, na ka këshilluar që t’a ndjekim rrugën më të matur, ja që ne shpesh i ekspozohemi një nervoze të tepruar, duke bërtitur, gjatë shikimit ngacmues të televizorit, duke shkuar në pazar, në kinema, nëpër festa, parqe atraktive, etj. Kur ne shikojmë diçka tërheqëse, korteksi ynë i adrenalinës ngacmohet dhe kështu shkaktohet rritja e sheqerit në gjak.

    Kjo nxit pankreasin të prodhojë insulinën në gjak për të zvogluar sasinë e sheqerit, kështu që ne ndjehemi të lodhur ose të dobësuar.

    Duke falenderuar Allahun me “Elhamdylilah” për atë që kemi dhe kur përballemi me sprova, qetësohemi dhe kështu ruajmë shëndetin tonë. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë në shtëpi dhe të punojmë në një mjedis të qetë e të lirohemi aq sa është e mundur nga streset. Njëra nga mënyrat e neutralizimit të veprimit të stresit (tendosjes) është thjesht të vetëdijsohemi mbi tendosjen me të cilën ne përballemi dhe t’a marrim (konsumojmë) një ushqim të barazpeshuar dhe të plotë, t’a zëmë, ushqim bimor.

    Nëse ne shpirfillim plotësisht lidhjen e shëndetit mendor me ate fizik, atëherë na mungon një hollësi e rëndësishme e veprimit mendor. Dhe në rastet e gjendjeve të rënda shëndetsore, më së miri është të preferohet parandalimi ( i marrjes) se sa gjetja e një ilaçi.

    Së këndejmi mënyra më e mirë që t’i shmangemi të gjitha shprehive negative dhe t’i kontrollojmë emocionet tona thjeshtë mund t’arrihet me vënjen në zbatim të shpirtërores, (?)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Talking

    Citim Postuar më parë nga pagan
    ....si perfundim te gjithe emigrantet shqiptare jane me goditje truni, mjafton te shikoni ndryshimin qe paraqesin ne diskutimet e tyre, anetaret e ketij forumi. vendalite jane me te qete e te ngadalte, ngaqe ata instiktivisht e ndjejne qe KOHA punon per ta, ndersa emigrantet me nervoze, te vrullshem e bile shpesh psikopate, nqaqe ata po instiktivisht ndjejne qe koha po u kalon nder shale duke i lene pas.
    hahahahahahahhahah
    Pagan, po mire qe na e the, se ne nuk e dinim c'ishte arsyeja qe patriotet tane paguajne me mijera dollare per te ardhur ne SHBA p.sh., qofte edhe pa dokumenta. Tani une e kuptova qe kjo vjen pasi ata kane nje deshire te cmendur per tu psikopatizuar, per te bere pune te ndyta, dhe se fundmi per te mare dhe goditjen trunore. Se po te ishin me sado pak mend ne koke, natyrisht do kishin ndejtur ne Shqiperi qe te ishin bere milionere, si ata qe permende ti, apo te kishin realizuar enderrat e tyre qe kurbeti nuk ja ploteson dot kurre. :P

    P.S. Pse nuk boton ndonje artikull shkencor ne lishje me kete, me ate rast behesh dhe i famshem.

Tema të Ngjashme

  1. Shëndeti mendor, 33% e shqiptarëve me depresion
    Nga AjSi në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 11:28
  2. Shëndeti nuk ka çmim. Për dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  4. Një masazh si kurë shëndeti
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20
  5. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •