Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 178
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------

    Skuadra vlonjate ka zhvilluar dje nė Ulqin ndeshjen e parė miqėsore, qė e ka fituar me rezultatin e thellė 6-0. Pėrballė Flamurtarit u vu njė ekip 18-vjeēarėsh malazes, tė cilin tė besuarit e trajnerit Vasil Ruci e mundėn me lehtėsi, duke shėnuar 4 gola qė nė pjesėn e parė dhe 2 nė pjesėn e dytė. Nė pjesėn e parė shėnoi 3 herė afrikani Sisoko dhe njė herė Nenaj, ndėrsa nė tė dytėn Plepi dhe A.Beqiri, tė dy kėta tė hedhur nė fushė gjatė 45 minutave tė dyta nga trajneri vlonjat. Nė kėtė mėnyrė, skuadra vlonjate tregoi se ėshtė nė gjendje tė mirė. Trajneri Ruci aktivizoi qė nga minuta e parė kėtė formacion: Dine, Driza, Bedini, Guga, Sakaj, Imeraj, Kuqi, Bega, Sisoko, Dikson dhe Nenaj, ndėrsa gjatė pjesės sė dytė u futėn nė lojė Guna, A.Beqiri, F.Liēaj, F.Gjondeda, Moqi etj. Duhet thėnė se nuk pati mundėsi tė aktivizohej mbrojtėsi Behari, i cili ka pėsuar njė dėmtim mė parė dhe nuk ėshtė ende gati pėr trajnerin Ruci. Tė mėrkurėn vlonjatėt do tė luajnė njė tjetėr ndeshje miqėsore, me ndonjė ekip tė kategorisė sė parė tė kampionatit malazes.

    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------

    Vlonjatėt, tė cilėt po i vazhdojnė pėrgatitjet pėr fazėn e dytė nė Ulqin tė Malit tė Zi, kanė luajtur dje ndeshjen e dytė miqėsore, ku fituan me rezultatin 2-0. Pėrballė vlonjatėve u vu skuadra malazeze Back dhe ndeshja u luajt dje nė stadiumin e Ulqinit, nė orėn 14.00. Golat pėr Flamurtarin u shėnuan nga dy sulmuesit vlonjatė, Nenaj dhe Guna. Tė dy golat u shėnuan gjatė pjesės sė dytė. Trajneri Vasil Ruci e ka filluar lojėn me formacionin e tij mė tė mirė: Dine, Driza, Behari, Bedini, Sakaj, Bega, Imeraj, Kuqi, Nenaj, Sisoko dhe Dikson, ndėrsa nė pjesėn e dytė ai bėri 9 zėvendėsime, duke filluar me portierin e ri Xhelili dhe mė pas me Gugėn, Mehmetin, Stratin, A.Beqirin, F.Gjondedėn, Plepin, Gunėn, Moqin. Kundėrshtarėt e vlonjatėve vinin nga kategoria e parė e kampionatit tė vendit tė tyre, qė ėshtė si kampionati ynė, ka superligė dhe kategori tė parė.

    ---------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------

    Vlonjatėt kanė pėrfunduar stėrvitjen 10-ditore nė Ulqin tė Malit tė Zi. Mbrėmjen e djeshme, skuadra e drejtuar nga trajneri Vasil Ruci, pasi luajti edhe njė ndeshje miqėsore nė Kavajė me Besėn, ku barazoi 0-0, ėshtė kthyer nė Vlorė.

    Sipas golashėnuesit mė tė mirė tė Flamurtarit dhe tė kampionatit tė kategorisė sė parė, Madu Dikson, stėrvitja ulqinake i shėrbeu skuadrės nė drejtim tė qėndrueshmėrisė nė treguesit fizikė, si dhe pėr pėrsosjen e nivelit taktiko teknik. Njė pėrgatitje e tillė ka ndikuar ndjeshėm edhe nė arritjen e disa rezultateve pozitive nė 5 miqėsoret e zhvilluara gjatė muajit janar.

    "Natyrisht qė edhe gjatė periudhės stėrvitore qė zhvilluam nė Vlorė skuadra jonė arriti njė nivel tė kėnaqshėm. Por, kur shkuam nė Uqin, nė grupin tonė kishte edhe lojtarė tė pariaftėsuar plotėsisht. Gjatė ndeshjeve tė kontrollit apo miqėsoreve me Apoloninė dhe Lushnjėn u vunė re mangėsi nė treguesit taktiko teknikė. Ndėrkohė, kushtet e mira tė terreneve nė Ulqin ndikuan ndjeshėm nė rritjen graduale tė skuadrės nė ēdo aspekt, ndaj dhe nė miqėsoret e fundit morėm rezultate pozitive. Gjithashtu, u bė i mundur edhe riaftėsimi i shpejtė i lojtarėve, tė cilėt kishin pėsuar mė parė tėrheqje muskulore. Ndonėse kemi nė dispozicion edhe dy javė pėr t'u pėrgatitur pėr ndeshjen e parė tė fazės sė dytė, mendoj se Flamurtari ėshtė gati."
    Ndryshe nga ndeshjet e fazės sė parė tė kampionatit, kur Diksoni shėnonte rregullisht nė fitoren e Flamurtarit, nė ndeshjet miqėsore 25-vjeēari nuk ka arritur ta gjejė rrugėn e rrjetės, veēanėrisht nė ato tė fundit. Megjithatė, pėr nigerianin ky moment nuk pėrbėn ndonjė shqetėsim, pasi ai beson se nė ndeshjet zyrtare do ta bėjė mirė detyrėn e tij.
    "Nuk mė shqetėson mungesa e golit nė ndeshjet miqėsore, sepse unė ndiej kėnaqėsi edhe kur shėrbej saktė pėr Nenajn e Gunėn, tė cilėt kanė shėnuar. Edhe ata kanė shėrbyer saktė pėr mua dhe mė vjen mirė qė kuptohemi si duhet me njėri-tjetrin, pasi kjo ėshtė mė e rėndėsishme. Nė miqėsore mundohemi mė tepėr t'i zbatojmė me pėrpikėri detyrat qė na jep trajneri Ruci, pasi ato janė mė tepėr eksperimentale. Jam i bindur se me stėrvitjen e realizuar deri tani, patjetėr qė do tė jem nė krye tė listės sė golashėnuesve. Flamurtari kampion dhe shpallja golashėnuesi mė i mirė i kategorisė sė parė do tė pėrbėnin njė sukses tė madh pėr mua".

    --------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #74
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432

    Kemi dhe goca tifoze te zjarrta

    Citim Postuar mė parė nga KoTeLja_VL
    jessi89 flm hon si per pershendetjen ashtu
    edhe per fjalet e tua rreth Flamurtarit.


    Po ve nje poezi per Flamurtarin.... te gjetur ne nje web.

    17 dhjetor tetedhjete e nente,
    kjo e diel do te mbahet mend
    kush e la fushen e blerte
    Vasil Ruci mjeshtri me flete

    Vasil Ruci ngele figure,
    Vlores nuk I vjen me kurre
    Shume kujtime ne na le
    brez pas brezi emer ke.

    I gjithe stadiumi u merzit
    Plot me lot I mbyshi syte
    Na e ka ,sna eka enda
    Vasil Ruci;sben me nena.

    Stafeten e Mexhit brigadierit
    Me lat e coi Vasil xhongleri.
    Nentedhjete e nente gola plot
    Na I mbushe syte me lot.

    Brohoret stadiumi,dhe tundet toka
    E gjithe Vlora brohoret me nota
    VASIL, VASIL TI JE BOTA .

    Ti je bota ne Vloren tone
    ti je bota ne Barcelone
    ti je bota ne A.U.E
    VISMUT A.U.E ,TRE GOLA KE NGA NE

    Nen kampion 5 here ke dale
    Vetem 1 here ne vend te pare
    Te ra shorti ne kupen U.E.F.A
    Barcelone ty te gjeta.

    Barazim dole ne Vlore
    barazim ne Barcelone
    u ktheve me koken larte
    tregove futbollin vlonjat.

    Dikush foli poshte larte
    Flamurtari do haje 7
    Ja qe nuk doli ashtu
    Superklubi dhesh hengri dru

    Shume i fryre vjen Beogradi
    Deklaron fitojme tek labi
    Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
    Flamurtari i dha dru.

    Goli I rrepte I Ijadhit
    Eleminoi Beogradin.
    Ah po erdhen dot atje ,
    Pa 4 gola ;ikni nga ne .

    Erdhi dita ne Beograd
    Betohen do rrahin ekipin lab,
    Del ne skene SOKOL DUKATI
    Qe ben gol te Beogradi

    100 here topin ta gjuaj
    jam ne gjendje ta nenshkruaj
    deklaron SOKOLI vete
    se kuptoj si shkoj ne rrjete.

    Vlora ne turin e trete
    Se ka bere asnje brez
    Me futbollin dinjitoz,
    I tregove botes qe loz

    Brez i arte brezi vlonjat
    ansambel qe luan art.
    artin e futbollit modern
    ne BRAZIL e ka folene

    OSMAN MULA dergon leter
    Berti jepja VASILIT patjeter
    mos harro jepja ne dore
    ta dergon OSMAN MULA regjizor

    Shume te drejte kane shkodranet
    Vlora u ka gjetur anen
    i thone plot 15 vjet
    qe ne Vlore kane pare gazep

    Me Tiranen s'te ka ecur
    kampionatin ta kan hequr
    me ne fund ja gjete anen
    2-0 rrahe Tiranen

    Po e nis sipas rradhes
    qe ti hyj ne zemer taves
    po e nis me portierin
    dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin

    Arapi shtate larte ne porte
    ka ardhur ne forme te plote
    po ta rruaj kete forme
    ky portier te nderron

    Mbrojtjen tone e kane zili
    anembane ne Shqiperi
    Cipi,Taho,Iljadhi,Dema
    mbrojtesa klasi te ka endrra

    GjERGJI DEMA porsi skile
    mbrojtes i djathte si XHENTILE
    qendermbrojtesa si celik
    RRAPO TEHO DHE KRESHNIK

    RRAPUA floket krele-krela
    eshte i shpejte si PASARELA
    ILJADHI alamet djali
    mbrojtes i majte si ORJALI

    Mesfusha mjaft teknike
    me lojtare yje drite
    GJONDEDA mbi te tjere
    si FALKAO timonier
    te triblon me lehtesi
    eshte i shpejte si PLATINI

    edhe ti 18-vjecar VIKTORI
    je teknik si ZHUNJORI
    VASIL ZIU ,ZHIRESI i vogel
    kur luan merr cmimin NOBEL

    Memushi mushkrite e forta
    e luan topin ne dy porta
    DAULLJA ka fiziken
    kur luan te kall friken
    Ja dhe BUBEQI me i gjati
    si SOKRATES ngjan nga shtati

    I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
    luan ne fushe si MARADONA
    BUBEQI par esmer
    sulmues i forte si Eder

    Ai eshte kali i trojes
    shkodraneve u ka mmare gojen
    gjithe golat qe ka shenuar
    eshte koka qe e ka nderuar
    plus kokes ben loje pa top
    asnje mbrojtes se mban dot

    Kushta po te loz
    ben emer ne Evrope
    sic ka qene vite me pare
    nder me te miret ne 24-vjecare

    I fizikshem shume i gjalle
    kur luan te mer zvarre
    po te njohesh aftesite e tija
    me i miri qe ka SHQIPERIA

    VLORA jone heroike
    moj faqebardha simite
    ne momente shume te renda
    ti si det shperthen nga brenda

    Te lumte FLAMURTARI YNE
    ngule gjunje,shtyve syne
    gjithe yjet e BARCELONES
    ne gjunje perpara VLORES

    I dhe mesim EVROPES
    ti vere gishtin kokes
    dhe ne jemi Evropian
    ne te bukurin BALLKAN

    Golin qe beri VASILI
    s'ish buqete as lule prilli
    ishte vule,vule dylli
    rralle na e kishte pare syri

    RRAPO TAHO u betua
    LINEKER ke pune me mua
    brez i arte je Flamurtar
    VASIL RUCI ne plan te pare

    Dy fjale per ty trajner
    e gezofsh vendin me nder
    Do te rruash ecurine ?
    ne ekip vendos disipline

    Disiplina ka sukses
    ka fitore ka progres
    ilac qe perdor gjithe bota
    ku kalon provime te forta

    E nisa kete rradhe me VASILIN
    pa vecuar kolektivin
    ky brez eshte brez i arte
    brezi me i mire i futbollit vlonjat

    Dhe rezervat rrine ne stol
    bashke me ne bertasin GOL. GOL
    FLAMURTAR ti je bota
    ty zili te ka Evropa

    E fillova dhe mbarrova me ty VASIL
    ti per ne ishe dhe mbetesh yll
    shembull merrni anembane
    nga lojtari veteran...........

    O rrusho po ma bere qe ma bere copy ti apo ndonj tjeter pse nuk ma nxorre dhe emrin

    Byrazera Flamurtarin megjithese e grine albitrat si puna P.KOTHERES me shoke perseri Vlora cau ne futbollin Evropian qe nga Barca,P-Beogradit,Wismouth.AUE, e te tjeret me rradhe.

    I love Flamurtari
    Tani eshte koha e parase Pa leke nuk can dot
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Miqesore: Flamurtari-Tomori 3:0

    -----------------------------------------------------

    Dy skuadrat pretendente pėr superligėn, Flamurtari i vendit tė parė dhe Tomori i vendit tė tretė, luajtėn dje njė ndeshje miqėsore nė stadiumin e Vlorės. Kjo ndeshje pėrfundoi me fitoren e pastėr tė vlonjatėve, me rezultatin 3-0. Autorėt e golave ishin Sisoko nė pjesėn e parė, ndėrsa nė pjesėn e dytė shėnuan Nenaj dhe F.Liēaj.

    Pjesa e parė foli pėr ekipin vendės, qė krijoi njė volum tė madh loje, por arriti tė shėnonte vetėm njė gol nė portėn e Bytyēit, ndėrsa nė pjesėn e dytė miqtė nga Berati u organizuan mė mirė nė lojė.
    Trajneri Vasil Ruci aktivizoi qė nga minuta e parė kėtė formacion: Dine, Driza, Behari, Guga, Sakaj, Kuqi, Imeraj, Bega, Guna, Nenaj dhe Sisoko, ndėrkohė qė trajneri Mile iu pėrgjigj me Bytyēin, Aliajn, Dinon, Prelėn, Lalėn, Dalipin, Tomėn, Arbrin, Serianin, Arrėn dhe Lumnicėn. Mė pas, trajnerėt aktivizuan tė gjithė lojtarėt qė kishin nė dispozicion, pėr tė parė gjendjen e secilit, pasi ndeshja e parė e fazės sė dytė ėshtė shumė pranė. Duhet thėnė se Flamurtari luajti mirė, sidomos nga krahėt e mesfushės, ndėrsa beratasit hasėn shumė vėshtirėsi nė kėtė drejtim. Me gjithė pėrpjekjet qė u bėnė gjatė pjesės sė dytė, sulmet e Tomorit thyheshin nė mesfushė nga vlonjatėt, kėshtu qė portieri Dine nuk u shqetėsua shumė nė kėtė ndeshje.
    Trajneri Ruci u shpreh i kėnaqur nga paraqitja e tė tijve pas pėrfundimit tė ndeshjes, duke vlerėsuar anėn tekniko-taktike, qė ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm pas pėrgatitores sė Ulqinit. Ndėrsa trajnerin Kristaq Mile e ka kėnaqur mė tepėr organizimi i shpejtė i skuadrės, qė u plotėsua ditėt e fundit me ardhjen e lojtarėve "jabanxhinj". Duhet pėrmendur loja e mirė e tė riut Lumnica pėr Tomorin, ndėrkohė qė pėr vlonjatėt nuk luajti sulmuesi Dikson, i cili po kalon njė gjendje gripale.

    -----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------

    Flamurtari: Gjondeda, Behari, Bedini, Guga, Sakaj, Kuqi, F.Liēaj (Imeraj 46'), Begaj (Strati 46'), Nenaj, Sisoko, Dikson.

    Trajner: V.Ruci

    Besėlidhja: Er.Gjoka, Zenuni, Toma, Doni (Bufari 76'), Bruka, Pjetrushi (Osmanllari 85'), Ar.Kuēi (Malasi 65'), Shazivari,
    En.Gjoka, Perloshi, Rrodhja.
    Trajner: N.Lorenci

    Shėnues: Sisoko 38', Strati 83'

    Gjyqtarė: K.Meta, L.Mustafaraj (Tiranė), F.Elezi (Durrės)

    Kartonė tė verdhė: En.Gjoka, Imeraj, Domi, Guga

    Flamurtari fitoi 2-0 dje nė Vlorė ndaj Besėlidhjes. Nė kėtė mėnyrė, skuadra e trajnerit Vasil Ruci, edhe nė ditėn e parė tė fazės sė dytė, ka ruajtur serinė e fitoreve tė fazės sė parė. Ashtu siē e parashikonte trajneri vlonjat, skuadra e tij, qysh nė javėn e parė tė fazės sė dytė, e ka thelluar diferencėn e pikėve me rivalėt e saj, duke e ēuar nė 6 pikė dhe tani kryeson me 36 pikė. Ndonėse mungonin disa lojtarė tė rėndėsishėm pėr arsye shėndetėsore, Flamurtari mundi tė fitonte me Besėlidhjen me njė rezultat 2-0, qė mund tė kishte qenė mė i thellė. Dyshja sulmuese e vlonjatėve, e pėrbėrė nga Dikson e Sisoko, gjatė 90-minutėshit tė djeshėm ka qenė rreziku kryesor pėr kundėrshtarin. Gjatė pjesės sė parė vendėsit triumfuan ndaj kundėrshtarit, veēanėrisht nė aspektin fizik, ndėrkohė qė ishin mjaft efikasė nė lojėn nga krahėt. Kjo mėnyrė loje nxori nė dritė edhe golin e parė, tė shėnuar me kokė nga Sisoko. Vetėm nė dy momente tė pjesės sė parė ėshtė shfaqur rrezikshėm skuadra lezhjane, me anė tė Pėrloshit dhe Ergent Kuēit. Nė pjesėn e dytė, Flamurtari e rriti ndjeshėm presionin ndaj lezhjanėve. Zėvendėsimet e bėra nga trajneri Ruci, duke futur nė lojė Imerajn e Stratin, sollėn pėrmirėsimin e mėnyrės sė lojės nė mesfushė. Nenaj u shfaq i rrezikshėm disa herė para portės sė Gjokės, madje nė minutėn e 70-tė topi i gjuajtur prej tij nga distanca u pėrplas nė traversė. Mesfushorėt Sakaj dhe Nenaj shėrbyen rregullisht nė minutat e pjesės sė dytė pėr Sisokon e Diksonin. Ky i fundit shėnoi njė gol tė bukur, por gjyqtari Meta e anuloi atė. Lėvizjet me dhe pa top tė Nenajt e Stratit krijuan hapėsira nė mbrojtjen e lezhjanėve, ndėrkohė qė nė minutėn e 83-tė, Strati shfrytėzoi mirė njė tė tillė dhe shėnoi golin e dytė pėr Flamurtarin. Kjo fitore i bėn vlonjatėt tė punojnė tė qetė pėr ndeshjet e radhės. Javėn e ardhshme, Flamurtari do tė udhėtojė drejt Tepelenės, pėr t'u ndeshur me Butrintin e Sarandės, pa u interesuar pėr rezultatet e skuadrave tė tjera rivale. Skuadra e trajnerit Lorenci preferoi tė mbyllej nė zonėn e saj pėr t'u mbrojtur, pasi gjatė pjesės sė dytė shfaqi mangėsi nė aspektin fizik.


    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "E filluam fazėn e dytė me mendimin sikur tė ishte fillimi i kampionatit. Bėmė mė tė mirėn nė fushė dhe fituam pastėr 2-0. Megjithatė, gjatė minutave tė para na u krijuan vėshtirėsi, por mė tej loja u zotėrua tėrėsisht nga Flamurtari, qė kryeson me 36 pikė."

    Nikolin Lorenci, trajner i Besėlidhjes: "Nuk kishim shumė pretendime pėr tė fituar pikė, pasi pozicioni nė renditje ndėrmjet dy skuadrave ėshtė nė drejtime tė kundėrta. Futbollistėt tanė bėnė pėrpjekje, madje nė 2 3 raste u shfaqėn para portės sė Flamurtarit, por duhet pranuar se vlonjatėt aktualisht kanė njė ekip mjaft cilėsor. Ndeshja ishte korrekte nga tė dyja palėt."

    ----------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Gjigandet marrin "hakun" dhe kryesojne te qete

    -------------------------------------------------

    Flamurtari Kastrioti 2 0

    Flamurtari: E.Gjondeda, Sakaj, Driza, Guga, Guna (Veliu 90'), Kuqi, Imeraj, Strati, Nenaj, Sisoko (Plepi 90'), Dikson (Mehmeti 86'). Trajner: V.Ruci

    Kastrioti: Koēi, Smajli, Turtulli, Grami, Dushku, Turdiu (Maloku 83'), Tanushi, Rustami, Hasa, Ivanaj, Progri (Caca 58', Hoxha 73'). Trajner: R.Ndreu

    Shėnues: Dikson 49', Guna 88'

    Gjyqtarė: S.Jareci, S.Avdo, D.Rexha (Tiranė)

    Kartonė tė verdhė: Smajli, Hasa, Turtulli

    Flamurtari ka fituar bindshėm dje me Kastriotin e vendit tė dytė, me rezultatin 2 0. Kjo fitore e vlonjatėve shpreh qartė forcėn e kėsaj skuadre, e cila kryeson me meritė renditjen e kategorisė sė parė, me 42 pikė tė grumbulluara. Njėkohėsisht, Flamurtari i shkaktoi humbjen e parė nė kampionat Kastriotit tė Krujės. Vendėsit kishin si avantazh fushėn dhe sportdashėsit e tyre, nuk kanė nguruar tė marrin inisiativėn tė parėt, duke rrezikuar qysh nė minutat e para. Si rezultat i organizimit tė mirė tė lojės nga krahėt, me protagonist Nenajn, Gunėn dhe Stratin, Flamurtari u gjend disa herė pranė golit, por nuk e gjeti atė. Kėshtu, Sisoko nė minutėn e 3-tė goditi shtyllėn e portės sė krutanėve, ndėrsa Dikson, vetėm pėrballė portierit Koēi ka gjuajtur nė mėnyrė tė gabuar. Gradualisht, krutanėt u organizuan, duke e ngritur ndjeshėm nivelin e lojės. Nė pjesėn e parė tė lojės, Flamurtari ka vizituar portėn e Koēit nė 8 momente, ku nė 6 raste Sisoko ka gjuajtur brenda kuadratit tė portės, por pa rezultat. Rrezikshėm janė shfaqur edhe Dikson e Guna. Pėr krutanėt, i pari qė u shfaq nė portėn e Flamurtarit ishte Smajli, i cili, me njė gjuajtje nga distanca, e detyroi portierin Gjondeda tė grushtojė me vėshtirėsi. Ndėrkohė, edhe Progri, Hasa e Dushku kanė krijuar momente tė vėshtira pėr portierin vlonjat, i cili e ka shmangur me qetėsi rrezikun. Orientimet qė dha trajneri Vasil Ruci nė pushimin e ndeshjes kanė ndikuar nė mėnyrėn e lojės pėr vlonjatėt, tė cilėt ashtu si nė pjesėn e parė, e sulmuan vrullshėm portėn krutane. Sisoko, nė njė nga kėto aksione, ka shėrbyer saktė nga krahu i majtė i sulmit pėr Diksonin, i cili gjuajti bukur me kokė, duke shėnuar golin e parė. Theksojmė se Diksoni, me kėtė gol, ėshtė ngjitur nė krye tė tė listės sė golashėnuesve, me 11 gola, i ndjekur nga Sisoko, me 10. Pas shėnimit tė golit nga vlonjatėt, miqtė nga Kruja reaguan shpejt nėpėrmjet Smajlit, Turdiut e Dushkut. Lojtarėt e Flamurtarit ushtrojnė presion, me sulme tė organizuara mirė nga Nenaj. Goli i dytė, i shėnuar nga Guna nė minutat e fundit, ka vulosur rezultatin e kėtij takimi. Nė kėtė mėnyrė, Flamurtari ka thelluar diferencėn e pikėve me ndjekėsin e tij mė tė afėrt, qė tani ėshtė Apolonia. Tashmė vlonjatėt duket se janė shumė pranė titullit kampion tė kategorisė sė parė.

    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Fituam bindshėm ndaj njė kundėrshtari qė e konsideroj rival tė fortė dhe tani kryesojmė tė qetė. Nė momente tė veēanta, lojtarėt tanė shfaqėn shenja tė ngarkesės psikologjike. Mendoj se edhe mungesat pėr arsye dėmtimi tė Beharit, Begaj e Rustemit, ndikuan nė lojėn tonė. Humbėm disa raste tė pastra shėnimi, qė mendoj se nė tė ardhmen do t'i korrigjojmė. Nuk do tė lėshojmė pe pėr asnjė kundėrshtar, pasi ēdo takim pėr ne do tė konsiderohet i rėndėsishėm."

    Ramazan Ndreu, trajner i Kastriotit: "Kemi zhvilluar takimin e javės sė tretė me kundėrshtarin mė tė fortė, i cili patjetėr qė do tė hakmerrej pėr humbjen e pėsuar nė Krujė. Skuadra ime nuk luajti keq, por te lojtarėt tanė u vu re tension, qė i frenoi tė shpreheshin mė mirė."

    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Basketboll femra: Tirana i "dorėzon" kreun Flamurtarit

    ---------------------------------------

    Tirana - Flamurtari 72-88

    (15-20, 16-22, 18-18, 14-18)

    TIRANA: Vėrria, Kostallari (21), E. Bujari, G. Bujari, M. Alibegaj (19), Ēakiēi (7), Plasa (12), K. Popjankova (7), I. Pėrmeti (6), Shytaj, Zykaj, Nehani. Trajnere: E. Alibegaj
    FLAMURTARI: Myrto (10), Rrapaj, Hila, Golemi, Gjoka, Deneko (16), Hasanaj (29), Komti (5), Demiraj, Sako (28). Trajner: V. Toska
    Gjyqtarė: E. Koēi, G. Cici

    Flamurtari nė basketboll pėr femra merr kreun e renditjes nė kampionat, pas suksesit tė arritur mbrėmė nė kryeqytet ndaj Tiranės, me rezultatin 72-88. Njė fitore e merituar e skuadrės vlonjate, madje me njė diferencė prej 16 pikėsh, qė dje luajti mirė dhe bėri mė pak gabime se kundėrshtari i tij kryesor pėr titullin. Basketbollistet e Flamurtarit, tė pėrkrahura edhe nga rreth 30 tifozė tė ardhur nga Vlora, treguan njė formė tė mirė, duke mos pėrsėritur gabimet e dy takimeve tė para nė "Asllan Rusi", ku humbisnin terren nė periodėn e fundit. Tirana u pėrpoq mjaft qė tė fitonte dhe tė ruante vendin e parė, por gaboi shumė nėn tabelė, si nė gjuajtje (veēanėrisht me Plasėn) ashtu dhe nė zotėrimin e topave. Bardheblutė bėnė shumė gabime nė gjuajtje poshtė koshit, tė pafalshme pėr njė takim tė tillė. Dyshja Sako-Deneko doli fituese karshi asaj Kostallari-Plasa, ndėrkohė qė Hasanaj ishte nė njė ditė tė mirė, duke qenė dhe shėnuesja mė e mirė, me 29 pikė.
    Trajneri vlonjat Toska, ashtu si nė ndeshjen e fundit mes kėtyre ekipeve, nuk bėri asnjė ndėrrim, duke luajtur me Myrton, Hasanajn, Denekon, Komtin dhe Sakon pėr 40 minuta. Ndėrsa trajnerja Edra Alibegaj, pėrveē pesėshesh fillestare, M.Alibegaj, Kostallari, Popjankova, Ēakiēi e Plasa, aktivizoi edhe Pėrmetin, Vėrrinė e Nehanin, por pa sukses. Bardheblutė kanė komandėn e lojės vetėm nė minutat e para tė takimit, kur shkėputen 9-2, por shpejt vlonjatet rikuperojnė dhe udhėheqin 15-20 nė mbyllje tė periodės sė parė. Spektakolare nisja e periodės sė dytė, me 4 gjuajtje radhazi tė sakta pėr tri pikė, nga dy pėr ēdo skuadėr. Diferenca mbetet e paprekur nė minutat e para, por shpejt mikeshat arrijnė tė shkėputen nė 17 pikė, 23-40. Pjesa e parė pėrfundon 31-42 pėr Flamurtarin. Tirana nuk arrin tė praktikojė siē duhet armėn e saj, sulmet e shpejta, ndėrkohė qė ēalon edhe nė lojėn nėn tabelė. Nė 10-minutėshin e tretė bardheblutė afrohen deri nė 6 pikė, 49-55, por njė kosh i Denekos nė sekondėn e fundit rikthen diferencėn nė 11 pikė, 49-60. Mirza Alibegaj nuk heq dorė dhe disa herė e ngushton rezultatin, ku sė bashku me Kostallarin janė mė tė mirat te Tirana. Por Hasanaj e Sako kundėrpėrgjigjen mirė dhe nuk lėnė qė diferenca tė ngushtohet (mirė edhe Myrto e Komti). Mbulimet e rrepta nė mbrojtje dhe veprimet e sakta sulmuese i japin mundėsi Flamurtarit tė rrisė sėrish diferencėn nė ēastet e fundit, duke fituar 72-88.

    ---------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------------------

    Egnatia - Flamurtari 0-1

    Egnatia: Kocali, Sufaj (Voja 46'), Hysenaj, Hoxha, Topi, Ēeka, Fosa, Maho, Osmani (Ypi 46'), Rexha, Elezi (Hasalliu 82').
    Trajner: S.Branica

    Flamurtari: Gjondeda, Bedini, Driza, Kuqi, Sakaj, Guna, Strati Nenaj (Liēaj 80'), Guga, Dikson (Mehmeti 87'), Sisoko (Rustemi 88'). Trajner: V.Ruci

    Shėnues: Nenaj 15'

    Gjyqtarė: P.Lapi (Shkodėr), E.Miho, F.Lamaj (Durrės)
    Kartonė tė verdhė: Nenaj, Dikson, Bedini, Hysenaj, Sakaj

    Takimi midis kryesuesve tė Flamurtarit dhe Egnatias ishte pritur me shumė interes nga tė pranishmit nė fushėn sportive tė Rrogozhinės. Kjo pėr tė parė formėn dhe vlerat e kėtij Flamurtari me emra superlige, si Behari, Driza, Nenaj, Sisoko, Guna, Kuqi e mjaft tė tjerė. Te kjo pėrbėrje ishte bazuar edhe egoja e vendėsve pėr ta fituar kėtė sfidė. Egnatia humbi, ndonėse krijoi shumė raste. Qė nė fillim duhet tė themi se terreni i rėnduar nuk i la tė dy ekipet tė shfaqeshin me tė gjitha vlerat e tyre. Kjo gjendje e terrenit i kushtoi mė shumė ekipit vendės, qė kėrkonte njė rezultat pozitiv. Miqtė nga Vlora, falė njė gabimi tė mbrojtjes vendėse, nuk falėn dhe pėrvoja e Nenajt solli golin e vetėm pėr Flamurtarin. Pas pėsimit tė golit, rrogozhinasit e shpėrngulėn lojėn nė fushėn e miqve, duke kėrkuar patjetėr tė shėnonin golin e barazimit. Nuk munguan rastet pėr Rexhėn dhe Elezin, tė cilėt patėn disa situata tė favorshme. Nė kėto aksione, nė njė terren jo tė pėrshtatshėm, ra nė sy grinta dhe pėrgatitja fizike e sulmuesit Rezart Maho, i cili ishte njė shtysė e fortė pėr vendėsit. Trajneri Branica, me fillimin e pjesės sė dytė, kėrkoi ta forcojė sulmin, duke futur nė lojė veteranin Ypi. Kėmbėngulja e Egnatias vijoi edhe nė pjesėn e dytė, por pa mundur ta ndėshkojė ish-portierin e saj pėr dy vjet me radhė, Erald Gjondeda, i cili shpesh doli fitues nė luftėn nė ajėr. Edhe nė kėtė pjesė, disa herė Rexha dhe Elezi, e nė njė rast Ypi, pėr pak sa nuk barazuan. Pėrpjekjet e rrogozhinasve vazhduan deri nė minutėn e 90-tė, por pa mundur ta barazonin atė gol tė vlonjatit Nenaj. Ndėrkohė, vlonjatėt, falė ekpesriencės sė tyre, ditėn jo vetėm ta mbronin fitoren, por nuk harruan tė kundėrsulmonin rrezikshėm nė disa raste. Vetėm se terreni i rėnduar nuk i lejoi sidomos dy sulmuesit Sisoko dhe Dikson tė shfaqeshin me vlerat e tyre tė plota. Nė disa raste, tė dy kėta sulmues plot grintė shfaqėn shenja nervozizmi. Me gjithė rastet mė tė shumta, rrogozhinasit nuk u shpėrblyen nė fund. Ishte njė lojė mjaft e mirė dhe e duartrokitur e vendėsve, qė pėrballė kishin njė ekip qė me meritė kryeson renditjen. Para sė gjithash, loja e Egnatias edhe nė kėtė takim ishte nė linjėn e lojėrave tė mira qė ekipi ka shfaqur nė fazėn e dytė. Humbja mund tė ishte evituar, ndėrkohė qė vlonjatėt, nga ana e tyre, nuk ishin ndoshta tė favorizuar nga terreni pėr tė treguar vlerat qė kanė shprehur gjatė gjithė kėtij kampionati. Ashtu siē tha edhe trajneri Ruci, nė lojėn e vlonjatėve ndikuan jo pak edhe mungesat e lojtarėve "kyē", si Behari, Ymeraj e Bega.


    Sokol Branica, trajner i Egnatias: "Jam i kėnaqur nga loja qė zhvilloi ekipi, pavarėsisht humbjes. Krijuam njė volum tė madh loje dhe mė shumė se Flamurtari, si nė pjesėn e parė ashtu edhe nė tė dytėn. Duke pasur parasysh kundėrshtarin qė kishim pėrballė, vlerėsoj nivelin qė paraqitėn futbollistėt tanė. Nėse terreni do tė ishte mė i mirė, ndoshta loja jonė, por edhe e Flamurtarit, do tė ishte mė argėtuese dhe mund tė kishte mė shumė gola."

    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Ishte njė fitore e merituar. Kundėrshtari na vuri nė vėshtirėsi, kjo edhe pėr shkak tė terrenit tė rėnduar nga shirat. Ishte njė lojė fair play, pėr tė cilėn isha shprehur plot besim edhe para takimit. Me kėtė fitore vijojmė tė shkojmė drejt objektivit tonė, qė ėshtė ruajtja e vendit tė parė dhe superliga."

    ------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------

    Flamurtari Laēi 1-0


    Flamurtari: Gjondeda, Behari, Driza, Sakaj, Imeraj, Kuqi, Guna (F.Liēaj 85'), Strati (Veliu 73'), Nenaj, Sisoko, Dikson (Rustami 57').
    Trajner: V.Ruci

    Laēi: Vashaku, Kaēi (Berberi 70'), Gjini, Xhixha, Nina, Sefgjini, Malluta (Nikolli 53'), Kadillari, Kastrati, Begolli, Udeke.
    Trajner: S.Bardhi

    Shėnues: Dikson 26'

    Gjyqtarė: A.Janku, D.Rexha (Tiranė), P.Gaxho (Gjirokastėr)

    Kartonė tė verdhė: Kastrati, Malluta

    Flamurtari arriti njė fitore tė ngushtė dje nė fushėn e tij, ku priti Laēin. Fitorja minimale 1-0 ishte pa shkėlqimin e zakonshėm nė lojėn e vlonjatėve, tė cilėt nė pjesėn e dytė edhe mund tė ishin ndėshkuar nga kundėrshtari. Laēi shpesh ėshtė vlerėsuar modest, por qė nė ndeshjen me Flamurtarin ai u shfaq si njė ekip i pėrgatitur fizikisht dhe taktikisht. Pas njė fillimi tė mbarė tė fazės sė dytė, skuadra e trajnerit Vasil Ruci nė dy ndeshjet e fundit po e gjen me vėshtirėsi rrugėn e rrjetės. Fillimi i lojės nė takimin e djeshėm foli pėr vlonjatėt, tė cilėt me anė tė Nenajt, Sisokos, Diksonit, Imerajt dhe Kuqit, u shfaqėn rrezikshėm para portės sė Vashakut. Ishte minuta e 26 tė, kur Dikson shėnon golin e vetėm tė takimit, pas njė aksioni model tė nisur nga kapiteni Driza dhe tė pasuar nga Nenaj, i cili dha njė asist pėr afrikanin. Ky i fundit mposhti portierin Vashaku, duke i dhėnė tripikėshin Flamurtarit. Gjatė gjithė pjesės sė parė, kontributi i dy mesfushorėve Strati dhe Guna ishte i dukshėm nė drejtim tė repartit tė sulmit, por nė shumė raste laēianėt u mbrojtėn fort me Kaēin, Xhixhėn dhe Gjinin. Skuadra kurbinase rrezikoi nė portėn vlonjate vetėm nė minutėn e 27-tė, por gjuajtja e Kadillarit me kokė u neutralizua nga Gjondeda. Nė pjesėn e dytė, me gjithė pėrpjekjet e bėra, Flamurtari nuk mundi ta dyfishonte rezultatin, madje u detyrua tė tėrhiqet nė disa raste nė mbrojtje pėr shkak tė presionit tė kundėrshtarit. Ndoshta nė lojėn pa shkėlqim tė Flamurtarit nė pjesėn e dytė ndikoi nėnvlerėsimi i kundėrshtarit, pasi u vu re njė farė tėrheqjeje dhe krijimi i hapėsirave pėr lojtarėt kundėrshtarė. Alarmin pėr vlonjatėt e dha sulmuesi Nikolli, i cili nė minutėn e 53-tė gjuajti rrezikshėm nė portėn e Gjondedės. Nė minutėn e 75-tė afrikani Udeke ishte pranė golit tė barazimit, por ndėrhyrja e Drizės dhe e portierit Gjondeda larguan rrezikun nga porta e Flamurtarit. Nė kėtė pjesė, repartet e Flamurtarit kanė vepruar tė shkėputur nga njėri tjetri. Edhe zėvendėsimet e bėra nga trajneri Ruci nuk dhanė ndonjė rezultat konkret. Gjithsesi, fitorja me Laēin ka vlerėn e tri pikėve dhe ruan diferencėn me rivalėt mė tė afėrt.

    Vasil Ruci: "Tė gjitha ndeshjet e kampionatit janė tė rėndėsishme, por ka edhe raste si ai i sotmi me Laēin ku lojtarėt lėshojnė nė fragmente tė veēanta tė lojės. Skuadra nuk luajti mirė, pavarėsisht se fitorja ka vlera. Nė tė ardhmen na del detyrė tė korrigjojmė mungesat e vėrejtura, pasi kampionati tani e tutje vėshtirėsohet."
    Sinan Bardhi: "Jam shumė i kėnaqur nga loja e skuadrės. Mė entuziazmoi mikpritja e vlonjatėve dhe duartrokitjet e tyre pėr lojėn e mirė tė Laēit mė dhanė kurajo. Loja u zhvillua e bukur dhe me rivalitet, ku Flamurtari nė pjesėn e dytė lėshoi pak. Gjithsesi, Vlora e meriton plotėsisht superligėn, ndėrsa Laēi do tė jetė patjetėr nė kategorinė e parė dhe sezonin tjetėr."

    ----------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 13:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •