Close
Faqja 30 prej 40 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 395
  1. #291
    Nuka me ka pelqyer fare ndeshja .Luani eishte shume i lodhur duke mos reaguar fare ndaj gjuajtjeve te kundershtarit.Nuk boksohet keshtu . Ai nuk kishte fare grinte ,ishte nje turp i vertete.

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga beatrix
    ka edhe me keq se kaq
    mire paske than ti Luani per veq qe humbi i kishte thyer edhe brinjet
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  3. #293
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Na mori ftyren kete radhe :S
    #VamosArgentina

  4. #294
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Me te vertet me erdhi shume keq :S

  5. #295
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2007
    Postime
    33
    Zdi Njerz Veq Qe
    Me Krahasu Meqin Kur u Re Per Kampion
    Esht Diqka Qe Nuk Imagjinohet Me Meqin E Djeshit Ne Mbrembje

    Para Mendoni Fitusi Ka Pas Qmimin 3 Miljon euro
    Humbsi 1 Miljon Euro

    Sigurisht QE Dikush Nga Luani ka Shti Far Basti Per Humbjen
    Ja Mosi Se Pat Vllaun Aty
    Ja Kan Kindapu a Ku Pe di NJeri Veq QE
    Mbshtetja Perseri Mbetet Te Luanin Por Me Rezerv Te Ndjenjave
    Se U Pregadita Para Lojes Me Pi Raki Me Festu Fitoren
    Po U Desht Me Pi Per Humbjen ahahhhahhh

    shnosh bre njerzi se skemi qka bojm tybe
    veq qe mu shfry

    tugn gjithve
    E Dojn Me Pas Qka Kam Me Than Qka E Tham
    Me Dit Qka N'Kry Kam

  6. #296
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Krasniqi mendon tėrheqjen nga boksi

    "Me familjen dhe miqtė do vendos nėse duhet ta vazhdoj boksimin"



    Luan Krasniqi po mendon tėrheqjen nga boksi. Pasi ėshtė mposhtur nga amerikani Toni Tompson, shqiptari qė pėrfaqėson Gjermaninė ka humbur shansin tė bėhet sfidanti i kampionit nė fuqi tė versionit WBO, Sultan Ibragimov. Pėrballė 7500 spektatorėve tė pranishėm nė sallėn "Hamburg Color Line Arena", ai ėshtė bllokuar, poshtėruar dhe ka dėshtuar. Humbja me "knock-out" teknik, por mbi tė gjitha fakti qė nuk ka arritur tė reagojė, ka bėrė qė nė fund tė takimit Krasniqi tė fėrshėllehet nga tė gjithė ata mbėshtetės, tė cilėt shpresonin ta shikonin (mbase pėr herė tė fundit), duke tentuar qė tė fitonte brezin e kampionit tė botės. 36-vjeēari ka kėrkuar qė tė arrijė yjet, por mesnata e sė shtunės ka treguar se tashmė duhet tė mendojė seriozisht pėr tė ardhmen e tij. Boksi ėshtė njė sport qė nuk gėnjen. "Nuk ishte dita ime dhe ende nuk e kam kuptuar pse takimi shkoi nė kėtė mėnyrė", ka deklaruar ai. "Natyrisht qė mė vjen keq pėr spektatorėt e pranishėm. Nuk arrita tė tregoja asgjė, pasi pėr asnjė moment nuk hyra nė ndeshje. Ndėrprerja nga gjyqtari i sfidės m‘u duk si njė lehtėsim. Nuk e di se ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė". Pavarėsisht punės sė fortė pėrgatitore, Krasniqi e kishte humbur freskinė e tė boksuarit. Shqiptari ka provuar t‘u ruhej gjuajtjeve tė Tompson, por njė e djathtė nė trup nė raundin e tretė i ka shkaktuar edhe probleme nė frymėmarrje. Pas kėsaj, ai ka qenė vetėm hija e vetvetes. Gjyqtari i sfidės, qė u zhvillua nė Hamburg, ka treguar pėr mediat gjermane vendimin pėr t‘i dhėnė fitoren teknike boksierit amerikan. "Qė prej fillimit e vura re qė Krasniqi nuk ishte mirė dhe nuk po reagonte", tha gjyqtari amerikan, Nelson. "Iu afrova nė raundin e katėrt dhe i kam thėnė boksierit qė ta mbyllja takimin, por ai preferoi tė vazhdonte. Mė pas, nė raundin e pestė mora vendimin pėrfundimtar. U mundova qė ta mbroja Krasniqin, pasi fillimisht duhet tė mendojmė pėr shėndetin e sportistit". Nė ato momente, mbyllja ishte vendimi mė inteligjent, pasi dukej qartė qė boksieri me origjinė kosovare nuk ishte nė gjendje tė vazhdonte. Me njė fitore ai do bėhej sfidanti i kampionit rus, Sultan Ibragimov, por tani duhet tė marrė vendimin e jetės. "Tashmė mė duhet kohė tė mendoj dhe tė vendos nėse do vazhdoj tė boksoj apo do tė tėrhiqem, ka vazhduar Krasniqi. Me moshėn e madhe qė kam e ndiej edhe se jam rėnduar nė lėvizje dhe nuk e kam mė kthjelltėsinė e dikurshme. Sė bashku me familjen dhe me miqtė e mi do vendos se ēfarė do bėj nė tė ardhmen". Edhe trajneri Torsten Shmitz ėshtė prekur nga humbja e sportistit tė tij, gjithsesi ai ka bėrė tė ditur se nė asnjė moment nuk do ndikonte nė vendim: "Vendimin pėr tė thėnė stop do ta marrė vetėm Luani".

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #297
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ah mire e ke Berisha..13 milion jan pak per Top & Co

  8. #298
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Krasniqi: U demtova ne brinje

    16 Korrik Luan Krasniqi, boksieri profesionist i peshes super te rende, dje ne faqen e tij zyrtare ne Internet ka shpjeguar arsyet e disfates me amerikanin Toni Tompson. Ne fakt, Krasniqi bashke me humbje ndaj amerikanit Tompson, te shtunen ka humbur dhe shansin per te luftuar per titullin kampion bote, te cilin ai dhe shqiptaret e kerkonin shume. Gjithsesi argumenti i pare qe jep Krasniqi per humbjen e tij, eshte fakt se nuk ka qene ne diten e tij me te mire, te cilen cdo njeri normal e perjeton. Mirepo sipas Krasniqit, cdo gje ishte pergatitur mire, qofte dhe nga prania e publikut ne Hamburg, per te mundur Tompsonin. Por gjithcka ishte jashte parashikimeve te Krasniqit e tifozeve te tij. Krasniqi beri perpjekje te dukshme qe ne filim te luftes. Por menyra e zhvillimit te ndeshjes nuk ishte e keqashme, aq sa gjyqtari e ka nderprere ndeshjen ne raundin e peste. Vete Krasniqi do te deklaronte: “Nuk isha ne gjendjen time me te mire, ndersa nuk e perballova dot kundershtarin. Tompson ishte me i mire se une”. Nder te tjera, Krasniqi ka treguar se ne raundin e dyte te ndeshjes ka pesuar nje demtim ne brinje. “Natyrisht qe me ka penguar, sepse ishin dhembje te padurueshme. Me mungonte frymemarrja e duhur, por, nga ana sportive, une jam mundur dhe e pranoj humbjen”. Dhe tashme kosovari 36?vjecar ka kerkuar disa dite pushimi, jo vetem per t’u rehabilituar, por dhe te marre vendimet e duhura. “Me duhet te rehabilitohem dhe kete humbje ta perpunoj mire. Pastaj, me te afermit e mi, do te shikojme se si do te shkoj me tej, qofte dhe per te ardhmen time”, ka mbyllur Krasniqi, qe ka pranuar humbjen me Tompsonin.
    #VamosArgentina

  9. #299
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Une besoj qe ka qene plan strategjik nga Luani. Nese ky e lejon te fitoje ai amerikani, Kosoves i jepet pavaresia. Hehehhehee

  10. #300
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luan Krasniqi: Asnjėherė nuk kam trukuar ndeshje

    Boksieri kosovar Luan Krasniqi humbi shansin mė tė mirė pėr tė arritur nė pėrballjen pėr titullin e kampionit tė botės nė peshat e rėnda nė versionin WBO. 36-vjeēari nga Juniku qė bokson pėr ngjyrat e flamurit tė Gjermanisė u mund me KO teknik nė raundin e pestė tė ndeshjes nga amerikani Tony Thompson. Ishte gjyqtari i sfidės sė tė shtunės, ai qė e ndėrpreu ndeshjen nė kėtė raund pasi pa qė Krasniqi nuk po reagonte fare ndaj goditjeve tė njėpasnjėshme qė po merrte nga kundėrshtari amerikan, i cili tashmė do tė luftojė pėr tė arritur gjerdanin e artė tė versionit ĖBO.Pas takimit, boksieri kosovar deklaroi se nė raundin e tretė ndjeu dhimbje nė kurriz dhe beson se kjo ndikoi qė ai tė ishte aq apatik ndaj goditjeve tė Thompsonit. “Mendoj se humbja ka ardhur si rezultat i moskujdesit tim pėr luftėn e zhvilluar. Kam dėshtuar nė luftėn nė distancė dhe ėshtė krejtėsisht e qartė qė kam humbur. Nė raundin e dytė dhe tė tretė jam dėmtuar shumė keq. Pasi kam marrė goditje tė njėpasnjėshme nė tė njėjtin vend, jam dėmtuar nė kurriz. Pikėrisht kėtu e kuptova se nuk do tė mund tė dal me sukses nga ky takim” shprehet pėr, boksieri 36-vjeēar. Pas humbjes sė tretė tė Krasniqit, qė ndoshta ėshtė mė e hidhura e karrierės sė tij nė boksin profesionist, kosovari nga Juniku mendon seriozisht edhe “varjen nė gozhdė” tė dorezave qė i ka mbajtur pėr shumė kohė. “Ėshtė rrugė e vėshtirė qė pas kėsaj humbje unė tė vazhdojė karrierėn. Me kėtė moshė vėshtirė e kam tė vendos pėr tė ardhmen. Aktualisht nuk di se ē’farė tė them. Duhet fillimisht tė pushoj, tė bisedoj me tė afėrmit e mi dhe me trajnerin pėr mundėsinė e vazhdimit tė karrierės” deklaron boksieri Luan Krasniqi. Ndėrkaq, pas kėsaj humbjeje tė ēuditshme u hodhėn dyshime pėr ndonjė trukim tė rezultatit pasi nė kompanitė e basteve ishin hedhur shuma tė mėdha pėr fitoren e boksierit kosovar pasi ky i fundit shihej si favorite kryesor i kėsaj sfide. Por, Krasniqi e ka mohuar kategorikisht njė gjė tė tillė duke u shprehur se asnjėherė nė jetėn e tij nuk ka fiksuar rezultate ndeshjesh. “Ka njerėz tė tillė qė spekulojnė edhe pėr gjėra tė tilla, por them me shumė pėrgjegjėsi se nė karrierėn time nuk kam trukuar asnjė ndeshje. Unė e pranoj humbjen, pasi kundėrshtari im ka qenė mė i mirė. Nuk mbaj mend tė kisha pasur ndonjė humbje mė tė keqe nė karrierėn time. Kjo ka qenė ndeshja ime mė e dobėt”. Mė pas, boksieri kosovar flet edhe pėr kundėrshtarin e tij dhe pėr mundėsinė qė kishte 36-vjeēari pėr tė kthyer takimin nė anėn e tij. “Unė nuk e kam ditur se kundėrshtari im Tony Thomposn ėshtė aq i pėrgatitur dhe i gatshėm qė mua tė mė sjellė nė njė situatė tė tillė. A e patė se ai ka qenė mė superior dhe shanset e mia pėr tė fituar kanė qenė zero. Ka pasur shanse pėr ta pėrmbysur takimin nė anėn time, por nuk di ē’farė ka ndodhur. Nuk e kisha vullnetin e mėparshėm pėr t’u kthyer nė luftė edhe pas disa goditjeve tė pranuara nga ana ime. Nuk ėshtė ndonjė dėmtim i madh qė Thompson tani tė mė kėrkojė mua falje, por ėshtė e vėrtetė se jam dėmtuar nė kurriz. Nuk e di sa serioz ėshtė ky dėmtim, por e kam njoftuar mjekun se duhet tė mė kontrollojė urgjent” shprehet Krasniqi. Ky i fundit ka folur mė pas edhe pėr trajnerin e tij dhe pėr stėrvitjen qė ka zhvilluar me tė pėr sfdiėn kundėr amerikanit Thompson. “Trajneri mė ka stėrvitur shumė mire, por unė as zero pėr qind nuk kam mundur ta shfaq atė qė mė ka mėsuar trajneri” pėrfundon 36-vjeēari, Luan Krasniqi.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 30 prej 40 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Nikė Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  4. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •