Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12

Tema: Arshi Pipa

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Arshi Pipa





    KOSOVES


    Vllazen shqiptare, Kosova s asht e jona.
    Kush me e permende guzon ai ban trathti!
    O kob qi s do t'harrohet kurr tevona!
    Kosova e ngrate dergjet e vdes n'robni.

    Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren
    e n'pre ua hodhen klyshve qi Moskova
    Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren
    mizore sllave po jep shpirt Kosova.

    Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten
    fajtore pse vendin ku SHqipnija leu (1)
    guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten
    Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?

    O toke e bukur ku fjala burrneshe
    ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
    gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe
    nder hekura gjemon zemra Dardane.

    A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
    pa ba kufome llogoren e krahnorin?
    Lumnin tande, Kosove, at'here ta rrfejsh
    kur gjak i lire t'vadise hullin e plorit.

    Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,
    mbi token tande, kosovar, je skllav!
    Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav!

    Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet
    me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
    Buken e turpit e t'poshtnimit t'idhet,
    o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?

    Qenka pra faj me lype te drejten tande?
    Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit?
    O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
    Do t'vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!

    Mbas nesh tjere kane me ardhe. S fiket Shqipnija
    pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin.
    Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija
    dhjete mije do t'lindin e dhjete mije do t'humbin!

    Do t'humbin shqim ata qi sot na shtypen!
    Kulshedra e re me lakminat e vjetra
    at'here do t'shembet kur ta shofim shqypen
    prej majesh tu'e sulmue me sqeq e kthetra.

    Andej na priret shpirti i forte me hove
    t'dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
    O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove
    Der n'Cameri Shqipnija asht e jona.





    NISJE


    Lamsh na perlane --cka mundem me rrembye
    prej teshash vrik --e na stivuen si thase
    nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
    prangat nder duer, per s'mbrapshti, ashtu mberthye

    sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
    mandej per kame e gjoks litarin nye
    tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
    ma keq mbi ke u-angue a desh t'u flase.

    E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
    qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
    fetyrat tona t'ajtuna, t'gerdheshna

    nen klithmat e paza... Ishin djersitun
    e fshiheshin me nge. E mbante belin
    njeni tue qeshe me llanet e perveshna.





    ELEGJIJA VELLAZNORE


    Ma thonte zemra e ngrata
    se jeta t'kishte lane,
    edhepse miqt e shoket
    nuk dojshin me ma thane.
    Der sa mbi krye mandata
    kur se pritsha me ra (1),
    dhe mora vesh cka n'anderr
    prej kohe m'ishte gja.

    E pau epileptiku (2)
    qi s njifte mue as tye.
    Po kapercejshim lumin
    kur befas ura u-thye...
    Un rashe... m'u-turr vertikut...
    humba! uluroi nji za...
    Ti u-hodhe, m'kape, m'qite...
    por vete nuk dole ma!

    Ti vuejtje, ti rreziqe
    durove simbas stines,
    nga ishulli i Ventottenes (3)
    nder telat e Prishtines (4).
    E pse perbuze vdiqe
    terrorin bolshevik,
    gjithmone anmik i shtypjes,
    e bir i atdheut, besnik.

    Sot qi nga dita e mortit
    ka rrjedhe ma se nji mot
    tue ta nderue kujtimin,
    o vlla, nuk derdhi lot.
    Pse per vdekjen e t'fortit
    i forte duhet me u-bame.
    As permendi fajtoret:
    nuk kam ma cka me u name.

    Kur ndolta nga mizori
    po pergatitet ura,
    per mue ket ehre, e kanga
    e mbrame asht kjo qi thura,
    me gjakun tand deshmori
    vulosi sot nji be:
    perbuzi komunizmin
    e truhemper atdhe.




    SHENIME (shenimet jane te autorit)

    Kjo elegji u shkruejt ne Nanduer 1948, pak para se te nxirresha ne gjyq per heren e dyte. --Ky gjyq u ba ne prokurori te Durresit me dyer te mylluna dhe zgjati gjithsejt 15 minuta. Vendimi i gjyqit u-dha mbrende ne burgun e Durresit.

    1) Im vella, Muzafer Pipa, avokat, qe arrestue ne Shtatuer 1946, dhe mbasi u-torturue der ne vdekje, u-nxuer dhe u-vra me nji batere automatiku ne Degen e Sigurimit te Shkodres, kinse kishte dashte t'ikte. Vrasjen e tij, te cilin ma kishin mbajte te mshehte, e mora vesh vetem gjate procesit te dyte ne Prokurorin e Durresit.

    2) Andrren e pau nji i burgosun, kosovari Azir Sula, ne kohen e vrasjes.

    3) 4) Im vella pat qene burgose nga auktoritetet fashiste italjane n'ishullin Ventottene, afer Gaeta-s, me 1940, dhe ma vone internue ne kampin nazist te Prishtines, me 1944.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Dita, te falenderoj per poezite e Arshi Pipes qe ke sjelle ne forum..
    Me pelqejne te gjitha poezite e tij .
    Ja dhe nja dy poezi qe mua me pelqejne shum..

    LAMTUMIRE

    Mos loto, qi n'kujtese
    Te ruej pa turbullue
    Kqyrjen tande plot shprese
    Magdalene pikellue!

    Mos qaj fisnike, zija
    kur vetn nuk e shaplle.
    Ashtu nga dashunija
    Ti vdiqe pa u ngjalle.

    E zymte dita e motit
    Nuk dij a kem me u pa
    N'se jo, ti lutju Zotit
    Sa mire na jemi nda


    TINGELLIM I KEPUTUR

    Sonte kujtimi n'arratit e tija
    Tue u vjedhun prej t'errtave llogore
    Ndeshi ne anderr ate qe e thirrun prore
    Duket vec rralle per trishtimet e mija.

    Ishte si te qe stina e pare rinore
    kur ja stoliste ballin pafajnia
    E m'thonte:"Cka se vdiqa shpejt?
    Lumnija nuk qe per mue
    E lashe nje permendore!

    Jo krejt u-bora ku m'u sos menxyra
    Si fryme une endem (a se ndien) rreth teje
    Ti prij aty ku te urdheron detyra,
    te mproj nga cdo rrezik permes beteje
    I qeshen syte i ndriti hir fytyra...
    O moter, vorri yt asht mbrenda meje!

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar heret a vone pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Poezia e dyte "Tingellim i keputur" shume prekese vecanerisht per mua keto vargje:



    Ishte si te qe stina e pare rinore
    kur ja stoliste ballin pafajnia
    E m'thonte:"Cka se vdiqa shpejt?
    Lumnija nuk qe per mue
    E lashe nje permendore!

    .....................................
    O moter, vorri yt asht mbrenda meje!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    " O moter, vorri yt asht brenda meje"!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    NDIJE AMTARE

    Kur gjendeshe tek e arta vera jote
    Me vjen ndermend, o nane
    T'ulesha prane kur mershe me qendisun
    Ti zgjidhsha nga shamija bishtalecat
    me duert e vocrra lehte me ti lemue.

    Por sot ma e bukur ti je,o e mira ti per mue
    Sot kur t'argjendta fijet e rrallume
    kane tjeter pah mbi kryet e dashun tandin
    Ku rrudhat kane spikate
    Te balli i zbehte, nder faqet e gropueme.

    Nje shenjtneshe e bjerrun n'adhurate
    Hyjnore e dlirun fajesh
    E lame n'ujnat prore
    Prej syve t'irun nga lotimi i gjate,
    nuk ka nje tjeter pamje.

    E shpesh kur shpirti kalon n'andrrime
    Vjen e me rrin ti prane
    Me kqyre mallshem e fshan dicka tue belbezue
    me buze qe dridhen
    Per mue ti lutesh Ambe!

    Fjalet e urates rrjedhin brenda meje
    por dhimbshem tek kujtesa,
    kur vehem e mendoj,
    Se gurra e lotit
    kam qene e jam per tye.

    E sa ke mbyte
    te zemra e gjane idhnime
    Zymtine e varferise, fymjet anmike
    Vorret qi mbesin gjalle
    pritjet plot shprese, e t'ikunat premtime.

    Athere nje dridhje e ngrohte
    Miradije dashunore
    ma merr zemren e mbushur plot prej teje
    nje mall i humbun
    qysh me fene e hershme

    Gjini me at qe i ndriti Prometheut
    robnin e gjate kreshnike
    E sot ma ndrite mue nje shkendije e zbehte
    E asaj flake jetike
    Naten e shpelles per lumni t'atdheut.

    E n'i sherbeva atij tue e lane ashtu mbas dore
    zyren birnore qe detyre e kisha
    Vec ma per ty m'asht rritun dashunija
    e shkrime bashke te tjetra
    ku gjindet e perfshime

    E i fale asaj
    Frymen e bute njerezore
    dhimsunin e nje nane
    Afshin e zemres se saj
    nder futa te nxime.

    E kur mendoj atdheun ti m'del perpara
    Ashtu kuptoj si shpirti derdhet tek njerezimi
    E siper tij gufon m'nje treve eprore
    Ku nane e atdhe e tjeter mase njerezore
    Vec shtigje jane me gjete
    Prajen e mbrame n'dashuni hyjonre

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar heret a vone pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #6
    Hakmarrese
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    Nje nga librat e Arshiut qe kam lexuar tani vone ka qene "Libri i burgut" ku ai pershkuan te gjithe peripecite neper burgjet shqiptare. Tjeter shrim i rendesishem per literaturen shqipater ehste dhe vellimi Albaniaka. Kur te kem kohe do mundohem te shkruaj disa pjese te tij.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mister pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Mister,pikerisht nga "Libri i burgut" jane shkeputur dhe poezite se bashku me shenimet per to.

    Legjenda e Drenices

    Uluron murrani i cmendun
    Fshan si bishe me zhgjeten n'bri
    Davaritet mjegulla e dendun
    Mbi katundin shkrumb e hi

    E mbi buzen e nje rremuje
    Duket tash nje kulle menjane
    Nje djalosh permas dritares
    Rrin mendueshem e nuk bzan

    Asht per rruge ne arme shtrengue
    bomba dore me gjerdane
    "Loke s'mundem me mungue
    Lamtumire kam ardh me t'thane"

    Qan e ama e duert i mbeten
    Tu'i perdredh n'idhnime fshan:
    "Dy qi pata shkuen e mbeten...
    Bir o bir ku do me m'lane?"

    Mbushe si ke ti pesembedhetat
    Kush at gja s'ta ven ty barre
    Nane do shkoj me u ba me cetat
    Gjakun vllazneve me u a marre!

    Kane me t'vra si tu vllezen
    si tet ate i pushkatue
    ku na len ah mu fatzezen
    tande moter fatshkretue?

    Lene nane, ma keq me mbylle
    ktu me e gjet si berr e presin
    Shqe vec jane, me hyll pa hyll
    Qymen kan nderru jo vesin.

    Lene t'shkoje, e mbare ju dhashte
    Kthefte me nder, por n'qofte o vlla....
    perendija mos e dhashte
    Gjakun vete kam per ta la.

    Fishkullon murrani rrmores
    me frullize tue uturi
    hyn nder hekrat e dritores
    nalt tek kulla shkrumb e hi.

    Shenim: Ne Drenice te Kosoves nje krahine me popullsi thjeshte shqiptare mes Mitrovices dhe Pejes, plasi me 1945 kryengritja kunder ushtrise jugosllave, e shkaktume nga mizorite e serbo-malazezve kunder shqiptareve vendas. Kryengritja mori perpjestime te medha me rebelimin e njesive shqiptare t'ushtris jugosllave. Ajo u shuejt me ne fund, por mizorija e pashembullt e tregueme ne ket rast prej ushtrise jugosllave nuk do te shuhet ne kujtesen e shqiptareve.

    Shenimi eshte i autorit

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar heret a vone pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga martyre
    Arshi Pipa
    nga “Libri i Burgut”


    Prej qelave nder pranga
    ku presim pushkatimin,
    o bij t’atdheut ku t’jeni
    ju lame na trashigimin.
    Prej nesh ju merrni zemer:
    s’na trembet syni ne,
    s’na dhimben t’rit as jeta
    kur vdesim per atdhe.

    Luftuem per idealet
    e thjeshta kombetare.
    Na rame, por mbasi mbollem
    virtytin e nje fare
    qe jep nder ju filiza
    me gjak e bame plle.
    Shqiponja e perterime
    me vdekjen tone ka le.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Shenim: Gjate vjetit 1947 te burgosunit e Durresit punuen ne ndertimin e rruges afer bregdetit, quejtun sot <<Dalip Tabaku>>. Jo fort rruges gjindej asokohe lyceu, para te cilit te burgosunit punuen disa dite. Nder ta kishte shume studente te lyceut. Te burgosunit kenduen disa here, kur kalojshin rrugeve te qytetit, kange kombtare. Auktoritet e burgut nderhyne me force tue perdore kercnime, medje ndeshkime, per me ndalue kanget kombtare. Njena syresh, ajo qi kendohej me shpesh, ishte kanga e Gramenos me <<refrain-in>>:

    “Se mjaft ne roberi,
    e mjera Shqiperi!
    O djem, rrembeni pushket!
    Ja vdekje ja liri!”


    Te shkolla
    Arshi Pipa
    nga “Libri i Burgut”


    Te shkolla qi dikur
    pat qene e jona
    na prune me bartun gure,
    me shty vagona

    Por lejshin shoket klaset,
    vijshin na shifshin,
    na kqyrshin zemerplaset,
    e nuk na njifshin!

    Pse ata qi ne na ndan
    me mure e tela,
    <<’T’u rrini larg! –u thane—
    Jane kriminela!>>

    Por kur filluem nga kanget
    tona kombtare,
    qi bashke kenduem qe n’banget
    nder abetare,

    ju pame, o shoke, si u-mrrolet,
    si u-ngasheryet,
    dhe thirrjes sone i folet
    tue hovun kryet

    Kendojshim na, nji roje
    dhambet kerciste:
    <<Ende villni per goje
    kangat fashiste?

    Ju, qena reaksjonare!
    ju, kriminela!
    Ju duhet me ju vare
    neper cengela!>>

    E ju qi kto i ndigjojshit
    pa mundu me bza,
    kah qielli syt i cojshit:
    Deri kur ma?

    Por mos u-deshperoni
    per ne, ju, shoke.
    Se hekri i ktij vargoni,
    qi keq na rroke,

    Kur len te mishi danga
    ka lane stigmate.
    Cka sot na shifni pranga
    neser asht shpate.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Veshtrusja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  19. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Poeti Arshi Pipa - jeta dhe disa krijime

    Arshi Pipa

    Hyrje
    Ka lindur nė Shkodėr mė 1920. Pasi kreu mėsimet e mesme nė liceun e vendlindjes, ai studioi pėr filozofi nė Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mėsim nė shkolla tė mesme tė Tiranės e Durrėsit. Nė prill tė vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist pėr idetė e tij patriotike e demokratike. Pėr dhjetė vjet (1946-1956) ai vuajti nė burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrės, Vloēisht, Korēė, Tiranė, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", qė ėshtė vepra poetike mė e mirė e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset mė 1958 dhe vendoset pėrfundimisht nė SH.B.A. Gjatė kėsaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti tė japė leksione nė universitetet mė tė dėgjuara tė Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
    Shkrimet e tij tė boruara nė shqip, anglisht, frėngjisht dhe italisht ndahen nė: 1) poezi, 2) estetikė e filozofi dhe 3) kritikė letrare. Nė poezi janė vėllimet shqip: "Lundėrtarė", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me pėrjashtim tė vėllimit tė parė, tė gjitha veprat e tjera janė botuar jashtė dhe pėr kėtė njihen ende pak nga lexuesi shqiptar. Pėrsa u pėrket studimeve dhe kritikės, pėrmendim vetėm disa nga ato qė kanė tė bėjnė me letėrsinė shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letėrsisė shqiptare, "Fan Noli si njė nga figurat komėtare dhe ndėrkombėtare shqiptare", "Humanistėt italo-shqiptarė", "Bisedė pėrmbi Kadarenė", "Fenomeni Kadare" etj.



    Kanali
    I
    Nga Korēa bumbullon. Currila shiu
    Rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje.
    Pėshtillen, struken gjindja ndėr mbuloje:
    nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

    Mbramje, Dikush pėrbri qet gjak pėr goje.
    Kėndon lehtas matanė nji fmi arixhiu.
    Ky grindet pėr pakė uj qi shoku i piu;
    ai shan se i vodhėn bukėn. Hyn nji roje.

    Shkopinj e shkelma. Britma. Fryn bilbili.
    Pushim. E dergjet lodhja, pran secili,
    e flen kush mundet pėr at natė me fjetė.

    Si lazaret rėnkon e fshan baraka.
    Nesėr tė gjithė i pret kanali, brraka,
    veē atyre qi i pret nji vorr i shkretė.

    ------------------------------------------------------ Koment
    Nė kėtė sonet mjedisi i pėrgjithshėm i barakės ku banojnė tė burgosurit. Detajet e zgjedhura nga poeti na ndihmojnė pėr tė pasur njė tablo tė qartė e tė gjallė tė kėtij kampi tė shfarosjes. "Ndėr baraka, shkruan poeti, rrojshin sė bashku ordinerė dhe politikė. Vjedhjet ishin tė shpeshta, tė bame prej ordinerėve, tė cilėt nxiteshin nga rojet qė tė vidhshin politikanėt. Po t'ankoheshe, ndėshkimin e kishe ti dhe jo vjedhėsi, mjaftonte qė ky tė mohonte fajin. Mentaliteti i rojeve ishte ky: Politikanėt janė pėrfaqėsues tė klasės kapitaliste-borgjeze, kurse ordinerėt janė "proletarė". Puna kishte mbėrrit deri n'at pikė sa njeriu tė flente me trastėn e bukės nėn kokė".


    IX
    Ditėn asht vallja, natėn sarabanda
    Se rraskapitesh ditėn, natėn flen?
    Nuk thom pėr morrin, qi pėr trup e gjen
    (u msuem me tė) si miza dheu ndėr banda.

    E zgjohesh trembshėm… Ndien a vesh t'rren?
    Kėlthitje, t'ējerruna, rėnkime t'randa…
    Torturohen tash shokėt te komanda,
    e radha jote nesėr ka me qenė.

    E ē'nuk na bajshin! Na rrihnin me tel;
    lakuriq, e mandej n'ujna handraku
    na zhyteshin, trupin plagė n'currila gjaku.

    E na lidhnin me fill prej telefoni
    Pėr shtylla aty pranė krahanuer e bel
    Qė t'na pėshtynte nesrjet divizioni.

    ------------------------------------------------------ Koment
    Natėn rojat torturonin me ndihmėn e disa tė burgosurve, tė cilėt morėn emrin "brigata e zezė". Tė burgosurit merreshin nga shtrati dhe dėrgoheshin nė komandė (ose nė njė vend tjetėr mbas telave, por edhe brenda telave) dhe aty torturoheshin mizorisht. Mbas torturės shpesh vinte veēimi. Disa herė veēimin e bėnin pėr tė dhėnė shembull brenda kampit.

    XIII
    N'infermierin e kampit, nji kasolle
    Anash rrethue me hasėr, nalt me kashtė,
    dergjen ndėr qelbėsina pesė a gjashtė;
    njiqind, dyqind i ka gjithmonė okolle.

    Pushim ankojnė. Por vjen rreshteri i vrazhdė
    Dhe krisin hujt e ēizmet n'ato golla
    Jetė s'pėrēundun ngelun veē gėzholle
    E shpesh me shkelma i qet nga shtrati, jashtė.

    E vdesin fatkėqijt aty te praku
    Vdesin e hendeqeve ndėr baraka gjaku,
    vdesin nėn shtrat ku mshehen pėr me vdekė.
    Vdesin tue pritun bukėn, ndėr gjiriza
    Tue ba nevojėn, vdesin posi miza,
    dhe si coftina i kallin ndėr hendekė.

    ------------------------------------------------------ Koment
    Pėr tė kuptuar mirė ferrin e kėsaj infermierie, vlen tė lexohet shėnimi i vetė poetit: "Infermieria e kampit ishte tepėr e pakėt pėr me pėrballue nevojat. Ndonjėherė, ndėr rasa mė tė randa, dhe mbi insistimin e mjekėve, disa tė burgosun u dėrguan nga infermieria nė spitalin e Korēės. Unė qeshė njeni prej tyre, "Rreshteri i vrazhdė" asht rreshteri Hito i burgut te Durrėsit, mė famėkeqi ndėr tė tjerėt. Njė tjetėr nga ata qė kryen tortura me zell tė madh asht polici Skėnder Xh, i burgut tė Korēės. Kam dėshmue vetė torturėn qė ky i ka ba njė tė riut korēar bash nė infermierin e kampit.

    XXIV
    Ajo na mbajti gjallė. Si luleferrė
    Nga rrota e qerres shkelun rrafsh me tokėn,
    por qi nuk shtrohet pėr me vdekė e kokėn
    nesėrjet diellit plot uzdajė i pjerrė,

    ashtun nėn rrotėn, qė pėr ne qė mokėn
    me shpirt ndėr dhambė duruem na kėt skėterrė,
    lirin e andrruem te nata e bame sterrė,
    e zemrat tona pėr atė flamur rrokėn.

    Se nuk dyshuem na kur qi shpejt a vonė
    Nga tiranija e randė atdheu do t'shkundesh,
    dhe si nji perlė e nxjerrun thellė prej fundesh

    ma e bukur do t'shkėlqente besa jonė.
    Vuej por qėndro! Marr zemėr te burrnija!
    E vdis tue brohoritun: Rroftė Shqipnija!

    ------------------------------------------------------ Koment
    Ideali i pamposhtur i lirisė kėtė herė, ashtu siē ka ndodhur mijėra herė nė histori, bėn edhe kėtė radhė mrekullinė e triumfit tė jetės mbi vdekjen, tė sė vėrtetės mbi gėnjeshtrėn, tė dritės mbi terrin. Ėshtė pikėrisht pėr kėtė, qė ky sonet i fundit, dallon kaq shumq nga gjithė tė tjerėt.

    Nemesis (mallkim)
    I
    Ndėr gropa burgjesh shkrye pėr gur e baltė,
    mbėrthye qelash ndėr pranga,
    nga gjoksi i shtypun sungullon mā e naltė
    kur del prej s'thelli kanga.
    Na shajnė e na poshtnojnė, na plasin gjamėn:
    anmiq t'adheut! Tradhtarė!
    pse duem Shqipnin e plotė, pse urrejmė na namėn
    e huej, pse jem, shqiptarė.
    E ata qi e shitėn tue ja lidhun qerit
    t'anmikut pėr trofe,
    ata qi flamurin, heu, i'Iskanderit
    e zhyen me tjetėr fč,
    ata qi deri dje mbajshin kapistra,
    teneqexhinj, shollarė,
    gjysmakė, t'falimentuem, e sot ministra:
    ata janė atdhetarė!
    Na zhgulin thonjt me danė, ndėr plagėt krypė
    na kėllasin, na e shtyjnė
    n'gėrmaz me grushta, e uj kur bājmė me lypė
    qeshin e na pėshtyjnė.
    Na lagin dimnit qelat, elektrikun
    na e venė ndėr veshė e n'gojė
    e ndėr trupa… E qeshin tue fikun
    cigaret n'sy pėr lojė.
    Na vene jelekun sa me u thye kėrbishtnash,
    na lanė me ditė e netė
    varun pėr shpatullash mbi maje gishtash,
    pa ngrėnė, pa pi, pa fjetė.
    Mandej po ngelėm prapseprap na gjallė
    me shkelma na mbarojnė,
    na hjedhin prej dritores, e veē rrallė
    me nji plumb na nderojnė.
    Pa gur, pa shenj, ndėr gropa plehu hjedhun
    si coftina na kallin,
    ku grat e foshnjet tona s'vinė me rrjedhun
    lotėt qė zbusin mallin.
    Po e fortė asht zemra jonė, ma e fortė, o vllazėn,
    se tortura qi e sosė.
    E zjarrmi i anmikut veē mā keq na ndezėn
    urrejtjen qi rroposė.
    Heu e tmerrshme ajo ditė tri herė fatore
    kur shokėt qi nuk ranė,
    me shpirtin dalldisur pėr fitore,
    do t'thrrasin gjakun tonė.
    Dridhnju tiranė mbi frona e ju xhelatė
    qi vegla u bāh' ni qorre.
    E zezė asht nata, por s'ashtė veē njė natė.
    Dielli i liris, ti shporre!
    E n'se lypet durim e besė qi s'vdaret.
    aq sa mė dhambė me bre
    hekurin qė kryqzon dyert e dritaret,
    qoftė ajo ligjė pėr né.
    Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokė
    me besėn e dėshmorit,
    nga shpirti i bamė thėngjill qyshkur, o shokė,
    pa shfrim mbrenda kraharorit,
    ushton kanga e kushtrimit. Then ēelikun,
    shpartallon ledh e strehė,
    dhe si shqiponja e flamurit vėrtikun
    ndėr qiellna t'lira zhgrehė.
    Pėrpėlitet Shqipnija nėn mizoren
    thundėr si krymb n'handrak.
    Heu, deri kur ma do puthim dorėn
    qi syt na i plasi gjak?
    Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
    ksaj zgjedhe fund me i dhanė!
    Ta zhbijmė krajtėn qi na e bani atdhen
    veē burg e kasaphanė.

    ------------------------------------------------------ Koment
    Poema ėshtė shkruar nė burg prej vitit 1946-1948. Ėshtė njė nga krijimet mė tė fuqishme tė autorit nė poezi. Ajo pėrbėhet nga katėr pjesė dhe ėshtė njė stigmatizim i politikės antikombėtare dhe i egėrsisė sė diktaturės. Poeti del nga muret e burgut dhe lėshon njė mallėkim nė emėr tė popullit shqiptar kundėr atyre qė, siē thotė, e kthyen atdheun "veē burg e kasaphanė".




    Elegjia Vllazėrore
    Ma thonte zemra e ngrata
    se jeta t'kishte lanė,
    edhe pse miqt e shokėt
    nuk dojshin me ma thanė.
    Der sa mbi krye mandata,
    kur s'e pritsha mė ra,
    dhe mora vesh ēka nė andėrr
    prej kohe m'ishte gja.

    E pau epileptiku
    qi s'njifte mue as ty.
    Po kapėrcejshim lumin
    kur befas ura u thye…
    Un rashė… m'u turr vėrtiku…
    humba! Uluroi njė za…
    Ti u hodhe, m'kape, m'qite…
    por vetė nuk dole ma!

    Ti vuajte, ti rreziqe
    durove simbas stinės
    nga ishulli i Ventottenes
    ndėr telat e Prishtinės.
    E pse pėrbuze vdiqe
    terrorin bolshevik,
    gjithmonė armik i shtypjes
    e bir i atdheut besnik.

    Sot qi nga dita e mortit
    Ka rrjedhė ma se nji mot,
    tue ta nderue kujtimin,
    o vlla, nuk derdhi lot.

    Pse pėr vdekjen e t'fortit
    i fortė duhet me u bamė.
    As i pėrmendi fajtorėt:
    nuk kam ma ēka me i namė.
    Kur ndofta nga mizori
    Po pėrgatitet ura

    pėr mue kėt herė e kanga
    e mbramė āsht kjo qi thurra,
    me gjakun tand dėshmori
    vulosi sot nji bč:
    pėrbuzi komunizmin
    e truhem pėr atdhč.

    ------------------------------------------------------ Koment
    Shėnim i poetit:
    Kjo elegji u shkruajt nė Nanduer 1948, pak para se tė nxirresha nė gjyq pėr herėn e dytė. Ky gjyq u ba nė Prokurori tė Durrėsit me dyer tė mbylluna dhe zgjati gjithsej 15 minuta. Vendimi i gjyqit u dha brenda nė burgun e Durrėsit. Im vėlla Myzafer Pipa, avokat, qe arrestue nė shtatuer 1946 dhe mbasi u torturue deri nė vdekje, u nxuerr dhe u vra me nji batare automatiku nė Degėn e Sigurimit tė Shkodrės, kinse kishte dashtė t'ikte. Vrasjen e tij, tė cilėn ma kishin mbajtė mshehtė, e mora vesh vetėm gjatė proēesit tė dytė nė Prokurorinė e Durrėsit.
    Andrrėn e pau nji i burgosun, kosovari Azis Sula, nė kohėn e vrasjes. Im vėlla pat qenė burgosė nga autoritetet fashiste italiane n'ishullin Ventottene afėr Gaetas, mė 1940 dhe mė vonė internue nė kampin nazist tė Prishtinės mė 1944
    Ignore List: Den Bossi

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Pasiqe pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •