Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Postime
    1

    Përkujtimi i Anitës

    Mirmengjes te gjithe antareve te Forumit Shqiptar!!

    Nje perkujtim per tre (3) Femra tre (3) breza...... tre (3) jete......, Mama, Bije dhe Mbese, qe behfasisht humben jeten e tyre ne daten 19 Tetor - 2004. Nje nga keto femra ishte kengetarja e madhe dhe e mirnjohur Anita Bitri.

    ************************************************** *************
    Agim Doçi

    U trondita pa masë. Unë e kam dashur Anitën si bijën time. Me të kam fituar shumë çmime dhe ka qenë ajo që së bashku me të paharruarin Alqi Boshnjaku thurnim tekste dhe fitonim çmime në Festivale. Tani ajo ndrroj jetë. Tani ajo shkoj në përjetsi...Atje e pret miku ynë dhe Princi i Teksteve të Këngës Alqi Boshnjaku. Qenka e rëndë, tejet e rëndë...Kujtime të paharruar kam për atë artiste që ishte talent dhe tejet e zhdërvjelltë në interpretimin e këngës ritmike. Nuk dua të përmend sesa këngë i kam shkruar, dua të shkruaj bashkëpunimin e fundit më Anitën. Pra do hedh në këtë mesazh njerzor dhe të dhimbshëm vargjet e mija që kurr nuk do të këndohen prej Anitës!!!!!!!!!!


    Nëse ju merr malli për mua
    Dilni mes njerzve dhe më kërkoni!
    Me këngë në buzë tërë jetën dua
    të jem pranë jush...sa më mungoni.

    Nëse ju merr malli... mos qani!
    Radio Tiranën paksa dëgjoni!...
    Dhe një minut heshtje të mbani
    Unë do ju ndjej! Mos më harroni...!

    Endrra e jetës seç u helmua
    Tok me Siborën nga ju u ndava...
    As një pik lot, të rjedh nuk dua
    Se larg prej jush unë vetëm qava...

    Ja ky ish fati...s'kam çfar të them!
    Askush prej jush s'mund ta besoj.
    Po më kërkove shpirtin ma gjen
    Këngës shqiptare do ti mungoj...

    Do ti mungoj njerzve të dashur
    Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë
    Ika në gjumë...endërr përflakur
    Por do më gjeni vetëm në këngë!

    Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën
    Kur një hartim do bëjnë fëmijtë
    Dhe kur në tren dikush prek dorën
    Do vij t'u sjell gjithë dashuritë!

    Ika pra ika, ky ishte fati...
    Hyra në endrrën që s'ka mbarim!
    Udhtimi jetës kaq shkurt më zgjati?...
    Veç këngën time...ju lë kujtim!

    ************************************************** *************

    Ç`ka thënë Presidenti Moisiu për këngëtaren e madhe Anita Bitri
    Presidenti Moisiu ngushëllon familjen Bitri.

    29 Tetor 2004
    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi
    familjes Bitri në të cilën thuhet:
    "Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Anita Bitrit, vajzës dhe nënës së saj na ka pikëlluar të gjithëve. Si prind që e di çdo të thotë kjo, marr pjesë në dhimbjen tuaj, që s'ka ngushëllim.
    Anita ishte në lulen e moshës dhe në kulmin e shkëlqimit të talentit të saj. Iku
    e re, tragjikisht, por la pas vetes portretin e qeshur, mallin e pashuar të
    viteve në mërgim dhe mbi të gjitha këngët dhe zërin e saj të mrekullueshëm plot
    dritë dhe gjallëri.
    Vepra e kësaj artisteje të madhe nga Vlora do të mbetet përjetësisht në thesaret
    e shquara të muzikës së lehtë shqiptare".

  2. #42
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    I Perjetshem Kujtimi I Tyre
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  3. #43
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    amen !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #44
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anëtarësuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Zencin gjithmon nje vend ne mendimet e shqipetareve kudo qe jan ...
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  5. #45
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Perkujtim per tri breza, zeri i Anites do te jehoje ne perjetesi ,te mbaje gjalle tingujt e embel te nje kenge te pambaruar .
    Lavdi jetes per nje gjyshe , nje nene dhe nje vajze shqiptare .
    Qoft i perjetshem kujtimi .

    me nderime,
    Xhabir Alili

  6. #46
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.


    Leo.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #47
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    I perjetshem qofte kujtimi i tyre!
    Anita do ngelet yll i muzikes
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Kujtojme: Kontributi i Hillari Cllintonit ne ceshtjen e Kosoves
    Nga Permeti_Boy në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:53
  2. Fakte, Fakte, Fakte !Te kujtojme te vertetat historike!
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 04:14
  3. T'i kujtojmë edhe këto
    Nga Eni në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •