Këtu mund të postoni njoftimet në lidhje me aktivitetet që do të organizohen në Amerikë me rastin e festave të nëntorit.
Në Phoenix të Arizonës.
E dielë 28 Nëntor
Ora 9 e mëngjesit
Në Cactus Park që gjendet në rrugën Cactus dhe Avenynë e 39-të do të organizohet pikniku (tradicional) me program të larmishëm artistik, ushqime shqiptare, turne në futboll etj.
Mbrëmje
Hotel Pointe Hilton at Tapatio Cliffs
1111 N. 7-th Street
Phoenix, AZ 85020
Do të kemi shoqërimin e këngëtarit Gëzim Nika me këngë dhe muzikë shqiptare. Poashtu do të jenë të pranishëm gjithë paria e komunitetit shqiptar të Arizonës me të ftuar rasti politikanë lokal amerikan.
Çmimi i biletave 55 për të rritur, 25 për fëmijë. Hyrja, darka dhe pijet e pakufizueshme joalkoolike.
Për më shumë info dhe bileta mund të më kontaktoni mua me mesazh privat apo email.
Krijoni Kontakt