Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Tiras, ceshtja kombetare nuk mund te kuptohet nga mendjet e vogla qe komentojne poshte e lart fjalet e Albos.

    Camet nuk kerkojne thjeshte "kthimin e pronave" apo "demshperblimin" ne te holla. Kerkesa e tyre kryesore eshte njohja e te drejtes se kthimit, njohja e shtetesise greke qe eshte thundra e Akilit e zgjidhjes se ceshtjes came. Prandaj departamenti i shtetit camet i njeh si minoritet ne Shqiperi, pasi per amerikanet camet jane "minoritet greko-shqiptar", ish-shtetas greke me origjine shqiptare te debuar nga Greqia.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tiras, ceshtja kombetare nuk mund te kuptohet nga mendjet e vogla qe komentojne poshte e lart fjalet e Albos.

    Camet nuk kerkojne thjeshte "kthimin e pronave" apo "demshperblimin" ne te holla. Kerkesa e tyre kryesore eshte njohja e te drejtes se kthimit, njohja e shtetesise greke qe eshte thundra e Akilit e zgjidhjes se ceshtjes came. Prandaj departamenti i shtetit camet i njeh si minoritet ne Shqiperi, pasi per amerikanet camet jane "minoritet greko-shqiptar", ish-shtetas greke me origjine shqiptare te debuar nga Greqia.

    Albo
    Mendjet e medha zakonisht dallojne kanalin qe ndan mediokritetin nga kompetenca absolute. Ndryshe nga ju, ata nuk mund ti servirin shqiptareve menyne e veteshkaterrimit, nden principet "moderne" te tolerances dhe internacionalizmit proletar.

    Per amerikanet, camet dhe problemi i tyre qe i panjohur derisa qarqe te caktuara parashtruan definicionet e tyre ne varesi te interesave perkatese, pro dhe kundra atyre te cameve. Deviza e kampit tuaj eshte e qarte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tiras : 20-10-2004 më 11:35

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga tironci kuqezi
    Po ca kerkojme ne shiqptaret, bashkimin e camerise me shiperine a gje tjeter? Se kjo sma merr mendja se do ndodhe kurre. Maksimumi do i jape ca demshperblime monetare greqia cameve qe humben pronat dhe ky muhabet mbyllet me duket.
    Do ndodhë do ndodhë....i vjenë kohaaa së shpejti nuk është edhe aq larg! qfar lesh demshperblime monetare syno...per qfar flet ti o syn ? toke apo lek...
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  4. #24
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Cameria,e pare gjeografikisht

    Cameria eshte gjeografikisht e lokalizuar ne veri-perendim te Greqise. Ky rajon i mrekullueshem ka nje trashegimi te pasur te Shqiperise dhe vetem ne vitin 1912 eshte aneksuar ne menyre te pandershme dhe te pajustifikueshme nga Greqia. Kjo ishte si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha per t'i dhene Camerise, Greqise, ne te njejten menyre sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

    Fjala Cam eshte nje evolim "t'chiam" qe eshte vete emri i nje lumi te vjeter qe kalonte permes Camerise. (Fjala T'chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri Chameria eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga shqiptaret). Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se cdo gje rreth Camerise tingellon shqiptare. Ajo ka me shume se kuptim topologjik, ndersa Camet kane nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

    Nje pjese e madhe e popullsise came eshte e lokalizuar ne bregdet dhe shkon pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e "kalamait".

    Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Camerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Gati 850.000 prej tyre jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

    Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i kesaj gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht. Numri zyrtar i tyre ne Shqiperi eshte ne mes 150.000 dhe 300.000 banore.

    Popullsia e Camerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare ishin te besimit musliman. Procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Ndersa 20% ishin kristiane ortodokse. Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se pare boterore e gjeti komunitetin shqiptar te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks. Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.




    Presion nderkombetar ndaj Greqise per problemin cam

    Reagim i Ministrise se Jashtme te Turqise

    Greqise i duhet ushtruar presion nga vendet e Keshillit te Evropes dhe te BE-se per te ndaluar persekutimin e saj, ndaj shqiptareve etnike dhe per te shperblyer humbjet e tyre materiale. Cdokush qe perkrah supermacine e ligjit dhe te vlerave humanitare bashkekohore, duhet te zgjeroje mbeshtetjen e tyre te shoqatat shqiptare te Camerise. Ato kerkojne njohjen e 4000 shqiptareve, te cilet jane shfarosur nga Greqia. Kerkojne gjithashtu te drejten e 100.000 shqiptareve, te cilet jane debuar nga tokat e tyre dhe qe nuk kane as mundesine te shohin varret e te pareve te tyre, si dhe 100.000 shqiptareve qe jetojne aktualisht ne Greqi.

    Ne kete kontekst, realizimi i pikave te meposhtme, mbetet i nje rendesie jetesore per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se shqiptareve etnike ne Greqi.
    1. Mbledhja e nje konference nderkombetare, me pjesmarrjen e qeverise shqiptare, per rivendosjen e te drejtave te minoritetit shqiptar ne Greqi dhe per njohjen e genocidit ndaj cameve.
    2. Njohjen nga ana e Greqise te identitetit etnik te shqiptareve ortodokse dhe cameve, ne te njejten menyre me te cilen qeveria shqiptare njeh dhe respekton te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.
    3. Shperblim per pronat e popullsise came nga qeveria greke.
    4. Leje per themelimin e nje kishe te pavarur per shqiptaret ortodokse ne Greqi, e cila eshte nje e drejte qe u eshte dhene nga Traktati i Sevres, nenshkruar ne vitin 1920.
    5. Riatdhesimi ne Greqi i popullsise came, te debuar ne Shqiperi dhe demshperblim per humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave te cameve ne 55 vitet e fundit.
    6. Ridhenia e shtetesise greke, popullsise came, qe i eshte hequr ne menyre te paligjshme
    7. Dhenia fund e trajtimit diskriminues kundrejt shqiptareve ne Greqi dhe kthimin e pronave te tyre, te konfiskuara ne menyre te paligjshme nga autoritetet greke.


    Genocidi dhe masakrimi i cameve nga greket


    Nderrimi i emrave te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise se jugut nga fashistet greke para dhe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Perpjekjet per spastrimin e shqiptareve dhe masat e renda te aplikuara kunder tyre.

    Ceshtja came dhe pergjithesisht ceshtja e minoritetit shqiptar ne Greqi, lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913, e cila e shkeputi kete treve shqiptare dhe ia aneksoi ate Greqise. Qe nga kjo kohe fillon nje presion i vazhdueshem, nje politike sistematike e shtetit grek dhe e forcave te ndryshme ultranacionaliste per shkombetarizimin e kesaj treve. Per kete qellim u perdoren te gjitha menyrat, si tatimet e renda, grabitja e tokes, perjashtimi i popullsise nga pjesemarrja ne administraten shteterore, ndalimi i dhunshem i arsimit ne gjuhen amtare, madje edhe ne shkollat fillore, vrasjet, burgimet, denimi me dhune deri ne masakrat e pergjakshme.

    Me 1913 u krye masakra ne perroin e Selamit (Paramithi) e 72 krereve te Camerise dhe e qindra te tjereve nga kapiteni famekeq Deli Janaqi. Ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, me 1918, u perpilua plani i grabitjes se tokave te popullsise came. Ligji i te ashtuquajtures Reforme Agrare, i aplikuar vetem ne Cameri, u rrembeu shqiptareve te cilet u degdisen ne Anadoll, me mijera hektare toke buke, siperfaqe te medha me vreshta, qindra mije rrenje ullinj, te cilat u bene prona te elementeve greke. Keto masa u pasuan nga organizimi i cetave terroriste ne territorin e Camerise, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsise shqiptare ne injorancen me te thelle, inkurajimi i kryqezatave fetare.

    Perpjekjet e dhunshme te vitit 1923 per ta shperngulur me force popullsine came ne Turqi, shenojne nje kulm te papare ne politiken e eger shoviniste greke. Bilanci qe shume tragjik per popullsine shqiptare.

    Greqia qe nder shtetet e para ne Ballkan ne te cilat triumfoi fashizmi. Ne gusht te vitit 1936, Jorgos Metaksai vendosi diktaturen fashiste. Viktima e pare ishte popullsia came. Fashistet e ores se pare, tregtari Stavro Koconi dhe oficeri i xhandarmerise Zambeta filluan goditjet sistematike ne Filat, Pituljete, Gumenice per zhdukjen e popullsise came. U shkua deri atje sa populli i Paramithise u ndalua me violence te fliste ne gjuhen shqipe. Qeveria greke beri cmos qe te percante popullsine shqiptare came, duke u perpjekur te kunderveje te krishteret ndaj muslimaneve. Kjo politike shteterore nuk kaloi pa lene gjurme, pasi popullsia e kesaj zone ne shumicen derrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qe qarqet intelektuale te dominonin situaten. Popullsise came iu ngarkuan taksa te renda, te cilat nuk kishin vetem natyre fiskale, por synonin ta detyronin ate te emigronte ne Shqiperi ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptare te fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me greke, me qellim ndryshimi te raporteve te popullsise.

    Para se te hynte ne Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi nje fushate te re masakrash dhe krimesh nga me monstruozet kunder popullsise shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore. Te gjithe meshkujt nga 16-70 vjec, mbi 5000 burra, u burgosen dhe u derguan ne ishujt e larget te Egjeut. Ky veprim u krye ne baze te vendimit te marre me pare ne Gumecine nga nje mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janines, Spiridoni, ku merrnin pjese edhe zv/Prefekti i Gumenices Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqise dhe perfaqesues te grekeve te Camerise. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 te tjere vdiqen me vone gjate internimit nga torturat dhe uria. "Ne kete menyre-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi ne kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsine came.

    Rekrutet came, si shtetas greke te mobilizuar ne vitet 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak, me urdher te Korparmates se Janines, u vune te thyejne gure dhe te ndreqin rruge ne formen e punes se detyrueshme. Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro, me 2000 djem came, u kerkonte mendime per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket. Por per cudi, ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te vepruar ne prapavija per ndertim rrugesh. Ishte nje qendrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj cameve dhe njeherazi dhe nje fyerje e poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetare, por si rober lufte. Nga ana tjeter, Italia gjate pergatitjeve te luftes me Greqine nuk mund te mos merrte ne konsiderate per interesat e saj gjendjen diskriminuese te shqiptareve te Camerise. Ciano, minister i Jashtem i Italise, ne gusht te vitit 1940, do t'i vinte ne dukje ambasadorit grek ne Rome se "Greqia ishte e vendosur me te gjitha mjetet qe disponon te vazhdoje nje program politik, ka diskriminuar ne menyre teper te rende shqiptaret ne favor te grekeve. Dhe kete e ka bere ne te gjitha fushat e veprimtarise, qe nga ajo e lirise personale e ne ate ekonomike, deri ne ate te mesimit te gjuhes... i kane larguar shqiptaret ne rajone larg qendrave te medha, duke i mbajtur ne kushte primitive".

    Shperthimi i Luftes Italo-Greke me 1940 thelloi tensionin politik ne Cameri. Megjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia came gjate regjimit fashist te Metaksait kishte vuajtur shume, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. "Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen-shkruan Jani Sharra-rralle ndonje cam u bashkua me ta".

    Gjithkush mund te shtroje pyetjen: pse u mbajt ky qendrim i ashper ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo nje mase vetembrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetem nga frika e nje hakmarrjeje te mundshme te shqiptareve per krimet qe ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Te dhenat provojne se asnjera prej ketyre arsyeve nuk perbente shkakun e ketij veprimi kriminal. Synimi ka qene akoma me i larget dhe njekohesisht me antishqiptar. Edhe ne situatat e veshtira dhe te komplikuara, kur Greqise po i trokiste lufta ne dere, autoritetet greke me gjakftohtesi u perpoqen te perfitonin c'te mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar nje moment i pershtatshem ne marredheniet nderkombetare per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise. Kete e provon edhe fakti se pas shperthimit te luftes, pasi u be e qarte se kapitullimi i Greqise perballe ushtrive italiane ishte i afert, autoritetet lokale greke te Camerise pergatiten listat dhe po perpiqeshin te siguronin mjetet e nevojshme te mbartjes per te gjitha grate dhe femijet qe kishin mbetur ne Cameri me qellim qe kur te hynin ushtrite e huaja ketu, te mos gjenin kembe shqiptari.

    Pas thyerjes se ushtrive italiane dhe terheqjes se tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverise se re greke mbi popullsine shqiptare te Camerise. Te burgosurit dhe te internuarit came u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane ne nje gjendje te rende shendetesore dhe shpirterore.

    Pas pushtimit te Greqise nga gjermanet, pritej qe camet e kthyer nga internimi te hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qe kishin qene shkaktare te vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkerisht gjendjen e rende qe u krijua nga pushtuesit e rinj gjermane. Per kete qellim u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar. Njerez me ndikim ne krahine si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Cafuli, Jasin Sadiku dhe shume te tjere punuan me perkushtim per te krijuar atmosferen e mirekuptimit midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare. Madje fshataret e Varfanjit, Salices etj., derguan perfaqesuesit e tyre ne fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qe te ktheheshin se asgje e keqe nuk do t'i gjente.

    Ne zonen e Gumenices dhe te Filatit ishte bere rregull qe asnje grup i rezistences greke nuk dilte ne zonat e lira pa qene i shoqeruar nga nje shqiptar cam. Pikerisht per kete veprimtari e sakrifice, jo pak came dolen para gjykatave te pushtuesit dhe u burgosen. Duke pasur parasysh kete realitet te mirekuptimit dhe te bashkepunimit midis dy komuniteteve (greke dhe came shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptaret came te ishin kriminele, do te zhdukeshin te gjithe fshatrat e krishtere te Thesprotise rreth fshatrave shqiptaro-came".

    Per qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshem mirekuptimi dhe bashkeveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Per te nxitur percarjen e tyre, ata nxiten vrasjen e cameve me influence si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptareve te tjere nga ceta e Kocnikolles, punet moren nje drejtim te rrezikshem. Te revoltuar nga keto akte, nje grup camesh u drejtuan per te djegur Rahulin, por u doli perpara popullsia e Karbunarit, nje fshat i madh i perbere prej shqiptaresh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpetoi nga nje katastrofe e sigurte, "me pas bandat e Zerves theren edhe grate dhe femijet e atyre qe shpetuan Rahulin", domethene banoret e Karbunarit. Ne keto rrethana, disa krere te Camerise u perpoqen te formonin nje batalion per mbrojtjen e saj. U formua nje batalion i cili kishte vetem gjysmen e efektivit te nje batalioni te zakonshem, afro 300 veta. Per arsye se gjermanet nuk donin te prishin marredheniet me qeverine kuislinge te Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politike te shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi te bashkepunonte me gjermanet, nuk u fut ne kete batalion dhe nuk i perdori armet kunder popullsise greke, por perkundrazi u rezistoi ne menyre demonstrative perpjekjeve te gjermaneve per ta hedhur kunder elementit grek. Qellimi i armatosjes se popullsise came ishte thjesht nje mase vetembrojtese, pasi ata kishin vuajtur shume nga shovinizmi grek. Por ajo qe i shqetesoi me shume atehere forcat shoviniste greke ishte ngritja e keshillave shqiptare ne te gjithe Camerine. Ne mars te vitit 1943 u formua ceta e pare mikste, e cila bashkepunonte me EAM-in. Tashme, edhe biografet e Zerves, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve myslimane ne radhet e rezistences antifashiste greke, ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpermendur thekson se camet nxorren mbi 1000 luftetare. Popullsia came filloi te organizohej ne luften kunder fashizmit ne dimrin e viteve 1942-1943, madje qe ne veren e vitit 1942 u krijua ne Filat grupi ilegal i rezistences antifashiste i perbere nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shume te tjere. Ata punuan ne rreze te kufirit te Shkalles se Zorjanit e me thelle per organizimin e rezistences, per krijimin e bazave te luftes, per popullarizimin e ideve te Kartes se Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe te drejten e vetevendosjes pas fitores mbi fashizmin. Ne shkut te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone batalioni "Cameria", i cili zhvilloi ne shtator 1943 betejen e famshme te Konsipolit kunder gjermaneve, qe zgjati 55 dite. Ajo beteje u shqua per pjesemarrjen e gjere te popullsise se Camerise, te Delvines dhe te minoritetit pa dallim kombesie e shtresash shoqerore. Ne mars te ketij viti u krijua formacioni i pare mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimeri kunder gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun, ne Revani, ne Theojefira, ne Pleshavice, ne malin Kacidhjar e gjetke. Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem came. Ky batalion hyri ne perberje te Regjimentit XV te Ushtrise Nacionalclirimtare Greke (EAM). Gjate luftimeve te tij ne rrugen Janine-Gumenice, Koske, Smarte e Lopes si dhe ne Mallun rane trimerisht deshmoret Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shume came moren pjese ne Brigaden VI, VII, IX dhe XI te ushtrise greke. Edhe misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e mohonte pjesemarrjen e cameve ne radhet e EAM-it.

    Edhe gjermanet u perpoqen ta hedhin minoritetin shqiptar ne lufte kunder EAM-it dhe Frontit Nacionalclirimtar Shqiptar. Keto perpjekje regresive shoqeroheshin me nje propagande me ngjyra te theksuara nacionaliste.

    Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste. Ne bisedimet midis perfaqesuesve te te dy paleve ishte vendosur qe ne tetor te vitit 1943, te harmonizohej puna ne minoritet. Per kete qellim ishte pranuar qe te vinin ne minoritetin grek ne Shqiperi anetare te Partise Komuniste Greke "qe te bejne pune ne minoritete duke ene ne lidhje gjithmone me ne". Po keshtu do te procedohej edhe ne Cameri.

    Minoriteti grek ne Shqiperi u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek per te depertuar ne te, me qellime te hapura antishqiptare. Te derguarit e EAM-it ne minoritet, si Aleks Janari, me propaganden e tyre shfrytezuan marreveshjen qe permendem me siper, per te ngjallur ndjenjat nacionaliste te minoritetit, "per t'i bere masat e minoritetit t'i drejtojne syte nga Greqia". Ne nje miting qe ishte bere ne Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojme te jemi nje Greqi qofte komunikste, qofte djalliste, por vetem Greqi te jemi". Sipas te njejtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me te holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin derguar per tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 sterline per tre anetare te familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin force ne minoritetin shqiptar ne Greqi, domethene ne Camerine e pertejme, duke ndikuar ne coroditjen e popullsise came ndaj situates ne luftes dhe te mbeshtetjes se saj. Megjithate, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Shqiperise, duke pasur bindje ne vijen e bashkepunimit midis dy popujve, dergoi nje delegacion ne Konferencen Panepirotike te EAM-it sipas fteses se bere nga Komiteti Panepirotik Nacionalclirimtar i Greqise me 14 qershor 1944. Duhet shenuar se ky bashkepunim inspirohej nga qellime fisnike te bashkejetses midis fqinjeve me devizen: lufte e ashper dhe e paprere armikut nazist dhhe gjithe reaksionit ne sherbim te tij.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    http://www.gazetadita.com/html/politike.html

    SURPRIZA/ Presidenti i Greqisë flet për Vorioepir e vorioepiriotë përpara minoritarëve në Dropull

    Stefanopullos kërcënon nga Derviciani

    Mbështetje pa kufi për kërkesat e minoritarëve: “Nëse nuk plotësohen, Shqipëria nuk hyn në BE”

    Odise KOTE

    TIRANË - Shqipëria nuk do të hyjë në Evropë, nëse nuk do të plotësojë të gjitha të drejtat e minoritetit grek, ashtu siç i kërkon ai. Kjo ka qenë deklarata bombë që ka bërë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostantinos Stefanopullos, dje, në ditën e fundit të vizitës së tij në Shqipëri. Duke iu dhënë përgjigje kërkesave të shumta të përfaqësuesve të mionritetit grek, që e shoqëruan në të gjitha vizitat në jug të vendit, Stefanopullos tha: “Dua t’u siguroj se jo vetëm vitet e vështira që kaluat, por dhe tani që jeni në vite më të mira, shteti amë nuk ka pushuar së kujdesuri për ju dhe t’u ndjejë si një nga pjesët më të vyera të helenizmit”. Ndërkohë, kreu i shtetit grek nuk ka mundur ta shmangë termin “Vorioepir”, dje, përballë sheshit gumëzhitës të Dervicianit. “Shoqërohem në këtë vizitë nga ministrja e Arsimit grek, Marjeta Janaku e nga zoti Stilianidis, zv/ministër i Jashtëm. Kjo është shenjë e interesimit të shtetit grek për çka kalon Vorioepiri e çka po ndodh këtu”, - u shpreh Stefanopullos. Ai ka informuar minoritarët e të gjitha trevave, që ishin mbledhur dje në sheshin kryesor të kryeqendërs së Dropullit, se mesazhi që ishte përpjekur të përcillte në Tiranë, ishte për një miqësi të ngushtë shqiptaro-greke. Njëkohësisht kreu i shtetit helen u bëri të qartë të pranishmëve se për të arritur këtu, duhet patjetër të respektohen kërkesat e minoritarëve. Duke qëndruar te respektimi të drejtave, Stefanopulos sugjeroi diçka në formën e kërcënimit për qeveritarët shqiptarë: “Çdo njëri nga ne, çdo njëri nga ju ka të drejtë të vetidentifikohet. Se kush është dhe kujt kombësie i përket e cakton vetë individi. Ja thotë vetë zemra. Krerët e shtetit shqiptar më janë angazhuar se do të respektojnë të gjitha të drejtat e minoritetit, por nëse gënjejnë, kjo është në dëmin e madh të tyre. Sepse gënjeshtrat e orientojnë drejt mosfutjes në Bashkimin Evropian. Kur Bashkimi Evropian të arrijë të konfirmojë se respektimi të drejtave është dhe një dëshirë e Shqipërisë, Shqipëria duhet të ketë zbatuar respektimin e këtyre të drejtave, që nga Alfa deri tek Omega (shkronja e fundit në greqisht). Ashtu siç u angazhua dhe Nano në Athinë, nuk është i nevojshëm përcaktimi disa zonave si zona minoritare, se, siç thashë, edhe më parë çdo zemër rreh vetë dhe e thotë vetë emrin e saj”.

    Himara, shqetësimi i madh i të gjithë “panhelenikëve” nuk mund të dilte nga vëmendja e mikut grek, Stefanopulos. “Nuk mund të përjashtohen zona si ajo e Himarës. Nuk e kam vizituar Himarën e nuk munda dhe këtë herë ta vizitoj. Por dua të them se mendimet e mia edhe këtu në Dervician, Himarës i drejtohen”, -tha ai.

    Në fund të fjalës, Stefanopullos informoi bashkatdhetarët se në Tiranë kishte kërkuar “njohjen e të drejtave të grekëve të Vorioepirit, shkollat e tyre dhe edukimin e tyre, dhe gjuhën e tyre greke, të cilën e kanë në zemër. Këtë gjuhë duhet ta mësojnë në formën më të mirë në shkolla e jo në shtëpi”. Ai tha se kishte marrë siguri e premtime se kjo do të realizohet, pasi, sipas tij, ky është një detyrim, të cilin Shqipëria do të duhet ta plotësojë përpara Bashkimit Evropian. “Unë ju deklaroj se këto detyrime kanë munguar në një masë të madhe deri sot. Unë kam kërkuar prej qeverisë shqiptare edhe dhënien e pronave tuaja e kjo drejtë duhet të plotësohet si për çdo qytetar tjetër shqiptar.”- përfundoi Stefanopullos.

    OMONIA/ Nuk jemi urë bashkëpunimi, jemi bërthama e helenizmit

    TIRANË - Rreth 4 mijë vetë, të ardhur nga të gjitha zonat e minoritetit e deri nga Himara, të organizuar me autobusë e kanë mbushur përplot sheshin Dervicianit, kryeqendrës së Dropullit. Flamuj festivë e parrulla të tilla si “Rroftë helenizmi” etj. krijuan një atmosferë të gatshme për fjalime të “forta” si nga drejtuesit e pushtetit të komunës, ashtu dhe të organizatës së minoritetit grek Omonia. Pandeli Toli, kryetar i Komunës së Dropullit tha në fjalën e tij të hapjes se “gjatë gjithë jetës ne kemi qenë të braktisur. Kohët e vështira kërkojnë bashkim. Kërkojnë mbështetje dhe prani të shtetin amë pranë nesh. Ne kërkojmë vëmendjen e shtetit grek për të mos e humbur edhe njëherë atdheun tonë të shtrenjtë”. Ovacionet e të pranishmëve ishin të tilla: ”Greqi, Greqi, e gjithë Himara është këtu” etj.

    Jani Jani, kryetar i organizatës “Omonia”, i ka thënë presidentit grek se “Shpresat tona marrin përmasa të reja me praninë tuaj”. Këtu në Dervician është shprehur kreu i organizatës së vetme të minoritetit grek në Shqipëri, z. President kanë ardhur t’u dëgjojnë vorioepirotë nga Dropulli e Pogoni, nga Vurgu e Delvina nga Saranda dhe Himara heroike.

    Jani ka kërkuar në diskutimin e tij mjaft të ashpër, më shumë të drejta për komunitetin e minoritarëve grekë në Shqipëri. Ai është shprehur se minoritarët po vuajnë mungesën e shkollave në gjuhën amëtare, cilësinë e ulët të kushteve nëpër shkolla si qindra probleme që pengojnë arsimimin në gjuhën amëtare të grekëve. Jani ka kërkuar hapjen e shkollës greke në Himarë, kërkesë e përsëritur kjo edhe prej kryetarit të bashkisë së Himarës z. Bollano. “Na kanë grabitur mijëra hektarë prona, toka, shtëpi e trualle. Asnjë ligj i deritanishëm nuk u ka kthyer pronat minoritarëve:, -është shprehur ai.

    Jani i ka kërkuar Presidentit grek mbështetje për njohje të identitetit grek prej qeverisë shqiptare si dhe njohje të gjuhës greke, si gjuhë zyrtare në rajonet e banuara nga minoritarë.

    Kjo pjesë e helenizmit, pikërisht Vorioepiri ka vijuar në deklaratën e tij kreu i organizatës “Omonia”, ka mbajtur gjallë për shekuj gjuhën e kulturën, kështu mendoj se është e padrejtë të ndihemi sot të braktisur prej shtetit nënë. Grekët e këtushëm, sipas Janit, po përpiqen të mbijetojnë dhe nuk mund të shijojnë dot frutet e një shteti me sistem demokratik, siç është Greqia.

    Ne kërkojmë më tepër mbështetje edhe për bashkëkombasit tanë që jetojnë e punojnë në Greqi, të mos trajtohen si të huaj. Dhënia sa më parë e dyshtetësisë për ta do të ishte hapi i parë për integrimin sa më shpejt të tyre në shtetin amë. Minoriteti grek që jeton në Shqipëri, nuk mund të jetë ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo që po shihni këtu (helenizmi). o.k.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Hipokrizia e grekeve eshte e skajshme.

    Pronat e minoritareve.
    Ca prona kane ate ne u kemi dhene me ligjin e 1992 pronat me rreformat se fshatrat e Dropullit ne Gjirokaster dhe te Vurgut ne Sarande nuk kane asnje pellembe toke se ajo ka qene e terra e shqiptareve dhe ata kane qene te terre refugjat e argat atje qe punonin ne shqiperi sic punojne sote shqiptaret ne Greqi.
    Mos duhet dhe ata te marrin tokat qe punojne perdite ne gjithe greqine ne pronesi.
    E duke qene argat kane qene ne mes te tokave me te mira dhe kane marre nga rreforma tokat me te mira,ne te njejten kohe kur shumica e fshatareve ne shqiperi jo vem morren shume me pak toke se ata po dhe cilesi shume me te keqe.
    E ne te njejten kohe kur tha qe harojini pronat tuaja ne greqi ai nuk haron te permend tokat kurr vjen puna e grekerve dhe te genjej.
    Hipokrizi sa e ke kufine?
    Termi 'helenizem' i perdorur dhe 'berthame e helenizmit' eshte berthama e shkombetarizimit te shqiptareve e thene hapur kur ne Tirane tha qe ne nuk kemi pretendime me.
    Dhe prape perdoret termi Himara.
    Kush e njeh historine e di mire se greket nuk kane pasur si objektive marrjen teritoriale te disa fshatrave grek qe jane ne jug po ckombetarizimin e shqiptareve deri ne Shkumbin.
    Dhe kur fuqite me medha ne 1914 i kerkuan greqise qe po te donte ajo mund ti merrta ato fshatra ajo me nje here ndryshoi kerkesen e kerkoi hapjen e shkollave dhe ndikimin grek qe nga Shkumbini e poshte.
    Genjen zoti presinden se ju i keni lene ato pretendime.
    Dhe sote politika greke vazhdon ne kete vale, e nuk njeh qe minoriteti grek ndodhet a rrjedh ne shqiperi nga nje numur fshatrash ne jug po deklarojne se ai ndodhet ne gjithe shqiperine e te hapen shkolla ne gjithe shqiperine.
    http://www.mfa.gr/english/foreign_po...s/albania.html
    Lexoni faqen zyrtare te ministrise se jashme greke mbi shtrirjen e minoritetit grek ne shqiperi.
    Dhe kur mendon se ky njeri konsiderohet nga me pozitivet ne politiken greke llogarite me ke kemi te bejme.
    Greket kane nje politike te raciste e antishqiptare e shoviniste e cila reflektohet nga cdo drejtim.
    Kane dhe ligj lufte kundra nesh.
    Te vjen keq me politikanet tane keta mostra te prodhuara nga fabrika e komunizmit shqiptaro-ruso-kinez njerez pa kurajo,e drite e mendje shkurter pa pike dinjiteti e mendimi per te pozicionuar veten.
    Kur nje njeri te sulmon si ne rastin tone greqia me politiken konstante antishqiptar po u largove me vrap apo po u tregove i dobet vetem do moralizosh ate qe te te sulmoj e te diskretitoj dhe me keq sic po bene greqia.
    Ne vitet 30 megjithese shteti shqiptar i sapobere e i dobet e ne nje arene nderkombetare shume kercenuse, vetem me qendresen e tij i beri greket qe te ndalonin gjenocidin kundra cameve ate qe ata e bene pas luftes.
    Eshte e famshme deklarata e ambasadorit shqiptar ne greqi ne ate kohe, 'po debuat camet do debojme dhe ne greket qe kemi ne shqiperi'.
    E mos te shikojme justifikimet e politikaneve tane te cilat jane qe ata te ruajn ato karrige te thyera per te vjedhur pavaresisht se shqiperise mund ti vihet flaka.
    Kurajua politike te qendrosh ndaj greqise eshte rruga me e shkurter per ne e me me pak kosto.
    E pate sa ngushte u gjend presidenti grek ne Tirane kur u hap Ceshtja Came se per ata ajo eshte nje loje e humbur, prandaj ata perpiqen qe ne ta harojme e mos ta hapin se e dine mire se e kane te humbur.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Lexoni si i referohet faqia zyrtare e ministrise se jashtme greke minoritetit grek ne shqiperi.


    D. GREEK ETHNIC MINORITY IN ALBANIA

    The Greek Ethnic Minority in Albania constitutes an indigenous population, scattered all over the Albanian territory, including Tirana, Vlora and Durres. The Treaty on Friendship, Cooperation, Good Neighborliness and Security, signed by Greece and Albania in 1996, refers to the Greek Ethnic Minority in the following words: "The Greek Ethnic Minority in Albania contributed and continues to contribute in a constructive way to Albanian society and also constitutes a factor of development and friendship between the two countries".

    During local elections (October-November 2003) violent incidents were directed against members of the Greek ethnic minority aiming at intimidating the voters and influencing the results. The OSCE/ODHIR observers, as well as the European Union Monitors Mission, (EUMM) noted those incidents. The then Greek Minister for Foreign Affairs, Mr. George Papandreou, referred to the above-mentioned incidents during the General Affairs and External Relations Council (GAERC) meeting on 17 November 2003. The Greek Minister stated that this kind of behavior on behalf of the Albanian authorities raised concern regarding their real objectives and proves a significant lack of democratic standards in a country claiming to be trying to move closer to the EU. He underlined that both the EU and Greece remain focused on their policy of supporting Albania's European perspective, while adding that this policy relies on principles, criteria and conditions which Albania needs to respect.

    In its conclusions of the December 8, 2003 meeting, the GAERC once again took note of the shortcomings observed during the election process and underlined that holding fair and free local elections is part of Albania's rapprochement process towards the EU. Protecting minority rights constitutes Albania's obligation, deriving both from the EU's Stabilization and Association Process (SAP) and relevant International Conventions.

    In its 2003 annual country report, the US Bureau of Democracy, Human Rights and Labor / State Department provides further information on the status of human rights in Albania, commenting in particular on the situation of the Greek ethnic minority; click here .

    Alternate spokesman of the Hellenic Government Mr. Andonaros, referring to the acts of vandalism carried out in the youth camp near the Monastery of St. George in Agii Saranda (27.09.04), run by the Orthodox Church of Albania, said that the Government condemns such sad events caused by extremist elements. He stressed that the protection of Minority rights is included in the conditionalities related to the Association and Stabilization Process of Albania with the EU. Furthermore, this protection constitutes a core element of the European perspective of Albania.

    Furthermore, Foreign Ministry spokesman Mr. Koumoutsakos expressed the belief that the Albanian Government would condemn these actions and that the Albanian authorities would take every measure necessary to bring the perpetrators

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kurse greqia vete nuk njeh asnje minoritet ne greqi?
    Ja shiko faqen e kushtuar greqise.
    http://www.cia.gov/cia/publications/...k/geos/gr.html

    Ne kete faqe kur vjen te minoritetet lexojme
    People Greece
    Ethnic groups:
    Greek 98%, other 2%
    note: the Greek Government states there are no ethnic divisions in Greece

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Pse greqia thote jo

    Gazeta Shekulli

    PSE GREQIA THOTE JO

    **

    Gjergj Buxhuku

    Vizita e presidentit grek Stefanopulos ishte rast kulmor, që bëri të
    mundur të shpaloste në publik të vërtetat dhe problemet e mëdha dhe të
    rënda, të fshehuara me mjeshtëri për shumë kohë, që qëndrojnë ndërmjet
    dy popujve dhe vendeve. Jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij u
    përhap jehona e problemeve, që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona. As më
    shumë e as më pak vetë televizioni i njohur “Euronews” i bëri jehonë
    përplasjes së Tiranës duke cituar si radhë ndonjëherë Çamërinë, Epirin e
    Veriut dhe përplasjen e armatosur të vitit 1947.
    Qartë u pa se kreu i shtetit shqiptar, në mbrojtjen e të drejtave
    njerëzore dhe pronësore të popullsisë çame dhe shqiptare në përgjithësi
    në Greqi, si edhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës u la vetëm nga
    politika dhe institucionet e tjera ekzekutive të vendit të tij. Opinioni
    publik e mbështeti fuqishëm qëndrimin e kreut të shtetit shqiptar. Nga
    ana tjetër ishte kuptimplotë heshtja e turpshme e gazetave partiake ndaj
    përplasjes së hapur dhe të paprecedent në konceptet dhe idetë e
    presidentëve respektivë për çështjet e mëdha të mësipërme. Siç duket
    politikanëve shqiptarë u është mbushur mendja top se nuk mund të
    qëndrojnë dhe as të vijnë në pushtet pa marrë aprovimin e Athinës. Mbase
    kanë edhe të drejtë nëse do të shikojmë dhe vlerësojmë historinë dhe
    rrjedhjen e ngjarjeve në periudhën postdiktatoriale shqiptare. Aq më
    shumë nëse shikon se praktikisht marrëdhëniet ekonomike ndërmjet
    Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë të ngjashme me ato të një vasali të
    thjeshtë kolonial. Pikërisht këtu është edhe vetë problemi i vërtetë
    ndërmjet dy vendeve. Dhe në fakt grekët zotërojnë praktikisht të gjitha
    degët strategjike të ekonomisë shqiptare. Janë me qindra e qindra
    milionë euro, që çdo vit dalin jashtë Shqipërisë, duke u drejtuar në
    arkat e Athinës. Me paratë shqiptare që me aq mund dhe gjak sigurohen
    nga emigrantët tanë jashtë vendit dhe ndihmat e botës jo vetëm mbushen
    xhepat e monopolistëve grekë, pronarë të degëve strategjike të
    Shqipërisë, por dhe i krijohen vendit tonë probleme të panumërta me
    qëllimin e vetëm për ta mbajtur në mënyrë të përhershme në tension dhe
    në mungesë stabiliteti shoqëror. Mjafton të kujtojmë krijimin e
    problemeve të stisura të Himarës ku me paratë shqiptare, praktikisht
    paguhen për t’u emërtuar minoritarë banorët e saj, për të kuptuar sesa
    të fuqishëm janë pozitat greke në Shqipëri. Nuk është vendi për të
    përmendur ngjarjet e ‘97 për të mos ta ndërlikuar tej mase problemin. Të
    mos harrojmë se këto pozita janë siguruar në vite me paaftësinë
    shtetformuese shqiptare, mirëkuptimin e plotë të një pjese të
    konsiderueshme të politikës dhe deri në bashkëpunimin e hapur të kësaj
    pjese politikanësh me oligarkët grekë në rrjepjen e vazhdueshme të
    popullit të tyre. Padyshim për të shkuar deri këtu duhet të përmendim se
    shteti grek në mënyrë sistematike dhe të organizuar ka vepruar për të
    kapur fillimisht ekonominë dhe më pas edhe politikën shqiptare dhe për
    ta detyruar të veprojë kundër interesave të qytetarëve të vet. Duke
    shfrytëzuar varfërinë shqiptare, mungesën totale të eksperiencës së
    ndërtimit të shtetit demokratik dhe korrupsionin masiv të vendimmarrësve
    shqiptarë, u arrit që në vitet e para të rrëzimit të sistemit komunist
    në Shqipëri të hidhen tentakulat ekonomike dhe financiare të
    përfaqësuesve të oligarkisë greke. Kryesisht këta të fundit ishin
    përfaqësues të minoritetit grek, por më pas edhe politikanë shqiptarë,
    që në skemën e pushtimit ekonomik u bënë bashkëpunëtorë të të parëve.
    Zaptimi ekonomik u shoqërua me presione të forta politike ndërkombëtare,
    që edhe në disa çaste kur shteti shqiptar tregoi disa shenja vullneti të
    brendshëm se dëshironte të dilte nga dara e parapërgatitur greke, bënë
    që këto përpjekje të dështonin. Më pas erdhën ngjarjet e piramidave, që
    shënuan edhe shkrirjen e pushtetit ekonomik grek me atë politik në
    Shqipëri. Kapja e pushtetit ekonomik, politik u shoqërua gjithashtu me
    kapjen e medias duke mbyllur kështu edhe qarkun për shpresat e rilindjes
    shqiptare. Janë pikërisht përshkrimet e mësipërme që shkurtimisht mund
    të shpjegojnë se ku e gjen forcën presidenti grek për t’i thënë jo të
    qartë dhe të prerë çështjes çame dhe çështjes së Kosovës të ngritura në
    vetmi nga homologu i tij shqiptar.
    Duhet ta pranojmë se ishte zëri i presidentit shqiptar i vetmi që
    përfaqësoi në memecërinë institucionale shqiptare, shpresat e 300 mijë
    çamëve për të rifituar të drejtat e tyre të mohuara në dekada nga
    Greqia. E njëjta gjë edhe për zgjidhen e çështjes së Kosovës. Ndryshe
    turpi do të ishte i plotë për të gjithë ne pa përjashtim. Opinioni
    publik e mbështeti qartë një qëndrim të tillë. Pavarësisht fuqisë greke
    frika e politikës shqiptare, të papërlyer në afera ekonomike, për të mos
    u shprehur dhe për të mos mbrojtur hapur interesat e qytetarëve dhe
    vendit të saj në rastin e dhënë, është e gabuar. Nuk kihet parasysh këtu
    se shqiptarët sot nuk janë shqiptarët e 15 ose edhe 7 viteve përpara.
    Emancipimi shoqëror i shqiptarëve ka bërë që ata të mos kënaqen vetëm
    për mbijetesë fiziologjike. Punësimi, arsimimi dhe jetesa në vende të
    huaja kanë dhënë ndikimin e tyre pozitiv sidomos te rinia shqiptare. Ata
    e kanë kuptuar se ku qëndrojnë rrënjët e vërteta të varfërisë së tyre.
    Qindra e qindra milionë eurot para djerse dhe gjaku të tyre tashmë janë
    identifikuar se shkojnë në xhepat e monopolistëve greko –shqiptarë. Në
    kushte të tilla edhe reagimi i tyre tashmë nuk është i paorientuar. Në
    mjaft raste përfshi edhe ndeshje sportive ata e kanë bërë të qartë se e
    dinë shumë mirë se cilat janë problemet e vërteta ndërmjet Shqipërisë
    dhe Greqisë. Edhe ata e dinë se organizimi dhe shprehja e vullnetit të
    shqiptarëve do të bëjë të mundur prishjen e sigurtë të qarkut të hekurt
    të zgjedhës ekonomike dhe politike greke në qafën e shqiptarëve. Të mos
    harrojmë se sot shqiptarët duhet të llogariten si një komb prej të
    paktën 7 milionë banorësh duke patur parasysh çlirimin e Kosovës nga
    zgjedha serbe. Forca e shqiptarëve për zhvillim është shumë më e madhe
    sesa më parë. Gjithashtu, edhe grekët e dinë mirë për sa më sipër.
    Bashkë me heqjen e zgjedhës ekonomiko -politike do të zhduken edhe
    privilegjet përrallore greke në Shqipëri. Të vetmit, që nuk e kanë
    kuptuar janë politikanët shqiptarë, që si zakonisht në historinë tonë
    janë të fundit në radhë. Kuptohet këtu nuk e kemi fjalën për politikanët
    shqiptarë të panjollosur dhe që e dëshirojnë zhvillimin e vendit dhe
    qytetarëve të tyre. Dhe nëse sot nuk ka shumë të tillë me siguri
    vullneti i shqiptarëve do të bëjë që të dalin të tjerë në skenë. Kush e
    kupton se dëshira e shqiptarëve për të qenë të barabartë në vendin e
    tyre me të huajt do të realizohet me çdo kusht, do të jetë edhe
    fitimtari politik në afatgjatë në Shqipëri. Ajo që shqiptarët kërkojnë
    është asgjë më shumë se fitimi i dinjitetit të nëpërkëmbur të paktën në
    vendin e tyre!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar më parë nga Shmeki
    Do ndodhë do ndodhë....i vjenë kohaaa së shpejti nuk është edhe aq larg! qfar lesh demshperblime monetare syno...per qfar flet ti o syn ? toke apo lek...
    lek or daj ca toke thu ti, greqia o vend i natos ene ne KE.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •