Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    A e dini se të gjithë gënjejmë...?!

    Se keshtu jemi edukuar, per interesa ose nga frika, motivet shumefishohen, por perfundimi eshte gjithmone i njejte... te gjithe genjejme te pakten dy here ne dite dhe me e çuditshmja, sipas statistikave eshte se kalojme nje te katerten e jetes shoqerore duke genjyer. Jane me se te qarta perfundimet e 30 vjeteve pune mbi genjeshtrat, te permbledhura ne nje liber qe u publikua ne France me titull "Psikologjia e genjeshtres" e psikologes sociale, Claudine Biland, per te cilen shkruante sot e perditshmja "Le Parisien". Si ne pune, ashtu edhe ne dashuri, konsumohen genjeshtra, te cilat zbulohen vetem ne 18 per qind te rasteve. "Te genjesh, eshte nje praktike qe mesohet shume shpejt. Dhe nuk ka sesi te jete mndryshe, duke marre parasysh edhe se ua sugjeron edukata", pohon autorja. "Megjithese prinderit ua perserisin aq shume femijeve se genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe i veshtrojne venger, atehere perse nuk ia perserisin fqinjes se nuk e honepsin qenin e saj? Rregullat e miresjelljes jane plot me genjeshtra", shpjegon ajo. Ne kete menyre, nese rreth moshes 3-vjeçare, 62 per qind e femijeve kane mesuar te mohojne se nuk e kane bere nje gje te ndaluar, ne moshen 5-vjeçare kjo perqindje arrin ne 100 per qind. Por kjo lloj "sindrome Pinoku" shkon pertej femijerise. Per shembull, ne fillim te nje historie dashurie, kur ende eshte ne loje mekanizmi i terheqjes, dy persona genjejne, mesatarisht, nje here ne çdo 10 minuta. Dhe nese ne çiftet e konsoliduara genjehet me pak, kjo ndodh sepse shpeshhere mekatohet me "genjeshtra te pademshme, te verteta te shtremberuara, por qe gjithsesi thuhen.

  2. #2
    Është më se e vërtetë që shpesh përdoret gënjeshtra " e padëmshme" , por kjo nuk besoj se është si pasojë e edukimit , por thjesht si pasojë e moszhveshjes totale të mendime, të cilat herë herë duam ti ruajmë për vetveten , ose thjesht , duke ditur se cfarë po mendon momentalisht nuk përputhet me kulturën , shoqërinë apo edukimin e ambientit ku ndodhesh , preferon ta mohosh realitetin se sa ta shpalosësh atë.

    Në dashuri "gënjeshtra e padëmshme" sidomos në fillim të një dashurie është vetmbrojtje, sidomos në kushtet dashurore perëndimore, kur ti e njeh shumë pak ose aspak personin tjetër. Ndërsa në punë, thjesht se nuk të pëlqen shpalosja e plotë e identitet privat, përvec atij profesional.

    Një aspekt i kësaj "gënjeshtre" ku të gjithë ne shqiptarët jemi të konfrontuar me këtë problem pak a shumë, është, kur duhet të bëjmë "gjoja" në kulturën adaptive. Jo se mohojmë kulturën e origjinës, por sepse ajo është ca si e largët me tjetrën dhe shpjegimi i saj të bën të dukesh extra terrest.

    Nga të gjitha këto , për mua personalisht më e rëndë dhe më e papranueshmja e gjithë gënjeshtrave është hipokrizia, ku personi , politika , institucioni e di me plot vetëdije që po gënjen, llustron apo mashtron dhe përsëri vazhdon një lojë të tillë.

    Besoni , kjo nuk ekziston vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 17-10-2004 më 12:02

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu
    Per shembull, ne fillim te nje historie dashurie, kur ende eshte ne loje mekanizmi i terheqjes, dy persona genjejne, mesatarisht, nje here ne çdo 10 minuta. Dhe nese ne çiftet e konsoliduara genjehet me pak, kjo ndodh sepse shpeshhere mekatohet me "genjeshtra te pademshme, te verteta te shtremberuara, por qe gjithsesi thuhen.
    "Te demshme" apo "te pademshme" ato e kane emrin GENJESHTRA. Ato te pademshmet ma merr mendja thuhen me qellimin per tu bere me shume interesant ose per te mbuluar disa gjera qe shkaktojne, Zoti e di pse, komplekse. Dhe kjo eshte thjesht nje menyre e lehte te menduari.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    personalisht une jam kundra genjeshtres , dhe te them ate qe duhet , nuk eshte mire te genjesh per asnje lloj motivi, ne asnje sfere te jetes , si ate personale po ashtu dhe ate shoqerore

    njerz te tille qe genjejne me dashje apo pa dashje , me kalimin e kohes e bejne genjeshtren nje profesion te vertete, dhe kjo jo vetem qe sjell dem te madh ne punen ku punojne , familjen e tyre, ne jeten e perditshme, duke bere qe te zhgenjeje te tjeret, por ajo qe eshte me e frikshmja persona te tille krijojne nje konflikt te brendeshem ne boten te tyre shpirterore , dhe heret a vone ky konflikt i brendeshem i ketyre personave do shpertheje , dhe ky shperthim manifestohet ne forma te ndryshme , si pagjumesi, nervozitet, merzitje, dhe nese personi qe genjen nuk ndryshon sjelljen e tij keto konflikte te brendshme fillojne te rendohen akoma me shume duke i kthyer ne urretje, neuroza,nevrasteni, keto shenja nuk dalohen brenda dites por me kalimin e kohes, genjeshtra kur fillon te kthehet ne profesion ka edhe pasoja te tjera akoma me te renda sepse krijon tek genjeshtari personalitet te shumefishte , dhe ky hendek i madh qe krijohet tek individi qe genjen duke thelluar krijon edhe premisa per forma te renda semundjeje psiqike, si p.sh. depresionet e lehta apo te renda dhe deri ne semundje te tjera me te renda

    pra ne cdo rast ti permbahesh te vertetes eshte me mire se ne rastin kur genjen, duke thene gjithmone te verteten ti si person krijon vetem nje personalitet ne te vetmin trup fizik qe ke ne dispozicion , dhe kudo qe te ndodhesh nuk do kesh mundimin ose sikletin e tmerrshem qe te shtiresh, mesa di une nga pervoja ime njerzit qe thone te verteten duhen nga te tjeret per faktin se nuk i mundojne te tjeret persona ne shoqeri, familje, rruge, etj, per te kuptuar se cfare duan te thone me fjalet e tyre , keta njerez qe thone te verteten kane edhe nje avantazh tjeter qe nuk e kane njerzit qe genjejne , dhe ky avantazh eshte se jane pesona qe nuk kane ambiguidita , pra nuk jane njerez qe bejne lojra fjalesh kur flasin , keta jane njerez qe me fjalet e tyre direkte depertojne tek te tjeret si ajo shigjeta qe ngulet ne mish dhe eshte e veshtire ta heqesh nga trupi pa rrezik

    ne cdo rast duke thene te verteten je gjithmone vetevetja , dhe arsyeja qe ne dallohemi nga pesonat e tjere eshte se jemi unik ne origjinalitetin tone si individe

    unitet ne diversitet
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 18-10-2004 më 12:21

  5. #5
    e embel
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    nese jetojme jemi te detyruar te genjejme qofshin keto te vogla ose te medha. qofshin te falshme ose jo. duam apo sduam ne genjejme dhe genjehemi njekohesisht. dhe pse jam kundra genjeshtres me duhet te pranoj qe ajo eshte pjese e jetes tone.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Citim Postuar më parë nga kumbulla
    nese jetojme jemi te detyruar te genjejme qofshin keto te vogla ose te medha. qofshin te falshme ose jo. duam apo sduam ne genjejme dhe genjehemi njekohesisht. dhe pse jam kundra genjeshtres me duhet te pranoj qe ajo eshte pjese e jetes tone.
    te thuash te verteten eshte detyre nuk eshte e drejte

    ne mund ti lejojme te tjeret qe te na mohojne te drejtat tona por ne nuk mund ti lejojme te tjeret qe te na mohojne detyrat tona , te injorosh pergjegjesite ose detyrat qe te takojne si qenje njerzore do te thote te rrezikosh ekzistencen e gjithe rraces njerzore kudo qe ndodhet, me kete dua te them se te thuash te verteten te shkakton vuajtje ne fillim por kur heret a vone e verteta del ne shesh atehere ti qe thua te verteten do shijosh shijen e embel te sinqeritetit

    me kete rast dua te sjell nje shembull nga jeta ime ne shqiperi

    behet fjale per vitet kur ne shqiperi ishin ne lulezim te plote firmat piramidale
    shume nga miqte dhe shoket e mi me pyesnin se si te benin me keto firma dhe me kete epidemi te cuditshme qe kishte perfshire shoqerine shqiptare ne ate kohe
    pra me pyesnin se a mund te fusnin para me fajde ne keto firma te cilat i joshnin shqiptaret ne ate kohe, dhe pergjigja ime ishte jo jo jo ne asnje menyre , dhe e argumentoja kundershtimin tim duke i thene se llogjika ekonomike nuk mund te argumentoje ne asnje menyre nje fitim prej 100-200-apo 300 % brenda nje kohe aq te shkurter , sigurisht qe shume pak nga miqte e mi ne ate kohe e moren seriozisht sugjerimin tim , por kur me vone skemat e firmave fantazme piramidale rane pertoke dhe u shemben , ata qe me quanin te cmendur ne ate kohe erdhen dhe me bene lavderime te cilat per mua nuk kishin asnje vlere sepse ata miqte e mi i kishin humbur parate , dhe shumica nuk i kane mare as sot e kesaj dite ,

    keshtu te thuash te verteten eshte ne te miren e individit por kur ku individ ka pozicion te rendesishem ne shoqeri kjo e vertete e thene nga personi qe ka pushtet ka nje peshe te madhe edhe per te miren e shoqerise mbare , dhe kjo e fundit ka shume rendesi, te genjesh se keshtu bejne edhe te tjeret kjo nuk eshte korrekte, apo se keshtu e kerkonte rrethana ne te cilen ndodhesh,edhe kjo eshte jo korrekte,

    dhe ajo qe ka rendesi te thuash te verteten nuk mjafton duhet edhe ta mbrosh me argumente te verteten qe thua dhe kjo nuk eshte e lehte ne keto kohera te veshtira kur shume individe, politikane, dhe deputete qe marin vendimet ne emrin e te mires se pergjithshme ose te se mires se shoqerise , e kane bere genjeshtren nje profesion te mirefillte, duke demtuar jo vetem vehten e tyre por ajo qe eshte e pa tolerueshme edhe interesat tona te pergjithshme si pjesetare te shoqerise
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 19-10-2004 më 10:03

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anëtarësuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Nga të gjitha këto , për mua personalisht më e rëndë dhe më e papranueshmja e gjithë gënjeshtrave është hipokrizia, ku personi , politika , institucioni e di me plot vetëdije që po gënjen, llustron apo mashtron dhe përsëri vazhdon një lojë të tillë.

    Besoni , kjo nuk ekziston vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

    Elna.[/QUOTE]

    Elna, pajtohem me mendimin e juaj.
    Është një fakt i gjall, që çdo kund botë egziston hipokrizmi, jo vetëm tek ne shqiptarët.
    Në fillim unë mendoja ndryshe!
    Por jam bind se me të vërtet, me hipokrizëm e gënjeshtra ... hasim në çdo popull të kësaj bote!
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Genjej kur mendoj se duhet.
    Ndonjehere edhe e kam tepruar ne ndonje rast.
    Te gjithe neve genjejme.Ashtu mendojme se duhet.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    e pra sic e thatttt ska njeri qe nuk genje lool kshu ene un si njerzit e tjer :P
    genjehet ene me i bo qefin te tjerve ene me i bo qefin vetess ose me dal ka situata lol

  10. #10
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Sma ha mendja te kete njeri qe ehste saint edhe ska thene nje
    genjeshter ne jeten e tij...se vete jeta te ben te genjesh
    per te dale nga situata te veshtira qe mund te jesh futur
    si edhe per tu bere me friendly a dicka e tille...
    te gjithe themi white lies sa andej ketej...
    po genjeshtrat e medha sduhen perseritur
    se pastaj behen ves i keq
    edhe humbet besimin tek njerezit....
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  3. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •