TIRANE
Ende nuk ka mbushur 17 vjeē, dhe bukurinė e saj e ka pėrdorur pėr tė futur nė kurthin e grabitjes tregtarin e mobiljeve Armand Drita. Skema e pėrdorur nga grabitėsit ėshtė cilėsuar nga hetuesit si unikale dhe qė ngjason vetėm me skenarėt e filmave amerikanė. Ndonėse tėrheqjen dhe joshjen e tregtarit e kishte bėrė me vetėdije, duke ditur edhe planin e organizuar nga miqtė e saj, adoleshentja B.H. ėshtė penduar pasi ėshtė ndaluar, dhe ka treguar gjithė ngjarjen sė bashku me protagonistėt e saj. Nė bazė tė kėtij informacioni, policia ka ndaluar Marlind Pohjėn, njė prej tre bashkėpunėtorėve nė grabitjen e "Benzit" luksoz. Ndėrkohė qė oficerėt e Policisė Gjyqėsore nuk e kanė fshehur vėshtirėsinė e tyre gjatė marrjes nė pyetje tė adoleshentes sė bukur dhe qė herė pas here pėrlotej.
Ngjarja
Sipas dėshmisė sė 17-vjeēares, i dashuri i saj (emri i tė cilit nuk bėhet i ditur, pasi ėshtė shpallur nė kėrkim) dhe dy shokė tė tij i kishin sugjeruar qė tė joshte biznesmenin Armand Drita, me qėllim qė t'i grabitnin "Benzin" luksoz. Pėrpara se tė vepronin, ata i kishin thėnė vajzės se nuk do t'i bėnin keq "gjahut" tė tyre. Kanė mjaftuar pak ditė qė 17-vjeēarja tė joshte biznesmenin, i cili nė njė mbrėmje tė muajit mars tė kėtij viti shkon nė apartamentin nė katin e 11-tė tė njė pallati, ku e priste bukuroshja bionde. Por, sapo ka hyrė brenda, ėndrra e biznesmenit u kthye nė njė makth, pasi ėshtė pėrballur me tre miqtė e adoleshentes, tė cilėt kanė filluar ta qėllojnė barbarisht me sende tė forta nė kokė dhe mė pas e kanė lidhur. Pasi i morėn disa bizhuteri dhe ēelėsat e "Benzit", tre grabitėsit, sė bashku me bukuroshen e tyre, u larguan me shpejtėsi me makinėn e grabitur. Por, pak minuta pas ngjarjes, viktima Armand Drita ka arritur tė zgjidhej dhe tė lajmėronte policinė, e cila ėshtė vėnė nė ndjekje tė grabitėsve. Kėta tė fundit, tė frikėsuar nga ndjekja e policisė, e kanė braktisur mjetin dhe vetė janė larguar pa lėnė gjurmė.
Hetimi
Nė atė kohė grabitja u cilėsua si e bujshme, por nė tė njėjtėn kohė edhe e mistershme, pasi policia nuk kishte identifikuar autorėt. Por ajo qė u ka ardhur nė ndihmė hetuesve pėr zbardhjen e ngjarjes, ka qenė skeda telefonike e tė dėmtuarit Armand Drita, ku ishte i regjistruar edhe numri i bukuroshes 17-vjeēare. Kjo e fundit, edhe pas grabitjes, nuk e kishte ndryshuar numrin e celularit dhe hetuesve nuk ėshtė dashur shumė, vetėm t'i telefonojnė dhe tė pėrcaktojnė vendndodhjen e saj nė qytetin e Shkodrės. Tashmė me flokė tė lyera me ngjyrė tė zezė, 17-vjeēarja nuk ka mundur tė rezistojė gjatė nė ambientet e policisė, duke treguar menjėherė bashkėpunėtorėt e saj dhe gjithė skemėn e grabitjes. Nė bazė tė kėtij informacioni, policia arriti tė prangosė edhe Marlind Pohjan, i cili gjithashtu pranoi pjesėmarrjen nė grabitje dhe konfirmoi prezencėn edhe tė dy shokėve tė tij, tė cilėt janė shpallur persona nė kėrkim.
Krijoni Kontakt