Close
Faqja 16 prej 40 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 395
  1. #151
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Degjova qe Don Kingu kishte thene ne fund te ndeshjes qe do i pelqente ta shikonte perseri kete ndeshje. Shpresojme te behet ketu ne Amerike ta shofim ne i her Luanin nga afer , madje duke marre dhe revanshin
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga gent durazzo
    bravo lamon from los angeles
    A e ke pare kete mec?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Degjova qe Don Kingu kishte thene ne fund te ndeshjes qe do i pelqente ta shikonte perseri kete ndeshje. Shpresojme te behet ketu ne Amerike ta shofim ne i her Luanin nga afer , madje duke marre dhe revanshin
    Duhet REVANSH!

    Brewster mbeti pas fundit te mecit dhe gjate largimit te tij nga arena e boksit si nje humbes. Ate mezi e mbanin kembet. Iu desht ndihma e stafit te tij per t'i ngrene duart ne shenje fitore. Stafi i tij mbante ate ne kembe. Ai as qe shihej e as nuk ndiente veten si fitues.

    Luani duhet kerkuar REVANSH!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #154
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Shpresojm qe Don King ti japi nji shans tjeter Luanit, per nje tjeter dyluftim per titull, ket here nuk meritonte te humbte, por sporti i ka gjithnje kto gjera...

    Suksese Luanit ndeshjet e tjera!

  5. #155

    Thumbs up Luani megjithate luftoi mire!

    Edhe une e kam ndjekur ndeshjen prej fillimit e deri ne fund.

    Per mendimin tim, mendoj qe u be nje padrejtesi e madhe qe ne fillim te lojes nga ana e arbitrit ,pasiqe goditja ne bel e poshte tregoi qarte qe Brewster s'i respekton rregullat e ketij sporti aspak.
    S'eshte puna vetem per te goditur aty ku te te thote mendja, e me kete rast Brewster e beri kete qe ne fillim dhe me e keqja eshte se iu lejua te vazhdoje lojen edhe me tej, PER FAT TE KEQ.

    Luani jone luftoi pike se pari duke respektuar rregullat e sportit dhe ne te njejten kohe e deshmoi vehten se ai megjithate din te luaje/luftoje me duar te pastra; nje gje e tille s'eshte e lehte dhe mos te harrojme ate se si Luani i arriti gjithe ato fitore te deritanishme!...


    Suksese ne te ardhmen LUANIT SHQIPTAR!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Thumbs up Gjithshka mund te ndodhe ne katrorin e ringut

    Kisha kohe qe e prisja me padurim nje duel te tille,ku Krasniqi do te ndeshej ne versionin WBO per titull kampion bote.Erdhi momenti ku kampioni botes Lamon Brewster pranoi ftesen per te zhvilluar ndeshjen ne Gjermani,e cila behej per 100 vjetorin e boksierit te madh Maks Schmeling.Eshte e vertete dhe duhet vleresuar gjesti teper fisnik i Lamon Brewster qe kaloi Atlantikun drejt Europes,per te ngritur ne rradhe te pare prestigjin e tij si boksjer i permasave gjigande ,po ashtu edhe moral.
    Eshte hera e pare ne histori qe nje boksjer Amerikan dhe aq me teper kampion bote,shkel rregullat dhe ligjet per tu ndeshur jasht vendit te tij,dhe aq me teper nje dite te Merkure,ku tashme dihet boterisht qe ndeshjet e permasave te tilla zhvillohen vetem diten e Shtune.E gjithe kjo u be per te kujtuar te madhin dhe te ndjerin Schmeling.

    Luani ndeshjen e filloi bukur,duke ndjekur nje taktik qe ishte mbajtur Top Sekret nga tranjeri i tije , e cila e befasoi kundershtarin Lamon Brewster bashke me stafin e tij ku tashme eshte teper e qarte ku shikohej nepermjet ekranit faljet e tyre,sepse i dukej e pabesueshme qe boksjeri i madh shqiptar Krasniqi e sfidonte Brewster ne ēdo raund,ku edhe nga ana psikollogjike ishte me lart se kundershtari i tij, dhe kjo shikohej qarte edhe tek Brewster, tek nervozizmi i tij qe kishte kaluar ēdo limit duke i shkaktuar Luanit edhe falle qe jane jashte boksimimit kohor,dhe aq me teper qe krijojne dhe pasoja per ta pasur kundershtarin ne nje kontroll te plote fizik dhe psikollogjik.
    Luani me mjeshteri i tregoi Lamon Brewster dhe mbare botes, qe keni te beni me nje shqiptar qe te mer gjak ne vetull.Panvaresisht nga" humbja" Luani ngelet nje boksjer i madh qe la shenje ne katrorin e ringut profesjonist.

    Nuk dua te bej komente per ndeshjen,gjithshka mund te ndodh ne boks po nje gje duhet te kemi parasysh , Krasniqi luftoi me dinjitet dhe ne shume raste tregoi fisnikerine e shqiptarit duke i dhene doren,nje gje te tille qe kundershtari i tij Lamon Brewster nuk e beri kurr.
    Mbas mbarimit te ndeshjes Lamon Brewster nuk ishte ne gjendje per te mare brezin e arte,ishte teper i ēoroditur dhe nuk po e besonte se ēfar po ndodhte,kishte fituar apo po shikonte nje enderr.

    Ndersa Krasniqi serbes levizte ne katrorin e ringut,Lamon Brewster ndodhej akoma ne gjendje teper te rende,dhe neqoftese nuk do te nderhynte stafi i tij per ta ngritur,besoj qe ate nate ai nuk do te ēohej nga qoshja(kendi)qe i kishte mbetur i vetem shok besnik.

    Bravo Luan, te lumte je njeri i madh ne boks,po ashtu ne shpirt dh ne zemer.

    Lum ajo nene qe te ka bere.

    Nderove veten,familjen shoqerine dhe kombin shqiptar.

  7. #157
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pas 9 raundeve amerikani Lamon Brewster ka mposhtur "luanin shqiptar" 29-09-2005

    Luan Krasniqi, shuhet ėndrra pėr titull bote

    Nga Hamburgu, Driton Latifi

    Shuhet ėndrra pėr titullin kampion bote nė versionin ĖBO (World Boxing Organisation) e boksierit shqiptar Luan Krasniqi. Njė duel qė ka dhuruar emocione deri nė raundin e fundit.

    Janė dashur 9 raunde qė amerikani Brewster tė mposhte Luanin shqiptar. Por pavarėsisht fitores, njė boksier i pabesė ėshtė treguar amerikani Brewster nė duelin e mbrėmshėm ndaj Krasniqit. Strategjia e tij pėr tė nevrikosur kosovarin Luan Krasniqi, me gjuajte tė parregullta, ka dėshtuar. Shumė i qetė boksieri junikas ka treguar vėrtet klasin e njė kampioni bote nė ringun e Hamburgut. Krasniqi ka dominuar fuqishėm deri nė raundin e 7-tė. Nė raundin e 8-tė disa gjuatje tė forta tė Brewster, e nė fund njė e majtė e fortė e tij, lėkundin e Krasniqin dhe nokdauni i parė pėr tė. Njė nokdaun, qė ka ndikuar nė formėn fizike tė Krasniqit, tė treguar nė raundin e fundit. Nė raundin e 9-tė Krasniqi ka shfaqur shenja lodhjeje dhe ka boksuar krejt i pambrojtur ndaj kundėrshtarit. "Fitova me njė prej boksierėve mė tė mirė nė botė,"- ka thėnė nė fund tė duelit amerikani Lamon Brewster, duke vlerėsuar paraqitjen nė ring tė shqiptarit Krasniqi.

    Luan Krasniqi nuk e ka ndier mungesėn e shqiptarėve tė mėrkurėn mbrėma nė "Color Line Arena", kur sfidoi titullin e kampionit tė botės nė kategorinė e rėndė tė boksit profesionist tė versionit WBO (World Boxing Organisation) ndaj amerikanit Lamon Brewster. Nė 16.000 vendet e "Color Line Arena" tė Hamburgut kanė qenė edhe shumė shqiptarė. Shqiptarėve, largėsia drejt Hamburgut prej disa qindra kilometrave thonė se i ėshtė dukur shumė e afėrt, duke pasur parasysh se ata ndoqėn nga afėr idhullin e tyre.
    Qerim Balaj, nga Mynih, thotė se ka kėrkuar leje nga puna vetėm sot dhe se nesėr do t'i kthehet detyrės, duke shpresuar nė fitoren e junikasit. "Njė fitore e Luanit do tė ndikonte edhe te ne shqiptarėt qė jemi me punė tė pėrkohshme nė Gjermani. Prandaj kam edhe njė mesazh pėr tė: "Luan, fito edhe pėr ne shqiptarėt, qė jetojmė nė Gjermani dhe kudo tjetėr ne Europė, qė sė paku njė ditė tė ndihemi krenarė kur tė shkojmė nė punėn tonė tė lodhshme pėrditė,"- tha Balaj. Ka mjaft qė kanė ardhur edhe nga vendet tjera, sidomos skandinave, pėr tė pėrcjellė duelin.

    Fatmir Hyseni, njė 38?vjeēar i cili ėshtė me punė tė pėrkohshme nė Suedi, kishte udhėtuar me disa shokė tė tij vetėm pėr tė parė duelin. "Nuk desha ta shihja duelin i qetė nė shtėpi, desha tė mos e lė rastin dhe ta pėrcjell duelin nga afėr,"- tha Hyseni nė momentin qė po merrte biletat pėr duelin. Gjermanėt, po ashtu, janė nė pėrkrahje tė idhullit tė tyre.
    Pėrkundėr kėsaj, edhe Brewster nuk mbeti mbrapa me shikues. Sė paku 1000 trupa amerikane kanė qenė nė mbėshtetje tė kampionit tė tyre. Ndėrsa shikueshmėria nga transmetimi i duelit pritet tė ketė shkuar deri nė 10 milionė shikues, qė nuk e ka arritur as vetė Bajerni i Mynihut, kur ka arritur suksese nė kupat e Europės. Shqiptarėt nė orėt e mbrėmjes drejtoheshin vetėm drejt njė rruge, ajo qė tė ēonte te Palestra "Color Line Arena", ku ngjyrat kuqezi tė flamurit qė i mbart gjithmonė Luani nė veshjen e tij nė ring, nuk munguan as rreth tij. Por ata nuk arritėn t'i gėzohen fitores. Dėshira dhe synimi i Krasniqit pėr tė rrėmbyer brezin e artė tė kampionit tė botės, mbeti thjeshtė njė ėndėrr...

    "Bild": Mafia amerikane mund tė manipulojė duelin

    Tabloidi i njohur gjerman "Bild" ka tėrhequr vėrejtjen e mundėsisė sė manipulimit tė meēit nga mafia amerikane. "Kohl ėshtė detyruar tė krijojė mekanizma dhe tė jetė i kujdesshėm, sepse me Don Kingun kurrė nuk i dihet,"- shkruante "Bild", duke u bazuar nė disa vendime kontradiktore tė dueleve tė boksit profesionist, pas tė cilave dyshohet tė ketė qėndruar promotori i njohur amerikan. "Bild" tėrheq vėrejtjen se Luanit do t'i duhet tė shėnojė fitore tė pastėr vetėm me nokaut, sepse ndryshe gjėrat mund tė manipulohen. E sidomos kjo bazohet edhe nė faktin se tė tre gjyqtarėt janė nga kontinenti amerikan. Njė kanadez, njė argjentinas dhe i treti nga Porto-Riko. Ndonėse Luan Krasniqi ėshtė shtetas gjerman, shumica e mediave e kanė theksuar origjinėn e tij shqiptare nga Kosova.


    Ēfarė biseduan nė takimin e tyre Luan Krasniqi dhe Maks Shmelingun?

    Premtimi i dhėnė Shmelingut


    Luani, ndonėse tė mėrkurėn kishte duel, deri tė martėn pėrkujdesej sė bashku me vėllanė e tij qė askush nga tė afėrmit dhe miqtė tė mos mbetej pa u ftuar nė "dasmėn e dytė".
    Teksa qėndronte nė hollin hotelit "Heidelberg Marriot", nė periferi tė Hamburgut, i njohur mė shumė pėr fushat e golfit, Krasniqi nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar" kujton premtimin qė i kishte dhėnė legjendarit Maks Shmeling pėr kėtė duel.
    "Takimin e kishte organizuar promotori Kohl si pjesė e marrėveshjes pas rikthimit tė titullit tė Europės. Ishin muajt e fundit tė jetės sė Shmelingut. Takimi ishte njė diēka e veēantė pėr mua. Fjalėt e tij i kam analizuar shumė gjatė dhe ai takim mund tė them se ka ndikuar nė personalitetin tim,"- kujton Krasniqi.
    "E para gjė qė mė tha ishte: "Mos mė quaj Shmeling. Unė pėr ty jam Maksi, ne jemi kolegė, bėjmė tė njėjtėn punė." Ai mė pyeti mė pas nėse po fitoja para dhe tha: "Paratė qė fiton ruaji, se kėta ujqit janė ata qė fitojnė mė shumė se nė boksierėt." Kėtė e tha teksa po shihte nga promotori im. Unė i premtova se do ta kthej titullin nė Gjermani. Ai u mallėngjye dhe mė tha: "Nuk e di edhe sa kohė do tė jetoj. Mė vjen mirė qė je vetvetja dhe qė mbron origjinėn nga vjen,"- kujtonte Krasniqi njė ditė para duelit pėr titullin e botės me Lamon Brewsterin.
    "E mbaj mend. Nuk mund tė ecte, por u afrua te dritarja dhe ma bėnte me dorė pa ndėrprerė, derisa ne u larguam me autombil dhe mė nuk u pamė kurrė,"- tha Krasniqi.
    Shmelingu e ka fituar titullin e kampionit tė botės mė 1930, pasi kishte mposhtur Xhek Sharkein nė palestrėn "Madison Square Garden" tė Nju-Jorkut. Dueli Krasniqi?Brewster u organizua nė 100-vjetorin e lindjes se tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #158
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luan Krasniqi mposhtet nga Brewster

    Mbreme ne Color Line Arena te Hamburgut te Gjermanise u zhvillua meci per titull kampion bote ne verzionin WBO ndermjet Luan Krasniqit dhe kampionit aktual Lamon Brewster. Per Luanin ishte kjo hera e pare qe iu dha rasti per te boksuar per titull boteror dhe kjo duke iu falenderua punes se tij te cilen mbreme edhe e tregoi me mjaft mjeshteri. Ky mec i cili u zhvillua ne pranine e me se 13000 shikuesve nuk perfundoi as ne raundin e dyte sic premtonte Brewster por as ne raundin e 12 sic shpresonin te gjithe se nese meci zgjat me shume atehere shanset jane me te medha per Luanin.

    Kjo lufte filloi shume mire ne te mire te Luanit i cilit tere kohen godiste dhe i cili po qe se meci do te shkonte deri ne 12 raunda atehere Luani do te ishte fitues pasi qe udhehiqte me pike.Nje gabim i vogel i kushtoi shume Luanit i cili kah fundi i raundit te 8 bie ne dysheme nga nje goditje e forte e kundershtarit me dore te majte.Kjo ishte edhe arsyeja te cilen trajneri i Luanit gjithnje insistonte ne bllokimin e dores se majte te kundershtarit. Fati e shpetoi ndoshta perkohesisht Luanin pasi qe rrahu gongu dhe tregoi perfundimin e raundit te 8-te. Fundi vie ne raundin e 9-te ku Brewster nuk e pat te veshtire ta godase Luanin i cili vetem rrinte me duar te poshte i rraskapitur prej perpjekjeve per tu rikthyer edhe nje here. Keshtu qe Luani u deklarua se me nuk do te mund ta vazhdonte kete mec dhe enderra per tu bere kampion bote per Luanin eshte shuar por shpresojme se jo pergjithmone.Te gjithe ata qe e kane ndjekur kete mec kane pare nje Luan te forte, nje Luan i cili nuk trembet por sulmon dhe kane pare nje Luan i cili padyshim eshte nje potencial per titull kampion bote.

    Edhepse Luani nuk arriti ta ktheje titullin ne Gjermani pas 75 vjete mund te theksojme se Max Schmelling legjenda e boksit gjerman do te ishte krenar me ate qka tregoi Luani mbreme. Atdhetaret shqiptare,tifozat e flakte te Luanit ishin si gjithnje mbreme te pranishem ne salle me nje numer shume te madh. Komentatori ne kanalin ZDF e theksoi edhe nje here mbreme se shume po flitet e perflitet ne lidhje me nacionalitetin e Luanit mirepo ne fund edhe ai theksoi se eshte gjerman,mirepo definitivisht mundemi lirsiht te themi se Luani eshte nje THIKE ME DY TEHA. Shpirtin luftarak te shqiptarit dhe dokumentet e Gjermanise.

    Shpresojme se Luani do te kete edhe nje shans per titull kampion bote.

    Gazmend S. -Tifozat.Com
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #159
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nė foto: Ēast nga ndeshja e djeshme e boksit pėr titullin kampion bote, Krasniqi - Brewster, ku boksieri shqiptar ėshtė mposhtur nė raundin e 9-tė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #160
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nje foto kur Luani ishte ne eufori, por...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 16 prej 40 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  4. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •