E Merkure, 20 Tetor 2004
NJE SHANS PER TE ZBUTUR KRIZEN E NAFTES
Teuta Shamku
Kriza e naftes po thellohet nga dita ne dite ne tregun shqiptar. Cmimet ne pak muaj jane rritur gati 30 per qind me teper, nga 70-75 leke/litri cmimi i naftes ditet e fundit ai ka shkuar ne 100 leke/litri. Nderkohe pritet qe cmimet ne javet e ardhshme te rriten me tej, pasi importuesit vazhdojne te justifikohen se cmimet ne burse reflektojne ne tregun shqiptar. Eksperte te ekonomise shqiptare te pyetur lidhur me krizen e naftes, shprehen se duhet te jete qeveria shqiptare ajo qe duhet te gjeje alternativa te ndryshme per te zbutur kete krize, me qellim uljen e cmimit te naftes ne shitje. "Ne raste te tilla qeveria duhet te jete e predispozuar te gjeje rrugezgjidhje, madje edhe duke bere rregullime te posacme ligjore qe do te ndikojne ne normalizimin e tregut", thote nje specialist. Sipas tij nje mundesi e mire ne kete rast, nje shans per te zbutur krizen e naftes do te ishte angazhimi i enteve shteterore si mekanizma rregullues. "Para pak ditesh qeveria mori vendim qe gjithe institucionet dhe entet shteterore duhet te furnizohen me nafte vetem nga kompnia shteterore ARMO. Kjo eshte nje mase e mire parandaluese ne kete situate, per te ngushtuar tregun e tregtareve te medhenj importues te naftes. Qeveria i ka te gjithe mundesite qe te gjeje rrugezgjidhje me te efektshme", thote specialisti. Sipas tij nuk eshte e nevojshme te diktohen cmimet nga qeveria ne treg, sepse nese do te kete konkurrence te ndershme, tregu veterregullohet. Specialistet si rruge per te ulur krizen shohin mundesite e qe mund t'i krijohen shoqerise shteterore ARMO per te importuar nafte te paperpunuar. Kete nafte ARMO e perpunon vete dhe me pas e shtet ne tregun vendas me nje cmim me konkurrues se ai i importuesve. Ne kete rast, sipas specialisteve duke qene se shoqeria ARMO eshte shteterore, norma e fitmit kontrollohet me mire. Pasi shumica e kompanive importuese deklarojne nje norme fitimi joreale, nderkohe qe eksperte deklarojne se norma e fitimit ne kete kompani eshte disa here me e larte se ajo qe deklarohet. "Nese ARMO do te importonte nafte te paperpunuar dhe ta perpunonte ate vete, ose pse jo edhe te importonte nafte te gatshme, do te rritej sasia e naftes ne treg dhe vete konkurrenca do te ndikonte ne cmimin e shitjes", thote specialisti.
Nese do t'u referohemi te dhenave qe dalin nga kompania shteterore e rafinerimit dhe tregtimit te naftes, ARMO, vihet re se aktualisht kjo kompani ka nje shkalle perpunimi sa 1/2 e kapacitetit te saj perpunues. Pra nese ajo ka mundesi perpunuese edhe per me shume nafte, nese do te importonte nafte te paperpunuar nga jashte.
Gjithashtu aftesia depozituese e shoqerise ARMO, eshte 5-6 here me larte se ajo qe shfrytezon aktualisht. Pra nese shteti do t'i krijonte mundesi shoqerise ARMO te importonte aq nafte sa ka aftesite depozituee, atehere fare mire ne raste krizash "si kjo e tanishmja) qeveria do te shfrytezonte depozitat duke zbutur krizen dhe duke ulur cmimin ne treg.
Krijoni Kontakt