Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Jo bojkotit te zgjedhjeve ne Kosove

    Pėrfaqėsuesi amerikan dhe ai britanik nė KS kėrkojnė nga Beogradi

    Tė tėrhiqet ftesa pėr bojkot tė zgjedhjeve

    "Ne presim qė kryeministri Koshtunica, presidenti Tadiq dhe qeveria e Serbisė do tė dėrgojnė sinjal tė qartė se serbėt e Kosovės duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje pa parakushte" tha i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara, Stjuart Hollidaj. "Ne presim qė kryeministri Koshtunica, presidenti Tadiq dhe qeveria e Serbisė do tė dėrgojnė sinjal tė qartė se serbėt e Kosovės duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje pa parakushte" tha i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara, Stjuart Hollidaj.

    Kombet e Bashkuara, 9 gusht - Pėrfaqėsuesit e Shteteve tė Bashkuara dhe tė shteteve kryesore tė Evropės nė Kėshillin e Sigurimit kanė kėrkuar nga liderėt e Serbisė dhe tė Malit tė Zi qė ta tėrheqin ftesėn pėr bojkotin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė, qė do tė mbahen nė tetor.

    Anėtarėt e Kėshillit u shprehėn se pjesėtarėt e pakicės serbe nė Kosovė mė sė miri do ta luajnė rolin e tyre nė krijimin e qeverisė lokale duke marrė pjesė nė zgjedhje.

    I dėrguari amerikan, Stjuart Hollidaej bėri njė thirrje tė drejtpėrdrejtė pėr liderėt nė Beograd, qė pati jehonė edhe te pėrfaqėsuesit e Francės, tė Britanisė, tė Gjermanisė dhe tė Spanjės.

    "Ne presim qė kryeministri Koshtunica, presidenti Tadiq dhe qeveria e Serbisė do tė dėrgojnė sinjal tė qartė se serbėt e Kosovės duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje pa parakushte" tha i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara, Stjuart Hollidaj.

    Mospjesėmarrja nė zgjedhje vetėm do t'i dėmtojė serbėt e Kosovės nė kohėn kur ėshtė parė progres lidhur me shqetėsimet e tyre kryesore. "Serbėt e Kosovės duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe duhet t'u ribashkohen institucioneve" B tha ambasadori britanik, Xhons Peri.

    Peri dhe i dėrguari amerikan, Hollidejy, paralajmėruan pėrkrahjen e tyre pėr pėrshpejtimin e kalimit tė pėrgjegjėsive tek autoritetet e institucioneve tė Kosovės, qė udhėhiqen nga shqiptarėt, por kėrkuan qė tė vazhdohet tė bėhet presion pėr reformat kryesore.

    Hollidej tha se politika "standardet para statusit" qė mbėshtetet nga Kėshilli i Sigurimit duhet qė liderėve kosovarė t'u japė mė tepėr pėrgjegjėsi pėr progresin nė Kosovė.

    "Prania ndėrkombėtare nė Kosovė duhet tė lėvizė mė fuqishėm kah roli monitorues dhe mė pak kah roli qeverisės. Ne, kuptohet, nuk do ta pėrkrahim transferin e plotė tė kompetencave tė rezervuara, qė propozuan institucionet e qeverisjes nė Kosovė gjatė muajit tė fundit, por Kombet e Bashkuara mėtutje do t'i transferojnė kompetencat plotėsuese tek autoritetet lokale ose mėtutje do t'i ndajnė sė bashku kėto kompetenca me ta" B tha i dėrguari amerikan, Stjuart Hollidej.

    Ambasadori i Shqipėrisė nė Kombet e Bashkuara, Agim Nesho, rekomandoi lėvizjen pėrpara pėr diskutimet pėr statusin final tė Kosovės, duke thėnė se kjo da ta stabilizojė rajonin.

    Anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit nė pėrgjithėsi mbrojtėn pėrsėri mesazhin e tyre nga muaji maj i kėtij viti. Atėherė ata ftuan liderėt shqiptarė tė Kosovės pėr tė treguar pėrkushtim tė qartė pėr ndėrtimin e demokracisė multietnike dhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve, ose, nė tė kundėrtėn, diskutimet pėr statusin nuk do tė ishin tė mundshme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Me sa duket kendej dhe andej kufirit zgjedhjet do te jene nje test tejet i rendesishem per te ardhmen e Shqiperise dhe kosoves.

    Shpresoj qe shqiptaret te mos i humbin keto shanse.

    Sa per serbet e Kosoves, eshte e drejta e tyre te votojne perfaqesuesit e vet, ne rast se do te vazhdojne te dirigjohen nga Beogradi (sic jane edhe gjasat) kjo do te demtoje vete komunitetin serb duke e izoluar dhe mbyllur perspektivat e integrimit.
    Qeveria e Kosoves dhe shqiptaret kane obligim qe te ruajne qetesine dhe ne asnje menyre te mos lejojne perseritje te ngjarjeve te marsit, dhe tu shmangen provokimeve te ekstremisteve te dy paleve.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Rexhepi bėn thirrje pėr pjesėmarrje nė zgjedhje

    - 09/08/2004 Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi ka bėrė sot thirrje publike pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare mė 23 tetor. "Nė pėrpjekje pėr tė dhėnė ndihmesėn maksimale nė mbajtjen e zgjedhjeve sa mė gjithėpėrfshirėse, i ftoj tė gjithė qytetarėt e Kosovės, dhe nė veēanti komunitetin serb, qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare", thuhet nė thirrjen e kryeministrit, nė tė cilėn theksohet se "mbajtja e zgjedhjeve tė qeta, tė lira dhe tė ndershme paraqet njė ndėr standardet kryesore qė duhet pėrmbushur". "Angazhimi i tė gjitha komuniteteve dhe pėrmbushja e detyrimeve qytetare nė kėtė drejtim janė mė se tė domosdoshme", thuhet mė tutje nė kėtė thirrje. Vota juaj ėshtė votė pėr tė ardhmen tuaj dhe pėr vendin tuaj nė institucionet e Kosovės", theksohet nė kėtė thirrje tė Kryeministrit tė Kosovės.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    LKĒK-ja tėrheq kandidaturėn nga proceset e zgjedheve tė tetorit

    Prishtinė, 11 gusht - LKĒK-ja e ka njoftuar sekretariatin e KQZ-nė se do tė tėrheqė kandidaturėn e vet nga tė gjitha proceset e mėtutjeshme tė zgjedheve tė tetorit. Kėshtu numri i subjekteve politike qė garojnė pėr zgjedhjet parlamentare tė 23 tetorit tashmė ulet nė 31. Po ashtu bėhet e ditur se shorti pėr renditjene e subjekteve politike tė cilat do tė marrin pjesė nė kėto zgjedhje do tė bėhet mė 12 gusht.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    LKĒK jep disa nga arsyet e bojkotit tė zgjedhjeve

    Pamundėsia e Parlamentit tė Kosovės pėr tė marrė vendime nė pėrputhje me interesat e popullit, ndėrkohė qė edhe ato vendime tė cilat i merr – shpallen jovalide, e kanė shtyrė LKĒK-nė qė t’i bojkotojnė zgjedhjet e tetorit.

    "Edhe nė kėtė pėrbėrje tė legjislaturės, e cila doli nga zgjedhjet e mėparshme, LKĒK-ja ka bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme qė, nėpėrmjet mekanizmave tė Parlamentit tė Kosovės, tė ndikojė pozitivisht nė zgjidhjen e problemeve tė ndryshme me tė cilat ballafaqohet popullata kosovare, por nuk pati sukses.

    Ndaj, kjo edhe e ka pėrcaktuar vendimin, e publikuar tė martėn, sipas tė cilit kjo parti tėrhiqet ga procesi zgjedhor pėr zgjedhjet e tetorit", ka deklaruar sekretar i LKĒK-sė Shaban Beka, i cili ka shtuar se hapat e mėtejmė tė kėtij subjekti politik do tė bėhen tė ditur, pas platformės tė cilėn do ta miratojė Kėshillit tė Pėrgjithshėm i LKĒK-sė.

    Elektorati i LKĒK-sė ėshtė i njoftuar me vendimin e partisė dhe ata e pėrkrahin vendimin pėr mosdalje nė zgjedhjet e tetorit, pohojnė drejtuesit e kėtij subjekti politik.

    RTK

    Perderisa, sipas LKCK-se, Parlamenti i Kosoves nuk ka pasur mundesi qe te merr vendime ne perputhje me interesat e popullit, atehere sa eshte ne interes te popullit bojkotimi i zgjedhjeve te Tetorit nga ky subjekt (qindra-anetaresh) politik?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Me 23 Tetor:

    KOSOVA KERKON QYTETARE!!!

    Nese ne nuk marrim pjese ne votime kesaj here, rrezikojme te marrim pjese ne ndonje lufte te ardhshme, pasi Serbia aty eshte, duke shtuar miqte e duke fuqizuar ushtrine.

    Nga: Arber Ahmetaj

    Nje qytetar I Kosoves, me te drejte vote me daten 23 Tetor, e ka ne dore ta shpetoj Kosoven. Kurre me pare ne historine tone nuk ka qene me lehte qe qytetaret e saj, individualisht, pa u armatosur, as pa kenduar kenge patriotike, pa hyre ne rradhe ushtaresh, as pa u prere me thika, pa friken e burgut, as te zingjireve te tankeve, pa u lodhur shume, e pa u hyre nje therre ne kembe, mund ta shpetojne Kosoven.

    Qytetari I Kosoves kesaj here ka vetem per te bere nje shenje ne leter, ta palos ate, dhe ta hedh ne kutine e votimit. Cilesdo parti Shqiptare qe ia ka enda mund t'ia jap voten dhe kurre me pare ne historine e vendit tone, ndoshta as kurre me ne te ardhmen, nuk do te kete nje shans me te larmishem, nje numer me te mjaftueshem partish per te zgjedhur.

    Qytetari I Kosoves qe deshiron me se fundi te bej dicka per atdheun e vete, e ka kete shans. Pike rendesie nuk ka se kush ka kontribuar me pare, kush e ka sjell Kosoven deri ne kete dite, cili eshte me hero, e cili me pak, kush ka derdhur gjak, e kush ka derdhur djerse: rendesi ka se me daten 23 Tetor, Kosova ka nevoje per voten e te gjithe qytetareve te saj.

    Te ngrihesh nga gjumi, te lash syte, te vishesh, te dalesh per nje shetitje ne kete vjeshte te bukur, te kalosh nga qendra e votimit, te votosh per pese minuta, te kthehesh ne shtepine tende, dhe te kesh ndjesine se ke bere dicka te madhe per vendin tend, ky eshte nje shans, qe nuk kapet kesaj here, ndoshta s'do te na jep me. Kosova po hyn ne nje rruge te re, te pa-sigurte e te pa-qarte edhe per ata qe kane mendi e fuqi.

    Nese ne nuk marrim pjese ne votime kesaj here, rrezikojme te marrim pjese ne ndonje lufte te ardhshme, pasi Serbia aty eshte, duke shtuar miqte e fuqizuar ushtrine.

    As pike as presje nuk ka hequr nga synimet e saj te zeza per Kosoven. Per te shmangur kete zezone, per ne e per Serbine, duhet te votojme me daten 23 Tetor. Miqte e Serbise jane gati te thone se "Shqiptaret nuk jane te interesuar ne demokraci, ata jane te zhgenjyer me udheheqesin e vete, ata jane gati te te ri-kthehen nen Serbi."

    Per te deshmuar te kunderten duhet te dalin me zgjedhje, duhet te votojme per partite tona, te majta e te djathta. Te deshmojme besimin dhe lidhjen tone me drejtuesit tane, pavaresisht dobesive te tyre.

    Edhe Presidentet, Kryeministrat dhe Politikanet e te gjithe botes kane dobesi, qytetaret shpesh merziten me ta, madje nuk I mbeshtesin, nuk marrin pjese ne zgjedhje, por ata kane nje luks qe ne nuk e kemi, ata kane shtetin e tyre, bejne si te dojne ne shtepine e tyre. Ne nuk e kemi shtetin tone. Ne kemi miqe qe na mbrojne me fjale dhe me arme, por sic jane deklaruar ata nuk do te rrine gjithe jeten duke na mbrojtur, ata nuk do te rrine gjithe jeten ne Kosove.

    Ne duhet vete te bejme shtetin tone, ushtrine tone, shtepine tone. Ne themelet e tyre qendrojne pjesemarrja e qytetareve.

    Sa do I zoti, qofte edhe I mbi-natyrshem te jete Rugova, nuk mund te shpetoj vendin tone, sa me I forte dhe I drejte te jete Haradinaj nuk mundet kurre te shpetoj vendin tone, sado trim dhe guximtar te jete Thaci, nuk mundet kurre qe t'I dale matane vetem. Ja pse ne diten e zgjedhjeve e gjithe jane te barabarte, te gjithe kane, nje vote.

    Askush nuk mund te krenohet se eshte me I forte dhe me I mencur, me I ditur, apo me I vendosur, per te ardhmen e Kosoves. Dita e votimeve eshte dite e barazise dhe lirise, eshte dite e shumefishimit te forces se atdheut, eshte dite e ri-lindjes dhe e proves, eshte dite e gjykimit dhe e drejtesise.

    Ate dite te gjithe jemi te pasur me nej vote, me nje gur ne themelet e se ardhmes sone. Ai qe nuk voton ate dite, ai nuk e ka asgje Kosoven. Ai eshte anti-Shqiptar.

    Pas zgjedhjeve, nese pjesemarrja eshte e ulet nuk do te kemi me te drejte te ngreme hundet nese na quajne "popull jo-politik, para-politik, te denje per autonomi, per shkrirje te autonimise, per shuarje te shpreses sone per pavaresi." Nga te gjitha krimet, vetevrasja eshte me e urryera. Vetevrasja kolektive eshte marrezia me e pa-shembullt.

    Ne mos marrshim pjese ne votime, ri-ngjallim institucionet dhe shpresat tona, nuk ka fuqi qe na del perpara. Edhe ata qe jane ne prag te dhenies se shpirtit: le te vdesin duke votuar. Kosova do t'ju jete mirenjohese si atyre qe rane per lirine e saj duke luftuar, Kosoves me 23 Tetor I duhen qytetare. Ata do te jene prezente.

    "Bota Sot"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar mė parė nga Arb

    More zot i gesuar a eshte e mundur qe kosova te keroj qytetare????
    Po po do hapen vend votime edhe ne Serbi!!!
    Marri se jo mahi.
    Keshtu pra Arb jarani.Pra kjo eshte ajo politika fatale e udheheqjes se sotme dhe akuzi politikajve analgabete qe ka sot ne Kosove.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga mani
    More zot i gesuar a eshte e mundur qe kosova te keroj qytetare????
    Po po do hapen vend votime edhe ne Serbi!!!
    Marri se jo mahi.
    Keshtu pra Arb jarani.Pra kjo eshte ajo politika fatale e udheheqjes se sotme dhe akuzi politikajve analgabete qe ka sot ne Kosove.
    I nderuar Mani,

    Votimet ne Serbi nuk besoj se eshte dicka qe eshte aprovuar nga ndonje force politike Shqiptare ne Kosove, pa marr parasysh "analfabetizmin," e tyre.

    Jane nderkombetaret qe po na caktojne "veshjen," edhe per do kohe.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •