
Postuar mė parė nga
BvizioN
marolsi, mbase nuk e kuptove plotesisht ate frazen qe ke cituar.
Pershembull, Britania ka mbi 1 milion anetare te regjistruar ne eBay. Pjesa me e madhe e tyre jane te regjistruar nga interesi per te blere dicka me lire se ne dyqan, apo per te shitur ndonje material qe nuk u hyn me ne pune. Ne keta 1 milion, sigurisht ka avokate, pilote, artiste, futbolliste..... e me radhe, por ama vetem nje pakice e perdorin eBay si profesion kryesor fitimiprures.
Keta qe perdorin eBayn si pune kryesore jane tregtare, jo pilote, avokate, etj etj. Ndryshon qeshtja nese nje mesues fjala vjen, ka hequr dore nga profesioni i mesuesit per te tregtuar ne eBay. Perseri ngelet nje tregtar, profesioni i meparshem i te cilit ishe mesues.
Te tregtosh ne menyre te mirfillte ne eBay kerkon pjesen me te madhe te kohes ditore (apo dhe nates) Te duhet te merresh me blerjen e materialeve nga wholesales (blerje me shumice) duke i rene lapsit mire, te duhet ne menyre konstante te besh relisting e materialeve qe shet, te duhet te kontrollosh cilesine e produkteve, te duhet ne menyre konstante te kontrollosh progresin e shitjeve, te duhet tu pergjigjesh ne menyre te shpejte qindra pyetjeve qe mund te drejtohen nga bleresit, te duhet te besh relisting e materialeve qe perfundojne te pashitura, te duhet te qendrosh ne kontakt me korrieret me te cilet ke kontrate te postojne materialet, te duhet te printosh adresat e bleresve dhe te paketosh materialet e shitura, te duhet te merresh me pakenaqesi te bleresve ne menyre te drejte......mos harro se balanca e ketij biznesi eshte komplet e mbajtur nga reptutacioni qe krijon cilesia e sherbimit. Kjo balance mund te prishet shume shpejt.
Tani nje avokat, apo te gjithe ata qe kam permendur....nuk kane kohe, apo interes te merren me nje dicka te tille. Nuk mund te mbahen dy kunguj nen nje sqetull.
Nuk behet fjale per tu bere millioner, behet fjale per te siguruar nje burim te mire fitimi. Se sa mund te fitosh pastaj....varet plotesisht nga aftesia e tregtarit.
Krijoni Kontakt