Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116

    Post Të kujtojmë Këngëtaren Anita Bitri !

    Sot lexova per vdekjen e Anita Bitrit dhe vajzes e nenes se saj
    Me keqardhje i shpreh ngushellimet familjes se saj
    Ajo ka qene nje kengetare shum e mir dhe ka mar pjes ne shume Festivale e Koncerte ku dhe ka fituar cmim nderi.Disa nga kenget e saj jan
    Ti me zhgenjeve
    Pse Kerkon
    Mos u nxito,mos u gabo
    etj
    Se fundi u kthye ne Shqiperia me albumin e saj "Çdo gjë është e mundur"
    Ne ket Album ajo kishte dhe kenge qe i kendonte me vajze e saj 8-vjecare,Sibora, e cila humbi jeten se bashku me te jemen dhe gjyshen ne nje vdekje tragjike

    Mbasi emigroi ne USa ka qene e pranishme ne shume ,festa ,Dasma e gezime familjare te bashkatdhetarve ,me zerin e saj te mrekullueshem.
    Le te jete i paharum Emri dhe kujtimi i saj
    Flm ANITA ,qe zerin,talentin,dhe punen tuaj,ja kushtove muzikes Shqipetare.
    Emri yt do te kujtohet me respekt nga te gjithe artedashesit Shqiptar kudo qe jane

    Ndoshta ka shume matreiale ne intrenet,po preferova te shkruaj dicka vete,si shenje falenderimi per ate qe ajo i ka dhon Muzikes shqiptare
    Ju ftoj te gjithve te sillni dicka dhe te kujtojme Aniten


    Me keqardhje per humbjen tuja
    Tironce_TR
    o-le-le firma

  2. #2
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    kjo osht nje foto e Anites
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    o-le-le firma

  3. #3
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Oh i remember her, when did this happend how


    vdiq nje vlonjate yll......

    Hon...Anita bashke me familjen e saj vdiqen ne shtepi
    nga gazi carbonic qe kishte dal nga ngohesit e shtepise...
    keta ishin duke fjetur...(nje vdekje te lehte ben)
    por aman ishte shume e re lumadhja....bashke me vajzen e saj 7vjecare
    si edhe nenen....
    Per me shume info rreth vdekjes shiko nga tema qe eshte
    hapur per vdekjen e saj....
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  4. #4
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    BML Produces Albanian Superstar Anita Bitri!
    After nine long years, singing sensation Anita Bitri returns to her homeland of Albania, armed with a new CD release produced in NYC as a collaboration between Kosovo producer Florent Boshnjaku and the Brooklyn Media Lab.

    C.E.O. newcomer LIDO, spits a nasty verse on DIGITELLE's dance remix of the first single, entitled "C'mon, C'mon" which you can preview here:

    ~*http://www.brooklynmedialab.com/html/come_on.htm *~
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Me hidheroj shume ky lajmi i sotem ... sa nuk isha
    ne gjendje e ta besoja.
    Shpresoj qe shpirti i saj te prehet ne parajse me gjithe bijen edhe mamane e saj te dashur.

    Po postoj nje artikull te marre nga gazeta Korrieri

    Kengetarja shqiptare rikthehet ne Shqiperi, pas 9 vitesh emigrim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Albumi i ri i titulluar "Cdo gje eshte e mundur", vjen si nje ditar i artistes vlonjate. Tre videoklipet, bashkepunimi me artiste amerikane dhe dueti i vecante me vajzen e saj Siboren. "Cdo gje eshte e mundur": te prekesh suksesin, te harrohesh, te behesh nene e te "rilindesh" serish artistikisht, edhe pse ne nje toke e cila nuk eshte e jotja.

    Perrallat shpesh dalin nga librat me kopertina te bukura dhe kapen fort pas protagonisteve te jetes reale, te cilet luftojne per te patur cdo gje qe eshte e mundur. Perralla amerikane, kete here ka emrin e Anita Bitrit, kengetares shqiptare e cila prej 9 vitesh jeton ne Shtetet e Bashkuara. Ne kopertine shkruhet "Cdo gje eshte e mundur", nuk eshte vetem titulli i albumit te saj te ri, por dhe nje fakt te cilin kengetarja ka dashur ta theksoje ne te gjithe etapat e jetes se saj. Nje ze i vecante, i karakterizuar nga jehona folk dhe nga nje tendence e vendosur virtuozizmi, i pershtatet nje repertori kengesh me shije qytetare, te cilat i pelqejne cdo gjenerate. Edhe 14 kenget e albumit te saj te fundit shkojne teresisht ne kete linje; kenge qe te godasin qe ne degjimin e pare, te tjera qe te kthejne prapa ne kohe, qe te ngjallin emocion per nga forca interpretuese. Keshtu eshte gatuar kengetarja vlonjate: nje vokaliste qe kendon me pasion melodine me lineare, pa pretendime intelektuale; nje artiste qe pelqen perfekshmerine, sesa gjetjet e rastesishme, kapricot apo provokimet. Nje album, te cilin i'a ka dedikuar publikut, qe i ka munguar per gati nje dekade. "Arsyeja e vetme, qe une nuk jam rikthyer ne Shqiperi ka qene problemi i dokumentave. Tashme me zgjidhjen e tyre, asgje nuk me pengon nga rikthimi im si artiste ne Shqiperi", thote kengetarja e cila per here te pare ne albumin e ri shfaqet edhe si kantautore. "Ky album ka larmi, pasi perfshin te gjitha sferat e jetes sime, duke perfshire vajzen time, nostalgjine, dashurine, pasionin e jetes, dhimbjen e mergimit".

    Shumica e kengeve jane ne shqip dhe nje pjese ne anglisht. "Cdo gje mund te ndodhe eshte realizuar ne bashkepunim me producentin amerikan te Bitrit, James Avatar, i cili ka orkestruar pjesen me te madhe te kengeve. Kenget jane incizuar ne studion e kompozitorit dhe producentit kosovar Floren Boshnjaku (Dream House Studios). Ne album nuk do te mungojne dhe ritmet hip-hop, te cilat do te vijne permes kenges "Muzika dhe ne", ku Bitri do te shoqerohet nga njeri prej pjestareve te grupit amerikan "CEO Electronic", si dhe nga rreperi shqiptar Paridi.

    Kenget per te jane te gjitha te bukura, pasi gjithsecila perfaqeson nje pjese te jetes se saj. Por, dueti me te bijen Siboren e lekund paksa ne kete perzgjedhje. "Frymezimi i kesaj kenge eshte dashuria, lidhja midis femijes dhe prindit. Ndjenjes sime si nene, por ne pergjithsi te gjitha nenave, i pergjigjet ndjenja e femijes. Nje shkembim dhe nderthurje e tille eshte dicka e mrekullueshme, qe merret nga kjo bote", thote kengetarja. "Na jep bekimin", eshte nje tjeter kenge e dashur per kengetaren. Ne te pershkruhet marrezia e viteve 90-91. "I kushtohet dhimbjes se gjithe atyre nenave, qe prisnin lajme per femijet e larguar. I kushtohet te gjitha atyre qe te larguar nga vendi i tyre edhe pse kane kushte me te mira, jane gjithnje me mendjen e zemren tek familjet, tek vendi i tyre". Gjalleria shtohet tek "Korveta", ku optimizmi dhe deshira per te lene pas, te pakten per nje cast te gjithe hallet dhe problemet e jetes ne nje xhiro me korvete.

    Videoklipet se shpejti ne Tirane

    Nje nga qellimet kryesore te Anites eshte qe kenget ti paraqese me videoklipe. Dy prej tyre kane perfunduar tashme, nderkohe qe pritet te perfundoje dhe i trete.

    Respektivisht "Na jep bekimin", "Nostalgjia", "Mundem te kem". "Ne keto momente jam ne proces pune per videon e trete "Mundem te kem", e cila eshte kompozim i kengetarit te famshem amerikan Chico Debarge, (familja Debarge, eshte e dyta pas familjes Xhekson ne biznesin e muzikes amerikane)". Kjo kenge eshte blere nga kengetarja, duke u perpunuar per ti ardhur sa me afer publikut shqiptar.

    "Kjo eshte nje nga videot me te veshtira. Do te jete nje pune kolosale per mua, pasi do te me duhet te kercej me nje koreografi te caktuar". Albumi ne anglisht pritet te dale se shpejti, nderkohe qe do te paraprihet nga ai ne shqip, realizmi i te cilit ka perfunduar ne 30 qershor 2004 dhe pritet te shperndahet ne nje kohe te shkurter ne tregun muzikor shqiptar.

  6. #6
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    2 nga kenget e saj jane : "Malli" ..& .. "Besoj ne Dashuri "

    Nje foto tjeter e saj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Ti zemren time mos e kerko." - Anita Bitri

    Sot n'autobus u njoha me nje djale,
    shkembeva cilter un' me te disa fjale.
    Dhe kur u ndame te dy ne stacion,
    ai doren fort mua sec ma shtrengon...

    S'kaluan shume, vetem disa dite,
    harrova emrin, i harrova dhe syte.
    Nje dite ne rruge befas me takon
    dhe per cudi me thot' se m'dashurooon...

    C'esht' kjo dashuriiiii...?!

    Mos u nxito, mos u gabo,
    ti zemren time mos e kerko!

    Mos u nxito, mos u gabo,
    ti zemren time mos e kerko!

    Mos u zem'ro, ti mos me mbaj meri,
    un' do te flas gjithmon' me ciltersiiiiiiii....

    Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
    te buzeqesh, te respekton,
    nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

    Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
    te buzeqesh, te respekton,
    nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

    ***Kur njeh nje vajze,
    qe ngrohte ty te flet,
    nuk esht' e thene
    se ajo te dashuron.
    Kur njeh nje vajze,
    qe ty te respekton,
    nuk esht' e thene
    se ajo te dashuron.***

    Te lutem djale, mos me keqkupto,
    s'jam mendjelehte, k'te ti mos e harro.
    Mir'sjelljen ruaj un' tek cdo njeri,
    si djale, vajz' te rritur, dhe femij'.

    Do te takoj un' ty perseri,
    por k'te nga mendja hiqe ti.
    Sepse mir'sjellja s'eshte dashuri.
    Le ta mesoje ai qe nuk e di !

    ...Ai qe nuk e diiiiiii...!

    Mos u nxito, mos u gabo,
    ti zemren time mos e kerko!

    Mos u nxito, mos u gabo,
    ti zemren time mos e kerko!

    Mos u zem'ro, ti mos me mbaj meri,
    un' do te flas gjithmon' me ciltersiiiiiiii....

    Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
    te buzeqesh, te respekton,
    nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

    Kur njeh nje vajz' qe ngroht' te flet,
    te buzeqesh, te respekton,
    nuk esht' e then' se ajo te dashuron.

    Nuk esht' e thene... se ajo te dashuron !
    Ndryshuar për herë të fundit nga KoTeLja_VL : 19-10-2004 më 22:52

  8. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Fajin e ka kjo bore
    Sot eshte e shtune,
    kemi hartim,
    ka gjalleri
    dhe frymezim,
    po per cudi...,
    shikoj nga lart,
    nje zog na fton,
    troket ne xham.

    Bora e bardhe
    pemet mbuloi,
    cudi.., me fal!
    Ti nuk e fal.
    I vogli zog,
    shpej fluturoi,
    t'i shkojm' nga pas
    me gaz na fton.

    (refreni)
    Ja po ulet ne oborr,
    rreth e rreth esht' kjo debore,
    oh sa na gezon,
    dhe si zogjte na fton.
    Ja syqeshur ne vrapuam,
    pame mimozat qe buruan,
    oh sa u cuditm,
    zemrat na trokiten..,
    Ja syqeshur lozim ne si femije,
    gjuaj une, me fort gjuan ti.
    Shpejt harruam se ne kishim hartim;
    ...Hej ti shok, pse gjuan kaq fort!
    Ja zilja ra, sa shpejt mbaroi kjo ore,
    me sy te qeshur ne mesuesen shikojme,
    ja dhe femijt qe ........ shperndane ne oborr;
    Nuk kemi faj, fajin e ka kjo bor'!
    Nuk kemi faj, fajin e ka kjo bor'!
    Nuk kemi faj...Faj ka kjo bor'!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    shpreh ngushellimet e mia te afermeve te familjes se Anita Bitrit .
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ngushellimet e mia per kete humbje tragjike.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kujtojme: Kontributi i Hillari Cllintonit ne ceshtjen e Kosoves
    Nga Permeti_Boy në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:53
  2. Fakte, Fakte, Fakte !Te kujtojme te vertetat historike!
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 04:14
  3. T'i kujtojmë edhe këto
    Nga Eni në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •