Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Engjëll Seriani


    Presidenti grek Stefanopulos, ka kërkuar në jug të vendit që pasuritë që i takojnë komunitetit grek dhe kishës t'i dorëzohen të zotëve. Deklarata e tij u bë në Derviçan pasditen e djeshme, gjatë një takimi që ai zhvilloi me minoritarë të ardhur nga të gjitha zonat e Sarandës dhe Gjirokastrës. "Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë aktualisht në nivelin më të mirë të mundshëm,- theksoi presidenti grek. - Duhet të shohim nga e ardhmja për të zgjidhur disa probleme, duke shmangur sa të jetë e mundur nënkuptimet dhe keqkuptimet sidomos përsa i takon problemit të respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, problemin e shkollave në gjuhën greke si dhe dorëzimin e pasurive që i takojnë kësaj popullsie dhe kishës orthodokse në Shqipëri" tha Stefanopulos. Deklarata e tij për pronat, vjen menjeherë pasi presidenti grek refuzoi në Tiranë ekzistencën e një çështjeje çame, pavarësisht se kjo u kërkua nga të gjitha autoritetet më të larta në vend. Ai tha se gjatë takimeve me kryeministrin Fatos Nano dhe me Presidentin Alfred Moisiu "unë mora premtime në mënyrë të qartë se këto probleme që lidhen me respektimin e të drejtave sipas dokumentave ndërkombëtare, sidomos të arsimimit dhe të kthimit të pronave, do të gjejnë zgjidhje, sepse rruga drejt integrimit europian është një rrugë pa kthim pas". Duke folur përpara bashkëkombasve të tij grekë, Stefanopulos theksoi se për minoritetin grek shumë shpejt do të hapet një periudhë e re mirëqënieje. Qeveria greke sipas tij ka angazhimin e plotë për të investuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në zonat e banuara nga popullsi me origjinë greke.

    Në vendin e origjinës
    "Jam krenar që jam me origjinë nga Dhrovjani". Kjo ishte deklarata e Presidentit grek Stefanopulos menjëherë sapo shkeli në tokën ku ka lindur nëna e tij. I pritur në qendër të fshatit Dhrovjan të Sarandës nga kryeplaku Pavllo Taçi, Stefanopulos ka ndjerë mall për vendin nga kishte origjinën. Nëna e tij rrjedh nga familja e Braçikotes. Ai tha se është duke përmbushur një amanet të paraardhësve të tij duke zbritur në Dhrovjan. "Një dhrovjanot duhet të mendojë dhe të mos harrojë që është një grek në këto vende dhe nëse të gjithë të tjerët janë një herë grek, dhrovjanotët janë katër herë grek, nëse të gjithë jemi të krishterë, dhrovjanotët janë dy herë të krishterë" tha Stefanopulos. "Këtu në Dhrovjan,- vazhdoi më tej Stefanopulos,- ndihem më grek se kudo ku kam shkuar. Kur një përfaqësi nga Dhrovjani trokiti një ditë në dyert e Presidencës dhe u takua me mua, më thanë se dhrovjanjotët kanë problem ndërtimin e një rruge. Fillimisht unë u shpreha se kjo ishte një gjë e lehtë, por unë nuk e kisha përfytyruar kurrë që Dhrovjani ishte një fole e tillë shqiponjash dhe që rruga për të ardhur deri këtu nuk do të ishte kaq e lehtë". Duke folur për origjinën e tij Stefanopulos tha se gjyshi i nënës së tij Spiro Braçkas kishte lënë Dhrovjanin në vitin 1829 dhe ishte zhvendosur në Patra, ku bleu një tokë dhe ku në një pllakë guri ka të shkruar datën e ngulimit ne Patra. Sipas 76 vjeçarit Grigor Roso nga Dhrovjani rreth 200 vjet përpara familja Braçkas ishte e shtrirë në një lagje të tërë që mbante emrin e saj dhe kishte një numër familjesh më këtë mbiemër. Nga banesat e kësaj familjeje vetëm njëri i ka rezistuar kohës dhe aty aktualisht banon familja Llapa, vëllezërit Dhimosten e Ptolemeo Llapa.Presidenti Stefanopulos bëri një vizitë në familjen Llapa i shoqëruar nga protokolli shqiptar dhe grek.


    Janullatos, meshë të veçantë për 5 mijë ushtarët grekë të vrarë

    Stefanopulos është ndalur në manistirin e Shën Nikollës në grykën e Këlcyrës, vend i cili parashikohet të kthehet si memorial i prehjes së eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë dimrit të viteve 1940-41. Ky manastir po ringrihet sipas projektit që parashikon përfshirjen brenda tij edhe të memorialit të ushtarëve grekë të rënë në luftë. Në Bularat të Dropullit të Sipërm ai mori pjesë në një ceremoni në nderim të ushtarëve grekë. Ai vendosi një kurorë në memorialin kushtuar ushtarëve grekë dhe mbajti 1 minutë heshtje. Gjatë kësaj ceremonie kryepeshkopi Janullatos mbajti një meshë në nderim të ushtarëve grekë. Gjatë luftës italo-greke të zhvilluar në territorin shqiptar, sipas të dhënave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë kombëtare greke mendohet se janë vrarë mbi 5 mijë ushtarë grekë në një front që shtrihet nga Leskoviku deri në bregdetin e Jonit.


    Stefanopulos nderon ushtarët grekë rënë në luftën italo-greke

    Presidenti i Republikës së Greqisë Kostandin Stefanopulos ka zhvilluar një "maratonë" të gjatë vizitash në rajonin jugor të Shqipërisë. I shoqëruar nga ministria greke e Arsimit dhe Fesë Marieta Janakos, Zv/ministri i jashtëm grek Evripidis Stilianidhis dhe nga ministri shqiptar i Arsimit dhe Shkencës Luan Memushi, Stefanopulos ka bërë pesë ndalesa në Këlcyrë, Bularat, Dhrovjan, Gjirokastër dhe Dervician. Gjatë kësaj vizite presidneti grek është ndalur në disa vende e pika që krijonin lidhje të drejtpërdrejta me temat e nderimit dhe respektimin të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, që krijonin intimitet me prekjen e rrënjëve të paraardhësve të tij në fshatin e origjinës dhe që i jepnin atij mundësi për t'u shprehur rreth çështjeve dhe temave delikate që lidhen me rrespektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.


    Bashkëpunimi me Britaninë

    "Marrëveshja e Ripranimit, kërkojmë sqarime"
    Komisioni i Jashtëm i Kuvendit, diskutoi për ratifikimin e marrëveshjeve të ripranimit me Anglinë dhe Maqedoninë. Projektet parashohin mundësinë e përcaktuara në marrëveshjet mes qeverive për luftën kundër migracionit të paligjshëm. Një ndër shqetësimet e europianëve për këtë çështje në pyetësorin dërguar institucioneve, marrëveshja e ripranimit, kusht bazë në marrëdhëniet njerëzore, nuk është miratuar me Britaninë e Madhe dhe do të ridiskutohet me ekspertët për përcaktimin e kritereve. Mbështetur në dispozitat e tyre, është vendosur detyrimi ligjor për ripranimin nga pala kontraktuese, kërkuar dhe përgjegjëse për kalimin joligjor dhe nëpër territorin e saj, të personave në territorin e palës kërkuese. Detyrimi i marrëveshjes, përcakton rastet e ripranimit dhe përjashtimit nga ky detyrim, afatet kohorë të procedurave, refuzimit të hyrjes dhe tranzitit, sigurimin e të dhënave dhe shpenzimet.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    a e dini qe ai kelyshi, nuk eshte kelysh grek, por eshte kelysh shqipetar? Eshte me origjine nga nje nga fshatrat e Gjirokastres, dhe mbiemrin Stefanopulos e ka vene, mbiemrin e vertete e ka Bracika a Vracika dicka e tille. Ky eshte mbiemri qe mban babai i tij akoma.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    S'ka hyrje në BE pa plotësuar kërkesat e minoritetit nga Alfa deri tek Omega

    [Greqia sikur eshte pronare e europes dhe gjermania e franca e anglia etj jetojne me borxhet qe kane marre nga greqia?]

    Kështu u shpreh presidenti grek Stefanopullos në një takim me pakicën greke

    "Ne nuk jemi ura lidhëse mes Shqipërisë e Greqisë. Ne jemi qendra e helenizmit. Ne nuk jetojmë, por mbijetojmë në këtë vend, prandaj mos na braktisni." Kështu ka deklaruar kryetari organizatës Omonia Jani Jani në një miting masiv të kryer në fshatin Dervician të Dropullit. Rreth 4 mijë vetë të ardhur nga të gjitha zonat me minoritet e deri edhe nga Himara të organizuar me autobusë, kanë mbushur përplot sheshin e mitingut në Dropull. Flamuj festivë e parulla të tilla si "Rroftë helenizmi" si dhe thirjet Hellas, Hellas, krijuan një atmosferë të gatshme për fjalime të "forta", si nga drejtuesit vendorë, ashtu dhe ata të organizatës së minoritetit grek Omonia.

    Jani Jani, kryetar i kësaj organizate, i ka thënë presidentiti grek se: "shpresat tona tani marin përmasa të reja me praninë tuaj." Këtu në Dervician është shprehur kreu i Omonias, kanë ardhur t'ju dëgjojnë vorioepiriotë nga të gjitha zonat e deri nga Himara heroike. Ne kerkojmë që në Himarë të hapen shkolla greke, kërkojmë që standartet e mësimit në shkollat tona të jenë të barabarta me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Ne kerkojmë që gjuha greke të shpallet gjuhë zyrtare në ato zona ku ka minoritet si dhe njohje prej qeverisë shqiptare të identitetit grek. Jani Jani ka akuzuar qeveritë shqiptare të 14 viteve të fundit se ju kanë grabitur minoritarëve tokat, pronat, trojet e ndërtimit e shtëpitë.

    Asnjë ligj deri tani ka thënë Jani Jani nuk ju ka kthyer pronat minoritarëve, përkundrazi. Ndërsa presidenti grek Stefanopullos ka deklaruar se Shqipëria nuk do të hyjë në BE pa plotësuar të gjitha kërkesat tuaja (org. Omonia). Për herë të parë në këtë miting është përdorur termi vorioepiriot nga vetë presidenti grek, duke u shprehur me fjalët se "ju vorioepiriotët mbajtët gjallë me frymën e dashurinë tuaj gjuhën greke. Tani ka ardhur koha që këtë gjuhë ta mësoni nëpër shkolla të mira. Nuk shkova dot as këtë herë në Himarë për shkak të axhendës, por Himara është këtu - tha Stefanopullos duke e drejtuar dorën drejt pjesëmarrësve në miting që valëvisnin flamuj grekë e thërrisnin Vorioepir e Greqi.

    Përshëndetja për ju nuk vjen nga zyrat e shtetit grek, por nga i gjithë populli grek, ka thënë Stefanopullos. Dua t'ju siguroj se jo vetëm vitet e vështira që kaluat por dhe tani që jeni në vite më të mira, shteti amë nuk ka pushuar së kujdesuri për ju dhe t'ju ndjejë si një nga pjesët më të vyera të helenizmit. Shoqërohem në këtë vizitë nga ministrja e arsimit Marjeta Janaku, e zoti Stilianidis, zëvendësministër i jashtëm. Kjo është shenjë e interesimit të shtetit grek për atë çka kalon Vorioepiri, e çka ndodh këtu. Ju sjell dhe një mesazh tjetër që e konsideroj të rëndësishëm e që u përpoqa ta them në Tiranë, mesazhin e një miqësie të ngushtë shqiptaro-greke.

    Qeveria shqiptare nuk do të hyjë në BE nëse nuk do të plotësojë kërkesat e minoritetit nga Alfa deri tek Omega (shkronja e fundit greqisht). Unë i kam kërkuar qeverisë shqiptare edhe dhënien e menjëhershme të pronave për minoritarët, sikundër ndodh kjo gjë edhe me shtetasit shqiptarë. Kjo kërkesë do të plotësohet. Në emër të qeverisë greke ai premtoi mbështetje të plotë e të vazhdueshme për të gjitha kërkesat e shtruara prej përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri.

    Odise Kote

    PS ; Qeveria jone tia plotesoj kete kerkese PRONA TE VEJ TE I ZOTI e neser ata grek do ti vene ne Athine Stefanopullit se as token e shtepise nuk e kane te tyre.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Thuhet qe ai e ka origjinen nga ia fshat dhe i vemi fakt qe jipet eshte qe gjyshja e tij ka lindur atje.
    Origjina nuk eshte gjyshja qe u martua me gjyshin.
    Kush nuk eshte nga jugu e nuk i njeh fshatrat me grek ne fushen e Vurgut ne Sarande nuk e di se ato fshatra kane qene nga nje amalgame argatesh e shume te varfer qe punonin ne tokat e te pasurve shqiptare sic punojne sot shqiptaret ne greqi.
    Ata njerez as token e shtepise nuk e kane pasur te tyre.
    Bile ne ate zone nuk i linin te ndertonin shtepi me oxhak se po e ndertoje ashtu kjo qe nje banes e perhershme e nuk kishte si te qe kur nuk kishe blere token.
    Kane qene historikisht fshatra argatesh te ardhurish e shume te varfer.

    Nuk e kane fajin ata, ata le te kerkojne se i kemi mesuar ne keq se u dhame token pa pasur asgje e kur shqiptaret ne greqi punojne e robtohen perdite e nuk ju fal asnjeri dhe qindarken.

  5. #35
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Stefanopullos nuk eshte çam si pike e pare qe te diskutoj direkt mbi ceshtjen came.
    Tek e fundit,thenia e tij vetem na ben shume me te qarte ate qe kemi ditur neve,Greket nuk na duan.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    Citim Postuar më parë nga tironci kuqezi
    lek or daj ca toke thu ti, greqia o vend i natos ene ne KE.
    osht mre daj sot, po bota nuk ka per te vdek neser.

    ne ato maja rrypa rrypa nje here ma hipe nje here ta hipa, thote poplli.


    ps; asnjeri se di çfare sjell e nesermja.

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ky duket haptas qe eshte nje akt lufte i qeverise Greke ndaj Shqiperise. Nje lufte e pashpallur per te marre Epirin, dhe tashme u ligjerua nga ardhja e presidentit dhe ky fjalim i tij me nje pathos nacionalist qe as ai ne Kosove qe mund ti jete vrare gjith familja ne lufte me barbaret Serb nuk e ka.

    Kete te shofi Evropa, kete te anlizoj nga alfa deri tek omega, karkterin luftarak te keti presidenti. Ketit ju be e qarte qe ne Himare mos shkeli me kembe, sepse do kerrciste lufta. Edhe ato pak pisanjose qe kan ikur atje minoritar grek jane qe kane ardhur e jane vendosur ne Himare dhe perhapin frymen antishqiptare neper fshatrat e Himares. Spaska patur ne axhende Himaren ai, ai per ate pune erdhi po ju be e ditur.

    Nesje, uroj qe nje tragjedi tjeter ta gjej nanon neper disqe greke, edhe mundesisht le te vej dhe nodnje minoritar tjeter ne pushtet, sa me shume grek. Efekti qe po mbjell do jete desktruktiv ne te ardhmen per te gjithe ata qe punojne per helenet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    E para e punes, Stefanopulos eshte presidenti grek, se ka lindur ne toke shqiptare, kjo nuk e ben ate shqiptar. Mos u perpiqni ti beni te gjithe shqiptare, se kemi plot shqipfoles me kombesi shqiptare, nuk na duhen edhe te tjere.

    E dyta, presidenti ne Greqi eshte nje figure ceremoniale, pasi pushteti eshte ne doren e kryeministrit dhe kuvendit. Prandaj presidenti vjen per vizite ne Shqiperi, por kryeministri nuk e ben nje gje te tille pasi nuk eshte aq e thjeshte.

    Se treti, pakicat greke ne Shqiperi kane shteruar ndjeshem ne keto 14 vjetet e fundit, ku Dropulli dhe fshatrat greke ne jug jane zbrazur nga njerezit qe kane emigruar te paret drejt Greqise. Prandaj Stefanopulos nuk e presin mijra neper sheshe sic pretendon pala greke per 10% te popullsise, por e presin grupe-grupe njerezish. Prandaj ato fjale te Stefanopullos ne publik, nuk jane per konsumin shqiptar, por per konsumin e gazetave qe shtypen ne Athine. (pak politike 101)

    Se katerti, Greqia nuk ka patur dhe nuk ka ndonje synim te "copetimit" te Shqiperise, pavaresisht se cfare degjoni ne publik apo nga goja e nacionalisteve greke te veteshpallur. Politika e jashtme e qeverise greke ka per qellim ngritjen me force te gjendjes se minoritetit grek ne Shqiperi, si nje barazpeshe per kerkesat e shqiptareve per Camerine. Shqiptaret nuk kane bere ndonje krim se kufijte nderkombetare lane fshatra greke ne toke shqiptare, por greket e kane bere nje krim monstruoz te faktuar, me genocidin ndaj cameve. Kur e pyeten nje funksionar te larte grek ne ministrine e jashtme se cili eshte plani per "clirimin e Voiro Epirit", ai iu pergjigj shkurt e prere: "Nuk te mjaftojne keta qindra mijra shqiptare qe kemi ne Greqi, apo do qe ti vesh zjarrin Greqise!". Greket jane per ruajtjen e status-quo ne Ballkan, mos-ndryshimin e kufijve!

    Celesin e ndryshimeve per mire ne maredheniet shqiptaro-greke, per ironi te fatit, nuk e ka as Tirana dhe as Athina, por Prishtina. Lindja e nje shteti te ri shqiptar ne Ballkan, ka per te realizuar ate qe greket e quajne "ngritjen e Shqiperise mbi dy kembe", dhe kjo ka per ti sensibilizuar ate qe te kuptojne, se aleati i tyre natyral ne Ballkan nuk jane sllavet, por shqiptaret. Do te duhet kohe qe keto maredhenie te ctensionohen, por per nje gje te jeni te sigurt, qe ka per te ndodhur. Greqia ka ndermare hapin e pare te hapjes se nje perfaqesie diplomatike ne Prishtine, ashtu si nuk ka kursyer ndihmen ekonomike dhe mbeshtetjen politike edhe per qeverine ne Prishtine, pavaresisht se keto veprime nuk jane mirepritur ne Beograd. Ato perbejne sinjale se Greqia po pergatitet te njohi "realitetin e ri" ne Ballkan.

    Albo

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    E para e punes, Stefanopulos eshte presidenti grek, se ka lindur ne toke shqiptare, kjo nuk e ben ate shqiptar. Mos u perpiqni ti beni te gjithe shqiptare, se kemi plot shqipfoles me kombesi shqiptare, nuk na duhen edhe te tjere.

    E dyta, presidenti ne Greqi eshte nje figure ceremoniale, pasi pushteti eshte ne doren e kryeministrit dhe kuvendit. Prandaj presidenti vjen per vizite ne Shqiperi, por kryeministri nuk e ben nje gje te tille pasi nuk eshte aq e thjeshte.

    Se treti, pakicat greke ne Shqiperi kane shteruar ndjeshem ne keto 14 vjetet e fundit, ku Dropulli dhe fshatrat greke ne jug jane zbrazur nga njerezit qe kane emigruar te paret drejt Greqise. Prandaj Stefanopulos nuk e presin mijra neper sheshe sic pretendon pala greke per 10% te popullsise, por e presin grupe-grupe njerezish. Prandaj ato fjale te Stefanopullos ne publik, nuk jane per konsumin shqiptar, por per konsumin e gazetave qe shtypen ne Athine. (pak politike 101)

    Se katerti, Greqia nuk ka patur dhe nuk ka ndonje synim te "copetimit" te Shqiperise, pavaresisht se cfare degjoni ne publik apo nga goja e nacionalisteve greke te veteshpallur. Politika e jashtme e qeverise greke ka per qellim ngritjen me force te gjendjes se minoritetit grek ne Shqiperi, si nje barazpeshe per kerkesat e shqiptareve per Camerine. Shqiptaret nuk kane bere ndonje krim se kufijte nderkombetare lane fshatra greke ne toke shqiptare, por greket e kane bere nje krim monstruoz te faktuar, me genocidin ndaj cameve. Kur e pyeten nje funksionar te larte grek ne ministrine e jashtme se cili eshte plani per "clirimin e Voiro Epirit", ai iu pergjigj shkurt e prere: "Nuk te mjaftojne keta qindra mijra shqiptare qe kemi ne Greqi, apo do qe ti vesh zjarrin Greqise!". Greket jane per ruajtjen e status-quo ne Ballkan, mos-ndryshimin e kufijve!

    Celesin e ndryshimeve per mire ne maredheniet shqiptaro-greke, per ironi te fatit, nuk e ka as Tirana dhe as Athina, por Prishtina. Lindja e nje shteti te ri shqiptar ne Ballkan, ka per te realizuar ate qe greket e quajne "ngritjen e Shqiperise mbi dy kembe", dhe kjo ka per ti sensibilizuar ate qe te kuptojne, se aleati i tyre natyral ne Ballkan nuk jane sllavet, por shqiptaret. Do te duhet kohe qe keto maredhenie te ctensionohen, por per nje gje te jeni te sigurt, qe ka per te ndodhur. Greqia ka ndermare hapin e pare te hapjes se nje perfaqesie diplomatike ne Prishtine, ashtu si nuk ka kursyer ndihmen ekonomike dhe mbeshtetjen politike edhe per qeverine ne Prishtine, pavaresisht se keto veprime nuk jane mirepritur ne Beograd. Ato perbejne sinjale se Greqia po pergatitet te njohi "realitetin e ri" ne Ballkan.

    Albo

    Jam dakort me Albon...


    Persa i perket Stefanopulos ky nuk eshte shqiptar....
    Nga fshati Drovjan ku dhe ky shkoi rrjedh familja e nenes se tij, prandaj dhe mbiemrin e ka Stefanopulos e jo Vratsika..
    Nejse, ne Dropull nga menyra se si u shpreh dhe termat vorioepiriot apo vorio epir jane te papranueshme...
    Fajin kryesor nuk e ka Stefanopulos por "kelyshat" e Omonias qe duket me propaganden qe i bene e "detyruan'' te shprehet ne ate menyre....

    Une ne greqisht degjova dhe nje fraze te Stefanopulos te cilen gazetat shqiptare nuk e theksojne, ai tha: Nese Tirana thote genjeshtra ata i bejne keq vetvetes....
    dmth. te tjera i thane qeveritaret ne Tirane dhe te tjera i thane "udheheqesit" e Omonias ne Jug...
    Do apo s'do Greqia, Kosova nje dite do fitoje Pavaresine, si dhe gjithashtu cfaredo qe te beje Greqia, "Vorio Epiri" s'ka per tu bere kurre Grek pasi historikisht nuk ka qene asnjehere pjese e Greqise......

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    http://www.gazetadita.com/

    Hrushovi: Pranoj Vorioepirin për legalizimin e komunizmit grek

    Nga studimi i dokumenteve del se regjimi komunist në Shqipëri ka qenë konsekuent për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit, ndërsa lidhur me çështjen kombëtare shqiptare dhe problemin çam, ai ka bërë koncensione, duke e mohuar dhe injoruar atë. Kjo gjë sigurisht i ka ardhur për shtat politikës greke. Në këtë mënyrë grekët fituan një avantazh të madh politik dhe strategjik. Nga ana jetër, aleancat që kishte zgjedhur regjimi ishin jashtëzakonisht të dyshimta. Studiuesi i njohur, Beqir Meta thotë se rusët nuk vendosën që ta përdornin si kompesim territorin shqiptar në favor të Greqisë, për të arritur në përfitme të tjera, pasi po ta kishin bërë këtë do të ishte fatkeqësi e madhe. “Unë e kam theksuar në studim, në një rast kur rusët tentuan ta bëjnë një gjë të tillë në vitin 1948, pikërisht kur po shihej qartë se forcat komuniste në Greqi e humbën davanë. Moska tentoi të bënte një kompromis të fshehtë me qeverinë properëndimore greke, kur i ofroi që të shikoheshin interesat greke në Vorioepir, në këmbim të legalizimit të Partisë Komuniste Greke, futjes së saj në Parlament dhe ndërprerjes së konfliktit. Sigurisht që qeveria greke e pëlqeu shumë këtë propozim, sepse arrihej qëllimi madhor i saj. Por dhe qeveria greke ishte nën kontrollin dhe tutelën e qeverisë amerikane e asaj britanike. Në këtë mënyrë ishte e detyruar që të paktën sa për informacion ta njoftonte Uashingtonin. Por nga ana e tij Uashingtoni dha porosi të prerë, që kryetari i qeverisë greke, Caldares nuk mund të bënte bidesime private me Moskën (sepse kështu ishin kërkuar bisedimet), por në mënyrë zyrtare dhe për këtë të informohej dhe Uashingtoni. Kështu që kjo marrveshje u bllokua. Tentativa e dytë, që Moska kërkonte të “shiste” Tiranën, ishte viti ‘59-‘60 kur marrëdhëniet mes dy vendeve ishin acaruar. Në atë kohë Hrushovi takohet me Venizellosin dhe i premton se, n.q.s Greqia tërhiqej nga NATO, do t’i kërkonte Enver Hoxhës që të trajtonte në mënyrë më liberale minoritetin grek në Epirin e Veriut. Por termi “minoriteti grek në Epirin e Veriut”, ishte një term i adaptuar nga qeveria greke dhe u përdor nga Hrushovi. Në këtë rast qeveria shqiptare nuk reagoi ndaj Hrushovit, pasi konflikti me Moskën nuk kishte shpërthyer hapur, por u reagua ndaj deklaratës së Venizellosit, i cili e kishte bërë publike këtë fakt. Ndërsa Hrushovi u sulmua për këtë çështje pasi u prishën marrëdhëniet. Nga ana tjetër edhe Jugosllavia (deri në vitin 1948) është përpjekur ta përdorë në favor të saj tensionin greko-shqiptar. Ajo u përpoq ta bindëte qeverinë shqiptare, që sulmi grek ishte çështje orësh. Me këtë u përpoq të legjitimonte dhe të merrte konsensusin për futjen e një divizioni jugosllav në territorin shqiptar. Dhe ia arritën qëllimit. Qeveria shqiptare pranoi futjen e trupave ushtarake jugosllave, madje dhe trupat tona, që ishin në zonën e Korçës, u larguan në drejtim të jugperëndimit, në drejtim të Sarandës, dhe u hap vendi. Por qeveria shqiptare bëri një hap, siç e bënte për të gjitha veprimet e tjera, dhe njoftoi ambasadorin sovjetik. Moska u përgjigj se nuk kishte dijeni për këtë lëvizje dhe nuk mund t’i jepte ndonjë këshillë qeverisë shqiptare. Kështu Moska u tregua evazive, për t’ia lënë iniciativën e zgjidhjes Tiranës. Sigurisht që Moskës nuk i erdhi mirë për këtë lëvizje prapa shpine nga ana e jugosllavëve, ndërkohë kur midis saj dhe Jugosllavisë po thelloheshin kontradiktat. Kështu Beogradi i tha Enver Hoxhës se “tani që njoftove Moskën, mund t’i kërkosh asaj që të hyjnë divizionet jugosllave, pasi ne nuk mund të veprojmë vetë”. Enver Hoxha e bëri dhe këtë kërkesë në drejtim të Moskës. Moska përsëri nuk i dha përgjigje. Kështu u la kjo ngjarje. Shpërthyen mosmarrëveshjet sovjeto-jugosllave, e cila u pasua me mosmarrëveshjet shqiptaro-jugosllave. Në këto kushte Enver Hoxha zgjodhi anën e Stalinit. Megjithatë ky ishte një moment historik ku shpëtoi Shqipëria”, sqaron historiani Meta.

    EKSKLUZIVE/ Historiani Beqir Meta dhe të vërtetat e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Përpjekjet 25-vjeçare për normalizimin e tensioneve

    Inferioriteti i Enverit ndaj kërkesave greke

    Pse grekët donin konfederatë me shqiptarët dhe koncensionet e kërkuara në jug të Shqipërisë. Habia me deklaratën e Micotaqisit në ’94-ën

    (vijon nga numri i kaluar)

    Pas prishjes së marrëdhënieve me Moskën, udhëheqja shqiptare ishte e shqetësuar nga rreziku i ndonjë aksioni të fqinjve apo të fuqive të tjera të huaja. Por regjimi e gjeti të volitshme ta ekzagjeronte rrezikun e jashtëm. Zbatimi i një politike të brendëshme të vijës së fortë, mund të bëhej më mirë në kushtet e tensionit ndërkombëtar. Kështu detanta me Perëndimin shihej nga Enver Hoxha si këcënim për regjmin e tij, për arsye se ajo minonte logjikën e represionit, që ai ushtronte brenda vendit. Ai u bë kampion i denoncimit të iniciativave sovjetike për uljen e tensionit në marrëdhëniet me Perëndimin. Por në veprimet praktike diplomatike, veçanërisht ndaj fqinjëve, ai u tregua shumë i kujdesshëm dhe nuk i ndërpreu përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve. Pas një periudhe të gjatë tensioni, prej më se 25 vjetësh, më 7 maj të vitit 1971, midis dy vendeve u vendosën marrëdhëniet diplomatike.

    Cili ishte roli amerikan në tensionet shqiptaro-greke?

    Departamenti i Shtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht aty nga viti ’43-’44, kur grekët deshën ta përdornin Ligjin e Luftës si pretekst për të futur trupat në Shqipëri, e kanë hedhur poshtë vlefshmërinëe këtij pretendimi dhe kanë theksuar se SHBA e konsideron Shqipërinë si një viktimë të Boshtit dhe jo si një mbështetëse apo aleate të saj. Kështu që ky ligj lufte nuk ka gjetur asnjëherë mbështetje, por grekët kanë insistuar për ta mbajtur, sepse prej tij kanë nxjerrë shumë përfitime. E para, ata kanë pritur dhe kanë qëndruar në pusi, në pritje të rastit ku do të përdornin ligjin, për të aneksuar Shqipërinë e Jugut. Ata gjithmonë kanë shpresuar edhe pas përmbysjes së komunizmit, që në Ballkan mund të ketë trazira dhe luftëra (siç ka patur), dhe këto luftëra mund të sjellin riorganizime territoriale. Në këtë rast grekëve u duhej një ligj i gatshëm, të cilin do ta kishin shumë të vështirë ta provokonin, nëse ai nuk ekzistonte. Por ky nuk ka qenë qëllimi i vetëm, qëllim tjetër ka qenë që t’u bëhej presion i vazhdueshëm të gjitha qeverive shqiptare ose të bënin koncension.

    Çfarë kërkohej si koncension?

    Përveç të tjerave, një koncension që ata do të kërkonin për Shqipërinë e Jugut, do të ishte dhe mbyllja e problemit çam. Pra Ligji i Luftës është përdorur si mjet presioni. Kjo nuk është aspak e ndershme dhe korrekte në marrëdhëniet midis dy shteteve, sepse një gjë e tillë nuk sjell dhe as prodhon miqësi, dhe më e pakta që është, prodhon dyshime. Por kjo ka qenë historia e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

    Si u arrit përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe?

    Më pas mund t’u them se qeveria shqiptare ndërmer iniciativën dhe është në ofensivë të vazhdueshme për përmirësimin e marrëdhënieve, duke bërë lëshime të njëpasnjëshme, me përjashtim të shkeljes së integritetit territorial. U bënë akte demonstrimi, u riatdhesuan robërit grekë të luftës, u ndërmorën hapa që të demonstronin miqësi ndaj Greqisë, deklarata publike miqësie e shumë lëshime të tjera politike për t’u treguar grekëve se qeveria shqiptare donte vendosjen e marrëdhënieve. Po kështu u bënë bisedime ndërmjet ambasadave tona në Paris, Moskë e Kombet e Bashkuara, ku u evidentua se çfarë synimesh kishte qeveria greke dhe ajo shqiptare. Shqiptarët kërkonin thjesht normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa grekët kërkonin ta përdornin vendosjen e marrëdhënieve si moment për të shkëputur koncensione të tjera për Shqipërinë e Jugut.

    Sa u lakua Ligji i Luftës dhe problemi çam në këto bisedime paraprake?

    Qeveria greke u përpoq t’i zhvillonte bisedimet, duke e mbajtur jashtë temës së bisedimit problemin çam. Dhe arriti ta mbante me sukses. Qeveria shqiptare iu nënështria këtij presioni dhe njëkohësisht pranoi të mos prekte dhe dy elemente të tjera të rëndësishme, Ligjin e Luftës (të cilin nuk e shtroi për diskutim) dhe se Greqia nuk donte të tërhiqte kërkesën e vitin 1947 që kishte bërë në këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme (të katër fuqive të mëdha) për të diskutuar çështjet territoriale. Pikërisht këtu qëndron dhe “non sensi”. Kjo kërkesë në mënyrë potenciale ka mbetur në fuqi që nga viti ’47 e deri në ditët e sotme dhe asnjëherë nuk është pretenduar nga Greqia për ta hequr atë. Kjo kërkesë e konservuar me Ligjin e Luftës dhe me veprime të tjera politike të Greqisë formon një bosht, i cili dihet se ç’objektiva ka.

    Cilat janë konkretisht të shtrira në kohë?

    Objektivi kryesor është të fitohen koncesione në Shqipërinë e Jugut, aneksim, apo të fitohet mundësia e një autonomie specifike si, në zonat e Korçës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit. Kështu do të ketë mundësi që të hapë dhe shkolla të tjera në të gjitha këto zona. Pra të zbatohet Protokolli i Korfuzit i vitit 1914, në pamundësi për aneksimin e plotë të teritorit. Kështu janë formuluar disa projekte greke, të cilat unë i kam sqaruar në studim. Janë dy porojektet më të famshme. Njëri i formuluar nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Panajotis. Dhe një tjetër, i një tjetri zyrtari të lartë, Filip Dragunis, i cili flet për një bashkim ose shtet konfederativ greko-shqiptar.

    Nga ana e Shqipërisë ka patur ndonjëherë pretendime territoriale?

    Gjatë kësaj kohe Shqipëria nuk shfaqi asnjë lloj pretendimi. Regjimi komunist ishte në pozita difensive. Nëse bënte një propagandë të madhe për neofashistët grekë, kur vinte puna për bisedimin e çështjeve në mënyrë praktike, për çështje thelbësore, ajo ishte shumë e tërhequr, dhe kjo sigurisht ka sjellë jo pak dëme.

    Ç’solli përmbysja e komunizmit?

    Pas viteve ‘90 shqiptarët prisnin që marrëdhëniet me Greqinë të përmirësoheshin në mënyrë radikale, si shtet fqinj dhe anëtare në BE. Por nuk mund të mendohej që Greqia të demonstronte probleme nacionaliste në këtë periudhë. Mendohej që shumë gjëra ishin si produkt i luftës së ftohtë. Ndërsa në vitin 1994 polemikat morën trajta të ashpra. Shumë prej nesh mbetën të befasuar kur pamë deklaratat e kryeministrit Micotaqis për zbatimin e Protokollit të Korfuzit e gjëra të tjera të këtij karakteri absurd. Kështu ne pamë se kishin ndryshuar pak gjëra në mentalitetin e politikës zyrtare greke.

    PROVOKACIONET/ Grekët kundër grekëve nga kufiri shqiptar

    Provokacionet e gushtit ‘49 kanë dy elmentë thelbësorë, të cilët janë trajtuar me objektivitet maksimal nga ana e studiuesit të historisë, Beqir Meta. Kështu ishte politika e qeverisë shqiptare, e cila nën tutelën Jugosllave dhe Ruse mori pjesë në mbështetjen e forcave rebele komuniste në Greqi. Kjo ka marrë pjesë në disa forma, me mbështetje me armë, të cilat grumbulloheshin nga shtetet e lindjes, vinin në portin e Durrësit dhe pastaj transportoheshin fshehtas për në Greqi, si dhe në kurimin e guerilasve dhe bërjen e tyre gati për luftë. Studimi thotë se në dy-tre raste ka patur lejime të reparteve të tëra të Ushtrisë Demokratike Greke (siç quheshin forcat komuniste), të cilat hynin në një sektor të kufirit shqiptar, duke e përdorur si bazë kalimi për t’u dalë prapa krahëve kundërshtarëve. “Ky ishte një gabim me rrezik shumë të madh, pasi është vënë në rrezik integriteti territorial i vendit. Sigurisht ishte një politikë e detyruar, por që është luajtur shumë keq me integritetin territorial. Këtë lloj politike qeveria greke është përpjekur ta përdorë në favor të pretendimeve të saj territoriale, duke e paraqitur Shqipërinë si një rrezik permanent, pra për sigurinë e integritetit territorial të Greqisë. Këtu është përpjekur të nxisë aleatët perëndimorë, që këta të lejojnë depërtimin e trupave greke në Shqipërinë e Jugut, ose një aksion të trupave greke ndaj kësaj zone, më mirë akoma, që ata vetë ta pushtojnë Shqipërinë dhe më pas ky territor t’i aneksohej Greqisë, me qëllim që të krijohej gjoja ajo siguri e nevojshme ndaj demokracive perendimore. U kërkua të luhej me këtë, pavarësisht se ky argument nuk eci. Veçanërisht politika amerikane ka qenë shumë kundërshtuese, sepse ajo llogariste konsekuencat shumë negative që do të kishte për vetë Greqinë, për Ballkanin dhe interesat e politikës amerikane në Evropë, sepse kjo do të tërhiqte menjëherë një ndërhyrje të ashpër ruse në Ballkan. Kjo gjë që do të vinte në rrezik gjithë mbështetjen që i bënin amerikanët Greqisë për të mposhtur rebelimin komunist. Megjithatë shtetet perëndimore e mbyllën një sy, që në një zonë të limituar, Greqia të bënte goditje ushtarake ndaj Shqipërisë. Kështu që kjo zonë e limituar nuk ishte më shumë se 10-12 kilometra në thellësi të territorit tonë. Ndërkohë iu bënë dhe paralajmërime të ashpra që ky kufi nuk duhej kaluar, por sulmi të përdorej vetëm për dekurajim. Sidoqoftë ushtria shqiptare ka bërë një rezistencë heroike. Pavarësisht se ç’bënte politika, shqiptarët treguan gatshmëri të lartë ndaj një ushtrie që kishte shkelur territorin e vendit. Mentaliteti i ushtarëve shqiptarë (në këto luftime ka marrë pjesë dhe babai im) ishte se po mbronin kufijtë e Shqipërisë. Ndërsa në prapaskenë ishin çështjet e udhëheqjes politike shqiptare”, sqaron për gazetën Beqir Meta.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •