Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 146
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Anita Bitri, center, others unknown
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ellie Xhani grieves for the loss of her friend Anita Bitri
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Albanian singer Anita Bitri (left) with opera singer Imva Mula (right) at one of Mula's concerts in 2001 copied on Tuesday, October 19, 2004
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Albanian singer Anita Bitri performing at a Mother's Day 2004 event in Brooklyn for the Albanian American Women's Organization.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Recalling Anita in song - Musicians, others to gather to honor Albanian pop singer who died from carbon monoxide poisoning


    October 21, 2004


    Albanian folk musicians and hundreds of others will gather in Brooklyn Saturday for a memorial benefit concert in honor of Anita Bitri-Prapaniku.

    Bitri-Prapaniku, who along with her mother and daughter died Tuesday from carbon monoxide poisoning in their Staten Island home, had often performed at charity events when she wasn't singing her Western fusion songs at Albanian weddings and parties.

    But this time, the benefit will be for her.

    "We will try to sing some of her songs," said Vait Hajdaraj, a guitar player and one of her former bandmates. "It's not especially for playing music. It's for remembering Anita, for paying our respects."

    In April 2003, Bitri-Prapaniku was in Astoria, helping raise $10,000 for orphans of Velika Krusa, a tiny Kosovo village whose men were killed in the ethnic cleansing war.

    In May, she sang at a Mother's Day event at a catering hall in Brooklyn. With her mother, Hazabije Bitri, 60, and daughter, Sibora, 7, at her side, the beloved Albanian singer presided over a dance contest and raised several thousand dollars for a local Albanian group.

    The 4 p.m. event at the First Evangelical Free Church, at Sixth Avenue and 65th street in Sunset Park, is also billed as a farewell performance and will raise money for the return of Bitri-Prapaniku's body for burial to her native Albania, where she was a respected singer and violinist.

    "Now we are doing a benefit for her. It's unfortunate," said Shqipe Malushi, executive director of the Albanian American Woman's Organization, who said the performer often gave of her time since arriving in the United States in 1996.

    In addition to her former band members, performers at the event will include Albanian accordionist Raif Hyseni, singer Marita Halili and singers Frederick and Aida Ndoci.

    Several family friends said the deceased singer's brother was en route from Italy to New York yesterday to identify the bodies.

    Malushi recalled that shortly after arriving in New York for the first time eight years ago, Bitri-Prapaniku attended her first fund-raiser, a national flag day celebration.

    "She came right after she gave birth and somebody held her baby while she was singing," Malushi recalled. "This is how she never spared herself."

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Skënder Bitri tregon se vajza e tij kishte kontradikta me njerëzit e burrit për çështje pasurie. Drejtësia të zbardhë të vërtetën

    Babai i Anita Bitrit: Vdekja, nuk ishte aksidentale


    Ardian Dauti

    VLORË- Nëntori po afrohej dhe ai po numëronte ditët e ardhjes së vajzës nga Amerika. Kështu i kishte thënë të atit të moshuar Anita Bitri, kur erdhi në Shqipëri në korrik të këtij viti. Nuk ishte çmallur me të bijën pasi një telefonatë nga Amerika e kishte larguar me ngut nga Shqipëria. Por gjatë atij qëndrimi të shkurtër Anita i kishte treguar të atit për planet e saj në të ardhmen. I kishte thënë se do të qëndronte herë në Shqipëri dhe herë në Amerikë. Por midis këtyre lajmeve të mira i kishte folur dhe për kontradiktat lidhur me pronat që Anita kishte me njerëzit e burrit, pas vdekjes së këtij të fundit. Nisur nga ato që i ka thënë e bija, Skënderi dyshon se vdekja e Anitës, vajzës dhe nënës së saj, nuk është aksidentale. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” Skënderi tregon momentin e marrjes së lajmit të hidhur dhe dyshimet e tij se vdekja e trefishtë nuk ka qenë aksidentale

    Si e mësuat lajmin e vdekjes së Anitës, vajzës dhe nënës së saj?
    Së pari falenderoj median për përcjelljen e lajmit si dhe për përkrahjen që më keni dhënë në këtë gjëmë. Lajmin tragjik e mësova përmes një stacioni televiziv. Nuk e besova, por një telefonatë e bërë 10 minuta më pas më bindi për gjëmën që më kishte ndodhur. Më pas më telefonoi dhe im bir, emigrant në Itali. Jam shumë i prekur nga ajo që më ka ndodhur dhe brenga më shtyn të pyes pse, pse pse..

    Kur e keni takuar për herë të fundit Anitën?

    Anitën e kam takuar në korrik kur erdhi në Shqipëri. Shkuam të drekonim diku në një lokal në Rradhimë. Sapo filluam drekën telefonoi nga Amerika nëna e Anitës, ish-gruaja ime, e cila e njoftoi se bashkëshorti i saj, Luani, ishte shumë i sëmurë dhe se ajo duhej të nisej urgjentisht në SHBA. Kemi mbaruar ashtu përgjysmë drekën dhe Anita u largua me ngut.

    Çfarë kujtoni gjatë atij takimi?

    Kishte shumë plane për t’u rikthyer në Shqipëri. Më tha se në nëntor do të vinte në atdhe dhe do të jepte një koncert recital. Do të rrinte disa ditë ose një muaj. Kur më tha këtë më gëzoi shumë. Besoja se vërtet do të kisha rast të rrija më gjatë me vajzën time të gjorë, por s’qe e thënë. Vajza ime e donte vendin e saj dhe mbeti e habitur me ndryshimet që kishin ndodhur në Vlorë. Më tha se shumë shpejt do të kthehej në Shqipëri dhe se do të ngrinte punën e saj. Më tha se herë do të qëndronte këtu dhe herë në Amerikë. Gjatë bisedës sonë të shkurtër mësova se Anita kishte probleme me kunatin e saj në Amerikë për motive pronash të burrit të saj, por unë nuk e ngava shumë këtë bisedë. Vetëm e porosita që të bënte kujdes në këtë sherr. Disa ditë pas kthimit të Anitës në SHBA, bashkëshorti i saj, Luani, nga Ulqini, por lindur në Amërikë, ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Kur flisja në telefon me Anitën shpesh shkonte biseda tek sherri për pronat që ajo kishte me njerëzit e burrit. E shikoja që ajo e kishte vërtet problem këtë çështje. Por kurrë në telefon nuk më tha një diçka të tillë, pasi nuk donte të na shqetësonte.

    Pse dyshoni se vdekja s’ka qenë aksidentale?

    Mendoj kështu pasi vajza ime ka qenë e shqetësuar për mjaft kohë nga zënkat apo llafet e njerëzve të burrit të saj, pasi ky i fundit i kishte lënë pasurinë në testament Anitës dhe vajzës së tyre, Siborës. Prandaj kërkoj nga drejtësia amerikane, por dhe nga shteti shqiptar që të zbardhë të vërtetën. Këmbëngul se aksidenti nuk ishte i rastësishëm.

    Ju ka ngushëlluar ndonjë nga autoritetet vendore për tragjedinë që ju ka ndodhur?
    Si veteran i luftës që jam, nuk më ka ardhur për ngushëllim asnjë nga pushtetarët lokalë dhe qendrorë. Por as telefonata nuk më kanë bërë. Heshtje varri dhe nuk e kuptoj përse. Anita ishte një njëri publik dhe kishte bërë diçka për këtë vend. Vetëm shefi i opozitës, Sali Berisha, që unë dua ta theksosh, më ka ngushëlluar përmes telefonit. E falenderoj nga zëmra, pasi është njeri me zemër të madhe që më ngushëlloi në këtë ditë qameti. Fjalët e tij më kanë zbutur dhimbjen e madhe. Ai më premtoi gjithë mbështetjen e tij tek institucionet e SHBA-së për kthimin në atdhe të trupave të familjes sime të shuar në Amerikë. Nuk dua ta politizoj këtë tragjedi, por sot z Berisha më dha kurajo, si asnjë tjetër. U befasuam familjarisht nga telefonata e tij.

    Në këtë ditë zie çfarë kërkoni nga shtetit shqiptar
    I bëj apel shtetit shqiptar që të mundësojë ikjen në Amerikë të tim biri, Arbenit, që ndodhet emigrant në Itali. E kërkoj këtë pasi dokumentet e tij në Itali kanë skaduar dhe ai është në proces legalizimi. I bëj apel shtetit që të mundësojë kthimin e trupave në atdhe. I vdekur të isha do të doja që të shkoja në Amerikë dhe të merrja pjesën tjetër të familjes sime. Besoj se Anita e meritonte këtë nder nga bashkëkombasit e saj e nga shteti i saj. Dua që vajza ime, mbesa ime që nuk e pashë kurrë, bashkë me ish- gruan time të prehen në vendin e tyre të lindjes. Ky është dhe pengu im i vetëm në këtë pleqëri të thellë dhe të dhimbshme…
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #107
    Sa turp , kjo eshte vertete e pabesueshme edhe pse aq larg si paska shpetuar dot medikoritetit te pronave ajo e shkreta ...........
    !!!

  8. #108
    |Live Your Life| Maska e Zzanushjaa
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Postime
    83
    ooo i shkreti baba te perjetoj vdekjen e vajzes,te mbeses e te gruas...oboboooo sa me dhimset...ngushellime.
    ♥♥♥♥♥♥

  9. #109
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    mbasi lexova ate artikullin e te jatit .. me vjen me te vertete shume keq ..

    porr pse duhet njerezit e burrit te vrisnin dhe femijen ne kete mes .. ?
    nuk e besoj nje gje te tille ... ajo ishte nje tragjedi e madhe ( aksident ) .. cdo kujt mund ti ndodhi

    shpirtrat ju prefshin ne paqe ..
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #110
    ky babai nuk ka qene i divorcuar nga mamka e Anites????
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Do të ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Danaj: Maqedonia do të ndahet
    Nga babadimri në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 18:22
  3. Ndahet nga gruaja me SMS
    Nga AjSi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:46
  4. Ndahet nga jeta diplomati Vladimir Prela
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 16:14
  5. Ndahet nga jeta Gjenerali Augusto Pinochet Ugarte
    Nga murik në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 17:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •