Imagjinate eshte qe c'ke me te. Te isha ne Shqiperi, do kisha perfunduar ne nje shkolle arti, ndoshta pikture apo muzike. Do kisha rene ne gjurmet e familjes. Pastaj jeta e nje farmacisteje (qe po studjoj tani) ndryshon shume nga jeta e nje artisti. S'besoj se do kisha qene e njejta person nqs do isha rritur/punesuar ne Shqiperi. Ne fakt,
e di qe s'do isha e njejta person.
Ja, tani do isha duke jetuar ne Tirane, ne nje apartament me kusheriren time. Mengjes per mengjes do blija byrek tek rruga Mine Peza, dhe mbremjeve kur te dilja, do blija kausha me fara/kikirika/thana qe shesin kalamajte e vegjel, se keshtu s'te lejne ata. Nuk do kisha koleksionin e parfumeve qe kam tani, se do isha studente qe jeton jashte shtepise e s'do kisha aq shume leke. Nuk do kisha lexuar ca libra qe s'jane perkthyer ne Shqip, dhe as qe e kam idene se si mund te me kene ndryshuar. Ndoshta akoma do me pelqenin frutat, dhe mund te isha me e miqesuar me kafshet (se atje i ke neper kembe). Ose nuk do e njihja muziken Amerikane, swing music, muzike nga vitet 20s-50s; do kisha preferenca te tjera. Formimi, eksperienca, relatat me te tjeret, personaliteti im, reagimi... do ishin shume me ndryshe.
Marsela, tema vlen per te gjithe ata qe jetojne jashte Shqiperise. Mua me pelqen jeta ketu, si Pink, dhe vura re se po thoni se familja ju mban ketu, ndersa per familjen thoni, une e mbaj familjen time ketu. Cili vertete do te shkoje?
Krijoni Kontakt