Close
Faqja 6 prej 40 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 395
  1. #51
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Luani Ishte Me Pike Perpara Deri Ne Raundin E 12 ,aty Pesoi Dy Goditje Nga Gjermoni Hofman ,,qe I Dha Nje Barazimim Te Pamerituar ,, Te Them Te Drejten Ishte Nje Match Shume I Ekulibruar Nga Te Dy Boksjeret ,disa Raunde I Fitonte Krasniqi Disa Raunde I Fitonte Hofman ,,po Nga Raundet E Fundit Gjermoni Hofman U Duk Shume I Lodhur Dhe Krasniqi Me Me Pak Kujdes Mund Ta Kishte Fituar !!! Gjithsesi Prap Mire Akoma Osht Kampjon Evrope ,gje E Cila Na Ben Te Krenohemi !!!

    Hajt Bofshi Qef

  2. #52
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Une ne taxi morra vesh,po nuk e kisha te qarte.
    Me thoshte taxisti qe kane barazuar,po thash:
    -Si kane barazuar?
    Me vjen habi edhe ne boks te ndegjoj per barazime.Po nejse,urime Luanit.

    Sonte ne Top Channel do kete nje reportazh per Kreshnik Qaton.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #53
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dueli mes shqiptarit dhe gjermanit Timo Hofman ėshtė mbyllur pa asnjė fitues nė fund tė 12 raundeve

    Luan Karsniqi barazon e qėndron Kampion Europe


    Shekulli

    Luan Krasniqi qėndron Kampion Europe nė Boks pėr peshat e rėnda. Ky ėshtė verdikti final i ndeshjes sė djeshme mes tij dhe sfidantit gjerman, Timo Hofman. E trumpetuar prej shumė ditėsh, sfida mė interesante pėr boksin e kontinentit tė vjetėr ėshtė mbyllur pa asnjė fitues, e thėnė mė saktė barazim. 33-vjeēari nga Roitveili, nė pėrballjen e tij mė sfidantin gjerman nė Berlin ka mundur tė mbrojė kėshtu pėr herė tė dytė titullin e kampionit tė Europės, pėrmes njė paraqitjeje tė mirė. Njė gjė e tillė e bėn Krasniqin tė ėndėrrojė ngjitjen e tij nė njė pozicion mė tė lartė nė renditjen botėrore, e cila do t’i mundėsonte atij tė ndeshet pėr titullin e Kampionit tė Botės. Por sipas gjyqtarėve qė kanė vendosur se kjo ndeshje duhej tė mbyllej nė barazim, edhe kundėrshtari i tij ka bėrė njė paraqitje tė mirė, edhe pse verdikti i fundit nuk i mundėson atij asnjė favor. Para 4000 spektatorėve nė sallėn e boksit nė Berlin, tė dy bosierėt kanė dhuruar shumė emocione, por pa mundur tė arrijnė nė triumfin e madh, fitoren e kėtij dueli. Pėr Hoffman kjo ishte tentativa e dytė pėr tė marrė titullin kampion, pas aventurės sė tij tė dėshtuar nė nėntor tė vitit 2000 kundėr Vitali Klitschko. Ndėrkohė qė edhe pėr Krasniqin kjo ishte hera e dytė qė ai mbronte me sukses titullin. Ai e kishte mbrojtur pėr herė tė parė titullin nė shkurt pėrballė turkut Sinan Samil Sam. Humbja e vetme e tij daton nė qershor tė 2002-shit, kur ai do t’i dorėzonte kurorėn e Kampionit tė Europės, polakut Przemyslav. Para ndeshjes sė djeshme, dueli mes tyre kishte vazhduar gjatė me polemika nė shtyp. Gongu i startit tė takimit ka pėrcjellė njė paraqitje jo tė mirė tė boksierit shqiptar nė dy raundet e para, ku ai ka marrė shumė goditje nga kundėrshtari. Por kthesa e madhe do tė vinte nė raundin e tretė, ku sipas specialistėve tė televizionit shtetėror gjerman “ZDF”, ai do tė fitonte me njė diferencė tė vogėl pikėsh. Kjo diferencė do tė thellohej nė nė 6 raundet pasardhėse, ku Krasniqi tregonte se ai dominonte ringun falė tenkinės sė lartė dhe goditjeve tė sakta. Ishin pikėrisht raundet fundit ata qė do tė jepnin dhe lėkundjet e vendimit pėrfundimtar: Krasniqi humbet raundin e nėntė. Nė tre raundet e tjera gjithēka u duk e barazpeshuar, por vendimi i gjyqtarėve ishte pėr njė barazim edhe pse rezultatet e dhėna ishin 114-114, 114-114, 113-115.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Me sa kam pa Box qe edhe vet kam ushtru 1 vjet e dicka dhe kuptoj , Luani ka qen shum ma i mire por ja , piket i ndihmuan atij Gjermanit tjeter dhe beri qe te mbet baraz

    Nejse , te vazhdoje Boksi , Kosovari Vetem perpara.... :P

    Gjith te mirat.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #55
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Lajm tjetėr nė lidhje me Luanin

    Boksieri shqiptar nuk e pranon Timo Hofmanin si kundėrshtarin e tij: “Dua tė ndeshem pėr titullin kampion bote”

    Luan Krasniqi, sfida e radhės mė 18 prill


    Shekulli

    Kampioni zyrtar i Evropės, Luan Krasniqi, nė peshėn e rėndė, do tė mbrojė mė 18 prill titullin. Pas mbrojtjes sė rekomanduar nga Federata e boksit, ky dyluftim ėshtė i treti pėr nga radha. Data e boksit u koordinua shumė shpejt midis Universum Box Promotion dhe kanalit televiziv shtetėror gjerman ZDF, kanal ky qė transmeton live duelet e boksit. E paqartė ka mbetur vetėm se kush do tė dalė pėrballė nė ring kundėr Luan Krasniqit, pasi nuk ėshtė e lehtė tė gjesh nė Evropė njė kundėrshtar tė denjė. Pėr kėtė problem Krasniqi mendon se: "Sigurisht qė do tė ketė shumė boksierė qė kėrkojnė tė hyjnė nė rrugėn e Kampionit tė Evropės. Kjo ėshtė mė se e qartė pasi ka shumė boksierė qė kėrkojnė t’u jepet shansi pėr tė fituar titullin". Njė vėshtrim pėr kundėrshtarin e radhės po hidhet drejt pellgut tė Amerikės. Aty tani janė mbledhur shume kampionė botėrorė dhe sigurisht qė Krasniqi ka dėshirė tė madhe tė hyjė nė rangun e kėtyre boksierėve. "Unė nuk mund tė boksoj me ēdo lloj boksieri. Por nė fund tė fundit mendoj se manaxheri im do tė gjejė njė kundėrshtar, i cili do jetė i denjė pėr mua." Pėrsa i pėrket Timo Hoffmanit, boksieri shqiptar e mohon nė mėnyrė kategorike qė ai tė jetė kundėrshtari i tij nė duelin e 18 prillit. Edhe pse Federata e boksit kėrkoi qė dyluftimi tė pėrsėritej, nė njė intervistė pėr mediat gjermane Kampioni i Evropės pėr peshėn e rėndė ka treguar se pėrse nuk dėshiron tė ridyluftoje me Timo Hoffman. "Unė e kam thėnė edhe njėherė tjetėr megjithatė po e them pėrsėri: Unė nuk i fshihem asnjeriu. Por ai nuk e meriton kėtė titull. Pse duhet atėherė qė ai ta ketė kėtė shans. Timo e kishte njė herė shansin pėr ta fituar titullin e kampionit tė Europės por nuk e shfrytėzoi kėtė rast. Pra ai duhet tė pozicionohet prapa. Pse duhet tė presė ai shansin e tretė pėr titull? Se kuptoj. Timo pati njė shans, e katranosi dhe tani pret njė shans tjetėr. Tė tjerėt duhet tė gėzohen kur kanė vetėm dhe njė shans tė vetėm.
    Kjo nuk ėshtė e drejtė. Unė dėshiroj njė ndeshje qė tė mė ēojė pėrpara. Unė jam nė vendin e pestė nė WBO, Hoffman renditet ne vendin e dhjetė. Unė jam nė vendin e 15-tė nė WBA, ndėrsa Timon nė WBA nuk e njohin fare. Nė WBC unė jam nė vendin e njėmbėdhjetė ndėrsa Hoffman nė vendin e pesėmbėdhjetė. Unė dua tė boksoj me dikė qė ėshtė para meje, unė dua tė ndeshem pėr njė titull Kampion Bote. Dyluftimi ndaj Timos mua nuk mė sjell asgjė, nuk mė ēon asgjėkundi", - ka pėrfunduar boksieri shqiptar.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Luan Krasniqi: Kampioni Evropian i peshave te renda.

    Kampioni Evropian i peshave te renda.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Arrow Biografia

    Luan Krasniqi ka lindur mė 10 Maj 1971 nė fshatin Junik tė Kosovės. Ai rrjedh nga njė familje e thjeshtė kosovare dhe ėshtė fėmija mė i vogėl prej 8-tė fėmijėve tė familjes Krasniqi. Ai ka kaluar njė fėmijėri tė bukur nė Junik, deri nė vitin 1987, ku ai pėrfundoi shkollėn fillore dhe 8-tė vjeēare. "Kur unė dėgjova qė ne do t“a shihnim pėrsėri babanė, i cili kishte emigruar nė Gjermani qė nė viti 1970-tė, u gėzova pa masė. Unė kisha ėndėrruar tė jetoja nė njė qytet tė madh dhe kjo ėndėrr mu realizua." Luan Krasniqi u stacionua nė qytetin e Gjermanisė Rottweil, ku ai aty hodhi hapat e para nė ringun e boksit duke pėrfunduar njėkohėsisht abiturėn dhe shkollėn e tregėtisė. Ai merr pjesė nė shoqatėn e boksit BSV Rottweil duke u stėrvitur nga njė trajner i lartė boksi si Theo Korekesch.

    Puno e palodhur dhe bashkėpunimi i mirė me trajnerin, bėri qė ai t`i futej i sigurt karrierės sė boksit, si njė boksier i peshės sė rėndė. Puna e fortė e tij dhe bashkėpunimi i ngushtė me trajnerin nuk ka rreshtur edhe nė ditėt e sotme. Ai sė bashku me familjen e tij gėzoi tė drejtėn e shtetėsisė gjermane. Pėr hėrė tė parė ai pėrfaqėson Gjermaninė nė boks nė turneun ndėrkombėtar nė Liverpool ku ai aty arriti tė fitojė medaljen e artė. Nė tė njėjtin vit, ai vazhdon rrugėn e fitoreve duke fituar pėrsėri njė tjetėr medalje tė artė nė Kampionatin e Boksit gjerman nė Berlin. Po nė qytetin e Berlinit ai nė Kampionatin Botėror, mbajtur nė vitin 1995, arriti tė vitonte kuner wladmir Kliēko dhe morri medaljen e argjėndit. Mė pas ai humbi me pikė me boksierin e famshėn kubanez Felix Savon por po atė vit ai e mbylli me marrjen e medaljes sė artė nė Kupėn ndėrkombėtare Chemi nė Halle.

    Pas tre fitoreve tė shkėlqyeshme ai i drejtohet Lojrave Olimpike ne Atlanta nė vitin 1996. Ai me shpejtėsi kaloi deri nė gjysėmfinale kur aty pasi ishte lėnduar poshtė syrit tė djathtė, i kėshilluar edhe nga mjeku, u detyrua tė mos diltė nė ring, gjė qė ndikoi nė mos realizimin e ėndrrės tė tij pėr tė luftuar pėr medaljen e artė. Ai kthehet nė Gjermani duke i dhuruar asaj pėr herė tė parė, qė prej vitit 1976, njė medalje bronxi pėr peshėn e rėndė nė Boks. Atlanta per Luanin ka edhe nje mbrese tjeter. Ai aty takohet me idhullin e tij, boksierin mė tė madh tė tė gjitha kohrave. "Muhamed Ali ishte dhe mbetet idoli im. Askush nuk ka arritur atė qė ka arritur ai. Njė fenomen i tillė nuk vjen mė nė jetė".

    "Takimi me Muhamed Ali ishte per mua njė nder i madh, gjė qė unė nuk do ta harroj kurrė." Pasi hodhi hapat e parat plot sukses ai kalon tek ekipi i boksit Panix Promotion ku nė kėtė ekip ishte edhe Lennox Lewis. Mė 2 shtator te vitit 1997 ai fiton pėr kėtė ekip kundrejt boksierit Harry Senior vetėm me anėn e njė gjysėm pike. Kjo ishte koha kur ai konsolidohet si boksier dhe cilėsitė e tij ngriheshin dita - ditės duke ecur gjithmonė drejt rrugės sė profesionalistit dhe progresit. Muskujt e tij vinin duke u zmadhuar pa humbur atė shkathtėsinė dhe refleksivitetin e tij. Mė pas ai ftohet nė Angli nga Big Bear Lake duke ushtruar mo boksierin e famshėm botėror Lennox Lewis, i cili pėrgatitej njėkohėsisht pėr dyluftimin ndaj boksierit Golota. Aty Luani tregoi se mund t`i pėrshtatej atij niveli dhe kjo ishte edhe arsyeja qė ai ka qėnė edhe tre herė atje.

    Ndėrkohė qė Lewis pėrgatitej pėr dyluftimet me Briggs, Mavroviē und Holyfield, ai ishte njėkohėsisht sparring-partner mė i mirė pėr Luanin. Kėshtu kapėrceu Luani pengesat e para pėr tė hyrė si "fillestar" nė gjirin e boxierėve profesionalistė. Ai zhvilloi 15 dyluftime pėr Panix Promotion dhe nė vitin 2000, kur Lennox Lewis u largua nga ky ekip, Luanit i duhej tė shikonte tjetėr alternativė. Nė muajin Shkurt 2000 kaloi nė Hamburg pranė Universum Box-Promotion, ku ai aty fitoi disa dyluftime. Ne Janar 2001 ai nėnshkruan njė kontratė 3-vjeēare me Universum Box-Promotion. Pika kulminante e karrierės sė tij ishte data 5 Janar 2002 ku ai nė Magdeburg te Gjermanisė fitoi titullin Kampion i Evropes kunder Rene Monse. Ai ishtė kampioni i parė i Evropės pėr Gjermaninė, qė prej 29 vitesh.

    Pas njė gjysėm viti Luani ja dorėzoi titullin polakut Przemyslaw Saleta. Pėr Krasniqin ishte planifikuar njė dyluftim pre 8-tė raundesh, por Pas lėndimit tė Vitali Kliēkos, Luani u spostua nė dyluftimin kryesor tė mbrėmjes. Pas raundit tė 8-tė, Luani kryesonte me pikė, por mė pas ai nuk ndihej mirė nga ana fizike dhe largohet nga ringu. I duheshin vetėm katėr javė qė Luani tė pėrgatitej duke e vėnė nė prove titullin e tij pra duke rrezikuar. Dhe ēdo gjė erdhi ashtu siē duhej tė vinte. Edhe pse Krasniqi kryesonte me pikė, nė raundin e nėnte nuk kishte mė forcė tė vazhdonte dyluftimin deri nė fund dhe u dorėzoi atė. Pas humbjes sė hidhur ai filloi tė fitonte disa dyluftime duke u ngjitur pėrsėri nė ranglistėn e boksierėve tė Botės. Mė 14 shkurt 2004 ai fitoi bindshėm nė Stuttgart kundėr kollegut tė tij Sinan Samil Sam dhe e kthen pėrsėri nė shtėpi, rripin e "tij" me Titullin Kampion i Evropės.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Faktet

    Pesha: Pesha e rėndė

    Madhėsia:1,92 m

    Datėlindja:10.05.1971

    Vendlindja: Junik (Kosovė)

    Vendbanimi: Hamburg/Rottweil

    Shtetėsia: gjermane

    Idol Boksi: Muhammad Ali, Lennox Lewis

    Trajner: Torsten Schmitz

    Zanati: Abitur dhe Shkollėn e lartė ekonomik

    Hobby: Ski, Futboll

    Sukseset si Amator: Kampion i Gjermanisė, Kampion i Evropes 1996,
    Nėnkampion i botės 1995, Medaljen e bronxit nė
    Lojrat Olimpike tė Atlantės 1996

    Sukseset si Profesionalist: Kampion i Gjermanisė nė peshėn e rėndė 2001-2002 Kampion i Evropes nė peshėn e rėndė 2002, 2004

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb Faqja ne Internet

    Informacioni i mesiperm eshte marre nga faqja e Luan Krasniqit:

    www.luankrasniqi.com

    Per me teper mund te vizitoni kete faqe.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Sot sfida e Krasniqit

    ---------------------------------------------------------

    Nė arenėn sportive "Hans Martin Schleyer" tė Shtutgartit, boksieri shqiptar Luan Krasniqi, me 27 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim, si dhe amerikani Lance Whitaker, me 29 fitore 2 humbje dhe 1 barazim, mė 28 maj, nė orėn 23.00, do tė boksojnė ndoshta pėr duelin mė tė rėndėsishėm nė karrierėn e tyre. Dueli mes tyre zhvillohet pėr tė synuar titullin e botės nė versionin WBO (World Boxing Organisation). Fituesi i duelit nė vjeshtė do tė ketė rastin qė tė boksojė pėr titull bote, brezin e tė cilit e mban Lamon Brewster.
    Dueli ėshtė parashikuar tė zhvillohet nė 12 raunde dhe pėr tė pėrballuar kėtė boksieri shqiptar Luan Krasniqi ka zhvilluar njė stėrvitje intensive. Ai ėshtė besnik i thėnies sė idhullit tė tij boksierit legjendar Muhamed Ali: "Ju nuk mund te godisni ēfarė nuk mund tė shihni." Kjo praktikisht nėnkupton njė boks tė shpejtė pėr t'u ndjekur me sy. Kjo do tė jetė dhe strategjia e Krasniqit nė duelin ndaj amerikanit Lance Whitaker sot nė mbrėmje. Luani ėshtė i shpejtė pėr Lance-in, kanė deklaruar trajnerėt e tij. Nga ana tjetėr, trajneri i Whitaker-it, McKinsey, ka deklaruar se Luani nuk do tė rezistojė mė shumė se deri nė raundin e pestė. Pėr sa i pėrket grushtimit tė mirė tė amerikanit Whitaker, Krasniqi mospėrfillės thotė: "Po, unė e di qė Whitaker ka njė grushtim tė mirė, por kjo nuk do tė thotė qė do tė lejoj qė ky grushtim tė mė kapė. Si do tė mė godasė ai mua, kur nuk arrin tė mė kapė?"- ka thėnė Krasniqi para duelit tė sotėm.

    ---------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 6 prej 40 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  4. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •