Ty vetem dua te te drejtohem ;vetem ty, per te paren here ne jeten time, do ti them te gjitha; ti do ta njohesh gjithe jeten time, ate jete qe ka qene vetem e jotja dhe te cilen ti se ke njohur kurre.Por ti do ta njohesh fshetesine e jetes time vetem kur te kem vdekur une , atehere kur ti nuk do te mund te me pergjigjesh, atehere kur te ngjethurit, qe ma ngrin trupin porsi akull , do te me marre me vete. Dhe po qe se nuk vdes , une do ta gris kete leter dhe do te vazhdoj te hesht edhe pastaj ,ashtu sic kam heshtur gjithe jeten time. Por ne qofte se kjo leter te bie ne dore , ti duhet ta dish se ajo qe ta ka shkruar eshte nje e vdekur qe rrefen tere jeten e saj, ate jete qe ka qene e jotja qe nga ora e pare e deri tek ora e fundit e ndergjegjjes se vet. Mos ki frike nga fjalet e mija; nje e vdekur s'mund te te kerkoj asgje; s'mund te te kerkoj as dashuri , as edhe nje ngushellim. Gjeja e vetme qe te kerkoj eshte qe ti besosh te gjitha ato qe do t'i zbuloj dhimbja ime qe struket tek ti. Besoi te gjitha qe po te them , njeriu nuk mund te genjej ne oret e vdekjes.
Dua te ta zbuloj gjithe jeten time , kete jete qe ka filluar me te vertet atehere dhe vetem atehere kur te njoha..Perpara se te takoja , jeta ime ishte dicka e turbullt dhe e ngaterruar, ku kujtimi im nuk zhytej kurre , ishte si nje bodrum ku pluhuri dhe pelhurat e merimanges i mbulonin sendet dhe njerezit dhe i fshihnin ne syte e mi dhe zemra ime kurre nuk i sjell nder mend......
Lejome o i dashuri ime te ti rrefej te gjitha , te gjitha qe nga fillimi. Merre mundimin , te lutem shume , dhe lexome qe nga kreu e deri ne fund dhe mos u lodh duke me lexuar per nje cerek ore , se une tere jeten time nuk u lodha se dashuruari ty.
Para se te hyje ti ne jeten time , fytyra jote ishte e rrethuar prej nje fare aureole pasurie, mrekullie dhe misteri. Dhe nuk eshte nje gje e cuditcme , qe ne kete minuten e pare qe te pashe , ndjeva ate qe gjithe bota mund te ndjeje per ty me njefare habije kur te te njohe: gjenden ne veten tende dy njerez , nje djale i ri dhe i ndezur i dhene mbas lojes dhe aventurave , dhe po ne ate kohe , ne artin tend nje personalitet serioz, besnik i detyres , me nje kulture te gjere. Une ndjeva ashtu pa dashur ate qe gjithe bota mund te ndjej sapo te te njohe : qe ti ben dy jete te ndryshme, nje jete, faqaj e se ciles eshte kthyer krejt nga bota, kurse faqaj tjeter, e zhytur ne erresire , nuk eshte e njohur vecse prej teje......
Ti e kupton , tani o i dashuri im , se cfare mrekulie e cfare enigme terheqjeje ke qene per mua. Megjithe kembenguljen dhe kokefortesine e nje vajze , vetem per nje gje u mundova qe atehere te rrotullohesha rreth jetes dhe qenies tende!
Por une e di edhe sot pikerisht , o i dashuri im , se ne cilen dite dhe ne cilen ore te dashurova me te vertet, dhe tu dhashe me tere zemren time dhe per tere jeten .........
Krijoni Kontakt