Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 132
  1. #71
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga marsela
    sa keq te humbesh identitetin tend!
    aty ne passport akoma thote " shqiptare " .. per cfare lloj identiteti te humbur e ke fjale ti ??
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #72
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Citim Postuar mė parė nga Pink_Girl
    aty ne passport akoma thote " shqiptare " .. per cfare lloj identiteti te humbur e ke fjale ti ??
    nese ty te mjafton ai je ne rregull!
    ..ndoshta se shpejti kur te kesh nje pasaport amerikane do kete ndryshuar dhe ai..ateher mund te jetosh e qete se sdo kesh te besh me me asnje menyre(meqe ajo pasaporta te mbaka te lidhur)me ate vend e ato njerez "te prapambetur"
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  3. #73
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga marsela
    nese ty te mjafton ai je ne rregull!
    ..ndoshta se shpejti kur te kesh nje pasaport amerikane do kete ndryshuar dhe ai..ateher mund te jetosh e qete se sdo kesh te besh me me asnje menyre(meqe ajo pasaporta te mbaka te lidhur)me ate vend e ato njerez "te prapambetur"

    kete pra po te them dhe une

    megjithese ka ndryshuar me kohe .. kombesia akoma eshte Shqiptare

    dhe shume krenare per prejardhjen time derisa te vdes !!!

    so nuk e besoj se identiteti im do shuhet ndonjehere .. varet se ne cfare beson ..
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #74
    Wow, si te futin neper kallepe njerezit.
    E kush foli per amerikanizem ketu e dashur marsele.
    Ku e pe ti mungesen e dashurise ndaj atdheut.
    Se thua ate qe eshte, pa e mbajtur veten me nje gote dhalle nuk eshte "humbje identiteti" e dashur. Juve te tjeret si duket o s'keni sy te shikoni c'behet atje, ose shkoni pas atij parimit "kush i bie me shume gjoksit me grusht ne lidhje me ceshtje te caktuara sidomos atdhedashurie merr perhere "meritat e larta morale".
    Sa mire do te ishte nqse bota do te ishte kaq e thjeshte!

  5. #75
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Zonja, Zoterinj dhe Zonjusha! Tema qe po trajtojme eshte mjaft interesante po me komplekse se sa duket!
    Ketu shikoj disa rryma:
    - a) Familjare (30-50 vjec) qe kane emigruar dhe i bien kokes me grusht qe kane ardhur ne "parajsen" amerikano-kanadeze
    -b) Familjare (30-50 vjec) qe kane emigruar, po e mbajne vehten me gajret duke thene se e bejme per kalamajte
    -c) Adoleshente qe mbahen nga mami e babi dhe qe kur lane Shqiperine akoma nuk kishin kristalizuar lidhje shoqerore dhe shpirterore me vendin (Shqiperine).
    -d) Adoleshente qe mbahen nga mami e babi por u vjen turp te pohojne hapur zhgenjimin ne "parajse" qe ne te vertete (per te mos qene ekstremist) u ka rezultuar purgator, dhe nxjerrin ceshtjen e baltes tymit dritave dhe ujit!
    Tani nuk eshte se ka nje pergjigje te vetme per kete ceshtje. Per mendimin tim kjo kryesisht varet se cfare ke qene ne Shqiperi dhe ku ke qene. Eshte fakt qe Shqiperia ka shume probleme (dhe te renda bile), po une do te reshtoja si me seriozet ate te mungeses kronike te rendit, drejtesise, kriminalitetit, korrupsionit galopant etj etj. Me duket mendjelehtesi te thuash se ika ne Kanda se s'kisha dy ore drita (flas per Tiranen e jo Shkodren!) apo se kishte shume balte! Une personalisht them qe gabova qe ika nga Shqiperia por argument kisha baterdine dhe monstruozitetin e 1997!
    Puna eshte qe per nje fakir fukara pa shtepi e katandi (Jashte e larg Tiranes) qe rrezikon jeten me gomone, sigurisht qe eshte shume me mire te emigroje ne USA, por per nje njeri qe ka bere 17 vjet shkolle, ka qene dikushi, ka rrethin e vet te forte shoqeror e familjar ne Tirane dhe ka pasur edhe/ose ndonje aktivitet (si dikush ketu) te vetin, Emigrimi kthehet ne "nightmare"!
    Me vjen te qesh ketu kur degjoj per "parajsen" amerikane. Se pari egziston nje dallim i madh midis filozofise se punes e jetes midis Jankiev dhe Europes. Nese Europa punen e konsideron si nje mjet per te arritur nje qellim (jetese te pranueshme) jankite kete e kane te permbysur dhe punen e kane kthyer ne nje qellim ne vetvete (Idiotet punojne si skllever, qe me ato pak dollare qe u mbeten kur plaken te perfundojne jeten si qener neper azile, apo femrat Janki qe nuk bejne femije sa jane te reja (meqe duhet te bejne karriere dhe para) dhe pas te 40-tave te gjitha ato para qe bene nga karriera i harxhojne neper klinika gjinekologjike per te lindur me zor!)
    Kjo sigurisht qe eshte e huaj per ne Shqiptaret se ne kemi lidhje te forta familjare dhe e konsiderojme (me shume te drejte) si turp te madh te cojme prinderit tane qe sakrifikuan per ne ne azile!
    Nje inxhinier Polak pak kohe perpara thoshte ne nje forum mbi emigracionin ne Kanada qe "Emigrimi ne Kanada-Amerike, per nje intelektual nga Europa Lindore eshte i justifikuar vetem kur ne vendet e origjines ka lufte civile, murtaje te zeze (vrau 40% te Europianeve ne mesjete), apo kataklizma natyrore!"
    Pra perfundoj (per momentin) me idene qe nuk ka nje recete te gateshme per ate qe eshte me mire te rrish apo te ikesh nga Shqiperia.
    Per nje pjatalares apo picashperndares sigurisht qe Amerika eshte pak me e mire, por per nje njeri te realizuar ne Tirane.....dyshoj seriozisht.
    ==============
    P.S. Nuk eshte e vertete qe eshte njelloj kafja e konjaku ne Tirane me nje dore miqsh me ate surrogato qe Jankite e quajne "kafe" ne gazermat - fast-foodet ameriakne. (Kuptohet qe ska konjak dhe cigaren duhet ta pish jashte!!!!)
    "lol"
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Antares, Yankite te japin opsionin te ikthehesh mbrapsht tek kafja, cigarja, mediokret, rrugecerit, tymi e gjithe te tjeret qe nuk i permende ti.

    Te gjithe ata njerez qe i ndave ne kategori, kane bere zgjidhjen e tyre, kujt s'i pelqen ketu, kthehet andej, dhe pas pak kohesh thote: Ah kur do iki prape une
    kshu qe boll me keto temat super patetike dhe fjae boshe, kujt sja mban menerja e nuk i pelqen m'dore e ka, kembet ne krah e o burra Rinasi aty eshte nuk leviz

  7. #77
    Oh zot ai "realizimi" juaj mes morrave te kuq ne Tiranen tuaj e kudo gjetke me ben te gajasem se qeshuri!!!
    Po shkoni more vellezer e motra atje ku ndiheni "te realizuar"lol, c'qurraviteni rrugeve te botes duke bere analiza e autokritika therese e mallengjyese neper forume! Hiqjni vetes kete brenge. Hidheni ju gurin e pare drejt re-popullimit te atij vendi fatkeq!
    Atje ku ceshtje penale e civile zhvillohen ne te njejten dhome te vogel, imagjino pala e paditur dhe paditese i prekin krahun padashje njeri-tjetrit se i kane karriget ngjitur, dhe qe ndodh natyrshem fare qe avokati dhe gjyqtari i ceshtjes kapen trup me trup(kete ma ka thene nje mikesha ime-qe ka pas punuar ne gjykaten e shkalles se pare ne TIRANE dhe kjo lol), me "te befsha", ta befsha"...Thashe kete ngaqe drejtesia eshte ajo ku "njerezit e thjesht" shohin per nje rreze shpetimi.
    Ajo Tirana juaj qe i kane smeriluar fasaden(nje nga lojrat e rradhes teatrale) per ti mbyllur gojen popullit sylesh dhe ia valojne "poshte batanijes" ata qe kane dekada qe po ia pine gjakun atij vendi.
    Dhe cfare beni juve?
    Iu digjet mjekra me analiza kritikuese dhe me nota 'keqardhje" per te ziun popull yankee "te mashtruar". Ne fakt, mashtrimin e keni aty ne gjenezen e gjakut qe iu rrjedh ne damare.

  8. #78
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ti Larsus po me kujton ata janki patriote (qe tundin flamurka plastike me diciture "Made in China"), qe kur u thua ndonje gje per corben qe gatuan ne Irak apo afganistan te pergjigjen "Ik qe ketej, shko ne Kabul apo Irak"!
    Faleminderit qe me tregove Rinasin (se une vete nuk isha i sigurte nese ishte aty apo jo), po ne ketu po flasim me argumente per nje teme konkrete dhe nuk ben te japesh etiketime emocionale "si, patetik etj". Nese ke argumenta per te hedhur poshte qofte edhe per nje nga ceshtjet qe shtroj, bujrum!
    Une sarkazmen, ironine e retoriken i perdor me mire se ty, prandj mos tensiono situaten ketu se do perfundosh si ajo maunja me flamure amerikane qe CIA-s i mbeti pa e perdorur ne Bagdad!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Ti Larsus po me kujton ata janki patriote (qe tundin flamurka plastike me diciture "Made in China"), qe kur u thua ndonje gje per corben qe gatuan ne Irak apo afganistan te pergjigjen "Ik qe ketej, shko ne Kabul apo Irak"!
    Faleminderit qe me tregove Rinasin (se une vete nuk isha i sigurte nese ishte aty apo jo), po ne ketu po flasim me argumente per nje teme konkrete dhe nuk ben te japesh etiketime emocionale "si, patetik etj". Nese ke argumenta per te hedhur poshte qofte edhe per nje nga ceshtjet qe shtroj, bujrum!
    Une sarkazmen, ironine e retoriken i perdor me mire se ty, prandj mos tensiono situaten ketu se do perfundosh si ajo maunja me flamure amerikane qe CIA-s i mbeti pa e perdorur ne Bagdad!
    no comment! Je shume i internacionalizum per momentin! Kur te te dale e pimja mos me fol, te lutem.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Mendoj se shumica e parafolesve folen plot gjaknxehtesi e ne menyre te njeaneshme. Eshte e vertete qe as Shqiperia dhe as Amerika nuk jane fushe me lule. Por s'mund te ulesh njeren per ti ngritur vleren tjetres. Secila ka meritat e saj. Para se te kapem me parafolsit ti kthej pergjigje Leiles: C'do beja po te isha ne Shqiperi? - Do mbijetoja. Sic do benin gjithe emigrantet e tjere po te ktheheshin. Njeriu adaptohet kudo qe te jete, dhe permireson jeten aq sa ka mundesi.

    Per antres:
    Ti the qe njerezit mbi 40 vjec jane te pakenaqur nga Amerika e do ktheheshin po mos kishin femije. Keta per mua, jane ata Shqiptaret qe jetojne ne Amerike per te shtyre ditet, per te mbledhur $30 e per ti vene ne banke se "ku i dihet". Jane ata Shqiptare qe jetojne ne Amerike me te njejtin aktivitet sic jetonin ne Shqiperi. Une te dy prinderit e mi i kam ne Amerike. E nuk po qendrojne as per mua dhe as se nuk kane c'bejne ne Shqiperi, te dy kane qene inteletuale te dy te respektuar, te dy me te ardhme te garantuar ne Shqiperi. Kur erdhen ketu, eshte e drejte ajo qe the ti, qe jeta ishte e veshtire. Por sot, po ti pyesesh nuk e ndrojne me asgje tjeter. Sepse ata kerkojne nga vetja, i dine vlerat e vetes dhe vendit ku jetojne. Punojne si intelektuale sic punonin ne Shqiperi, dhe kane arritur po te njejtat gjera ne 3 vjet, sa arriten aty ne 30. Mbi te gjitha jane te qete, jetojne pa streset e perditshme te Shqiperise. Zemra e tyre vertet mund te jete e lidhur ne Shqiperi, por arritjet, qetesine, dhe lumturine qe kane ketu, veshtire se do e gjenin ne Shqiperi.
    Dikush me pare permendi se si ne Amerike vec punohet e nuk jetohet. Jeten e komandon ti si te duash. Jeta jetohet si ne Shqiperi, ne Amerike, dhe ne Azerbaxhan. Njeriu duhet te dije ku ta kerkoje lumturine. Si gjithe te tjeret ne Amerike dhe une punoj 8-orarshin, paguaj mortgag-in, paguaj faturat, siguracionin e benzinen....po ato nuk me mbajne te lidhur. Pas 8 orshit, si ne cdo vend tjeter, jeta eshte e imja, dhe argetimet s'me mungojne. Nese ne Shqiperi do dilja per kafe si te gjithe, ketu kam mbi 1000 mundesira per te kaluar mbasditen e fundjaven.
    Antres permendi se sa karrieriste jane femrat ketu, por jam i sigurt se dhe vete antres e kupton se ky eshte pergjithesim. Njeriu i mire gjendet kudo, vyrtytet e nje femre nuk vine nga vendi ku ka lindur, por nga familja ku eshte rritur. Dhe sic ka buēe ka dhe femra ideale. Antres permendi si i cojne prinderit ne azile. Por si ai dhe une njof njerez qe jane te dedikuar pas prinderve. Pastaj antres harron se jetesa me prinderit eshte me teper nga detyra sesa nga nevoja. Prinderit duan lirine e tyre, te ndihen te pavarur e mos jene barre (une kurre s'do doja te isha barre e femijve te mi), keshtu nese ata kane mundesi te jetojne me forcat e veta, pse jo. Keto azile qe permende ti nuk jane azile ordinere si te vejushave ne Shqiperi.
    E kam vene re ne disa tema sa shume permendet fakti se Shqiptaret punojne ne piceri. Sa veta njihni ju qe e kane pune te perhershme picerine? Te gjithe ata qe njof une, kerkojne me shume nga vetja, Amerika eshte vendi ku njeriu arrin ate qe kerkon nese ka vullnet te mjaftueshem. Nese dikush nuk eshte ambicioz e nuk ka vullnet do punoje ne pice si ne Amerike ashtu dhe ne Shqiperi.
    Po te gjitha keto ndoshta nuk jane arsyeja pse nuk kthehemi ne Shqiperi. Personalisht mendoj se nje nga gjerat me te rendesishme ne permiresimin e jetes jane "conections'/ lidhjet qe ke. Ne Shqiperi i kemi humbur te gjitha lidhjet e dikurshme (sidomos nese keni ikur heret), dhe jeta aty nuk do qe sic e kujtojme. Njeriu kujton thjesht te mirat, harron veshtiresite e streset. Pa lidhjet e meparshme inkuadrimi aty do ishte i veshtire. Ne Shqiperi e di qe s'do e jetoja jeten sa e jetoj ketu, s'do arrija ato qe kam arrit ketu, pra nuk me duket e logjikshme te mendoj te kthehem.
    Po antres e te tjeret c'i mban ne nje vend qe nuk e pelqejne....ndoshta s'arrij ti kuptoj se nuk jetoj jeten e tyre. Nese Amerika nuk do ishte vendi ku endrat behen realitet nuk do ishte aq e kerkuar sa eshte sot. Ndoshta nuk vleresojme ate qe kemi. Ameriken nuk e ben qeveria, shteti apo ushtria. E bej une, e ben antres, e ben larsus e kushdo tjeter qe eshte ketu. Jeten mund ta jetosh kudo qe te jesh, mjafton te vleresosh ato qe ke, dhe te jesh ambicioz per ate qe s'ke.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •