-
Perjashtuar nga Mod.
Poezi te kopjuera
ME MIRE LUAN DHE I VDEKUR SE LEPUR DHE I GJALLE
Eh o shpirti im, mos thuaj se u lodhem
Dhe u mėrzitėm nga flijimi
Mos u bėj qefin atyre qė nuk u ngopen me dhimbjet tona
Plagėt e popullit janė pjesė e jona
Ne do tė ngrihemi edhe nga varret
Qė tė ndėrtojmė tė nesėrmen e merituar
Si tu lėshosh rrugėn kriminelėve
Qė kėnaqen nė torturat e tė pamundurve?!
Unė do tė eci i vetmuar mbi plagė deri nė amshim
E ti, pusho nėse dėshiron tė pushosh!!
-
JU LUTEM MOS POSTONI TEK KY POST
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 17-09-2003 mė 09:56
-
-
Perjashtuar nga Mod.
"vendose zemrėn tėnde kudo qė dėshiron nė dėshirat tua
se dashuri e vėrtetė ėshtė vetėm dashuria e parė (pėr ndonjė gjė)
mbi sa shtėpia mbi kėtė tokė ėshtė e ngjitur zemra e tė riut
megjithatė, pėrgjėrimi i tij gjithmonė do tė jetė pėr shtėpinė e parė (xhenetin) tė tij."
-
-
Perjashtuar nga Mod.
VENDOSJANI VETE TITULLIN
Shumė larg je o atdheu im
Pas diellit
Larg je ti nga pamja dhe dėgjimi im
Por unė tė shoh..
I shoh yjet e qiellit tėnd tė kaltėrt..
Dhe yjet bien njėri pas tjetrit
Kuajt e tu!! Presin kalorėsin e mėshirės
Dhe dėgjoj zėrin tėndė tė mėrzitur..
Shushurimen e pėllumbit tė burgosur!
Mė kujton mua..
Me plagėt e djeshme!
Dhe vdekjen time jashtė kohės!!
Ti je i mėrzitur si unė
Si dega qė ėshtė tharė.. para se tė dalin frytat
I mėrzitur si fėmija i varfėr nė festė..
Pa tesha!
Pa lojra!
Pa ėmbėlsira!!
I mėrzitur si nėna qė pyet tė shpėtuarit..
Pėr fėmijėt e saj tė vrarė!!
Prandaj o atdhe.. qė vazhdon tė qėndrosh..
Nė zemren time, nė brendinė time
Le tė mbetet deri nė udhėtimin e fundit njė kėngė!..
Nė buzėt e mia
Ti ke arsye
Unė do tė vij tek ti..
Qė ta ndaj kafshatėn e hidhur
Unė do tė vij, ngase vdekja
Ėshtė mė e mėshirshme se tė afėrmit
Nėse mė urrejnė mua..
Nėse mė akuzojnė pėr largim..
Nėse urrejnė miqtė e mi tė vdekur..
Tė nėnshtruar, tė zėnė rob!!
Unė do tė vij tek ti..
Qė tė jetoj nė krahrorin tėnd..
Qoftė edhe mbrapa diellit e mureve..
Gjithė jetėn!!
-
-
Perjashtuar nga Mod.
Profetėsi tė vjetra
Mė tha mua
Ndėrkohė qė shkruante nė fletoren e imagjinuar
Fytyra ime.. pa gojė!!:
Ėshtė natė e frikshme..
Flladi shpėrndan heshtjen mbi qytete
Do tė mbyllė gojėt e njerėzve
Do tė pendohet kush flet edhe njė fjalė
Me pendimin mė tė madh!!
Mė tha mua
Dhe ai pėrgjon karvanin e njerėzve tė lodhur
Qė ecin pa qėllim.. gdhijnė pa strehė
Lėvizin si retė!!
Do tė vijė koha kur njerėzit do tė ikun nga vetja e tyre
Vėllai do tė hajė mishin e vėllait
Kohė kur nėna do tė mohojė fėmijėt e saj
Nė kėtė kohė tė pakohė..
Edhe ata qė shohin do tė dėshirojnė tė ishin tė verbėr!!
Mė tha mua:
Vėrtet kėta njerėz do tė kthehen ne xhahilijet!..
Do tė urrejnė..
Do tė vrasin..
Do tė largohen nga besimi i vėrtetė..
Nė ēdo pėllėmbė toke do tė besohen putat sėrish!!
Dhe ēdo vit do tė kenė dy udhėtime.. drejt turpit:
Njėra nė gjakun e viktimave!!..
Dhe tjetra nė pusin e lotėve!!
Thashė: O zotėriu im
Kėto profetėsi i dija
Edhe para se tė mė prenit gjuhėn
Dhe para se nė sy tė mė thyenit lapsin!!
Kėto profetėsi i dija
Qėkur u bėra i huaj nga vetja
Dhe familja..
Dhe toka..
Qė kur shkova pėr tu vrarė..
I dorėzuar..
Dhe nė kaderin tim i detyruar!!
Kėto profetėsi i dija
Qėkur gdhiva pa marrė frymė
Ose e shihja atė
Ose e prekja atė
Ose e pėrjetoja atė
Debat mbi debat!!
Mė tha mua:
A e largove shijen e hidhėrimit!!..
Thash: Po!!
-A do tė ngrihesh nesėr?!
-Ndoshta!!
Mė tha: Mė shto edhe ca!!
Dhe unė nuk arrita!!
-
-
Perjashtuar nga Mod.
Deri tani
Qajtėn fėmijėt
Nė shkretėtirėn e zemres sime..
Si zakonisht!.. Para gjumit
Dhe nė qytetet e varfėra..
Dikush po i ha tė vdekurit
Dhe po fundos gjithēka!!
Qajtėn fėmijėt
Pėr her tė dytė
Pėr her tė tretė
Dhe i thashė asaj: Bėj diēka..
Si nėnė e kėtyre gjamave
Kur uria i bėri tė qajnė ata!! Qau edhe ajo!!
Ndoshta shiu dhe freskia ju ofron ēoftė edhe pak shpres
Ndoshta ngjallet babai i jetimėve!!
Ose krenat e popullit
Nėse vijnė -si pianec- kėtė ditė
Qė tė pyesin pėr popullin e tyre
Lotėt u dalin..!! Nga turpi i madh!!
Qajtėn fėmijėt
Ku tė iku nga kaderi im?!
Dhe nė fėtyrėn time po rrėzohen mure tė tėra
Dola tė iku,
Kėmbėt mė dėrguan te njė i moshuar qė e njifja
Qė u shiste poezi pushtetarėve
Dhe u pendua!!.. Thashė: Ta pyes pėr qeshtjen time
Ndoshta mund tė ket diē qė tė udhėzoj tė hamendurin
Tha plaku: O biri im
Mbėshtetu nė durim e besim
Dhe mos i hap rrugėn djallit
Qė tė tė arrij qėllimin e tij!!,
Toka e Zotit ėshtė e gjerė!..
Dhe Allahu.. o biri im
Ėshtė furnizuesi mė i madh
Dhe kjo jetė nuk ėshtė vetėmse mashtrim pėr njerėzit
Prandaj lute Zotin tėnd qė tė falė!!
* * *
E luta Zotin..,
Pastaj fillova ti ofrohem qingjit
Qė ishte nisur nė drejtim tė thertores!!
Si qengjat e tjerė!!
Dhe kur u ktheva tek fėmijėt
Pash se po mbretėronte heshtja.. Si vdekja
Aty gjeta varrė mihėsit..
Dhe ata qė shesin qefina!!
Fillova tė bėrtas si i ēmendur
Nuk dija ēfar tė bėja tjetėr..
Fillova me shoqėrimin e zemres sė pikėlluar..
Tė shpalos dhimbjet!
Dhe tė kėrkoj njė shok tė lodhur si unė
Qė tė mė shoqėrojė nė vrasjen e dhunės..
Nė vrasjen e dhimbjes..
Tė ngrejė flamurin e harresės!!
Por nuk gjeta njeri..
Qė ti ofrojė ballin diellit..
Deri tani!!
-
-
Perjashtuar nga Mod.
Zotėrinjtė e mi
O tregtarėt e fjalėve!
Mos na mashtroni!!..
Mos u bėni si fallxhorėt
Flisni pėr paqen!!
Flisni pėr ferrin!!
Dhe luftėn.. dhe shlirimin
Nuk e di!!
Por gomari e ka humbur durimin..
Dhe dėgjueshmėrinė..
Nuk kuptoj fytyrat e huazuara
Qė varen nė te tė vdekurit!! Qė mashtrojnė!..
Largojnė epshet dhe vrullin!..
Pijnė nga gjaku i foshnjeve!
Mshehin kokėn e tyre si makushi!!
O zotėrinjt e mi
Mos bėni gjė!!
Ngase nė ditėt tuaja!! Nuk do tė ndriēojė llampadari
Do vazhdoj tė jem i kryqėzuar..
Duke gjurmuar nė burgjet e natės.. pėr rrezet e dritės
Do vazhdoj tė jem i lidhur..
Duke bartur ēadren time tė zezė nga njė dhe nė tjetrin dhe
Duke pyet kaderet..
A do tė vijė e nesėrmja mė e mirė..
Qė ta ruaj atė pėr fėmijėt e mi tė vegjėl
Dhe medet!! Nėse tė vegjlit nuk e presin!!
O zotėrinjtė e mi
Ah sikur tė dinit madhsinė e gjembit nė zemren e thyer
Pėr familjen, pėr tokėn qė po i dhunohen stinėt
Ah sikur tė dinit kush ėshtė gjembi i trojeve!!
O zotėrinjtė e mi
Edhe unė jam pjesė e asaj fregate
U shkatėrruan aniet e mia..
Mė rėnduan trarėt
Dhe jeta po mė gjunjėzon para kohe!!
O zotėrinjtė e mi..
Mė lerni tė lirė nė rrugėn time..
Ētė bėjė me flamurin e bardhė..
Pėr atdheun e zėnė rob?
-
-
Perjashtuar nga Mod.
kjo eshte per ju se une spara ndodh qe te merzitem ndonjehere
Ēast mėrzie
Rridhni o lot tė vajit dhe o plagė tė zemres..
Mos pyet cilat shpėrthime tė torturave qetsuan shpirtin tim
Tashmė humba tė dashuren e parė dhe ēdo tė nesėrme tė bukur
Dhe nga gota piva pikat e fundit tė barrės sė rėndė
* * *
Nėna ime!! Duart tuaja dridheshin e unė shkoja nė pakthim
Piskata: Ah.. Prit mos shko ti pa shkuar unė
Ende vazhdon brenda nesh dashuria pėr ty
Ja ku ne po i shtrijmė gabimet tona mbi varrė
Nuk ka mbet nga rruga jonė pėrveēse nderit tė arritjes
* * *
Nėna ime!! Kush ėshtė tani qė mė udhėzon mua nėse humbi rrugėn
Kush ėshtė qė mė flet mua pėr ullishtat e atdheun e vrarė
Kush ėshtė qė mė uron mua pėr tė mė ndihmuar Zoti!!
O nėna ime
Mė thuaj ngase unė jamė i vetmuari i shtėpisė qė pret
Ngase nuk ka gjė qė mė ngroh.. se dielli im ka pėrenduar
* * *
Nėna ime!! Mos qaj!! Dhe kush qan pėr jetėn e pėrdhosur?!
Kjo ėshtė kohė pėr ata qė ballin e kan mbėshtjellė me pambuk
Kjo ėshtė kohė pėr ata qė rrinė ulur afėr flamujve e kolltuqeve
Sa bėrtita: O frikacak, pėrse tėrhjekja dhe rrahja e tupanave?!
Mos pastroni turpin e humbjes por pastroni lėshimet nga truni
* * *
Nėna ime!! Po ndėgjoj nga mbrapa nė mungesė vringėllimėn e kuajve
Dhe po shoh pas tyre njė gjeneratė qė u pėrpoq tė bėnte tė pamunduren
I dhanė qiellit hieshinė e tij dhe tokės ngjyrat e stinėve
Mos u ēudit, ngase kaloi koha e vajtimeve pėr shekujt e shkuar!!
-
-
Perjashtuar nga Mod.
Fjalė me shpirtin
Eh o shpirti im engjėllor
Sikur tė mos kishim pretendimet tona
Nuk do tė kishim shkruajtur poezi pėr ty
Me shkronja nga gjaku i derdhur rrėke
Nuk do tė dilnim edhe pėrkundėr dhunės barbare
Qė tė pėrplasemi me terrin e zi
Nuk do tė shkonim drejt vdekjes qė nuk na la sytė tė thahen
Mbi shkrepa e gjemba qė nuk kanė tė sosur
Vendi ynė ėshtė nė fushbetejė me tė vrarit e pa vorrosur
Ose me ata qė pėrpeliten nga plagėt
Ah medet pėr zemren time tė thyer ēka pėrjetuam
Dhe po pėrjetojmė nė kėto kohė ogure
Nga kriminelėt qė zemrat i kanė nga hekuri
Dhe tė mallkuarit qė fytyrat i kanė katran
Ata kultivuan turpin nė fund tė shekullit tone
Ngase ashtu dėshiruan zotėrit e tyre, atje..
Ne atyre Zotin do ua lėmė havale,
Ngase Ai vonon por nuk harron..
Edhe kur humbjet tek ne ishin nė kulm
Ata nuk pushonin duke na akuzuar e fyer
Na mveshėn krimet qė si kishim bėrė
E tė mdhenjtė sikur nuk dinin se kush po vret
U ulėm nė pragun e derės sė shkrumuar
Duke pritė pafajsinė qė sdo tė vinte kurrė!
Duke fshirė dyftyrėsinė e atyre qė nuk kanė fytyrė
Qė fjalėt e tyre shkelen pa u nxjerrė nga goja
Le tė thonė ētė duan,
Furtuna tani varret po zbulon
Tek qentė nuk ka veēse tė lehura
E hienat nuk mbulojnė dot gjahun e vrarė kohė mė parė
Eh o shpirti im, mos thuaj se u lodhem
Dhe u mėrzitėm nga flijimi
Mos u bėj qefin atyre qė nuk u ngopen me dhimbjet tona
Plagėt e popullit janė pjesė e jona
Ne do tė ngrihemi edhe nga varret
Qė tė ndėrtojmė tė nesėrmen e merituar
Si tu lėshosh rrugėn kriminelėve
Qė kėnaqen nė torturat e tė pamundurve?!
Unė do tė eci i vetmuar mbi plagė deri nė amshim
E ti, pusho nėse dėshiron tė pushosh.
--
kjo poezi i kushtojet te gjithe popujve qe vuajten dhe vuajne sot ne bote nga lufterat. Kosoves martire Bosnjes Maqedonise Palestines Cecenise Iraku Afganistanit Indonezise Filipineve etj Zoti i ndihmofte dhe ua ndricofte fytyrat ne kete bote dhe boten tjeter.
-
-
Perjashtuar nga Mod.
Eci me shpresė!!
Mbi prush eci!!
I tėrhjek nyjet e mia..
Nėn dyshekun e torturave..
Kodrave prej zhgėnjimi..
I ngrej duart si ata qė pendohen!!
Drejt Zotit!!..
Dhe vdekja mė pushton mua
Dhe nga muskujt e mi tėrhiqen gjarpinjtė
Dhe unė lėshoj klithmen e fundit
A kjo e jete mizore?!
Edhe njeriu e dashuron deri nė pafundsi?!
Pse valle ta duash kur ajo do te iki nga ty?
-
-
Perjashtuar nga Mod.
Postuar nga useid-
[Nese do me torturojne]
"Kenaqesia" e besimit ne zemer do ta kaloje "dhembjen" e tortures dhe do te ndiej kenaqesi dhe jo dhembje.
[Nese do me burgosin]
"Trupin mund te ma burgosin por Zemren jo"
[Nese do me vrasin.]
"E deshiroj vdekjen me shume se e deshirojne ato jeten"
Takimi me Zotin eshte me i bukur per mua se sa jeta ne kete bote te prishur dhe e padrejte prandaj ose do te triumfoj me drejtesine ose do te behem martir i saj.
"Zeri im do te ēirret dhe do ta humbas derisa drejtesia dhe e verteta te triumfoje .
Edhe nese jam i vdekur ne enderra do ua mesoj njerzve se kush eshte drejtesia dhe kush e verteta"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt