Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime

    Kisha, papati edhe Skizma...

    Mendoj qe ne kete teme te parashtroj pjese nga nje liber i Filip Sherard (Philip Sherrard) mbi papacine edhe ku qendron gabimi i ketij koncepti pare ne driten e mesimeve te Eterve te Kishes. Kuptohet qe te gjithe librin une nuk mund ta hedh ketu, por do te mundohem te paraqes pjeset me thelbesore e interesante te tij.



    Hyrje


    Libra te pafund jane shkruajtur mbi kishen edhe skizmen. Perse, pra, te bejme edhe nje tjeter? Ka tre arsye kryesore qe mund te paraqiten. E para, ceshtja e skizmes nuk eshte thjesht historike, ne kuptimin qe i takon se kaluares. Ajo eshte ende me ne. Eshte nje ceshtje bashkekohore. Nje nga detyrat me te cilat ballfaqohemi eshte perpjekja per zgjidhjen e saj. Por nuk mund te marrim persiper zgjidhjen e saj me rezultate pozitive, perderisa te dime se cfare eshte per tu zgjidhur. Perderisa te mos dime nenshkaqet e skizmes nuk mund te shpresojme per zgjidhjen e saj.


    Se dyti, nqs librat mbi skizmen e shqyrtojne ate ndopak ne terma kishtare, ajo qe marrin si norme per strukturen kishtare mbi toke, eshte norma efektive per traditen teologjike te kishes romane. Kjo do te thote, se jane kishat e lindjes se gjysmes se krishterimit qe shihen si pergjegjese per skizmen. Skizma eshte "skizme lindore". Jane te krishteret ortodokse qe shihen si "vellezerit tane skizmatike".



    Ky liber fillon me nje premise tjeter. Fillon me konceptimin e kishes qe une e quaj patristike, ne kuptimin qe eshte e ngrejtur mbi traditen patristike, sic paraqitet mbi te gjitha nga Eterit greke prej shekullit te dyte e deri ne shekullin 14 e me pas. Ky eshte edhe koncepti qe une po marr si norme, edhe une i shoh zhvillimet e tjera kishtare nen kete drite.
    Rezultati eshte krejt tjeter nga ai qe pritet zakonisht.



    Se treti, nqs teologjia perfshihet nder shkaqet qe kontribuan ne skizmen, i eshte dhene zakonisht nje vend i passhem ndaj faktoreve te tjere, se shumti historik, kulturor, apo edhe etnik. Jane te tille faktore qe jane pare si nenshkaqet e skizmes. Ketu (ne kete liber), nga ana tjeter, keto faktore as qe permenden fare. Skizma (ne kete liber) eshte pare perfundimisht si ceshtje teologjike, edhe vemendja i perkushtohet vetem pershkrimit edhe vleresimit bazik te arsyeve teologjike te skizmes sa me qarte qe te jete e mundur.



    1. Kisha



    Na eshte bere aq zakon qe ta shohim kishen, nqs jo si ndonje ndertese te thjeshte, brenda se ciles grumbullohen burra e gra per adhurim ndaj Perendise, si ndonje institucion te organizuar pak a shume si cdo institucion apo shoqeri tjeter njerezore, sa qe tentojme te harrojme se realiteti i saje thelbesor eshte krejt i ndryshem. Ne tentojme te harrojme se Kisha, ne rradhe te pare, eshte nje realitet shpirteror, qe i ka rrenjet ne jeten hyjnore. Si e tille, e ka ekzistencen e vete "ne qiell", para se te pershfaqet ne cfaredo forme mbi toke. Ne fakt, mund te thuhet se eshte nje shprehje e vete jetes se Perendise, pikerisht ne ato energji shpirterore, nepermjet te cilave ai shfaq ekzistenen e vete. Me shprehimisht, zbulohet ne ato energji shpirterore nepermjet te cilave ai hyn ne krijimin.
    Ne kete kuptim kisha manifestohet ne ate fiat origjinal nepermjet te ciles perjetesia hyn ne kohe, e padukshmja ne te dukshmen, si edhe ne deklaraten hyjnore: "le ta krijojme njeriun sipas Imazhit tone".
    Keshtu pra eshte e lidhur intimisht me misterin e relates midis Perendise edhe njeriut, midis Perendise edhe gjithe krijesave. Eshte kablli qe lidh te dyja, apo vendi ku eshte krijuar relata e tyre. Eshte jeta hyjnore qe e shfaq veten tek krijesat.



    Ne te njejten kohe, kisha lidhet intimisht me Misherimin. Nje nga referimet e Shkrimit mbi kishen eshte trup i Krishtit, edhe trupi i Krishtit shfaqet ne Misherim. Ketu, pra, kisha lidhet drejtpersedrejti me misterin hyjnoro-njerezor, qe gjendet ne baze te humanitetit tone, edhe ne te kuptuarit e te cilit varet shpetimi yne.

    Ne Krishtin natyra njerezore bashkohet me Perendine ne Personin e Fjales hyjnore, duke formuar nje qenie hyjnoro-njerezore, qenesisht edhe esencialisht nje.
    Ky bashkim i Perendise me njeriun eshte edhe themeli i bashkimit te Perendise me njerishmerine ne Kishen. Me fuqine e Misherimit edhe te Pendiksotise, njerezimit i eshte dhene i gjithi hiri per te hyre ne Mbreterine e Perendise, per tu bere bashketrashegimtare me Krishtin, per te jetuar ne Krishtin.



    Mbreteria eshte themeluar efektivisht ketu edhe tani. Ajo gjendet tashme ne Kishen.


    Keshtu pra Kisha eshte edhe vendi i shpetimit tone, i transformimit tone. Ajo eshte vendi i transformimit te te gjithe krijesave.
    Keshtu pra Kisha eshte shume me teper se nje realitet i sajuar, apo se ndonje njesi historike a shoqerore. Ajo eshte e pakrijuar edhe e krijuar; trans-historike edhe historike.

    E pare keshtu nga ana e Perendise, do thoshim, ajo eshte vete jeta e pakrijuar hyjnore. E pare nga ana njerezore, ajo eshte nje shumice qeniesh shpirterore te krijuara, ose te qenieve te krijuara ne proces te shpirterizimit.



    Kisha eshte nje sepse Perendia eshte nje - sigurisht qe jo nje ne sensin aritmetik, por nje ne pandashmeri. Jashte ketij banimi te Frymes nuk ka kishe.



    Serish, duhet theksuar se bashkimi i Perendise me personat si shumice ne Kishe nuk do te thote se qenie te ndryshme njerezore te therritur ne kete hir bashkohen me Perendine ne nje lloj bashkimi jo-personal, per te formuar nje njesi hyjnoro-njerezore e cila eshte nje mistikisht edhe perben nje trup mistik ne vetvete. Perendia nuk eshte nje realitet impersonal. Ne te kundert, Ai eshte nje Trini e Tre Personave, edhe ky bashkim i Perendise me njeriun eshte nje bashkim personal, nje bashkim me Perendine ne Personin e Logos-it hyjnor, duke marre pjese ne Trupin e Tij.
    Duhet kujtuar se ne Krishtin eshte bashkuar me Perendine jo nje natyre njerezore, por e gjithe natyra njerezore. Kisha nuk eshte pak a shume trupi universal i atyre qe ndajne driten e besimit, nje societas hominum fidelium apo congregatio hominum fidelium, por eshte locus (vendi) i vazhdimit te misterit hyjnor-njerezor, misterit te Misherimit, ne te cilin jane therritur te gjitha qeniet njerezore per te marre pjese.
    Pjesemarrja ne kete shumice njerezore ne Personin e Krishtit, edhe ndarja e se njejtes jete, nuk do te thote dorezim i lirise edhe identitetit personal te personave duke pushuar keshtu se qeni person unik.
    Personi i Krishtit nuk eshte ndonje Super-person, e as trupi i Tij ndonje Super-trup. Ne Kishe, qe eshte trupi i Krishtit, cdo person merr pjese ne hyjnishmeri ne nje menyre te vecante qe i jepet atij nga Shpirti i Shenjte. Ne personalitete te percaktuara, me te gjitha vecanerite e tyre, behet bashkimi me Fjalen Hyjnore i secilit prej qenieve te vecanta me ane te Frymes se Shenjte.
    Ka aq shume bashkime me Perendine sa ka edhe persona njerezore, aq shume forma shenjtrimi sa ka edhe destini personale, ku secila eshte unike.
    Eshte unikaliteti i Personave te Trinise - refuzimi i tyre per tu pakesuar apo neutralizuar apo shkrire ne ndonje natyre te perbashket jo personale - qe eshte perfundimisht garancia objektive e cilesise unike te hyjnizimit ne Kishe.


    Kisha eshte trupi i Krishtit, nusja e tij. Ndersa procesi i anetaresimit edhe terheqjes se individeve, burra apo gra, ne trupin e Krishtit, qe eshte kisha, behet mbi te gjitha nepermjet sakramenteve, e serish, mbi te gjitha, nepermjet Eukaristise. Kisha i ka rrenjet ne Personin e Krishtit, edhe pjesemarrja e gjithesise se personave njerezore ne Personin unik te Krishtit ne kohe e hapesire, ne histori, behet nepermjet Eukaristise. Sepse Eukaristia eshte pershfaqja mbi toke e realitetit shpirteror te trupit te Krishtit ne ate forme te cilen qeniet njerezore mund ta marrin edhe asimilojne. Edhe ashtu sikurse trupi i Krishtit eshte kisha, rrjedh qe Eukaristia, qe eshte pershfaqja e ketij trupi, eshte po ashtu pershfaqja e kishes mbi toke. Eukaristia eshte ajo qe perben parimin edhe qendren e kishes mbi toke, edhe me ane te saj edhe ne te kisha jeton.
    Ne kete menyre mund te shihet se ne cfare kuptimi kisha eshte vazhdimi i misterit hyjnoroo-njerezor, i msiterit te misherimit, edhe se si kisha eshte shume me teper se sa nje realitet i thjeshte, i sajuar, apo nje njesi njerezore a shoqerore.
    Ashtu sikurse Krishti eshte bashkimi i dy natyrave - hyjnore e njerezore, e pakrijuar edhe e krijuar - edhe Eukaristia, qe eshte pershfaqja e trupit te Krishtit, qe eshte kisha, eshte po ashtu bashkimi i ketyre dy natyrave, hyjnore e njerezore, te pakrijuar edhe te krijuar. Edhe ne pjesemarrjen e Eukarist, ne - individed, burra e gra - marrim pjese po ashtu ne te njejtin proces misherimi qe kryhet ne njerishmerine hyjnore te Logos-it. Ne behemi pjese e atij misteri theandrik. Neve behemi bij te Perendise, bashketrashegimtare.



    Keshtu pra qe nuk mund te diskutohet qenia e nje kishe si realitet pak a shume i krijuar apo i dukshem, se sa mundet te diskutohet qenia e Krishtit si nje realitet i krijuar edhe i dukshem.
    Aq me pak nuk mund te diskutohet ndonje ndarje, logjike, qofte edhe aktuale, i kishes ne dy departamente, nje te pakrijuar, te padukshem, qiellor, ndersa tjetri i krijuar, i dukshem, tokesor. Nuk ka nje kishe, nga nje ane triumfante, mistike, qe mbahet nga Zoti ne paqe e persosmeri, e nje tjeter, militante, in via, institucionale. Nuk ka as, si rrjedhim, nje ligj te dyfishte, kisha e padukshme qe vepron sipas ligjit hyjnor, ndersa kisha e dukshme qe vepron sipas nje ligji njerezor.
    Ashtu sikurse ne Krishtin, hyjnorja edhe njerezorja perbejne nje Person te vetem edhe unik, ne te cilin, gjithe aktivitetet edhe veprimet, hyjnore e njerezore, kane si subjekt Logos-in hyjnor, ashtu edhe kisha perben nje unitet te vetem, te pandare, hyjnor-njerezor, te pakrijuar e te krijuar, duke vepruar ne cfaredo sfere, te padukshme e te dukshme, sipas nje ligji te vetem hyjnor-njerezor, sipas menyres theandrike, ku, serish, subjekti unik eshte Logos-i hyjnor.


    Sakrifica qe Krishti ofron ne altarin qiellor para fronit te Perendise eshte nje edhe e njejta me ato qe ofron ne altaret e panumerta tokesore ne misterin e Eukaristise.
    Edhe ashtu sikurse kisha eshte trupi i Krishtit, edhe sikurse trupi i Krishtit pershfaqet ne Eukaristi, ashtu ka edhe nje lidhje te drejtperdrejte e te menjehershme te te pakrijuares me te krijuaren, te padukshmes me te dukshmen, ne Kishen.. Ato formojne nje realitet te vetem te pandare.
    Ngjashmerisht, ashtu si qeniet njerezore marrin pjese ne Eukaristi, ata jane pjese te Kishes nepermjet nje pjesemarrje te drejtperdrejte ne trupin e Krishtit, ne vete jeten hyjnore. "Jemi prej se njejtes buke, nje trup, meqe marrim prej se njejte buke (1 Kor 10:17). Edhe ashtu sikurse komunioni sakramental eshte ne te njejten kohe komunion kishtar, po ashtu komunioni kishtar nenkupton gjithnje edhe kerkon komunion sakramental. Qe te bashkohesh me Perendine ne kishe edhe qe te marresh pjese ne Eukarist; qe te zesh nje vend ne Mbreterine qiellore edhe qe te marresh misteret hyjnore - keto jane veprime reciproke, qe formojne nje veprim edhe realizim te vetem.





    2. Episkopati




    vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-10-2004 mė 20:16

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Asnje besimtar jo-orthodhoks nuk duhet te marri pjese ne kete forum apo ne kete teme. Cdo komunitet ka forumin e tij, doktrinen e tij, liturgjine e tij, doreshkrimet dhe kendveshtrimin e tij.

    Nuk ka vend ketu per debat midis besimtaresh te besimeve te ndryshme.

    Albo

    P.S Te gjitha mesazhet u kaluan ne kosh. Po doni te vazhdoni debatet personale, bejeni ne privat me email, jo ne kete forum.

Tema tė Ngjashme

  1. Pushtimi i Konstandinopojes, 29 Maj 1453
    Nga King_Gentius nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 06:09
  2. Arbėria, nė "Bashkimin Evropian" tė mesjetės
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2006, 07:59
  3. Njezet shekuj te Papatit ne Kishen Katolike
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 04:57
  4. Skizma e Madhe e Kishės dhe shqiptarėt
    Nga Nika nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 09-07-2005, 04:50
  5. Skizma e madhe e vitit 1054 ne Kishen e Shenjte
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 16:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •