Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 178
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi


    --

    Pjesemarrja e Shoqėrisė Sportive “Vlora” :

    Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938.
    Kupėn “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesėtar nė grupin C, bashkė me Durrėsin, Beratin dhe Lezhėn.
    Pas Nėntorit 1944, ēlirimit tė vendit, do tė riniste udhėn e tij tė re njė nga sportet mė tė dashur, njė nga sportet mė popullor, futbolli. Ai do tė krijonte aq emocione, dėshira, gėzime, thirrje.

    2 Shtatori 1945 rinisi startin Kampionati Kombėtar i Futbollit pėr mos t’u ndalur mė. Edhe nė kėtė startim tė ri skuadra e qytetit te Vlores prezantohet me emrin “Vlora”.

    Uniforma e pėrfaqėsues vlonjate, ashtu si edhe e viteve tė para tė nisjes sė futbollit zyrtar, ishte njė bluzė e bardhė me shirita dy ngjyrėsh, kuq e zi. Kėto tė pėrsėritura dy herė horizontalisht para gjoksit. Tė mbathurat ishin tė zeza dhe herė herė tė bardha, si dhe geta tė zeza me njė shirit tė kuq nė qafė.

    Ata qė do ta vishnin kėtė uniformė nė 2 Shtator 1945 do tė ishin:

    Xhakomino Pozeli, italiani qė kishte mbetur qė pas luftės italiane nė Vlorė, Xhelali (Veizi). Kokona, (Hata), Palla, M Mina, Bitri, Apostoli, Muēaj, Dumani, Shamo, Isaia, Ēili, Vasili, Gjini, Saraēi, Naqe, Llambi. Mali, Vavypi, Manushi, Sotiri, Vyshka, Olldashi.

    Mė 22 qershor 1946 anėtarėt e klubit tė sportit “Ismail Qemali”, intelektuale e sportistė kėrkojnė tė ndryshohet emėrtimi i klubit ne “Sport Klub Flamurtari”.

    Emėrtimi i ri u bė vėrtetė flamur pėr sportin vlonjat.

    Nė kampionatin e 9 Kombėtar tė futbollit, tė vitit 1946 skuadra e futbollit e qytetit tonė zuri vendin e parė nė grupin B dhe tė dytin pas finales me ekipin e “Vllaznisė”.

    Ecuria e futbollit vlonjat deri nė vitin 1960 kur ai do tė bėhej finalist i Kupės sė Republikės ishte ajo e njė skuadre me hope, me ngjitje e zbritje nė klasifikim.

    Ne vitin 1948 kuqezinjtė do tė ishin pėrsėri finalistė pėr titullin kampion, por e fitojnė atė te kuqte e ushtrisė “Partizani”.

    Nė vitin 1949 pas disa takimesh do tė pėrjashtoheshin nga vazhdimi i kampionatit.

    Emrat e futbollistėve Mina, Ibrahimi, Bejkosala, Dupi, Arapi, Sallata, Opingari, Thomaj, Gjyli, Ferko, Llupa, Shehu, e trajneri Pelingu do tė ishin pasqyrė pėr brezat e ardhshėm. Konsideratat mė tė mira si tregues pėr tė cilėsuar futbollin vlonjat si futboll teknik, spektakolar e qė mė vonė do tė cilėsohej dhe si “futboll i shkollės vlonjate”, kanė pėrcjelle pėr tifozerinė vlonjate dhe atė vendore mjeshtrit e futbollit shqiptar dhe emrat e spikatur tė medias sportive.

    Loro Boriēi : “Flamurtari” i Vlorės ėshtė ekip mjaft i fortė.

    Anton Mazreku : “Flamurtari” i Vlorės ėshtė njė nga ekipet me energjike dhe simpatike tė vendit.

    Sabri Peqini - “Flamurtari” i Vlorės luan thjesht dhe bukur. Zotėron njė teknikė tė pasur”.

    Xhavit Shaqiri : “Tek “Flamurtari” pėlqehet guximi e loja me karakter sulmues, teknikisht e mirė”.

    Zyber Konēi : “Zbatimi i skemės 1-4-2-4, skemė e re e eksperimentuar nė skuadrat tona mė mirė se kushdo skuadėr tjetėr e zbaton”Flamurtari”.

    Trofetė:
    1985: Fitues i Kupės sė Republikės
    1987: Fitues i Kupės sė Republikės
    1990-1991: Kampion Kombėtar i Kampionatit tė 52-te tė Futbollit

    Ekipi i qytetit tė Vlorės “Flamurtari” arritjet mė tė mira i ka nė vitet kur ėshtė bėrė dy herė fitues i Superkupės sė Shqipėrisė ; ne vitin 1990 dhe vitin 1992
    Emrat qė e ngritėn lart kėtė qytet nė futbollin e atyre viteve do tė ishin Arapi, Birēe, P.Ruci, Ēipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Ēuri e S.Elmazi.
    Kurse ata qė varėn medaljonin e parė tė kampionit do tė ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mėhilli, Lutaj, Dema, Biraēi, Ēipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liēaj dhe Sh.Zile.
    Fillimet e ndeshjeve me tė huajt vlonjatėt, thuhet e dokumentohet ta kenė luajtur rreth vitit 1918 me marinarė tė huaj qė zbresin nga porti i Skelės drejt qendrės sė qytetit. Kurse pas organizimit nė shoqatė sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri nė vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht nė gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisė . Kurse, ndeshjen e parė ndėrkombėtare zyrtare e ka zhvilluar nė Athinė me ekipin e AEK pėr Kupėn Ballkanike, nė vitin 1980.
    Pra, majėn mė tė lartė tė cilėsisė, mbresat e shkėlqyera tė futbollit vlonjat janė nė vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parė jashtė vendit pėr t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atė evropian.
    Veēanėrisht nė vitin 1987 kur vlonjatėt takohen pėr herė tė dytė me “demat” spanjollė tė “Barcelonės” dhe largohen nga kupa UEFA nė tur tė tretė, gjė qė s’e kishte arrirė me parė ndonjė ekip shqiptar.
    Pėr tė pėrcjellė kėtė futboll klasi qė mbartin futbollistet vlonjat po citojmė anglezin Lineker, golashėnuesin mė tė mirė tė botėrorit 1986, qė luajti me ngjyrat e “Barcelonės” kundra “Flamurtarit” ;“Flamurtari”, thotė ai, luajti shumė mirė. Pashė dhe luajta pėr herė tė parė me njė skuadėr shqiptare. Njė skuadėr shumė e mirė, aq sa nuk e mendoja”.
    Nga plejada e madhe dhe e ndritur e futbollistėve vlonjat sot numėrohen njė numėr i madh lojtarėsh qė kanė fituar titullin e lartė sportiv “Mjeshtėr Sporti”. Por ata tė cilėt kanė fituar nė anketa tė ndryshme tė medias, apo tė vlerėsuar e tė votuar nga tifozeria e futbollit janė:

    MEXHIT HAXHIU - Mjeshtėr i Merituar i Sportit.
    Viti 1972 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.
    Viti 1985 fitues nė anketėn “Mbresa mė tė mira nė 40 vjet”.
    Viti 1995 fitues nė anketėn “11 futbollistėt me tė mirė tė 55 kampionateve”.

    SPIRO ĒURRI- Mjeshtėr sporti.
    Viti 1971 fitues nė anketėn “Sulmuesi mė i mirė i vitit, 18 vjeēar”.

    ALFRED FERKO- Mjeshtėr sporti.
    Viti 1986 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.

    AGIM BUBEQI- Mjeshtėr sporti.
    Viti 1986+1987 fitues nė anketėn “Sulmuesi mė i mirė i vitit”.

    RAPO TAHO-Mjeshtėr sporti.
    Viti 1987 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.

    SOKOL KUSHTA-Mjeshtėr sporti.
    Viti 1988 nė anketėn evropiane”Guerin Sportive” tė revistės”Bravo” vendi 18.

    LATIF GJONDEDA- Mjeshtėr sporti.
    Viti 1988 fitues nė anketėn “ Mesfushori mė i mirė i vitit.

    VIKTOR DAULLJA- Mjeshtėr sporti.
    Viti 1988”Sulmuesi mė i mirė i vitit pėr tė rinjtė 18 vjeēar”.

    Klubi i Futbollit “Flamurtari” - Bashkia Vlorė

    Historia e Klubit ėshtė marr nga www.BashkiaVlore.org

    Njė poezi kushtuar skuadrės sė Flamurtarit nė futboll. Poezia ėshtė gjetur nė internet

    Kushtuar Vasil Rucit dhe skuadrės sė asaj kohe:

    17 dhjetor tetedhjete e nente,
    kjo e diel do te mbahet mend
    kush e la fushen e blerte
    Vasil Ruci mjeshtri me flete

    Vasil Ruci ngele figure,
    Vlores nuk i vjen me kurre
    Shume kujtime ne na le
    brez pas brezi emer ke.

    I gjithe stadiumi u merzit
    Plot me lot i mbyshi syte
    Na e ka, s'na e ka enda
    Vasil Ruci, s'ben me nena.

    Stafeten e Mexhit brigadierit
    Me lat e coi Vasil xhongleri.
    Nentedhjete e nente gola plot
    Na i mbushe syte me lot.

    Brohoret stadiumi, dhe tundet toka
    E gjithe Vlora brohoret me nota
    VASIL, VASIL TI JE BOTA.

    Ti je bota ne Vloren tone
    ti je bota ne Barcelone
    ti je bota ne A.U.E
    VISMUT A.U.E, TRE GOLA KE NGA NE

    Nen kampion 5 here ke dale
    Vetem 1 here ne vend te pare
    Te ra shorti ne kupen U.E.F.A
    Barcelone ty te gjeta.

    Barazim dole ne Vlore
    barazim ne Barcelone
    u ktheve me koken larte
    tregove futbollin vlonjat.

    Dikush foli poshte larte
    Flamurtari do haj 7
    Ja qe nuk doli ashtu
    Superklubi desh hengri dru

    Shume i fryre vjen Beogradi
    Deklaron fitojme tek labi
    Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
    Flamurtari i dha dru.

    Goli i rrepte i Iljadhit
    Eleminoi Beogradin.
    Ah po erdhen dot atje,
    Pa 4 gola s'ikni nga ne.

    Erdhi dita ne Beograd
    Betohen do rrahin ekipin lab,
    Del ne skene SOKOL DUKATI
    Qe ben gol te Beogradi

    100 here topin ta gjuaj
    jam ne gjendje ta nenshkruaj
    deklaron SOKOLI vete
    se kuptoj si shkoj ne rrjete.

    Vlora ne turin e trete
    Se ka bere asnje brez
    Me futbollin dinjitoz,
    I tregove botes qe loz

    Brez i arte brezi vlonjat
    ansambel qe luan art.
    Artin e futbollit modern
    ne BRAZIL e ka folene

    OSMAN MULA dergon leter
    Berti jepja VASILIT patjeter
    mos harro jepja ne dore
    ta dergon OSMAN MULA regjizor

    Shume te drejte kane shkodranet
    Vlora u ka gjetur anen
    i thone plot 15 vjet
    qe ne Vlore kane pare gazep

    Me Tiranen s'te ka ecur
    kampionatin ta kan hequr
    me ne fund ja gjete anen
    2-0 rrahe Tiranen

    Po e nis sipas rradhes
    qe ti hyj ne zemer taves
    po e nis me portierin
    dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin

    Arapi shtate larte ne porte
    ka ardhur ne forme te plote
    po ta rruaj kete forme
    ky portier te nderron

    Mbrojtjen tone e kane zili
    anembane ne Shqiperi
    Cipi, Taho, Iljadhi, Dema
    mbrojtesa klasi te ka enda

    GjERGJI DEMA porsi skile
    mbrojtes i djathte si XHENTILE
    qendermbrojtesa si celik
    RRAPO TAHO DHE KRESHNIK

    RRAPUA floket krele-krela
    eshte i shpejte si PASARELA
    ILJADHI alamet djali
    mbrojtes i majte si ORJALI

    Mesfusha mjaft teknike
    me lojtare yje drite
    GJONDEDA mbi te tjere
    si FALKAO timonier
    te triblon me lehtesi
    eshte i shpejte si PLATINI

    edhe ti 18-vjecar VIKTORI
    je teknik si ZHUNJORI
    VASIL ZIU ,ZHIRESI i vogel
    kur luan merr cmimin NOBEL

    Memushi mushkrite e forta
    e luan topin ne dy porta
    DAULLJA ka fiziken
    kur luan te kall friken
    Ja dhe BUBEQI me i gjati
    si SOKRATES ngjan nga shtati

    I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
    luan ne fushe si MARADONA
    BUBEQI pak esmer
    sulmues i forte si Eder

    Ai eshte kali i trojes
    shkodraneve u ka marre gojen
    gjithe golat qe ka shenuar
    eshte koka qe e ka nderuar
    plus kokes ben loje pa top
    asnje mbrojtes se mban dot

    Kushta po te loz
    ben emer ne Evrope
    sic ka qene vite me pare
    nder me te miret ne 24-vjecare

    I fizikshem shume i gjalle
    kur luan te mer zvarre
    po te njohesh aftesite e tija
    me i miri qe ka SHQIPERIA

    VLORA jone heroike
    moj faqebardha simite
    ne momente shume te renda
    ti si det shperthen nga brenda

    Te lumte FLAMURTARI YNE
    ngule gjunje, shtyve syne
    gjithe yjet e BARCELONES
    ne gjunje perpara VLORES

    I dhe mesim EVROPES
    ti vere gishtin kokes
    dhe ne jemi Evropian
    ne te bukurin BALLKAN

    Golin qe beri VASILI
    s'ish buqete as lule prilli
    ishte vule, vule dylli
    rralle na e kishte pare syri

    RRAPO TAHO u betua
    LINEKER ke pune me mua
    brez i arte je Flamurtar
    VASIL RUCI ne plan te pare

    Dy fjale per ty trajner
    e gezofsh vendin me nder
    Do te rruash ecurine?
    ne ekip vendos disipline

    Disiplina ka sukses
    ka fitore ka progres
    ilac qe perdor gjithe bota
    ku kalon provime te forta

    E nisa kete rradhe me VASILIN
    pa vecuar kolektivin
    ky brez eshte brez i arte
    brezi me i mire i futbollit vlonjat

    Dhe rezervat rrine ne stol
    bashke me ne bertasin GOL GOL
    FLAMURTAR ti je bota
    ty zili te ka Evropa

    E fillova dhe mbarrova me ty VASIL
    ti per ne ishe dhe mbetesh yll
    shembull merrni anembane
    nga lojtari veteran...........


    ------

    marre nga interneti

  2. #152
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anėtarėsuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92

    Nje korigjime

    Boksi: Ne qytetin e Vlores merr rrugen pas vitit 1944. Kampionati i pare u zhvillua ne vitin 1947 dhe boksieret e pare ishin Babace Rexhepi, Leandro Kruta, Luan Ferra, Stefan Pina, Burhan Bute me trajner Leandro Kruta. Burhan Bute doli ne skene si kampion i vitit 1950 – 1951. Pas vitit 1954 Toli Truja e drejtoi boksin deri ne vitin1963. Vlora kishte shume talente, te tille si Mynyr Beqiri, Beniamin Zoga, Pajtim Dauti, Xhorxh Arapi, Ramadan Cuni, vellezerit Duro, Viron Sadiraj, Dhori Dupi, Ali Kasemi, Idai Rama, Perlat Velaj. Idai Rama u ngjit ne majat me te larta te boksit vlonjat dhe shqiptar, duke u shpallur dy here Kampion Kombetar te “Partizani” dhe “Flamurtari”. Per cilesi te nivelit te larte, Komiteti Shteteror i Sportit Shqiptar i jep titullin e larte “Mjeshter Sporti”. Ne vitin 2003, pas vdekjes, i jepet “Medalje e Arte” - Per kontribut te vecante ne aktivitetin kombetar dhe nderkombetar.
    Bari desh tet te korigjoje ne emrin e Babaxhes ka qene nofke, ai e ka pate emrin Rexhep Zoga.
    Rexhepi e ka vellla Beniamin Zogen me baba Hamdi Zoga futbollistin e Vlores po me nenea te ndryshme.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    or ti qe as torontoja ste ka gdhendur..

    boksi nuku eshte sport..

    sport eshte noti..vrapi.. basketi volejbolli etj..

    psh del me mamane ti te parku..

    ke nje top voli boli..

    luan ti me mamin ose me gruan ose me bijzen tende..

    fiu ti fiu ajo.. e te dy firifiu..

    perfundimi..

    kenaqsi.. ajer pasterti hyn ne mushkeri.. gaz e lumturi tek ajo e tek ti..

    ki eshte sporti..

    sikur te kishe bere boks ti me mamane apo gruan apo vajzen..e jo 10 minuta si volejballi po vetem 3 sekonda..

    cdo kishim..
    mamaja ne spital.. gruaja ne hale e vajza nofullat cop cop si rudina e edvinit te shpeto gjikes..

    me kupton o babam nashtithi..se cdo te thot sport..

    thirrini kaplloqes.. se i bie qe dhe zan caushi te shpallet mjeshter sporti..

    skardilajdi eshte sport..
    foto ..ishte sportist.. ai volejbollisti i famshem dikur.. apo viktori..

    te dallojme njerzoren nga shtazeria..

  4. #154
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    vlonjatet u dogjen nga qumeshti, tani po i fryjne edhe kosit.
    nuk i eci dot rucit kete radhe ne vlore
    ajo ndeshja e flamurtarit me partizanin e beogradit do jete e paharrushme.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skrapi..

    o hyr e fol tahmėm o mos hyr..

    jemi ne fush te sportit..

    psh ..trego.. a ka len mafia ed gjiko rames ndonje cop livadh ne vlore e rrethina ku femijet e djemuria vlonjate te dalin te luajn pakez futboll apo te bejne pak vrap a piknik?

    ki eshte problemi..

    po jo vetem i vlores..

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938.
    Kupėn “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesėtar nė grupin C, bashkė me Durrėsin, Beratin dhe Lezhėn.
    Pas Nėntorit 1944, ēlirimit tė vendit, do tė riniste udhėn e tij tė re njė nga sportet mė tė dashur, njė nga sportet mė popullor, futbolli. Ai do tė krijonte aq emocione, dėshira, gėzime, thirrje.

    Historia e Klubit ėshtė marr nga www.BashkiaVlore.org
    bashkia e gjikes vazhdon me historine e shkrume prej komunistave. vitet 39-44 i kan fshi. jane lujt kampionatet edhe ne kohen e italianve e gjermanve. biles asht lujt edhe i vetmi kampionat mbarekombetar ku kan marre pjese edhe ekipet e kosoves.

  7. #157
    Flamurtari vashdon serine e fitoreve.

    Kte jav Vlonjatet kan fituar me rezultatin 2-1 ne fushen e veshtire te Lacit.

    Flamurtari kryeson bindshem kampjonatin i shkeputur me 8 pike nga

    Skenderbeu i vendit te dyte me nje ndeshje me pak.

    Me kte fitore jasht fushe,Flamurtari prek me nje dore titullin kampjon

    duke mar parasysh qe ndeshjen e radhes e kan brenda,

    dhe kalendari ne vashdim i favorizon shume.

    Urime Flamurtarit....Tradita e futbollit shqiptar eshte rikthyer.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #158
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Flamurtari nuk ka qene kurre ekip i madh.Ka qene ekip i mire por jo i madh.Ne qofte se dy barazime me barcelonen dhe nje fitore me partizanin e beogradit jane te mjaftueshme per historine e futbollit vlonjat,atehere po keni te drejte se ka qene ekip i madh sepse kurre nuk kane per tu perseritur me ato rezultate.Shiko se mos ju rreh edhe besa brenda sic beri Bylis ne kupe...
    Ti murik, je i painformuar mire. Bilanci me Barcelonen eshte 1 fitore 2 barazime dhe 1 humbje ne 4 takime. Gjithashtu Flamurtari pervec kualifikimit me Partizanin e Beogradit, ka fituar me Vismut AUE 2-0(0-1) duke u kualifikuar. Ka bere dy paraqitje mbreselenese me Goteborgun 1-1(0-0) dukeu s'kualifikuar vetem si rezultat i golit ne fushen kundershtare.
    Po ashtu ka fituar kunder Velezh JUG(2-1) dhe AEK Athine(1-0) per kupen ballkanike.
    Ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se ekipi luante me dinjitet, perballe te superpaguarve evropiane, duke na bere krenare per talentin dhe shpirtin e futbollisteve te tij.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    skrapi..

    o hyr e fol tahmėm o mos hyr..

    jemi ne fush te sportit..

    psh ..trego.. a ka len mafia ed gjiko rames ndonje cop livadh ne vlore e rrethina ku femijet e djemuria vlonjate te dalin te luajn pakez futboll apo te bejne pak vrap a piknik?

    ki eshte problemi..

    po jo vetem i vlores..
    Vdekja eshte asnjanese(mos e akuzo kot) por une ty do te dal si vampir ne enderr.
    Dhe ne fushen e sportit(ti kuluf) Flamurtari ka pasur nje Mexhit Haxhiu,qe e kishte biografine e keqe!

  10. #160
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 13:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •