MALI U KALUA, TANI KA MBETUR VETEM MAJA PER LUAN KRASNIQIN
Mali u kalua, tani ka mbetur vetem maja per Luan Krasniqin Me nje mjeshteri te larte prej boksieri me 28 Maj Luan Krasniqi mposhti kundershtarin e tij me pseudonimin Mount Lance Whiteker. Tani ai mund te shpresoje per dyluftimin e tij te shumepritur per titullin kampion bote kunder atij qe mposhti Vladimir Klickon, Lamon Brewster.
Shume eksperte te boksit e kishin parashikuar kete dyluftim me nje perfundim Knock-Out. Por me e bukura ishte qe si fitues keta eksperte kishin parashikuar amerikanin dhe jo djaloshin nga Rottweil-i.
Po ngjarjet ndodhen ndryshe ne Stuttgart. Qe prej fillimit Luani u prezantua shkelqyeshem. Me shume finesse duke e vezhguar ne sy kundershtarin e tij ai shkaterroi taktiken e kundershtarit i cili nuk mund te prezantone ate cfare kishte parashikuar.
Me nje shpejtesi te papare e detyronte Krasniqi kundershtarin e tij te mbrohej nga grushtat e fuqishme qe i vinin atij sa nga e majta aq dhe nga e djathta. Njekohesisht ai me shume zgjuarsi dinte te mbrohej dhe qendronte ne distance duke shmangur gjuajtjet e tij. Dukej ne salle sikur ishte nje loje midis maces dhe miut. Luan Krasniqi nuk preferonte te zgjaste shume dyluftimin por ishte raundi i gjashte ai qe vendosi gjithcka. Ishte nje grusht shume i fuqishem me te majten dhe amerikani Whiteker, i cili eshte vetequajtur mount (mal), u shtri pertoke e nuk mundi te ngrihej dot nga dyshemeja e ringut. Nga kjo goditje aq e forte saqe shtatlarti mbi dy metra nuk mund te qartesohej se cfare ndodhi , pikerisht ne raundin e gjashte pas 2 minutave e 33 sekondave dyluftimi mbaroi me fitore K.o!
Poe edhe pas perfundimit te boksit Luan Krasniqi e tregoi edhe njehere veten se sa xhentellmen ishte. Ai e perqafoi kundershtarin duke e sjelle ne vete dhe duke i dhene atij nje leksion shume te mire ne fushen e boksit.
luankrasniqi.com
Krijoni Kontakt