Lizing, gati projektligji
Florian Papadhimitri
TIRANĖ-Pėrfundon drafti pėr projektligji Pėr qiranė financiare Lizing dhe me aplikimin e saj, specialistėt shpresojnė pėr njė rritje tė Produktit tė Brendshėm Bruto dhe tė nivelit tė punėsimit. Draftin pėrfundimtar, qė ka ardhur pas ridiskutimeve qė janė kėrkuar nga Kėshilli Konsultativ i Biznesit e ka paraqitur ditėn e djeshme ministri i Ekonomisė Anastas Angjeli, i cili bėri tė ditur se kjo do tė vijė nė ndihmė tė finanimeve afatgjata tė cilat mungojnė nė vendin tonė. Ministria e Ekonomisė nė bashkėpunim shumė tė ngushtė me SEED dhe ekspertizėn ligjore ka punuar me intensitet nė ripunimin e ligjit duke marrė nė konsideratė tė gjitha vėrejtjet e bėra si nga Kėshilli i Biznesit, por edhe nga ministritė dhe institucionet e tjera, -tha Angjeli duke shtuar se sot kemi pėrpara draftin final, pas disa korrigjimeve tė bėra me grupin ndėrministerial dhe ekspertizėn e SEED. Lidhur me rėndėsinė e kontratave lesing, ministri i Ekonomisė tha se nė kushtet aktuale tė vendit tone, krahas zhvillimit tė biznesit nė tėrėsi dhe kontributit tė sistemit bankar, vėrehet njė mungesė financimesh afatgjata dhe kjo nė veēanti pėr SME-tė, ku aksesi i tyre nė bankė ėshtė i kufizuar, me interesa tė larta dhe hua afatshkurtra.
Leasing
Kontratat lizing mud tė quhen si kontrata qiraje ku nė pėrfundim tė saj qiramarrėsi mund tė bėhet pronar i objektit qė ka marrė me qira. Kėshtu, me anė tė njė lizing, njė subjekt nuk e ka tė nevojshme blerjen e objektit qė dėshiron, pasi nė vend tė tij blerjen e bėn shoqėria qė aplikon lizing e cila ia jep me qira objektin kompanisė. Pas kėsaj, nė kontratėn qė nėnshkruajnė subjektet pėrcaktohet afati i saj dhe me zbatimin e pikave tė kontratės nė fund tė periudhės sė qirasė, objekti i kalon nė pronėsi kompanisė qė ka paguar qiranė. Nė Serbi janė ngritur 6 shoqėri, tė cilat qarkullojnė rreth 50 milionė euro nė vit. Ndėrkohė nė Europė qarkullohen rreth 200 miliardė euro nė vit me kėtė mėnyrė financimi. Nė nivel botėror, industria globale e lizingut mbulon mė shumė se njė tė katėrtėn e tė gjithė financimit tė blerjes sė pajisjeve, me mbi 40 miliardė dollarė nė vit.
19/10/2004
Krijoni Kontakt