Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18

Tema: Vace Zela

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    .................................................. ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Vaēe Zela,

    Sado fjalė qė tė shkruhen dhe sado komplimente qė tė thuhen, kurrėn e kurrės nuk do tė jenė tė mjaftueshme tė tregohet fuqia, bukuria dhe porosia qė kėngėt e tė nderuarės Vaēe Zela bartnin dhe edhe sot e kėsaj dite bartin me vehte.
    Unė dua tė flas pėr kėngėt e sajė nga prizmi i njė shqiptari nga Kosova qė nuk e kishte tė drejtėn qė tė ushqehej me zėrin e saj, qė i lirė tė shijonte nuansat e bukura dhe tė fuqishme qė kėngės ajo i jipte.
    Kisha siguruar njė transistor tė vogėl me bateri (drita elektrike nuk kishim), dhe poshtė kanapes ku flija e kėrkoja Radio Kukėsin, tė vetmin radio stacion qė emetonte program nga Shqipėria dhe qė ne nė Kosovė mund ta kapnim. Zėri na vinte me ndėrprerje, por dėshira e madhe pėr tė dėgjuar kėngėn e kulluar shqipe sikur edhe kėtė pengesė e abstrahonte dhe taktet e ndėrprera tė kėngės i lidhnim vetė duke e shoqėruar kėngėtaren apo kėngėtarin, lehtė me zėrat tanė.
    Vaēja ishte ndėr tė parat qė na kallte mallin, qė na ngriste nė qiell me zėrin e saj dhe qė na shtynte tė dėgjonim radion gjer nė orėt e herėshme tė mėngjesit, apo gjer sa kishte program qė emetohej.
    Vizita e parė e njė trupe nga Shqipėria nė Kosovė u realizua, nė mos gahem, nė vitin 1979 dhe nė atė trupė ishte edhe e madhja Vaēe Zela. Policia sėrbe kontrollonte tė gjithė ata qė kishin marrė guximin tė shkonin nė koncert (patjetėr se aty njė numėr i madh ishin shqipfolės, qė kishin ardhur me detyrė tė spiunimit) dhe ne qė ishim aty, detyroheshim qė edhe njė herė ti ngulfatnim ndjenjat tona dhe tė mos denjonim qė haptas tė shprehnim simpatinė dhe gėzim qė kishim mė kėtė rast.
    Numėr i madh a atyre qė prezentuan nė koncertin e trupės nga Shqipėria pėrfunduan prapa grilave si nacionalist dhe morėn dėnime tė cilat ishin tėrė kohėn si etiketė mbi personalitetin e tyre, gjithė kohėn sa mbi Kosovėn ishte qizmja e shkjaut.
    Kishte shumė artist ė mirė Shqipėria, ka edhe tani, patjetėr, por disi nga kėndvėshtrimi im, kėngėt qė Vaēe Zela dhe koleget e kolegėt e sajė i kėndonin kishim mė shumė fuqi, mė shumė porosi (tekstet ishin vėrtetė tė forta) kurse interpretimi i kėngėve vinte nga zemra, nuk kishte komercializim tė muzikės, ajo ishte muzikė qė kėndohej nga zemra dhe me gjithė shpirt, e nė kėt mes Vaēja ishte e veēantė!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  3. #13
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Vace Zela do mbetet legjende dhe kengetarja me e mir qe ka pas Shqiperia.

  4. #14

    Post Vaēe Zela!

    Interviste me Vaēe Zelen, marre nga revista "FAKTI"



    JETOJ ME SHPRESĖN SE SĖ SHPEJTI DO TĖ VIJ NĖ SHQIPĖRI!


    Kengetare ka shume. Vaēe Zela eshte vetem nje.
    Kengetaret kane zera te dnryshem por Vēe Zela kishte vendosur te matej me persosmerine.
    Ajo kendonte er te kenaqur njerezit ne toke, per zerin e saj e kishin zili edhe zogjte ne qiell.

    "Tani jam me mire dhe se shpejti mund te vij ne Tirane, ku dua te perqafoj me mall te gjithe shqiptaret". Keshtu eshte shprehur e mbytur nga lotet, nga Zvicra, mbreteresha e muzikes shqiptare, Vaēe Zela, e cila eshte konsideruar nga te gjithe brezat, si meteori i fatit qe i ra per pjese Shqiperise, ne vitet e zymta te diktatures. Atehere kur pjesa e prapme e tunelit shqiptar kishte vetem erresire, kenget e Vace Zeles i kenduan drites deri ne ate mase , saqe ajo vete u kthye ne nje pishtar.

    Artistja e mrekullueshme e Shqiperise, me 7 Prill te ketij viti ka mbushur 66 vjec..Por Vace Zela qe prej 8 vjetesh ndodhej e semure ne nje qytet shume larg prej Shqiperise, ku trajtohej mjafte mire nga mjeket e huaj, nderkohe qe tek koka e krevatit i rinte bashkeshorti dhe e bija.
    Dhe e gjithe kjo ngjarje tragjike per shendetin e Vace Zeles filloi para 7 vitesh krejt rastesisht kur ajo shkoi per te takuar te bijen e saj ne Zvicer.
    Dhe pas dy operacioneve te njepasnjeshme, ylli i te gjitha epokave muzikore te Shqiperise rezultoi e paralizuar dhe e pa veten ne karrocat e spitaleve qe sherbejne per te transportuar invalidet.
    Ajo qe dikur ka levizur diskun e horizontit te jetes shqiptare, tani gjendet krejt e palevizshme ne shtrat, nderkohe qe memorja e saj tanime i ka haruar shume emra shtetesh e kontinentesh. Por, emri i vetem qe mund te detyroje ate te leviz nga shtrati dhe te marre ne dore dorezen e telefonit eshte emri i SHQIPERISE , per te zhvilluar kete bashkebisedim.


    - Si iu duk vleresimi per "100 kenget e shekullit"?

    Vace Zela: Shume mire. Faleminderit te gjitheve. Faleminderit atyre qe nuk me harruan. As une nuk i harroj kurre.

    - Si ndjeheni nje vit pas operacionit te fundit?

    Vace Zela: Ca kohe isha e paralizuar, por tani ndjehem shume me mire. Kisha nje Ictus Cerebral dhe kjo me la pasoja. Mirepo tani e keqja kaloi.

    - Sa iu mungon Shqiperia atje ne Zvicer?

    Vace Zela: Me mungon shume. Shume shpejte do te hipi ne avion dhe do te vij. Aty kam te gjithe jeten time dhe gjithmone enderroj diten qe do te kthehem. I kam dashur te gjithe njerezit e vendit tim. Kam bere gjithcka qe kam mundur. Tani nuk bej dot asgje, sepse nuk kam mundesi.

    - E mbani mend kur keni ikur nga Shqiperia?

    Vace Zela: PO. E mbaj mend si tani. Ishte diell. Atje te gjithe ditet kishin diell dhe une e kujtoj gjithmone Shqiperine, si nje vend me shume drite.

    - Cili ishte shkaku qe u larguat nga Shqiperia?

    Vace Zela: Une nga Shqiperia nuk do te isha larguar kurre me deshiren time. Mirepo, atehere ika per te takuar vajzen time qe jetonte ne Zvicer.
    E kisha parashkuar te rija disa jave e te kthehesha shpejte. Kur erdha tek vajza ne Zvicer, ndjeva disa dhimbje te lehta ne trup. Nuk doja te vizitohesha, por vajza ime tha se duhej te beja nje vizite. pastaj mjeket kerkuan te beja disa analiza dhe me thane se duhej te merrja ilaēe. ne fillim thane se ishte dicka e lehte, por nje dite me shtruan ne spital. Dhe, pasi u shtrova me operuan. Une i humba ndjenjat fare dhe, kur u permenda pas 48 oreve, ndjehesha e paralizuar. Keshtu kaluan shume kohe duke marre mjekime, drisa pata edhe nderhyrje te dyte. Tani ndjehem pak me mire dhe mjeket kane shume shpresa qe do te behem me mire.
    Me kane thene se pas ca kohesh edhe mund te udhetoj.
    Une kam shprese te vij ne Shqiperi.
    Mbytem nga lotet kur mendoj se si do zbres ne Rinas. Flas me vellezerit dhe njerezit e mi.
    I pyes gjere e gjate dhe kenaqem kur degjoj se jane mire. Ketu ku jam, degjoj shpesh edhe kenge nga Shqiperia. prekem shume prej tyre.

