Albasoul ka hapur nje kend ne galerine fotografike kushtuar yllit te muzikes se lehte shqipe, Anita Bitri (KETU). Jeni te ftuar ju qe posedoni ndonje fotografi te saj t'a postoni ne kete teme.
Albasoul ka hapur nje kend ne galerine fotografike kushtuar yllit te muzikes se lehte shqipe, Anita Bitri (KETU). Jeni te ftuar ju qe posedoni ndonje fotografi te saj t'a postoni ne kete teme.
i paskeni bere me votime fotot e saj? si eshte puna me ju
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 24-10-2004 më 03:02 Arsyeja: Gjuhe e huaj
Me vjen shume keq per vdekjen e nje ylli shqipetar, dhe per familjen e saj. une e mora vesh dje kte ngjarje dhe sa shkova ne shtepi i tregova atyre te mive. ju erdhi shume keq.
nuk cdi te them vetem R.I.P
ne gjithmone do ta mendojme...do te jet gjithmone ne zemrat tona.
[B][B]I ain’t cocky
I’m just confident
So when you tell me that I’m the best
I’ll take that as a compliment.
Teatri i Vlorës mban 1 minut heshtje përpara shfaqjes
Askush nuk e ka besuar lajmin e hidhur për vdekjen tragjike të këngëtares së mirnjohur vlonjate Anita Bitri në shtëpinë e saj në Nju Jork, por gjithçka ka qenë e vërtetë dhe shokuese për të gjithë Vlorën. Sot paradite në shtëpinë e të atit të saj zotit Skënder Bitri kishte rënë zia dhe lotët nuk kishin kursyer askënd nga njerzit e saj të afërt por edhe nga miqt dhe shokët. Babai i Anita Bitrit nuke pranon versionin e vdekjes aksidentale të emetuar nga mediat amerikane dhe shqiptare, pasi ai kishte biseduar gjatë me Anitën gjatë muajit gusht kur ajo kishte qëndruar disa ditë në Vlorë.
Anita kishte patur probleme me njerzit e burit për çështjen e trashgimisë pasi dihej se i shoqi i saj ndodhej në çastet e fundit të jetës pas një sëmundje të rëndë dhe që vdiq kur Anita ndodhej në Vlorë, gjë që e detyroj këngëtaren të ndërpriste vizitën dhe përgatitjet për një koncert të madh dhe të kthehej në NEË YORK. Megjithëtë njerzit e saj i kërkojnë Qeverisë shqiptare që të bëjë të mundur sjelljen e trupit të këngëtares, të vajzës së saj dhe të nënës në atdhe ku të kenë mundësi ti vendosin një tufë me lule.
Ndërkohë sot në mbrëmje Estrada profesioniste e Vlorës përpara çfaqes së radhës "Një Hajdut në Zarf" ka mbajtur 1 minutë heshtje për këngëtaren Anita Bitri dhe familjen e saj. Në një monitor të madh në qëndër të skenës shfaqej këngëtarja Anita Bitri duke kënduar, ndërkohë që e gjithë trupa e teatrit dhe estradës kanë dal në skenë dhe pas fjalës së Drejtorit të Teatrit "Petro Marko" zotit Kristaq Skrame, të gjithë spektatorët janë ngritur në këmbë dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje.
Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Shpëtim Gjika është shprehur sot se trupi i këngëtares Anita Bitri, vajzës së saj dhe nënës duhet të prehen në qytetin e Vlorës.
Një foshnje 3 ditëshe gjendet i braktisur tek dera e Shtëpisë së foshnjës
Vlore- Burimet nga Shtëpia e Foshnjës në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës bëjnë të ditur se, një natë më parë është gjetur pranë derës së kësaj shtëpie një foshnje e braktisur nga nëna e saj. Foshnja, sipas burimeve, ishte vetëm 3 ditëshe dhe ishte lënë e mbështjell me një batanije pranë derës së jashtme të godinës së shtëpisë. Kanë qenë të qarat e fëmijës që kanë bërë të dalin punonjëset e kësaj shtëpie dhe ta marin foshnjen brenda, ndërkohë që rreth e rrotull shtëpisë nuk është parë këmbë njeriu.
Punonjëset kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e nënës që braktisi foshnjen 3 ditëshe në rrethana ende të paditura.
Një vajzë vlonjate në Nju Jork
Këngëtarja Anita Bitri ka lindur në qytetin e Vlorës, ka studiuar për violinë në qytetin e lindjes dhe i është futur krejt rastësisht rrugës së këngës. Fillimisht ajo është shfaqur në Koncertet e Pranverës, për t'u bërë më pas një nga emrat më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare në fillimvitet '90 dhe pretendente e çmimeve të para në festivalet e këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Disa nga këngët më të njohura të saj janë “Fajin e ka kjo borë”, “Mos u nxito, mos u gabo”, “Abra kadabra”, etj. Në vitin 1996, së bashku me një grup këngëtarësh popullorë të ansamblit “Tropoja”, shkon për një turne koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të saj në Amerikë, i lind vajza e saj Sibora, e cila menjëherë merr nënshtetësinë amerikane. Lindja e vajzës, trazirat në Shqipëri dhe problemet që ajo ka pasur me dokumentet e mbajtën 9 vjet larg Shqipërisë. Ndërkohë ajo rindërton jetën e saj në Nju Jork, martohet dhe rigjen veten në fushën e muzikës. Rikthehet në Tiranë dhe në Vlorë pas 9 vitesh, në korrik të vitit 2004. Vetëm pak javë më parë, pas një sëmundjeje të gjatë, ajo humbet të shoqin, gjë që e pengoi të hidhte në tregun shqiptar albumin e saj të fundit “Çdo gjë mund të ndodhë”.
Une isha ne Shqiperi ne ate moment kur degjova lajmin e vdekjes e Anites , vajzen e saj dhe nenen.
Te them te verteten nuk mu besua , me erdhi shum shum keq.
Ne kete rast ngushelloj te gjithe familjen e saj, i perjete qofte kujtimi i saj , vajzes , dhe nenes. (Amen)
**Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.
Zoti e bekofte.
Se kisha pare kete teme
Por zemra ime eshte me te dashurit e te trejave (Anita, cupa, dhe e jema)
Aniten e kam pas gjithmone pike te dobet dhe kur jetoja ne vlore (mbaj mend rreth moshes 5-6) e kam takuar jo me shume se 2 here. Prinderit e mi kishin respekt te madh per te jemen ne vecanti. Mbaj mend vetem nje here qe shkuan te pinin kafe, dhe vec flaje te mira kishin per te. Aniten e mbaj mend vetem nje rast kur tek sheshi i flamurit dhe me perqafoi (un se kisha iden se kush ishte ajo ne ate moshe). heren e fundit qe e pashe qe ne koncertin qe u zhvillua ne Michigan. Kishte ndyshuar shume..per te mire. "Hajde Vlora" ja bente dhe atje sepse e morri vesh qe kishte disa vlonjat. Ishte koncerti me i mire i veres.
Me vjen shume keq per kete ngjarje jashtezakonisht tragjike. Te pakten jane te tre lart me te shoqin e Anites tani ne paqe.
Cdo gje ndodh per nje arsye...une akoma jam duke kerkuar arsyet.
Pushofte ne paqe Anita Bitri, Cupa, dhe e jema.
Shkruani ne shqip
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 07-12-2004 më 02:38
And all I can taste is this moment
And all I can breathe is your life
Ngushellimet e mia te sinqerta per familjen e kengetares shqiptare !
LeNNoN !
You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.
bashkohem edhe une ne ngushelimet e tere forumit dhe te gjithe shqiptareve te afermeve te Anita Bitrit ....nje humbje e madhe per te gjithe ne si komb....
me respekt ElMajico....
oh Zot pse vepron ne padrejtsisa keq me ka ardhur
Tashi merzitem me shume kure degjoj albimin e saj te Ri
Duke kendu me Siboren e tmerrshme.....duet ..Kengen ..Bijes Sime..
Ismet Jasharri yll epoke,
Rreze drite vepra jote,
Si vigan në shekuj rritesh,
I pavdekshëm n'zemër t'Shqipes
Krijoni Kontakt