Close
Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 178
  1. #141
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kur flitet per flamurtarin ,zere se flitet per djepin e futbollit shqiptar. Personalisht kam qene tifoz i partizanit ne ate kohe , mirepo kisha respekt te papare per flamurtarin.....brezi i 85-89 nuk mund te harrohet kurre....bubeqi,ferko,v.ruci e kushta ...keta ishin yje qe shume mire mund te zinin vend ne cdo skuader te madhe te asaj kohe ne europe. Fatkeqesisht per ata , linden e u rriten ne nje rregjim te poshter ku nuk mund ta zgjeronin gjenialitetin e tyre anembane botes. Per mua Ferko ka qene fenomen ......si tani e mbaj mend plakun (edhe pse tifoz me partizanin) kur thoshte ''ky qeni eshte mjeshter ,mjeshter i vertete'' . Vlonjatet ishin ata te cilet e bene barcelonen dhe spanjen vet ti futeshin rrenjesisht historise se futbollit shqiptar mbas humbjes ne vlore......ah ato kohera ....te paharrueshme.....me dridhet mishi akoma kur i kujtoj edhe pse isha ende i vogel , por prapeseprape fanatik ndaj futbollit shqiptar. .

    Kjo teme shume gabim qe seshte kthyer ne kryeteme .....futbolli vlonjat dhe flamurtari e meriton te ngrihet sa me lart ne historine e futbollit shqiptar.

  2. #142
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...he-allmuca.jpg Veliu: S’ka mė gabime si ai i Durrėsit




    Mbrojtėsi i Flamurtarit, Franc Veliu, kujton qė vlonjatėt janė me petkun e pretendentit
    Flamurtari vijon intensivisht pėrgatitjet pėr ndeshjen e radhės nė kampionat qė do tė luhet pikėrisht nė Peqin ndaj Shkumbinit vendas. Edhe pse moti nuk ka qenė fort i qėndrueshėm pėr shkak tė reshjeve, futbollistėt nuk i kanė ndėrprerė pėrgatitjet e tyre, ndėrsa dihet se tashmė qėllimi i Flamurtarit pėr kėtė ndeshje mbetet pa dyshim vijimi i rezultateve pozitive, pasi pėr Flamurtarin, etiketimi i pretendentit tė sezonit do tė thotė qė nė ēdo ndeshje tė merret maksimumi.
    Natyrisht, diēka e tillė pritet edhe nė opinionin sportiv tė qytetit, ndėrkohė qė vetė kėta tė fundit nuk kanė munguar tė jenė, si gjithmonė, pėrkrah ekipit tė tyre. Lidhur me kėtė fakt, mbrojtėsi i Flamurtarit, Franc Veliu, ka pranuar se bėhet fjalė nė kėtė fundjavė pėr njė takim shumė tė rėndėsishėm, njė kundėrshtar qė ėshtė vlerėsuar gjithmonė maksimalisht, mbi tė gjitha kur luan nė fushėn e vet. Pėr Veliun, asnjė ndeshje nuk ėshtė e lehtė dhe natyrisht ekipi nuk duhet tė pėrsėritė gabimet e shfaqura nė Durrės.
    “Ne luajmė kėtė javė pėrballė njė kundėrshtari tė vėshtirė si Shkumbini, ndėrsa dihet qė shkalla e vėshtirėsisė rritet edhe mė shumė pėr vetė faktin qė luhet nė fushėn e kėtij tė fundit. Megjithatė, mė duhet tė them qė jemi tė bindur nė forcat tona dhe drejt Peqinit udhėtojmė me synime tė qarta, mes tė cilave ėshtė edhe fitorja. Kemi rreth dy javė qė po punojmė pikėrisht pėr kėtė takim dhe mė duhet tė them qė vėmendja jonė pėr kėtė ndeshje ėshtė maksimale.
    Thashė pak mė lart, duke vlerėsuar kundėrshtarin, se ėshtė njė ekip i vėshtirė, kjo edhe pas merkatos sė kryer, por Flamurtari kėtė sezon ėshtė pretendent dhe, nėse kemi arritur rezultat jo tė mirė nė njė transfertė si ajo e Durrėsit, tashmė edhe nė ndeshjet jashtė Vlore nuk duhet tė pėsojmė humbje. Natyrisht, nga ndeshja e Durrėsit mėsuam shumė dhe nė transfertėn e radhės shkojmė pėr tė treguar vlerat tona, por edhe pėr tė luajtur futboll.
    Pas fitores me Kastriotin, nė ekip ėshtė rikthyer entuziazmi dhe unė mendoj se nė Peqin do tė marrim atė qė i kemi vetes si qėllim. Kundėrshtari ėshtė njė ekip qė tė lejon tė luash futboll, pasi nuk qėndron nė mbrojtje dhe pa dyshim pėr kėtė qėllim mendoj se do tė jetė njė takim i bukur nė fushėn e lojės pėr tė dyja skuadrat. Kampionati ka qenė i ndėrprerė dhe tashmė presim me pėr t’u kthyer nė fushėn e lojės dhe pėr tė treguar se na ka munguar ndeshja e vėrtetė.
    Qėllimi ėshtė tė vijojmė serinė e rezultateve pozitive pas fitores me Kastriotin dhe natyrisht pėr Flamurtarin nuk do tė ketė tashmė hap fals, siē edhe ndodhi nė Durrės. Kemi objektiva mjaft tė mėdha dhe natyrisht dėshirojmė t’i arrijmė pėr kėtė sezon futbollistik, si nė kampionat, ashtu edhe nė kupė,” ka pėrfunduar mbrojtėsi i Flamurtarit, Franc Veliu.
    Flamurtari, simpozium pėr 80-vjetorin e FSHF-sė
    Nė kuadėr tė 80 vjetorit tė FSHF-sė ėshtė zhvilluar nė Vlorė njė simpozium shkencor, ku i pranishėm ishte edhe shefi i sektorit tė garave, Ilir Shulku, ndėrsa aktiviteti ėshtė zhvilluar nė bashkėpunim me Bashkinė Vlorė dhe klubin e Flamurtarit, ku i pranishėm ka qenė edhe kryetari i bashkisė, Shpėtim Gjika. Simpoziumi ėshtė ndalur mbi historikun e futbollit vlonjat, madje edhe nė arenėn ndėrkombėtare.
    “Njė aktivitet i tillė nuk mund tė mungonte nė Vlorė, pasi Flamurtari ka ditur t’i japė shumė futbollit ndėr vite dhe ka nxjerrė shumė futbollistė tė shquar, duke furnizuar edhe ekipin kombėtar,” - ka thėnė Gjika. Njė minutė heshtje ėshtė mbajtur edhe nė nderim tė figurave tė futbollit vlonjat dhe atij shqiptar ndėr vite, ku tė pranishėm kanė qenė ish-futbollistė, ish-trajnerė, gazetarė sportivė, gjyqtarė, futbollistė dhe trajnerė aktualė dhe emra tė mėdhenj tė futbollit vlonjat dhe shqiptar. Ish-futbollisti Kreshnik Ēipi ka uruar mė pas Flamurtarin pėr titullin kampion, ndėrsa aktivitete tė tilla pėr 80-vjetorin e FSHF sė janė duke u zhvilluar edhe nė qytetet e tjera tė vendit tonė.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #143
    Flamurtari Vlorė 4-0 Skėnderbeu Korēė
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #144
    League table

    Pos. Team GP Pts W D L GF GA +/- Form H2H
    1 Dinamo Tirana 10 23 7 2 1 19 10 9
    2 Flamurtari Vlorė 10 22 7 1 2 17 7 10
    3 Skėnderbeu Korēė 10 19 6 1 3 16 11 5
    4 KF Tirana 10 15 4 3 3 14 10 4
    5 Shkumbini Peqin 10 14 4 2 4 14 14 0
    6 Vllaznia Shkodėr 10 14 4 2 4 10 13 -3
    7 Teuta Durrės 9 12 3 3 3 6 8 -2
    8 KF Laci 10 11 3 2 5 11 13 -2
    9 Besa Kavajė 10 8 1 5 4 7 12 -5
    10 Kastrioti Krujė 10 8 1 5 4 8 15 -7
    11 Bylis Ballsh 9 7 2 1 6 11 15 -4
    12 KS Elbasani 10 6 2 3 5 9 14 -5 Flamuratri ne ndeshjen me Skenderbeun tregoi forcen e vet reale.Ka mundur te gjith pretendentet kte vitinamo Tirana Vllaznia.Esht favoriti kryesor per te fituar titullin kamjon sivjet.Urime Vlonjateve.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #145
    Flamurtari, kampion i fazės sė parė!


    E diela ka konsumuar edhe dy ndeshje tė tjera tė javės sė 11-tė tė superligės, respektivisht nė stadiumin “Qemal Stafa“ tė kryeqytetit dhe nė “Ruzhdi Bizhuta“ tė Elbasanit. Ku luanin skuadra me emėr dhe traditė tė madhe nė futbollin tonė, ndėr tė cilat edhe pretendente serioze pėr titull. Sic ėshtė Flamurtari, i cili i tregoi ambiciet e veta edhe nė Elbasan. Ku arriti tė fitojė me rezultatin 2-1, duke rikthyer disavantazhin e hershėm, tė fiksuar nga verdheblutė vendės, nė minutėn e 14-tė, me anė tė E.Dalipit. Vlonjatėt, e drejtuar nga Gugash Magani, sapo e kanė parė veten nė disavantazh, kanė reaguar fuqishėm dhe me prepotencė, duke e spostuar lojėn nė prapavijėn verdheblu. Mundohen tė ngrenė “barrikada” para kuadratit tė Llanit lojtarėt e Elbasanit, por Daniel Xhafa me shokė duket se janė tė kalitur mirė me cfarėdolloj pengese nė kėtė kampionat. Duhej tė vinte minuta e 31-tė, qė golashėnuesi kryesor i kuqezinjve, D.Xhafaj, tė barazonte shifrat, duke kurorėzuar kėsisoji iniciativėn dhe dominimin e lojės nga miqtė, pas golit tė vendėsve. Nuk do tė vononte shumė dhe Elbasanin do ta ndėshkonte njė “ish” i tij, pikėrisht Julian Ahmataj, qė nė minutėn e 36-tė do tė realizonte golin e dytė pėr vlonjatėt. Pėrmbysja ka ardhur nė kohė rekord, teksa verdheblutė e shikojnė veten tė mundur, edhe pse kishin shėnuar tė parėt. Me rezultatin 2-1 do tė mbyllej pjesa e parė, ndėrkohė qė e dyta ėshtė mė e kujdesshme pėr Flamurtarin, qė mendon shumė tė ruajė epėrsinė, ndėrsa verdheblutė shfaqen tė pafuqishėm dhe tė pasaktė pėr t’i barazuar shifrat. Natyrisht, raste pėr tė dyja skuadrat janė krijuar edhe nė fraksionin e dytė, por portat respective nuk janė arritur mė. Si ajo e Dushkut tė Elbasanit, qė ka zėvendėsuar Llanin, nė pjesėn e dytė, ashtu ajo e Spahos sė Flamurtarit, qė ka ulur nė stol prej disa javėsh Mockėn. Ky 3 pikėsh e ka ngjitur skuadrėn vlonjate nė vendin e parė tė klasifikimit, duke parakaluar kėshtu Dinamon, e cila pasohet mė pas nga Skėnderbeu. Vlonjatėt janė edhe kampionėt simbolikė tė fazes sė pare tė kampionatit tė 72-tė kombėtar tė futbollit.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #146
    Elbasani 1-2 Flamurtari
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  7. #147
    SUPERLIGA-KLASIFIKIMI
    Renditja e Superligės, pas javės 11-tė
    1. FLAMURTARI 25 pike
    2. DINAMO 23 pike
    3. SKENDERBEU 22 pike
    4. VLLAZNIA 18 pike
    5. TIRANA 15 pike
    6. TEUTA (-1) 15 pike
    7. SHKUMBINI 14 pike
    8. LACI 14 pike
    9. BYLIS 10 pike
    10. BESA 8 pike
    11. KASTRIOTI (-1) 8 pike
    12. ELBASANI 6 pike
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #148
    6-Kateshi Maska e VL.TX.US
    Anėtarėsuar
    18-09-2010
    Vendndodhja
    ATX
    Postime
    65
    Klasifikimi
    Skuadra Pik Sh-P

    Flamurtari 28 23-11
    Skėnderbeu 25 23-15
    Dinamo 24 23-17
    Tirana 21 19-14
    Vllaznia 21 13-13
    Teuta 18 15-12
    Shkumbini 17 18-20
    Laēi 17 14-15
    Kastrioti 14 13-17
    Bylis 11 16-26
    Elbasani 9 14-21
    Besa 9 8-18


    Le te kendojme, per afrimin e fitores, perseri ne djepin e futbollit Shqipetar ! Forca Flamurtari ( Click mbi tekstin e himnit, per ta shoqeruar me muziken e himnit te Flamurtarit )

    .....Flamurtar..... Flamurtar......

    Dy emra kam nė zemėr unė

    Para mė je ti o Vlorė

    I dyti ėshtė ekipi ynė

    Flamurtari madhėshtor

    Me fanellat kuqezi

    Jo nė botė nuk ka si ty

    .....Flamurtar..... Flamurtar......

    Kur del nė fushė lufton, fiton

    Zemrat tona ndizen zjarr

    Ne derdhim lotė, pėr ty gėzojmė

    Brohorasim Flamurtar......

    Me fanellat kuqezi

    Jo nė botė nuk ka si ty

    .....Flamurtar..... Flamurtar......
    Dy emra kam nė zemėr unė
    Para mė je ti o Vlorė

    I dyti ėshtė ekipi ynė
    Flamurtari madhėshtor

  9. #149
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Flamurtari nuk ka qene kurre ekip i madh.Ka qene ekip i mire por jo i madh.Ne qofte se dy barazime me barcelonen dhe nje fitore me partizanin e beogradit jane te mjaftueshme per historine e futbollit vlonjat,atehere po keni te drejte se ka qene ekip i madh sepse kurre nuk kane per tu perseritur me ato rezultate.Shiko se mos ju rreh edhe besa brenda sic beri Bylis ne kupe...

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Historia e Sportit ne Vlore

    HISTORIA E SK FLAMURTARIT


    Klubi shumesportesh Flamurtari







    Historiku


    Formimi dhe veprimtaria e shoqerise sportive “Vlora” e ka zanafillen nga fillimet e shek.XX, rreth vitit 1911. Njė i ri vlonjat, Theodhori Arapi, arriti tė grumbulloje 32 lojra popullore me karaktere tė ndryshme duke zene vendin e parė ne konkursin qė u zhvillua ne Boston Mass tė Sh.B.A.



    Por mbetemi ne sporte tė vecanta deri pas krijimit tė shoqerisė “Vlora” mė 27.03.1923 me kryetar Milto Korcanin.



    Aktivitet zyrtare, si Kampionati Kombetar, filluan ne vitet 1929-1930.



    Ciklizmi: prej vitit 1916 deri ne 1921 pati njė rritje tė dukshme si ne masivizim dhe organizimin e aktiviteteve. Data 21.05.1921 ėshtė fiksuar si organizimi i aktivitetit ciklistik ne qytetin e Vlores. Ne kėtė aktivitet dallohet Novruz Nivica, Spiro Stavro, Salo Metushi. Ne vitin 1925 u organizua rrethi parė kombetar ciklistik. Vlora perfaqesohet nga ciklisti Novruz Nivica. Kampionati i parė Ballkanik u zhvillua ne Greqi me 1928 ku vlonjati Novruz Nivica shpallet nėn kampion i Ballkanit. Ne vazhdim tė viteve 1937-1940 shohim disa sportiste tė talentuar si Thoma Puka, Gori Risilia, Cecen Shana, Qemal Meli, Mimi Risilia, etj. Me vone, ne vitet 1966 ne xhiron e madhe tė Shqiperise, (Kapionati Kombetar) i riu i talentuar 15 vjecar Piro Driza shpallet nenkampioni i vendit, pas te mirenjohurit Bilal Agalliu. Pėr t’u permendur jane Muharrem Ahmeti dhe Kastriot Mezini, tė cilet u shpallen Kampion Kombetar dhe u futen ne eliten e ciklizmit shqiptar.



    Atletika: Gara e para sportive ne qytetin e Vlores shenohet me 08.04.1923, ku kane dale shumė talente, kampion e rekordmene, tė cilet krijuan tė ardhmen e Atletikes ne Vlorė. Me 26.06.1929 Vlora merr pjese ne Kampionatin e parė zyrtar tė atletikes ku rekordmeni i parė ėshtė Ymer Sharra, duke u pasuar dhe nga shokė tė tjerė si: Vasil Konomi, Ilia Gjergji, Filip Makoci, Hamit Batja. Por ai qė hyri ne majat e histories se atletikes ėshtė Minella Anastasiadhi si atlet kombetar, kampion kombetar, Mjeshter i sportit, mbajtes i Medaljes se Arte dhene nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve. Njė ndihme tė shquar si sportist, organizator, trajner ka dhene Mjeshtri i Sportit, Mbajtesi i Medaljes se Artė Koēo Dhrami aktiviteti i te cilit shtrihet prej viteve 1931 deri 1972. Ne Vlorė kane dale perhere kampion e rekordmenė si: Aleks Ruci, Meleq Arapi, Skender Kokalari, Vasil Rafti, Pirro Janina, Gezim Meēani, Krenar Meēani i cili shpallet kampion ballkanik ne Ballkaniaden e zhvilluar ne Greqi. Pėr t’u permendur ėshtė dhe Kampioni Kombetar i hedhjes se shtizes Kastriot Malaj. Dhe vajzat vlonjate kane dhene kontributin e tyre dhe pėr tu permendur ėshtė Elvira Petriti, Vita Muco, etj. Por figura me e madhe si pėr “Flamurtarin”, eshtu dhe per kombetaren ėshtė e mirenjohura, Mjeshtrja e sportit Xhulieta Muco.



    Noti - Meshkuj: Deti, kjo dhurate e natyres, ka bėrė qė rinia e Vlores natyrshem tė merret me not. Shoqata “Vlora” organizoi me 28.06.1928 njė veprimtari lokale me tete pjesemarres nga Vlora, Berati etj. Nisja u be nga porti i Skeles deri ne plazhin e Ri, ku fitues doli vlonjati Sezai Agalliu. Me 23.08.1931 ne Vlorė zhvillohet Kamponati i parė Kombetar i Shqiperise, ku u dalluan Kamber Rrapushi, Vlash Syko, Spiro Zaka, Astrit Kokoshi. Pas clirimit tė vendit do tė dalin tė tjerė notar tė medhenj qė hyne ne majat me te larta tė notit shqiptar si te medhenjte Jani Hondro, Skardilajd Shyti e deri tė Fatmir Zyka, Tomorr Bani, etj. Klubi “Flamurtari” ka nxjerre disa Mjeshtra Sporti ne sportin e notit, por mbi tė gjithė qendrojne dy mjeshtrat e Merituar tė Sportit, Jani Hondro dhe Skerdilaid Shyti, tė cilet jane fitues tė anketes “Sportistet me tė mirė tė Shekullit”.



    Noti - femra: ėshtė njė nga ekipet me tė mira tė notit shqiptar ku spikasnin me talentin e tyre mjeshtret: Aida Xhindi, Vasilika Bejo, Anila Isufi, etj. Ne arritjen e rezultateve te larta tė ketyre kampioneve kontribuan trajnere te shquar si :Ali Kadena, Thoma Papa, Sotiraq Papa, Teki Kadena, Ilir Kreshpa, Pavllo Kisi dhe Bashkim Aliraj.



    Lojrat me dore: Ne qytetin e Vlores lojrat me dore nisen te levrohen nga studentet e shkollės tregtare, nėn ndikiminin e pedagogeve tė tyre te apasionuar. Ne programet e kesaj shkolle luhej si basketbolli, ashtu dhe volejbolli. Kėto aktivitete filluan te organizoheshin jo vetem ne kuadrin e shkollės, por edhe ndermjet shkollave dhe qyteteve tė tjera. Pas clirimit, ne 1946 filloi organizimi zyrtar i sportit, i cili percaktoi hapin e rendesishem pėr ecurine e volejbollit.



    Volejboll - meshkuj:Volejbollistėt e para jane Napolon Sadiku, Pandeli Shano, Fatosh Kokoshi, Vlash Koljako, Vllasi Syko, Petraq Bani, Jazo Malaj. Pas vititt 1968 ėshtė pėr t’u permendur, pėr nivel tė lartė tė volejbollit vlonjat dhe atij kombetar, Mjeshtri i Merituar i Sportit, mbajtes i Medaljes se Arte, si dhe Sportist i Shekullit volejbollisti Todi Driza, si sportist e trajner. Ka edhe tė tjera figura qė kane dhene kontributin e tyre ne volejboll si Ymer Bogani, Pullumb Fakaj, Ylli Lulushi, Ilir Halili, Filip Moci, Vladimir Sadushi, Niko Pando, etj.



    Volejboll - femra: Filloi tė gjallerohet me 1948. Femrat e para qė hodhen themelet e ketij sporti jane: Fejzie Fisheku, Fetie Piraniqi, Eleni Gjyli, Fotika Skrame, Ana Ndini, Rexhina Luari, etj. Me njė pune kembengulese, nga viti 1961 deri ne 1965, ekipi i “Flamurtarit” femra shpallet Kampion Kombetar.

    Volejbollistet qė e ngriten ne njė stad me tė lartė ishin: Natasha Lamaj(Cipi), Drita Shakaj, Engjellushe Kapaj, Aljona Collaku, Liri Golemi, Vjollca Palla, Viti Zhupa me trajner te mirenjohurit Vllasi Syko e Thanas Strakosha.



    Basketboll - femra: Ka qene ne majat e sportit vlonjat. Basketbollistet vlonjate, tė drejtuara nga trajneri i tyre i apasionuar dhe shumė komunikues Petrit Stefa, kane qene pėr shumė vite kampione kombetare. Ne listen e shumte te ketyre sportisteve mund te permendim: Valentina Hysi, Aferdita Hasani, Muhina Kuqi, Arjana Birce, Pjereta Ēika, Eleni Beli, Violeta Cala, Teuta Birce. Me loje e tyre ato jane shquar si ne aktivitete kombetare, ashtu edhe ne ato nderkombetare, duke ngritur peshe zemrat e tifozerize vlonjate dhe me gjere. Shume prej tyre mbajne tituj dhe medalje te larta te sportit, si dhe kane qene anetare te skuadres kombetare Shqiptare.



    Basketboll - meshkuj: fillimet e ketij sporti i ndeshim ne shkollen ekonomike te Vlores para viteve ’40. Zyrtarisht organizimi i ekipit te basketbollit “Flamurtari” nis ne vitin 1946 dhe ne 1948-49 perfaqesohet ne kategorine e I-re midis ekipve me te mira te vendit. Ndeshjet ky ekip i zhvillonte ne kendin sportiv “Spartak” i cili mbushej plot me te rinj dhe intelektuale te qytetit. Pjesetare te ekipit “Flamurtari” per vitet 1945-55 ishin: V.Papingji, V.Opingari, A.Ēuēi,, P.Meksi, V.Pici, P.Papa, S.Pina, N.Dema, A.Nota, L.Ferra, Dh.Mina, V.Ndini, K.Vasili, M.Shyti, V.Kedhi, D.Sharra dhe L.Sorra. trainere te tyre ishin A.Rexhepi dhe K.Dhrami. Ne vitet 1956-70 ky sport vazhdoi te te rritej cilesisht si edhe sporte te tjera ne qytetin e Vlores, duke zhvilluar edhe disa ndeshje nderkombetare. Ne keto vite shquhen basketbolliste si: P.Resuli, E.Jakoel, L.Alemi, V.Luzaj, V.Zykaj, V.Birēe, P.Stefa etj. Brezi i III-te i ekipit te basketbollit ‘Flamurtari” i perket viteve ’70 e ne vazhdim, ku ne krye te ekipit erdhi si trainer Ilo Taska, i cili ndikoi mjaft ne rritjen e cilesise se ketij ekipi. Ky ekip i jepte tonin kampionatit kombetar te asaj kohe, ku ne perberje te tij ishin V.Papavangjeli, K.Kasmi, P.Resuli, G.Angjeli, Sh.Veliu,A.Birēe, A.Golemi, E.Idrizi, V.Birēe, P.Aliraj. Eshte per t’u theksuar ne gjithe historikun e ketij ekipi emri i Viktor Papavangjelit, i cili ishte nje sportist i nivelit europian dhe anetar i ekipit kombetar te atyre viteve.



    Gjimnastika - meshkuj: Historia e kesaj displine e ka zanafillen ne vitet 1948 - 49 deri ne 1954 me dy vellezerit Ēipi, Faruk Mezini dhe Eqerem Kushta. Keta gjimnaste kryenin demostrime ne akrobaci , kalim kali, hekur, paralele, etj. Mė vone, ne saj tė punes apasionante tė trajnerit Eqerem Kushta, por dhe si sportist krijoi brezat e gjimnastikes ku me tė spikatur jane: Ilirjan Kreshpa, Kastriot Dauti, Gani Mezini, Engjellush Gorishti, Andrea Pavli., Njazi Hamzarai. Ne vite 1970 e ne vazhdim “Flamurtari” shpallet disa herė kampion kombetar ku spikatin : Ilir Cela, Ilir Tafili, Llambro Leka, Vasil Ruci, Harallamb Babe, Zenel Zeneli, Kostaq Gerveni, etj. Por ne majat e gjimnastikes shqptare jane Gani Mezini, Ilir Cela dhe Mjeshtri i Sportit Ilir Tafili.



    Gjimnastika - Femra: Kjo disipline, si dhe per meshkuj, zanafillen e ka ne vitet pas clirimit tė vendit. Gjatė aktiviteteve ne vite jane pėr t’u permendur gjimnaste per rezultate te larta si: Marjeta Kapore, Ilirjana Kreshpa, Albana Dhima, Yllka Cela, Enkeleda Dumani, kurse si trajner i apasionuar, i cili arriti disa trofe kombetar eshte Mjeshtri i Sportit Kostaq Gerveni.



    Ping-pong - femra: historiku i ketij sporti fillon ne vitet 1951 me kampionatin kombetar ndermjet hoqerise “Puna”. Vlora renditet ne vendin e pare nen drejtimin e traineres Fejzie Fisheku (Haxhiu). Ne vitet 1986-90 Flamurtari drejtohej nga traineri Kristaq Bitri. Ne vitet 1990-96 me marrjen e ekipit nga traineri Edmond Gjoka “Flamurtari” shpallet Kompion Kombetar per te reja dhe pas ketyre viteve ky ekip shpallet Kampion Kombetar per te rritura. Spikasi sportiste cilesore si Alma Shabani dhe Anila Selimi. Po ne keto vite ky ekip fiton disa here rresht edhe Kupen e Republikes. Nga vitet’98 deri 2005 Flamurtari arrin ne majat e Ping-pongit shqiptar e perfaqesuar nga sportistet e talentuara Anila Gjoka dhe Lindita Muēo, te cilat shpallen disa here Kampione te vendit dhe perfaqesuese te kipit kombetar te Shqiperise ne aktivitete nderkombetare.



    Boksi: Ne qytetin e Vlores merr rrugen pas vitit 1944. Kampionati i pare u zhvillua ne vitin 1947 dhe boksieret e pare ishin Babace Rexhepi, Leandro Kruta, Luan Ferra, Stefan Pina, Burhan Bute me trajner Leandro Kruta. Burhan Bute doli ne skene si kampion i vitit 1950 – 1951. Pas vitit 1954 Toli Truja e drejtoi boksin deri ne vitin1963. Vlora kishte shume talente, te tille si Mynyr Beqiri, Beniamin Zoga, Pajtim Dauti, Xhorxh Arapi, Ramadan Cuni, vellezerit Duro, Viron Sadiraj, Dhori Dupi, Ali Kasemi, Idai Rama, Perlat Velaj. Idai Rama u ngjit ne majat me te larta te boksit vlonjat dhe shqiptar, duke u shpallur dy here Kampion Kombetar te “Partizani” dhe “Flamurtari”. Per cilesi te nivelit te larte, Komiteti Shteteror i Sportit Shqiptar i jep titullin e larte “Mjeshter Sporti”. Ne vitin 2003, pas vdekjes, i jepet “Medalje e Arte” - Per kontribut te vecante ne aktivitetin kombetar dhe nderkombetar.



    Historia e re e Boksit filloi ne vitet 1991 – 1992. Ne vitin 1992 u zhvillua Kampionati i pare Kombetar i ketij sporti. Trajneri i pare qe zhvilloi sportin ne vitet me te veshtira ishte Perlat Velaj. Ne skene po shfaqeshin shume talente si Elton Meta, Dhimiter Metani, Arsen Doko, Ervin Ceta, Stiljano Zeqo, Genti Kamberi etj. Keta sportiste i drejtoi trajneri pasionant Gezim Zeneli. Ne vitet e ardhshme ai i drejtoi me profesionalizem ne titujt e shumte kombetar dhe drejt vendeve te nderit si perfaqesues te Ekipit kombetar te Shqiperise.



    Trofete si ekip:


    Deri ne vitin 2000 ekipi “Flamurtari” shpallet Nenkampion i vendit.

    Cilesia e boksiereve po vinte duke u rritur, kjo se bashku me punen e madhe te trajnerit beri qe ekipi i Boksit te rritur te shpallet Kampion Kombetar ne Tetor te vitit 2001.

    Ne vitin 2002 ekipi kurorezon nje fitore tjeter, fitues i Kupes se Republikes.

    Ne vitin 2003 ekipi “Flamurtari “ eshte fitues i Kupes se Republikes.

    Ne vitin 2003 trajneri pasionant Perlat Velaj shpall ekipin e te rinjve te “Flamurtarit “ Kampion Kombetar.



    Por faktori me i rendesishem eshte se tani “ Flamurtari “ per here te pare fut ne histori shume kampione kombetar si:


    Dhimitraq Metani 32 takime nderkombetare, 6 here Kampion Kombetar.



    Elton Meta 29 takime nderkombetare, 5 here Kampion Kombetar.



    Arsen Doko 42 takime nderkombetare, 8 here Kampion Kombetar.



    Stiliano Zeqo 13 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.



    Ervin Ceta 11 takime nderkombetare, 1 here Kampion Kombetar.



    Eduart Hoti 7 takime nderkombetare, 3 here Kampion Kombetar.

    Bledar Zguro 32 takime nderkombetare, 3 here Kampion Kombetar.

    Jeton Plaka 5 takime nderkombetare, 1 here Kampion Kombetar

    Robert Maska 2 here Kampiom Kombetar.

    Alket Muco 12 takime nderkombetare, 2 here Kampion Kombetar.





    Keto rezultate prestigjoze jane frut i nje pune intensive te trajnerit te shquar vlonjat Z.Gezim Zeneli, duke vleresuar dhe kontributin e trajnereve veterane si Ziaudin Shaqiri, Toli Truja, Pajtim Dauti etj.



    Pas ēlirimit, ky sport mori njė zhvillim tė gjėrė, ku mė tė spikaturit ishin shkodrani i mirėnjohur, farmacisti Z.Alfret Ashiku, vlonjatėt Astrit Sharra, Nasho Thanasi, Aristidh Duka. Deri nė vitin 2000, nė Vlorė dhe nė Shqipėri kishte shumė talente qė luanin bilardo dhe karambol, por ishin tė pa organizuar si sport dhe nuk kishin njė Federate qė t’i drejtonte. Ai qė e organizoi dhe e zyrtarizoi si Federatė ėshtė Presidenti aktual Z.Edmond Loku. Ishte eveniment i rrallė qė pas shumė vitesh njihet nė arenėn ndėrkombėtare me siglėn “Federata Shqiptare e Bilardos”. Nė muajin Mars tė vitit 2001, nė Shqipėri dhe konkretisht nė Tiranė u ēel Kampionati i parė i Bilardos. Klubi SH.S. “Flamurtari” u pėrfaqėsua nė ekipin e Bilardos, me krijuesin e ideatorin e kėtij ekipi, trainerin pasionant z.Roland Panozaqi, i cili aktualisht ėshtė trainer i parė i ekipit Kombėtar tė Shqipėrisė.

    Bilardo: Sporti i Bilardos, si nė tė gjithė Shqiperine, ka qėnė i zhvilluar edhe nė Vlorė qe prej viteve ‘40.

    Takimi i parė u zhvillua nė Vlorė mė datėn 7.07.2001.



    Turneun “Steka e Artė” e fitoi bilardisti i ekipit tė “Flamurtarit”, sportisti Fatjon Bani.



    Nė vitin 2002 ekipi i “Flamurtarit” shpallet Nėnkampion Kombėtar.



    Nė vitin 2003, shpallet Kampion Kombėtar.



    Nė vitin 2004 shpallet Nėnkampion Kombetar



    Nė vitin 2005 shpallet Kampion Kombėtar.



    Nė sportin Karambol shpallet Kampion Kombėtar Z.Artur Shehaj.



    Njė eveniment i rrallė ėshtė renditja e sportistit Besmir Ēufa nė tetė mė tė mirėt e Europės nė Kampionantin Europian zhvilluar nė Vilengen, Gjermani midis 26 shteteve. Pėr tre sportistėt cilėsor tė ekipit tė “Flamurtarit”, bilardistėt Besmir Ēufe, Artur Shehaj, Fatjon Bani, traineri amerikan Z. Stiv – Lilles, Drejtori Teknik i Federatės Botėrore Artistike tė Bilardos, Kampion i Botės nė Bilardo Gjermani Marsel Kajter, qė ishin drejtuesit kryesor ne seminar, vlerėsuan maksimalisht trainerin Roland Panozaqi, pėr nivel tė lartė profesional gjatė proēesit tė organizimit tė stėrvitjes.

    Adresa: Pallati i Sportit “Flamurtari” Skelė -Vlorė

    Tel&fax: 00355 33 24565; cel: 0682420726

    E-mail: coord_vl@yahoo.com coord_vl@yahoo.com;



    Klubi i Futbollit Flamurtari



    Historia e Klubit te Futbollit "Flamurtari"

    Nga gėrmimet e zbulimet arkeologjike, nga dokumentet arkivore, nga dokumentet fotografike te shtypit te kohės, apo nga te dhenat gojore, konstaton se nė qytetin bregdetar tė Vlorės zanafilla e lojės “Top e kėmbė” ėshtė shumė e hershme. Kurse si lojė e re futbolli, si garim sportiv, si lojė moderne e spektakolare mendohet tė ketė filluar rreth vitit 1915. Kjo e dokumentuar edhe nė “Sporti Shqiptar” Nr. 10 dt 28.11.1937.

    Rinia vlonjate e viteve ‘20, njė grup tė rinjsh nga qyteti, studente tė ardhur nga Kalabria e Italisė, themeluan tė parėn shoqėri sportive ne vitin 1921 te quajtur “Jeronim De Rada”. Kryetar i parė i saj zgjidhet Sezai Nota.

    23 Mars 1923 mbahet si data e themelimit tė klubit tė futbollit vlonjat “Vlora”, kryetar i parė i te cilit, u zgjodh Milto Korēari, sekretar Malo Ismaili dhe financier Faslli Zoga.

    Kjo shoqėri sportive rreth viteve 30’ kishte tė anėtarėsuar aq simpatizantė e aktivistė sa edhe qytetet e mėdha tė asaj kohe si, Tirana, Shkodra apo Korēa.

    Anėtarėt e shoqatės “Vlora” si veprimtari kryesore kishin sportin, veēanėrisht atė futbollistik. Deri nė fillimin e aktivitetit tė parė kombėtar tė futbollit kjo shoqatė ka zhvilluar njė numėr tė konsiderueshėm ndeshjesh. Jo vetėm nė qytetin tonė me ekipet e lagjeve, por rėndėsi tė veēante u kushtonte dhe ndeshjeve miqėsore me ekipet e Kavajės, Fierit, Shkodrės, Korēės, Beratit etj.

    Kampionati i parė 1930:

    Shoqata Sportive “Vlora”: Apostol Malo, Neshat Agolli, Xhevdet Pustina, Jani Kosta, Pavllo Qiroko, Vasil Koēo, Hasbi Tepelena, Zeko Koka, Syrja Gabrani, Remzi Verzivolli, Vasfi Semini, Abedin Bozhegu, Xhevdet Fishta, Hamdi Zoga.

Faqja 15 prej 18 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 13:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •