Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Për Anitën (shkrim i gazetares Elisabeta Ilnica)
    Një zhurmë gjigande çau qiellin e nxirë. Ishte rrufe, a ndoshta apokalips?! E gjithë njerëzia u përul. Kudo lutej për shpëtim...Më në fund, dëgjohet një zë. Oh, nuk është zë i zakonshëm, por një e qarë fëmije. Zemërimi i kohës, stepet. Ngjyra e zezë zbehet kudo, duke u shndërruar në agim. Drejt detit rikthehen pulëbardhat. Toka dhe qielli bëjnë paqe. Zoti solli në këtë botë përgjigjien e lutjeve, Anita Bitri. Sarandë, 8 janar 1968. Një vogëlushe do të ndryshonte jetën e shumë njerëzve. Mbase, mbase edhe të një kombi. Ajo nuk dinte të ecte, por vetëm të vraponte bashkë me erën. Kërkonte të gjente misionin, për të cilin ishte bekuar. Ngre kokën lart. Një rreze hyjnore i sjell lajmin: Anita ka lindur për të bërë art. Ka ardhur në këtë botë për të shenjtëruar muzikën. Do të triumfojë përjetësisht për këngën. Vrapimi ndalon përkohësisht në Vlorë. Sërish në bregdet, sërish pranë valëve. Ajo që e thërriste ishte kënga. Tashmë nuk mund të kuptonte veten dot pa të. Ishte e destinuar që zëri i saj të mrekullonte. Përpara Anitës qëndronte pasqyra. Mori krehërin dhe e afroi afër flokëve. I preku pakëz dhe e ndaloi te baluket e shkurtëra. Dalëngadalë e uli poshte e më poshtë. Pa dashje, ceku paksa dhe hundën. Stop! Tani ishte momenti. Duhej vetëm të provonte zërin. Kurajua nuk i mungonte. Po ashtu dhe mikrofoni prej krehëri. E vetmja gjë që i kishte mbetur, ishte të përpiqej. Pasqyra e madhe i tregonte spektatorët që prisnin me padurim vogëlushen të këndonte. Mbylli sytë fort dhe shtrëngoi “mikrofonin”. Tashmë nuk kishte mbetur gjë tjetër veçse të bindte zërin.
    Më në fund guxoi. Ishte vetëm një refren i këngëtares së madhe Vaçe Zela. Një refren, që e bëri të mos ndalonte kurrë më së kënduari. Asgjë nuk mund ta pengonte më tani. Krehëri dhe pasqyra do të ishin dy kritikët më të aftë, por edhe dy mqtë e saj më të mirë, të cilët nuk do t”i ndante dot nga vetja. Provat sekrete në dhomën e gjumit do t’i vazhdonte, derisa një ditë gjeti një njeri, me të cilin i bashkonte diçka e përbashkët; etja për të bërë art! Quhej Robert Papavrami. Nuk ishte më tepër se 7 vjeç, kur mjeshtri i violinës kërkoi të bindte gishtat e vogëlushes mbi telat e violinës. E çuditshme…Profesor Berti që kishte bredhur botën, nuk kishte parë kurrë fëmijë tjetër që të “skllavëronte” në atë mënyrë violinën. Gjithnjë kishte dashur që të ushtronte njerëz me 1 përqind talent dhe 99 përqind punë. Por kësaj here, ai kishte gjetur dikë që kishte 99 përqind talent. Ajo quhej Anita Bitri. Tashmë, nuk i duhej veçse 1 përqind punë. Ata dolën para spektatorëve në një duet tepër special, duke u prezantuar si mjeshtra të violinës. Një sukses për t’u patur zili. Tashmë violina kishte gjetur duart e merituara, por…Anita donte që zëri i saj të dilte jashtë dhomës së gjumit. Donte që ta dëgjonin që dinte të këndonte, po aq bukur, sa ç’dinte të nënshtronte violinën. Vendosi të kujdesej për zërin në fshehtësi. Ngadalë u mësua me sekretin e saj. Kur prekte telat e violinës, në mendjen e saj ishin vargjet. Këndonte nën zë. Dashje pa dashje, por me një dëshirë të madhe, Anita fillon të mësojë rreth zotit dhe të besojë në të. Që nga ai moment, nisi ta ndjejë veten e privilegjuara e Tij. Ishte DESTINI që e kishte kompletuar lidhjen mes Anitës dhe Zotit. Ishin detaje të vogla, por që do të ndryshonin “kursin e lundrimit”.
    Festivali i Interpretuesve të Klasës Punëtore në Elbasan fton Anitën të konkurrojë. Ishte veçse një maturante për nga mosha, por jo për nga zëri. Osman Mula i kishte besuar këngën “Eja”. Por nuk mjaftonte kaq. Anita nuk kishte mbushur moshën që të merrte pjesë në këtë festival. I duheshin dhe pak muaj që të bënte 18 vjeç. Lufta filloi, për të mbaruar shumë shpejt me fitoren e Anitës. Ishte publiku elbasanas, që jo vetëm e ndihmoi që të marrë pjesë në festival, por edhe u bë aleat i fuqishëm, duke ndikuar në juri, që ajo të merrte çmimin e tretë. Ky ishte Destini, që aq shumë e lidhte jetën e saj, Anita. Hapat filluan të shtoheshin drejt këngës. Tani kishte vetëm ngjitje. Sekretet morën fund. Anita dinte të këndonte po aq bukur sa ç’i binte violinës. Qershor 1986, ajo bëhet fituesja e çmimit të parë në festivalin e Interpretuesve në Vlorë, me një kompozim të Arben Zhezhës. Rrugët ishin të hapura. Destini kishte bërë punën e tij, tashmë ishte radha e Anitës për t’ia shpërblyer atij. Vetëm 6 muaj më pas, Anita rrëmben një tjetër çmim të parë po në Vlorë, por kësaj here në festivalin e Këngës, edhe pse më të njëjtin kompozitor.
    Dimri trokiti sërish. Anita më në fund mbushi 18 vjeç. Ajo mund të çante në mes të të rriturve në moshë, por edhe mes të të rriturve të këngës. Ajo ëndërronte që zëri i saj të depërtonte në çdo shtëpi të Shqipërisë. Ishte qershori 1987, që do t’i plotësonte asaj këtë dëshirë. “Hartimi dhe dëbora”, që u krijua nga shoqja e klasës Laureta Çuku, i dha ngadhënjimin e dytë në Tiranë. Ky ishte veçse fillimi, pasi fundin kishte vendosur mos ta mendonte kurrë. Do të përmbushte misionin. Destini dhe talenti i saj do ta ndihmonin. Viti 1988. “E vogla mes shoqesh”, e kompozitorit David Tukiqi i dha çmimin e tretë të jurisë, por të parin për spektatorin. Ndërrimi i viteve shpalos një tjetër sukses me duetin Bitri-Ndoci, “Shikomë në sy”. Ndërsa “Mos u nxito, mos u gabo” në Koncertin e Pranverës 1988, në bashkëpunim me Alqi Boshnjakun dhe Aleksandër Vezulin, nuk ishte më një këngë që i dha çmimin e parë Anitës, por një perlë për gjithë muzikën e lehtë shqiptare. Pranverë 1989, Anita shpërthen sërish teksa këndonte “Lulet e majit, i çel në janar”. 3 muaj më pas, rrëmben çmimin e dytë në koncertin e Këngës me “Era përcjell fjalën të dua”, të kompozitorit Gjergj Leka, e cila mori çmimin e dytë. Recitali “Anita” bën që këngëtarja vlonjate të kalojë kufijtë e Shqipërisë. Turqia i dhuron vendin e dytë në Festivalit Ballkanik në mars 1990. Anita rikthehet në Shqipëri gjithnjë e më ngadhënjyese. Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji nuhasin te vajza vlonjate madhështinë e të interpretuarit. Në dhjetor 1990, ata i besojnë asaj dhe shpërblehen me çmimin e parë. Bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji vazhdon të sfidojë. “S’ka formulë në dashuri” vlerësohet e dyta. Treshja e muzikës rishfaqet prapë bujshëm me këngën “Fat dhe dashuri”. Kjo bën që Anita të prezantojë zërin e saj edhe nëpër Evropë. Rikthehet me çmimin e tretë në dhjetor 1993, në festivalin e Këngës me anë të kompozitorit vlonjat Artur Dhamo.
    Megjithatë, Anita kishte shumë etje që zëri i saj të dilte nga kilometrat që përbëjnë Shqipërinë. Edhe pse kishte bërë disa tentativa, ishte kthyer gjithmonë për festivale. I druhej mungesës në skenën shqiptare. Pas shumë lëkundjesh vendosi që të paktën për një vit të shfaqte zërin e saj nëpër Evropë. Nuk u zhgënjye, ashtu siç nuk u zhgënjye edhe publiku jashtë kufijve shqiptarë. Por festivali ishte pika e dobët e Anitës. Në vitin 1995 ajo zotëron sërish skenën jo si konkurrente, por si e ftuara e nderit të festivalit. Kërkesat e shumta të publikut bënë që vetëm pak muaj më pas, ajo të zhvillonte koncertin e dytë recital në Vlorë. Për dy ditë me radhë ajo e ndjeu veten e privilegjuara e Zotit dhe e publikut. Duartrokitjet e vlonjatëve arritën nga jugu në veri. Pasi këndoi për shumë qytetete të vendit, në Tropojë merr ftesë që zëri i saj të dëgjohej dhe në Amerikë. Destini ishte sërish me të. Po ashtu edhe Zoti. Viti 1996.Shqipëria po vuante nga arti gjithnjë e më i dobët. Kritikët mungonin, ndërsa Anita kërkonte majën e ajzbergut të muzikës. E dinte që Amerika përkthehej si vendi i realizimit të ëndrrave. E dinte që fama e priste edhe në perëndim. Më në fund arrin në "tokën e premtuar". Dielli shqiptar filloi t'i mungojë menjëherë.
    E kishte ditur që nga fillimi që do ta kishte të vështirë, por jo kaq. Ishte
    hera e parë që lutej për Destinin. Duke qenë se për momentin, ai nuk u përgjigj, atëherë Anita vendosi që ta kërkonte vetë. E vetmja gjë që duhet të bënte, ishte të këndonte. I vuri detyrë vetes që të mos harronte kurrë misionin e saj që nga lindja. Për tri vite me radhë, harroi së qeni Anita, por vajza e këngës.
    Më në fund, Destini u kthye. Në mars 1999 ajo nxjerr albumin e parë më SHBA, me titull "Mall". Këngët e saj promovohen në ambjentet e Misionit të Ambasadës Shqiptare në Nju- Jork. Miss Albania, U.S.A. e bërë sërish që të ishte e ftuara speciale. Agjensia amerikane C.P.V, e cilëson si këngëtare profesioniste gjatë një konkursi mes dhjetra këngëtarëve shqiptarë. Emri Anita nisi të marrë shumë kuptim edhe në anglisht. Më 7 dhjetor 1999, ajo ftohet nga organizata ndërkombëtare "Madre" , si përfaqësuesja më e denjë e këngëtarëve shqiptarë. Pas shumë vitesh, Anita pregatit edhe një surprizë. Loja me violinë kishte nisur ta tërhiqte sërish. Duke ndërthurur këngën me violinën, ajo arriti që brenda 3
    minutash të tërhiqte vëmendjen e yjeve të Hollivudit, si Tom Robbins, Susan Sarandoë, Vanesa Redgrave, Danny Shechtler, Eve Essler, Nenad Bach, etj. Kjo ishte "mirëseardhja" amerikane për Anitën. Ata e ftuan në botën perëndimore të muzikës, duke e vlerësuar si pop-singer. Sa mirë që Perëndia ishte sërish me të. Anita u bë emri që bashkonte të gjithë shqiptarët e Amerikës. Anita u bë vajza që mblodhi rreth një tryeze gjithë ambasadorët e botës në gusht 1999. Ata nuk
    dinin shqip, por arritën të ndjejnë shqip vetëm nëpërmjet zërit magjepsës të këngëtares vlonjate. Vetëm 24 orë më pas, ambasadori i U.N. i drejtoi Misionit Shqiptar një letër falenderimi për ambjentin e krijuar dhe muzikën e bukur shqiptare të interpretuar nga Anita Bitri. Viti 2000 nxjerr sërish atë si të privilegjuarën e këngës. Një koncert me përmasa tejet të mëdha, ku merrnin pjesë, Inva Mula, Pirro Çako, Pali dhe Zerina Kuke, apo i famshmi Fadil Berisha, nuk mund të ishte kurrë i plotë pa Anitën. Ajo sfidon me një serial koncertesh recitale, duke çuar gjithnjë publikun në këmbë. Tashmë Anita kishte bërë një pakt me dashamirësit e saj. Ajo do të këndonte për to dhe publiku do ta deshte
    për këtë. Të adhuroje muzikën e Anitës u kthye në një ëndërr, nga e cila nuk dëshironte të zgjohej asnjeri. Përkundrazi, po u pëlqente bota e re me emrin "Anita". Kështu, ndodhi. Ajo vazhdoi udhëtimin e saj me koncerte në shumë qytetete të SHBA-së.Ditë pas dite, ajo lartohej gjithnjë e më shumë. Sa më shumë këndonte, aq më
    shumë ngrihej. Në këto ditë triumfi, ajo takoi edhe kompozitoren e famshme botërore të Celin Dionit, Tina Shaffer. "Zëri I Anitës është shumë i kompletuar dhe ëngjëllor që zbret nga qielli", do të thoshte e mahnitur Tina amerikane. Viti 2002 sjell një Anitë këngëtare gjysmë shqiptaro-amerikane. Këndonte, shkruante dhe kompozonte. Tashmë ajo shfaqet si një kantautore e mahnitshme. Në janar të vitit 2003, prezanton një koncert me këngëtarë shqiptarë, kosovarë dhe
    maqedonas, ku nderohet nga ambasadori Uilliam Ualker dhe drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski. Një muaj më vonë Anita nënshkruan një kontratë për një album të ri me një kompani amerikane "An'Km records@Enterteiment". Tashmë "Toka e premtuar" i dha gjithçka kishte ëndërruar, por jo atë për të cilën e kishte caktuar destini. Kishte ardhur finalja. Anita duhej të ndryshonte fatin e një kombi. Do të kthehej në Shqipëri. "Anita, kjo është Anita Bitri. Është kthyer Anita!".Nuk e kishte dashur kurrë emrin e saj aq shumë sa atë ditë të nxehtë korriku. Ngado që lëvizte kokën, kishte njerëz që e vështronin me admirim. Looku dhe veshja "made in USA", vetëm sa e zbukuronte, pasi ajo ishte e gjitha shqiptare në tokë shqiptare. "Çdo gjë është e mundur". Bashkëpunimi me producentin amerikan, James
    Avatar në 14 këngët e këtij albumi befasuan menjëherë publikun shqiptar. Ata e adhuronin Anitën. Planet ishin të mëdha. Megjithatë, duhej të kthehej edhe njëherë drejt Amerikës, për të ardhur më vonë përgjithmonë në Shqipëri. Avioni ndërroi qiell. Tetori sa vinte dhe bëhej më i egër, duke i shpallur luftë brishtësisë. Donte të sfidonte dimrin. Orë pas ore ditët vjeshtake bëheshin gjithnjë e më të plogështa. Ah, po bien disa këmbana. Dikush po pregatitet për udhëtim të largët. Perëndia po e thërret. Njerëzit kureshtarë dalin të shohin. 19 tetor. Nënë Tereza po shenjtërohet. Të gjithë përulen para saj. Të gjithë e lusin Nënën e Madhe që ta shoqërojnë në "aventurat" e saj qiellore. Dhe ajo nuk
    di kë të zgjedhë. I duhet dikush tepër e veçantë dhe tepër e pastër. Dikush që të ketë diçka hyjnore. Vështron fytyrat me radhë. Anita i përgjërohet që të jetë ajo e zgjedhura e saj. Nënë Tereza e kuptoi se atë e kishte caktuar destini. I zgjat dorën dhe e fton në udhëtim. Por Anita nuk mund të nisej pa të dashurat e saj. I lutet që të marrë me vete Siborën e vogël dhe nënën. Shenjtorja u bind.
    Tashmë suita qiellore po i priste me të gjitha nderimet. Nënë Tereza i caktoi misionin e ri Anitës: Të këndonte përjetësisht për engjëjt..

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    118
    Lajm i zi vjen nga kurbeti
    Nene Vlora po renkone
    Tronditet gjith Shqiperia
    U shua nje yll jehone
    Engejt edhe vete zoti
    Ndoshta shume u nxituan
    Nuk shterojn lotet e kombit
    Teper von kur u penduan
    Moter u bere e shenjte
    Shpirti ka per te kenduar
    Nena bashke me siboren
    Si princesh te mbajne ne duar
    Anita me buza gaze
    Ciltersi moj e bekuar
    Ne zemren e cdo shqiptari
    Je nje yll qe ske te shuar


    I paharuar kujtimi i ANITA BITRIT
    Kurajo BENI
    Jeta eshte e shkurter shijoe........

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58

    Zëri që nuk harrohet - Anita Bitri

    Ha ju pëlqen ndërtimi dhe prezantimi i faqes së re www.anitabitri.com ?
    Mendoni se ja ka arritur qëllimit?
    Cilën nga fotografit,këngët do të vlersonit të bukurë ?

    Duke ju falenderuar nga zemra dhe duke ditur pjekurin intelektuale të këtij forumi,mendoj që vlersimi dhe gjykimi juaj do të përsosi prezantimin e faqes së re www.anitabitri.com

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Postime
    177
    ne rralle te 1 me behet shume qejfi qe u arrit nji gje kaq e bukur,dhe te vazhdoje e te jetoje gjithnje ne zemrat tona!!pergezime!!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58

    Pershendetje

    SHume te faleminderit Majlinda!!!!!!
    Shpresoje qe materiali t`ju kete pelqyer dhe njekosishte te kemi arritur dicka interesante. ishte nje amanet i Anites dhe u munduam modestamente t`ja realizonim me rastin e pervjetorit .

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58

    Pergezime

    Me pelqeu shume poezia me ndjenje qe ke krijuar,meriton vetem komplimente.
    Po te dergoj dhe une nje shkrim qe eshte bere ne ato dite dhimbje qe vetem titulli eshte legjenda,por ne fakt aty ndodhet e verteta e kesaj tragjedie.


    Legjenda e këngëtares Anita Bitri dhe e korit të saj të vogël !

    Kjo që po ju tregoj nuk është një legjend metropolitane, por një ndodhi e vërtetë që ka ndodhur në New York më 19 tetor 2004.
    Zoti, një mëngjez duke bërë rutinën e zakonshme, po vrojtonte me kujdes New York-un dhe po shikonte një kortezh të heshtur mortor që po kalonte përgjatë rrugës Alle Boulevard. Njerëzit qanin dhe në heshtje vajtuese po shoqëronin arkivolet e mbuluara me flamurin amerikan. Zoti u bë kurioz dhe u afrua, u shëndërrua në person normal dhe pyeti njerëzit e korteut:
    Ç`farë ka ndodhur ? Përse këta arkivole ? Këtyre deleve të perëndisë ç`farë u ka ngjarë ?
    Dhe njëri nga kortezhi iu përgjigj me lot në sy anglisht:
    - Bënte shumë ftohtë dhe të zotët e shtëpisë ndezën boilerin e sistemit të ngrohjes dhe monoksidi i karbonit nuk i lejojë që të zgjoheshin më,qofshin të bekuar nga perëndia !
    Zoti u prek shumë nga këto fjalë dhe i pikëlluar u nis drejt shtëpis së tij mes reve. U fut në studion e tij dhe thërriti sekretaren dhe urdhëroi që ti sillte statistikat mbi monoksidin e karbonit dhe po thoshte me vete:
    -Ky monoksidi i karbonit shumë shqetësime po më krijon, në fillim efektin “Serë”, po më merr njerëzit nëpër galerira dhe hapi statistikat e New York-ut, u habit me ato që lexoi dhe nuk u besonte syve. Si është e mundur që i kishte shpëtuar kjo çështje ?
    - Jo kjo s`është e drejtë, gjithë këto dele të perëndisë ikin nga New Yorku prej monoksidit të karbonit , urgjentisht duhet ndaluar një barbari e tillë. Ndaloi çdo punë dhe u nis për në New York.
    Duhet të zgjedh një njeri të shenjtë, që flijimi i tij të ndalojë këtë krim të rëndë. Filloi të kërkonte personazhin e duhur dhe duke fluturuar mbi New York dëgjoi një zë të bukur që e bëri për vete dhe disa tinguj të ëmbël dhe gazmor, ndaloi dhe u mahanit nga zëri i magjishëm dhe u afrua tek dritarja e shtëpisë. Bëhej ditëlindja e një çuni të vogël dhe ai zë i mrekullueshëm vinte nga një këngëtare që me energjinë e saj elektrizonte gjithë shtëpinë.
    Zoti shtangu , u mahanit dhe po dëgjonte i lumtur këtë zë të magjishëm.
    Sa zë i bukur, po mendonte: - Sa i këndshëm, jam krenar që e kam krijuar, kjo është perfektshmëria.
    Krijesë e bukur, zë i mrekullueshëm dhe shumë simpatike, qëndroi që ta dëgjonte. Kënga pushoi dhe njerëzit filluan ta duartrokisnin këngëtaren duke brohoritur:
    Bravo Anita, të lumtë! Të lutem dhe një këngë tjetër.
    Zoti u habit me dashurin dhe respektin që këta njerëz tregonin për këtë këngëtare, u shëndrua në një person normal dhe hyri brenda.
    Dëgjonte një gjuhë tjetër.
    - Ah, po këta janë Albanian, popull i mrekullueshëm me tradita dhe histori të lavdishme, i vetmi popull në Europë që nuk ka sulmuar ndonjëherë popujt e tjerë. Dhe po i shikonte me vëmëndje dhe buzëqeshi:
    - Paskam bërë racë të bukur, shiko ç`farë tiparesh, shiko ç`farë karakteri dhe për një moment u ndje krenar për fantazinë e tij.
    Asnjëri nuk po e përzinte, përkundrazi po e ftonin të merrte pjesë në banket dhe i afruan të hante dhe të pinte. I buzëqeshnin me dashamirësi këtij të panjohuri, që Zoti ishte shëndruar. Anita i buzëqeshi dhe Zoti i kërkoi një këngë. Anita e papërtuar ja kushtoi këngën dhe nëpër dhomë filluan të fluturonin tingujt magjik të zërit të saj. Pasi mbaroi kënga Zoti e duartrokiti me entuziazëm, e falenderoi dhe e puthi në ballë Anitën, u përshëndet me të gjithë dhe u nis i lumtur drejt shtëpisë së tij, mes reve madhështore.
    Të nesërmen thërriti sekretaren e vet dhe i tha:
    - Të lutem më sill statistikat e shqiptarëve në amerikë.
    - Sekretarja u përgjigj:- Si urdhëron Zot, dhe vajti në arkivat dhe ja solli.

    Zoti hapi statistikat dhe mbeti i shtangur.
    Të shkretët këta shqiptarë - tha ai, dhe një rrudhë e thellë iu shfaq në ballin e pastër dhe fisnik.
    Paskan gjithë këto probleme: Probleme dokumentash po e po, shtëpit më të vjetra të Amerikës po se po, haj...haj...haj si është e mundur ?! Unë i pashë vetë dje ishin shumë bujar dhe inteligjent, përse janë kaq të përçarë ? Përse kaq probleme etnie ? – Jo delet e mia të bekuara, nuk është mirë kështu, këtu duhet vënë dorë patjetër, dhe u zhyt në mendime të thella. Dhe në këto momente i erdhi para syve fytyra hyjnore e Anitës, zëri i saj i magjishëm, buzëqeshi dhe thirri:

    - EUREKA !

    Po atë mbrëmje la çdo punë dhe u nis në New York. Ishte data 15 korrik 2004. Gjeti shtëpinë e Anitës dhe u fut pa zhurmë në shtëpinë e përgjumur dhe po vrojtonte. Pa Hazbien dhe tha: Grua e mirë dhe bujare.
    Iu afrua një krevati të vogël dhe u mahanit nga bukuria hyjnore e Siborës dhe e puthi në ballë.
    Iu afrua krevatit të Anitës, nga fytyra e përgjumur rrezatonte një buzëqeshje lumturie. Duket që është e lumtur dhe beson shumë tek mua - po mendonte Zoti. Më mirë po e lë të mahnis popullin e vetë me zërin e saj të mrekullueshëm dhe e puthi në ballë, këtë krijesë perëndie. Tek po largohej, Anita hapi sytë dhe i buzëqeshi e lumtur.
    Zoti i tha: - Nuk ke frikë nga unë, nuk gërthet ?
    Anita buzëqeshi dhe iu përgjigj: - Përse duhet të gërthas, unë ty të njohë, je gjëja më e bukur që unë kam takuar në këtë botë. Ty ndoshta nuk të kujtohet, por ti më dhurove zërin e mrekullueshëm kur unë linda dhe të falenderojë nga zemra.
    Zoti vazhdoi: - E do jetën ?
    Anita: - E dua shumë jetën, jam e lumtur kam një mama të
    mrekullueshme,një vajzë që quhet Sibora e që është e bukur si dielli. Po Zot, jam shumë e dashuruar me jetën, po pse ma bën këtë pyetje ?
    Zoti u trishtua dhe tha: - Lëre, lëre është mëkat bija ime të të kërkojë një sakrificë të tillë.
    - Fol Zot tha Anita,- Unë besoj në ty dhe lutem çdo ditë, dëshirat e tua për mua janë detyrime.
    Zotit i dolën dy pika loti nga sytë nga fjalët që dëgjoi dhe me dhimbje në zemër i tha:
    - Unë kam menduar të të bëj fli ty e bekuar Anitë, për të shpëtuar mijëra jetë të pafajshme nga monoksidi i karbonit dhe sidomos jetën e bashkatdhetarëve të tu, të cilët janë të parët që mund të vdesin, sepse jetojnë në shtëpira tmerrësisht të vjetra të shkretët. Por meqë ti e do kaq shumë jetën unë mendojë.....
    Anita e ndërpreu me buzë në gaz: - jo Zot, dëshirat e tua për mua janë ligj, dhe kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish unë jam gati për çdo lloj sakrifice dhe kur flitet për popullin tim që e dua aq shumë çdo flijim për të është një detyrim dhe nder.
    Zoti u mahanit nga ato që dëgjoi, buzëqeshi dhe i tha: - Dakort.
    Anita e ndërpreu:
    - Të lutem Zot i madhërishëm mund të më jepësh dhe katër muaj kohë që të mbarojë disa punë muzikore që kam lënë përgjysëm, të mbarojë të paktën një CD me titullin “Çdo gjë është e mundur” që dua t`ja dhurojë të përfunduar popullit tim. Dhe një kërkesë do të doja të më plotësoje, të lutem më lejo që të shikoj qoftë dhe tre ditë popullin tim, tokën amtare, publikun tim të dashur që më mungon aq shumë, të përgjërohem dhe u ul në gjunjë para zotit me lotë në sy.
    Zoti buzëqeshi dhe i tha:
    - Dakort, mund të shkoni bija ime.
    Hem, tha Anita e trishtuar, kam problem dokumentat, kam nëntë vjet në amerikë dhe akoma nuk mi kanë dhënë.
    Zoti u prek shumë dhe tha:
    - Ah ju të mjerët shqipëtar, sa po vuani për këto dokumenta që nuk ju lejojnë të shikoni tokën e bekuar shqipëri, në të ardhmen Anita, të jap fjalën e nderit që këtë problem do ta zgjidh, tani për tani po të bëj vetëm ty dokumentat për në shqipëri, me një kusht, kur të vesh në shqipëri mos të këndosh, vetëm të ç`mallesh dhe të përshëndesësh popullin tënd. Anita u habit nga kjo kërkesë dhe e pyeti e shqetësuar:
    - Pse nuk duhet të jap koncert ?
    Zoti me buzë në gaz e qetësoi:
    - Anita, po të them një sekret, unë jam i dashuruar me zërin tënd hyjnor i cili më pëlqen jashtëzakonisht dhe nëqoftëse ti këndon në shqipëri, mua më kthehet mendja dhe nuk të flijoj.
    - Okej – tha Anita e qeshur. Nëqoftëse ti ke vendosur, do të bëhet dëshira jote.
    Atëhere – i tha Zoti:- Takohemi në nëtëmbëdhjetë tetor pasi në këtë datë kam lënë takim me Nënë Terezën të cilën e respektoj shumë dhe do t`i them të të rrijë afër gjatë gjithë kohës, ndërsa për mamin dhe për goxën tënde do të mendoj unë. Zoti pa në fytyrën e Anitës një ndjenjë tmerri dhe aty kuptoi rëndësinë e këtyre dy personave në jetën e Anitës dhe i tha:
    - Ç`farë dëshëron ?
    Anita me dhimbje në zemër i tha :
    - Engjëllin e vogël Sibora e dua me vete që të më jap forcë në këtë mision hyjnor edhe mamin dëshiroj të vijë me ne sepse vetëm ajo kupton kërkesat tona dhe na do fort.
    - Okej - i thotë Zoti i mallëngjyer, vetëm se kam një kërkesë:
    - Urdhëro - përgjigjet Anita
    - Dua që ti dhe Sibora të merrni pjesë në korin hyjnor të engjëjve, se jam i impresionuar shumë nga zëri i saj fëmijnor dhe melodioz.
    Anita buzëqeshi dhe e falenderoi për këtë vlersim kaq të lartë dhe tha:
    - Të lutem jo për mua, po për goxën dhe për mamin mendo për një flijim të qetë dhe të ëmbël mes ëndërrimeve.
    Zoti me një trishtim të thellë në sy i tha:
    - Do të bëj ç`është e mundur që ardhja juaj në parajsë të jetë sa më e lehtë. Asnjëherë nuk kam bërë marrveshje me djallin për asnjë problem të botës, por meqë flitet për fatkeqin New York dhe për jetën e mijëra njerëzve do ti kërkoj djallit disa njerëz shumë të këqinj që janë shokët e tij, të bëjnë disa punime në shtëpinë tënde. Mos u mërzit e dashur Anitë, në fillim do të dëgjosh shumë thashetheme se për fatin e keq djalli do të bëjë punën e vet, ndoshta do të gjesh edhe shumë pengesa, forcat e këqija do të mundohen të ta errësojnë rrugën, ta shuajnë dritën hyjnore të hënës, por ju kapuni fort të tria dhe krijoni një trekëndësh sepse unë shumë shpejtë do të ndërhyjë dhe do të ulë qiellin e parajsës mbi New York dhe do t`ju ndriçojë rrugën.
    Dhe Zoti me një zë të vajtueshëm vazhdoi:
    - Për koncertin tënd do të mendojë unë, do të thërras gjithë artistët e lobit shqiptar në amerikë të cilët të duan dhe të respektojnë në mënyrë të veçantë dhe zëri i tyre i bukur, ndjenjat e tyre atdhetare, dashuria e tyre për ty të të shoqërojnë gjatë gjithë kohës dhe ti tu shërbesh atyre si pikë bashkimi kombëtar.
    Agu i mëngjezit po binte mbi horizontin e New York-ut, Zoti ndërpre fjalën e puthi Anitën në ballë, të njëjtën gjë bëri me nënë Hazbien dhe vogëlushen Sibora, u dha bekimin dhe u nis të zgjidh hallet e shumta të botës. I qetë që kishte gjetur solucionin e problemit të monoksidit të karbonit dhe kishte shpëtuar mijëra jetë të pafajshme njerëzish.



    19 Nëntor 2004 New York




    Do te kujtoja qe Anita besonte shume ne Zotin dhe lutej shume, 3 muaj para 18 tetorit i ka dal ne enderr dhe ka biseduar me Zotin (kete gje e dinin tre veta nga te afermit e saj),jane gjetur trekendesh,diten e gjetjes perkon me 19 tetorin diten e shenjterimit te Nene Terezes,qe kjo tragjedi beri per here te pare ne historin e diaspores bashkimin e te gjithe diaspores dhe afroi si kurre me pare artistet e diaspores,qe erdhi ne Shqiperi sikur deshte qe ta shikonte dhe ta pershendeste per here te fundit popullin dhe publikun shqiptar qe ajo e adhuronte. Qe ate dite te premte qe u nisen trupat per ne Shqiperi sapo u ngrit avioni nga aeroporti J.Kenedi ne New York ndodhi eklipsi i henes...dhe pas 2 oresh qielli u shendrua ne nje qilim te bukur dritash etj koncidenca qe ne shikimin e pare duken kocidenca por................

  7. #27
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    pershendetje
    mua sme hapet ajo faqe e Anita Bitrit. pse?
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 18-10-2005 më 23:20

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58

    Question Dy faqe në Internet tribut për Anita Bitrin

    Per 1 vit funksionoi faqja www.anitabitri.net (funksionante dhe ne kete moment)
    Ndersa para dy ditesh per 1 vjetorin e tragjedise u hap faqja e re www.anitabitri.com Ne kete faqe do te gjeni te gjitha te rejat e fundit mbi shkaqet e tragjedise . Mbi 42 kenge te Anita Bitrit dhe nje vidioclip qe gjithkush mund ti shkarkoj ne kompjuterin e vet pa asnje pengese. Eshte pasuruar me material fotografik dhe mendojme se e kemi kompletuar jeten artistike te Anita Bitrit. Po ju si mendoni ?

  9. #29
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    sh website i bukur sinqerisht

    urime

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58

    Oj Anitë E Këngës, Ti Mbjell Lumturi

    www.anitabitri.com

    OJ ANITË E KËNGËS, TI MBJELL LUMTURI
    (Elegji për këngëtaren shqiptare Anita Bitri )

    -1-
    Zërin mjaltë të ëmbël
    Fytyrën, porsi drita,
    Diellin mban në zemër,
    Je një yll, Anita.
    -2-
    Shoh atlantikun, këtu në Hempten,
    Shikoj pulëbardhat duke fluturuar,
    Zëri yt ujvarë i ëmbël më vjen,
    Mua më shkojnë lotët,ti duke kënduar.

    -3-
    Fluturon kënga përtej Antlantikut
    Fluturon në Vlorë kudo në Shqipëri,
    Seç vallëzon bukur, në valë të Adriatikut,
    Shqipet i mbajnë në krahët,të bukurat melodi.

    -4-
    Ti u shkëpute yll nga qielli i atdheut,
    Me shkëlqimin tënd shkëlqente rinia,
    Mbesë e Marigos, gjak i Skënderbeut
    Je një pëllumb i bardhë,je vet mirësia.
    -5-
    Seç ta digjte loti, syrin tënd të bukur,
    Lotët prush i mallit për shqipërinë,
    Ti ishe bilbil, ishe edhe flutur,
    Kënga në buzët e tua mbjell dashurinë.
    -6-
    Në skenat shqiptare,llamburiste drita,
    Në tokën e ëndrrave u bëre bilbil,
    Tok me Siborën lulet më të mira
    Ti ishe gonxhe, ajo trëndafil.
    -7-
    Vlora lumturohej, Beni ish krenar,
    Zemrat mërgimtare i ndizje zjarr,
    Kosovë e çamëri me këngë i bashkoje.
    Atdheun kishe pranë kudo që këndoje.
    -8-
    Një natë fatale bëje gjumë të qetë
    Lulet në lëndina ti po ëndërroje,
    Çdo gjë e bardhë të dukej në jetë
    Drejt kaltërsive,engjëll fluturoje.
    -9-
    Fluturoje ti, Sibora dhe nëna,
    Po shkonit te yjet,po shkoni te hëna
    Mbi Sazan qanin hëna edhe dielli,
    Ti vazhdoje këngën me atë zë bilbili
    -10-
    Sibora e vogël në preherin e gjyshes,
    Ylber floriri, lule bukurie
    Hipët në krahë të erës,në krahë të dallandyshes
    Fluturuat të gëzuara drejt shqipërie.
    -11-
    Qante shqipëria, lotonte Kosova
    Qau Tomorri plak, u trondit Tetova
    Andej nga Çamëria,Joni po vajtonte,
    Vlora e Tirana zi përjetonte.
    -12-
    Faqet e gazetave u mbytën në lot,
    Ekranet u drodhën radiot s`po duronin,
    Ti fitove jetën, mbushur lule plot,
    Maleve edhe fushave këngët nuk pushonin.

    -13-
    Do të shkojnë shumë dimra do të vijnë pranvera,
    Mbesë e Nënë Terezës,mbetesh engjëllore,
    Nëpër këngët e bukura jeton përhera,
    Yll i artit tonë, me zemër hyjnore.

    Sokol Muhadri
    New York
    Kete poezi,zoti Sokol e krijoi me rastin e 1 vjetorit te tragjedise,pervjetor qe u zhvillua ne Mahanattan me 23 tetor 2005;ne restoratin "San Marino". Ku me recitimin e tij plote ndjenj respekti,dashurie dhe dhimbje per kengetaren Anita Bitri dhe korrin e saj te vogel(Siboren dhe nene Hazbijen) preku zemrat e te pranishme te shumte qe na nderuan ne kete dreke permujtimore.Zoti e bekofte.
    Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kujtojme: Kontributi i Hillari Cllintonit ne ceshtjen e Kosoves
    Nga Permeti_Boy në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:53
  2. Fakte, Fakte, Fakte !Te kujtojme te vertetat historike!
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 04:14
  3. T'i kujtojmë edhe këto
    Nga Eni në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •