Merre me leng se mishi mbaroj ......Postuar mė parė nga Laguna
Postuar mė parė nga Leila
Vetem kjo teme qe ska te bej me imagjinat
se jeta eshte e njejte pak a shume ne te gjitha vendet.
Merre me leng se mishi mbaroj ......Postuar mė parė nga Laguna
Postuar mė parė nga Leila
Vetem kjo teme qe ska te bej me imagjinat
se jeta eshte e njejte pak a shume ne te gjitha vendet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-10-2004 mė 21:51
po te kisha ndenjur ne Shqiperi mendoj se sdo isha kjo qe jam :e zonja per te perballuar jeten e gjithcka vetem dhe mbi te gjitha shume here me epergatitur profesionalisht(se moshataret e mia qe studiojn atje te pakten)..
por serisht te ardhmen time e shoh te lidhur me ate vend,Shqiperine!e kam thene edhe ne poste te tjera per mua qetsia shpirtore e kenaqsia me emadhe sjan mirqenia,parate as fama..ku ka gje me te bukur se te jesh pran njerzve qe te vlersojn per ate qe je,prane prinderve te afermeve..ne ate vend ku cdo gje e vogel te ngjall vetem mall e dashuri.
do doja qe si un te mendonin dhe shume bashkmoshatare..jasht vendit na ka cuar deshira per tu bere sa me te afte,per te ecur sa me perpara..per tu kthyer nje dite me me teper dituri,eksperience e deshire te shumfishuar per ta bere e per ta pare me mire ate vend!!!
Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..
Te gjithe kane opinionet e tyre per kurbetin...
kush i pelqen e kush s'i pelqen....
por ne pergjithesi sic tha edhe Kotelja
moshat e thyera si mbi 40 e kane te veshtire
te ambjetohen ne kete toke te huaj...
Une po marr parasysh familjen time...
Babin e kam 50 vjec e po ben dy pune....lodhet keputet
per te mbledhur ca lek ti kete per pleqeri
qe ta kaloje te bardhe ate kur te veje ne Shqiperi
se jeta ketej po i iken kot....
Mami me punon ne nje supermarket 8 ore ne dite
ku ne Shqiperi kishte biznesin e saj
edhe e mbyllte e hapte kur te doje
kurse ketu rri e degjon pordhet e bosave
edhe lodhet 3 fishin e punes qe bente atje
ku me shume kalohej koha me muhabet e kafe...
Keta as qe e kane dashur ndonjehere kurbetin
edhe kur na rra llotoria qe e kishte hedh texja jone ( pa dijenine tone)
u habitem... e thame hajt vemi e provojme njehere
duke lene shtepi e katandi andej....
vim ketu e kemi gati 8 vjet e ca qe po rrim...
por aman skemi ndenjur pinc ketu...
ose kemi vajtur cdo vit me pushim ne shqiperi
edhe ka pas edhe raste qe kemi ndenjur me shume se pushimet...
pastaj vendosen te rrinin ketu vetem per shkollimin e femijeve
ma ha mendja cdo prespektiv i prinderit ky eshte
te nxjerrin femijen ne jete...
vetem kjo i mban te lidhur ketu...pa te qe per te tjerat
ikin qe neser...
femijet vertete ambjetohen shpejte ketu
se fillojne shkolle, gjuhen e mesojne, zen shoqeri,
por prap ndjen qe te mundon dicka nga vendi yt
se inati im eshte kur takoj ndonje shqiptar
edhe me thote qe as dua ta di me per shqiperine
filloj e zihem me ta....se kane ardh ca fshatare ketu
edhe sduan me tua zesh ne goje shqiperine
se skane faji iken nga lopa edhe erdhen ne nje bote tjeter ketej....![]()
kurbeti seshte per ne...jemi ne nje toke te huaj
edhe kot si thone qe gurri peshon ne vendin e vet
na mungojne njerezit, vendi, edhe gjerat e perditshme
nga me te thjeshtat qe benim atje....
Me falni ndoshta shkruajte cik si shume po thjesht
sikur me frymezon te shkruaj per KURBETIN![]()
~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~
leila meqe ekishe per imagjinaten po shtoj se kjo "te kishim ndenjur ne shqiperi" ndikon me teper per ato qe e kan ndertuar jeten,bashk me familjet jasht..per ne pervecse ne ato qe permenda me lart sndikon shume..cmund te imagjinoj?
Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..
qetesine shpirterore njeriu e gjen dhe e krijon kudo qe te jete !!!
une per vete e gjeta ketu ku jam ... dhe per vendimin qe kam marre .. nuk me vjen dhe nuk do te me vije aspak keq dhe ne te ardhmen e larget ......se ndoshta bera gabim !!
vetveten e gjeta ketu .. dhe ketu do rri derisa sa te vdes !!
kjo eshte e keqa e disa shqiptareve .. qe nuk impenjohen plotesisht me jeten jashte .. akoma vazhdojne te enderrojne ate shqiperine e dikurshme .. qe nuk vjen me !!
megjithate cdo njeri ka opinionin e vet dhe smund tja imponosh
u uroj fat ne jete te gjitheve kudo ku kane![]()
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Pinko thua mire qe secili ka opinionin e tij....
vetem po pate mundesi i pergjigjesh nje pyetjeje qe kam per ty.
Me thuaj pak te lutem se nga je me origjine edhe sa vjet ke ketu ???
Ps. Shqiperia e dikurshme me te sotmen eshte si nata me diten
se tani sa vjen edhe po rregullohet, prandaj te sygjeroj ta vizitosh njehere
e ndoshta do e gjesh vetveten edhe atje.
[QUOTE=KoTeLja_VL]vetem po pate mundesi i pergjigjesh nje pyetjeje qe kam per ty.
Me thuaj pak te lutem se nga je me origjine edhe sa vjet ke ketu ???
nga Tirona jam .. lind dhe rrit atje
dhe ne usa kam 8 vjet e ca .. dhe sa per vajtjen atje kam qene ..para 2 vjet e gjysem .. jo shume larg
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Imagjinate eshte qe c'ke me te. Te isha ne Shqiperi, do kisha perfunduar ne nje shkolle arti, ndoshta pikture apo muzike. Do kisha rene ne gjurmet e familjes. Pastaj jeta e nje farmacisteje (qe po studjoj tani) ndryshon shume nga jeta e nje artisti. S'besoj se do kisha qene e njejta person nqs do isha rritur/punesuar ne Shqiperi. Ne fakt, e di qe s'do isha e njejta person.
Ja, tani do isha duke jetuar ne Tirane, ne nje apartament me kusheriren time. Mengjes per mengjes do blija byrek tek rruga Mine Peza, dhe mbremjeve kur te dilja, do blija kausha me fara/kikirika/thana qe shesin kalamajte e vegjel, se keshtu s'te lejne ata. Nuk do kisha koleksionin e parfumeve qe kam tani, se do isha studente qe jeton jashte shtepise e s'do kisha aq shume leke. Nuk do kisha lexuar ca libra qe s'jane perkthyer ne Shqip, dhe as qe e kam idene se si mund te me kene ndryshuar. Ndoshta akoma do me pelqenin frutat, dhe mund te isha me e miqesuar me kafshet (se atje i ke neper kembe). Ose nuk do e njihja muziken Amerikane, swing music, muzike nga vitet 20s-50s; do kisha preferenca te tjera. Formimi, eksperienca, relatat me te tjeret, personaliteti im, reagimi... do ishin shume me ndryshe.
Marsela, tema vlen per te gjithe ata qe jetojne jashte Shqiperise. Mua me pelqen jeta ketu, si Pink, dhe vura re se po thoni se familja ju mban ketu, ndersa per familjen thoni, une e mbaj familjen time ketu. Cili vertete do te shkoje?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 21-10-2004 mė 21:31
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Kotelke heren e fundit qe isha ne shqiperi, ishte dimer, "sfida" ime me e madhe ishte dushi ne banjen e ftohte! Brrrr...! Se iknin dritat mbasdite per mbasdite, 1 ore me drita, 2 ore pa drita...lol
Kete e thashe sa per humor, edhe pse ashtu ka ndodhur vertet, gjithsesi medito vete!
Po ne per keto kushte elementare u degdisem prapa diellit e dashur! Sado e hidhur te tingelloje...kjo eshte e verteta!!![]()
Prandaj nuk iket ne Shqiperi ne dimer, Greenie. Une iki ne vere dhe lahem ne bahce... me rrobabanjo, dhe uje te ftohte, po si Elbasanllije, kam dururar ujin e Shkumbinit.(Banjon ma vjedhin te gjithe se vijne nga plazhi, keshtu qe lahem jashte.)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 21-10-2004 mė 21:35
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Krijoni Kontakt