    - A keni pasur shume shpenzime per sherimin tuaj dhe ilaēet?

    Vace Zela: Nuk merrem me to, ketu i kam te siguruara te gjitha.

    - Keni nevoje per ndihme financiare nga shteti shqiptar per pagesat ndaj spitaleve?

    Vace Zela: Une nuk kam asnje nevoje te tille. Une dua te shoh Shqiperine dhe te vij atje ne Tirane. Te tjerat i kam te rregulluara te gjitha.

    - A merrni pension special nga Shqiperia?

    Vace Zela: Me mire pyesni vajzen time, se nuk merrem me ekto gjera.

    - Ku punon vajza juaj?

    Vace Zela: Ime bije punon ne nje vend te mire dhe merret me statistika.
    Ajo dhe burri im jane kujdesur shume per mua.

    - I mbani ne kasetofon kenget tuaja te dikurshme?

    Vace Zela: Jo. kengetari i kendon kenget per njerezit.

    - Perse?

    Vace Zela: Iu a thashe. Une kenget nuk i kendova qe t'i degjoj vete. Ato i kendova per njerezit e mi dhe prekem kur me thone se ata i mbajne mend kenget e mia.

    - Sa kohe keni pa i rene kitares?

    Vace Zela: Shume kohe, nuk mbaj mend se sa kohe kam pa te. Duhet te mendohem ca, se fjalet nuk me kujtohen te gjitha. Ka kohe qe nuk i kam kenduar ato kenge.

    - Kur keni dale ne skene per here te fundit?

    Vace Zela: Ishte viti 1991. Mbaj mend se erdhem ketu ne Zvicer me nje grup artistesh nga Shqiperia. Kenduam per shqiptaret dhe nuk mund t'i harroj ato duartrokitje te fundit. Me therrin ne zemer, ngaqe e di se ika nga skena atehere kur njerezit kishin nevoje per kenget e mia.

    - A besoni se gjendja ne Shqiperi do te rregullohet shpejte?

    Vace Zela: Po, besoj shume. Ajo do te behet shume e mire dhe punet do te ecin mbare. PER MUA LE TE JETE SI TE JETE, SHQIPERIA ESHTE E MREKULLUESHME. Por iu lutem mos me beni te qaj.

    - Si iu duken artistet e rinj te Shqiperise?

    Vace Zela: Te shkelqyer. Nuk i njoh te gjithe, por muzika shqiptare i cudit te gjithe ne Festivalin Evropian. Dy here jemi prezentuar shkelqyeshem. Si te mos mburemi me vendin tone, kur edhe te huajt flasin fjale aq te mira per te?

    - Iu vjen keq qe gjate jetes tuaj nuk kishit rast te kendonit neper festivale nderkombetare?

    Vace Zela: S'ka gje. Une kendova per popullin tim. kendova per njerezit e thjeshte. jam e lumtur qe e bera kete. Atehere ata kishin nevoje per mua. Tani une kam nevoje per Shqiperine.

    - Si e parashikoni te jete koha kur te vini ne Shqiperi?

    Vace Zela: Le te jete si te jete, mjafton qe te vij.

    - Cfare iu kujton kenga juaj "Lemza"?

    Vace Zela: me kujtohet, ishte nje kenge shume e mire. Edhe kengetaret e tjera me te reja e kane kenduar shume mire.

    - Po "Valsi i lumturise" cfare iu kujton?

    Vace Zela: Ishte kenge e mrekullushme. Te gjithe e pelqenindhe e pelqejne akoma edhe sot.


    ****************************

    - Le ti urojme se bashku sherim te shpejte veteranes se kenges se bukur shqipe, Vace Zeles dhe t'i urojme plotesim te deshires se saj te madhe per t'u kthyer sa me shpejte ne vendin e lindjes, ne Shqiperi!


    ZeM
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 19-09-2005 mė 07:43
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Sherim te shpejte!

    Sherim te shpejte gjigantes se skenes shqiptare, Vace Zela! Mirenjohje pa fund per kete artiste pa limite. Ajo do te kthehet nje dite dhe te shpresojme qe personalitet e artit dhe te kultures te jene te pergatitur per kthimin e saj. Te kene pergatitur gjithcka per te festuar rikthimin e nje miti dhe jo te mjaftohen me spektakle banale sic "100 kenget e shekullit" qe si ide ishte kryeveper dhe si realizim "nje hic".Vacja meriton shume pasi ka dhene shume. Populli nje mungese serioziteti ne drejtim te saj nuk mund ta toleroje. Shendet dhe jete, e dashur Vace!
    Duam te te dua!

  6. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Vaēe Zela nderohet nė Gala

    Njė ēmim i madh pėr legjendėn e kėngės. Nė 45-vjetorin e Festivalit tė Kėngės sė Lehtė, e mirėnjohura Vaēe Zela ėshtė nderuar me ēmimin special.

    Ky vlerėsim i bėrė dje kėngėtares sė njohur shqiptare nė natėn gala, tė organizuar nė ambientet e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Ēmimi i ėshtė akorduar kėngėtares pėr kontributin e veēantė tė dhėnė pėr muzikėn shqiptare dhe pėr pjesėmarrjet e veēanta qysh nė vitet e para tė organizimit tė kėtij festivali, nė tė cilin artistja ka rrėmbyer edhe mjaft ēmime. Vaēe Zela prej vitesh jeton nė Zvicėr dhe nė pamundėsi pėr tė qenė pjesė e Galasė sė mbrėmshme, pėr arsye shėndetėsore ēmimi iu dha familjarėve tė saj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #17

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Vace Zela

    84 vjet nga lindja e ikonės Vaēe Zela, dymbėdhjetė herė fituese e Festivalit tė RTSH-sė

    Vaēe Zela ishte njė kėngėtare ikonė e skenės shqiptare. Ajo e filloi karrierėn e saj nė moshė tė re dhe nė vitin 1962 ishte e para qė fitoi Festivalin e Kėngės.


    Ikona e kėngės shqiptare Vaēe Zela, lindi mė 7 prill 1939, me zėrin e saj mahnitės e tė papėrsėritshėm pėr mė shumė se 40 vjet krijoi mitin e saj tė pavdekėsisė, duke hyrė nė zemrėn e ēdo shqiptari brenda e jashtė atdheut. Kėngėt e saj ndėr vite mbeten tė preferuara edhe sot nga publiku. Ajo i dhuroi publikut dhe muzikės shqiptare, zėrin e saj tė artė.

    Me kėngėn “Fėmija i parė”, ajo dėshmoi se njė idhull i muzikės po lindte atė mbrėmje tė 26 dhjetorit tė vitit 1962. Repertori i saj ėshtė shumė i pasur, numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada, etj.

    Ajo dha njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė si pjesė e muzikės sė filmave.

    Fituese 12 herė e festivalit, Vaēe Zela fitoi famė gjatė epokės komuniste dhe iu dha titulli “Artist i Merituar” nė vitin 1973 dhe “Artist i Popullit” nė vitin 1977. Vaēe Zela ėshtė larguar pėrfundimisht prej skenės nė vitin 1992.

    Qė nga viti 2002, Zela ka jetuar me burrin e saj nė Bazel tė Zvicrės, pėr tė marrė kujdes mė tė mirė shėndetėsor.

    Ajo ėshtė e vetmja grua shqiptare e nderuar nė tė gjallė me Urdhrin “Nderi i Kombit” mė 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: “Pėr vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tė jashtėzakonshėm, pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės sė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, pėr pasurinė e vyer qė krijoi nė shkollėn shqiptare tė interpretimit muzikor.”

    Pėr nder tė kėngėtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si “Viti Vaēe Zela”. Sė fundi, edhe njė rrugė nė Tiranė mban emrin e saj.

    Vaēe Zela vdiq mė 6 shkurt 2014, nė Bazel, Zvicėr.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/84-n...it-te-rtsh-se/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •