Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35

    BBC dhe shqipja letrare

    Dikush qė sapo ka hapur njė dyqan mobiljesh, dėshiron tė vendosė aty edhe njė tabelė tė ndriēuar me emrat e artikujve qė tregton.

    Ndėrkohė, ai nuk ėshtė i sigurt nėse duhet tė shkruajė, midis tė tjerave, kolltukė apo kolltuqe.

    Zonja Jorgaqi: Forma e saktė, pra, trajta normative e numrit shumės tė kėsaj fjale ėshtė kolltukė: njė kolltuk - shumė kolltukė. Pas tingullit fundor -k tė fjalės shtohet vetėm mbaresa -ė. Nė tė njėjtėn mėnyrė e formojnė shumėsin edhe mjaft emra tė tjerė qė mbarojnė me -k, si p.sh: byrekė, dyfekė, hendekė, kapakė, kolltukė, lejlekė, maēokė, malokė, oxhakė etj.

    BBC: Nė kėtė mėnyrė e formojnė shumėsin tė gjitha fjalėt qė mbarojnė me -k?
    Zonja Jorgaqi: Jo tė gjitha. Ka edhe njė mėnyrė tjetėr, sipas sė cilės ato e formojnė shumėsin duke e ndėrruar tingullin k nė q dhe duke marrė njėkohėsisht mbaresėn -e, si p.sh. brisk-brisqe, ēek-ēeqe, furrik-furriqe, park-parqe, rrezik-rreziqe.

    BBC: Po atėherė, pse ėshtė zgjedhur si normė shumėsi kolltukė dhe jo kolltuqe kur nė pėrdorim ato dėgjohen tė pėrdoren barabar?
    Zonja Jorgaqi: Planifikuesit gjuhėsorė, d.m.th. ata gjuhėtarė qė kanė pėrcaktuar normat e shqipes standarde dhe qė pėrkujdesen pėr to, me vetėdije kanė pėrkrahur shumėsin kolltukė. Jo vetėm pėr kėtė fjalė, por edhe pėr tė tjera qė dalin me dy shumėse, ata kanė rekomanduar si normė trajtat e thjeshta (ato me mbaresėn -ė, kolltuk-kolltukė) nė vend tė atyre mė tė ndėrlikuara (me ndėrrim tingujsh dhe mbaresė bashkė, kolltuk-kolltuqe).

    Mirė ėshtė qė, kur kemi dyshime ose nuk jemi fort tė sigurt pėr mėnyrėn se si e formon shumėsin ndonjė fjalė, t'i drejtohemi Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe.
    Mos pyesni se ē'bėn vendi pėr ty, por se ē'mund tė bėsh ti pėr vendin tėnd.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35

    BBC nė shqip

    Njė dėgjuese thotė se kur shkruan pėr veten e saj ėshtė nė mėdyshje se si tė shkruajė: jam lindur apo kam lindur.

    "Kur tė pyes ndokėnd se kur ka ardhur nė kėtė jetė, si t'i them: "Kur ke lindur?" apo "Kur je lindur?," pyet ajo.

    Zonja Jorgaqi: Po e them qė nė krye se pėrdorime tė tilla, si jam lindur nė Tiranė, u lind 50 vjet mė parė, ishte lindur shtatanik, nuk janė gjė tjetėr veēse ndikime tė pastra prej gjuhėve tė tjera. Nė italisht, frengjisht, anglisht, gjermanisht, madje dhe nė rusisht, pėr tė dhėnė kuptimin "vij, dal nė jetė nga trupi i nėnės" pėrdoret lindem, jo lind. Po pse pėrdoret pikėrisht trajta vetvetore lindem? Sepse, sipas njė logjike, me lind do tė thotė "me dalė nė dritė vetė nga trupi i nėnės".

    Nė shqipe, me sa duket, kjo logjikė nuk ka funksionuar. Tė mos harrojmė qė nė gjuhė shpesh logjika ėshtė njė gjė, kurse pėrdorimi njė gjė tjetėr. Pra, pavarėsisht nga logjika, ėshtė "shqip" tė thuash kam lindur nė Tiranė, lindi 50 vjet mė parė, linda shtatanik, nė ē'qytet ke lindur?, i lindi njė fėmijė. Ky ėshtė njė model popullor, i pėrgjithshėm e i ngulitur prej kohėsh ndėr shqipfolėsit.

    BBC: Si do ta dallonim kėtė kuptim tė foljes lind nga kuptimi tjetėr i saj "sjell nė jetė dikė". P.sh. E bija lindi njė djalė, a mund tė lindin keqkuptime?
    Zonja Jorgaqi: Jo, mundėsi pėr keqkuptim nuk ka, pasi fjala lind vendoset nė njė kontekst tė caktuar. Konteksti ėshtė ai qė sqaron gjithēka. E theksoj, modelet u linda, isha lindur, nuk duhen imituar. Ato vijnė nga gjuhėt e tjera nėpėrmjet pėrkthimeve dhe prishin njė model qė ėshtė autentik i gramatikės sė shqipes dhe qė ėshtė i pranishėm nė gjuhėn tonė prej shekujsh. Dėgjueses qė ka shkruar, do t'i thoja qė tė mos ngurronte pėr asnjė ēast t'i drejtohej ndokujt, po t'i binte rasti, me pyetjen "Kur ke lindur?" dhe jo "Kur je lindur?".
    Mos pyesni se ē'bėn vendi pėr ty, por se ē'mund tė bėsh ti pėr vendin tėnd.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •