Shekulli
Apolonia Tepelena 1 0
Shėnues: Kule 18' (11-m)
Pogradeci Egnatia 2 1
Shėnues: Laēka 16', Elezi 47', Ēerepi 69' (11-m)
Luftėtari Tomori 3 1
Shėnues: Shenaj 47', Muēo 57, Diamanti 84', Dalipi 75' (11.m)
Besėlidhja Butrinti 5 0
Shėnues: Toma 1', 33', Zenuni 9', Kuēi 23', Gruda 36'
Flamurtari Turbina 4 1
Shėnues: Dikson 7', Sisoko 52', 58', Er.Guranjaku 80', Hoxha 91'
Erzeni Laēi 1 0
Shėnues: Arapi 45 (11.m)
Flamurtari fitoi thellė edhe ndaj Turbinės, duke shėnuar 4 herė nė portėn e saj dhe duke e merituar fitoren. Para fillimit tė lojės, dy skuadrat edhe sportdashėsit e pranishėm nė kėtė takim, mbajtėn njė minutė heshtje nė kujtim tė futbollistit 18-vjeēar vlonjat Albi Binaj, i cili u nda nga jeta para 48 orėve. Mė pas filloi ndeshja dhe sinjalin e parė pėr prapavijėn e Turbinės e dhanė njėri pas tjetrit Sakaj dhe Guna, tė cilėt kėrcėnuan portierin Fishta nėpėrmjet dy gjuajtjeve tė forta. Goli i vlonjatėve erdhi shumė shpejt, qė nė minutėn e 7-tė, kur Guna pasoi mjeshtėrisht pėr Diksonin brenda zonės dhe ai nuk fali. Presioni i vlonjatėve u rrit dukshėm, por mbrojtėsit cėrrikas, Xhika e Bello, u shfaqėn tė kujdesshėm, duke mbyllur shpesh hapėsirat qė krijoheshin nga lėvizjet me top dhe pa top tė sulmuesve afrikanė, Sisoko e Dikson. Mesfushorėt e Turbinės tentuan tė organizoheshin, por kundėrsulmet e tyre me Metėn dhe Ervis Guranjakut, nuk sollėn rrezik. Gjatė 45 minutave tė para, Roshi preferoi tė gjuante nga distanca, por portieri Dine ishte i gatshėm nė ēdo moment. Ashtu siē ka ndodhur edhe nė ndeshjet e mėparshme, vlonjatėt, nė pjesėn e dytė tė lojės, u treguan tė pamėshirshėm ndaj kundėrshtarit. Nė 45 minutat e dyta vendėsit shėnuan edhe tre gola, njėri mė i bukur se tjetri pėr nga mėnyra e ekzekutimit. Krahas Beharit, Drizės dhe Gunės, shpesh dhe Imeraj depėrtonte me sukses, duke alternuar veprimet e mbrojtėsve dhe mesfushorėt, pėr tė parandaluar manovrėn sulmuese tė kundėrshtarit. Ndėrsa Sakaj, Begaj dhe Guna pėrgatisnin e shėrbenin me cilėsi pėr Sisokon e Diksonin, tė cilėt nė kėtė takim arritėn kuotėn e 7 tė dhe 6 golave nė 8 javė tė kampionatit. Pas minutės sė 70 tė, kur trajneri Vasil Ruci zėvendėsoi 3 lojtarė, cėrrikasit morrėn inisiativėn pėr disa minuta, madje arritėn tė shėnonin golin e vetėm me anė tė Er.Guranjakut. Ndeshjen edjeshme e ndoqėn nga afėr deputetėt Arben Isaraj, Andis Harasani dhe Besnik Dervishi, tė shoqėruar nga kryebashkiaku i Vlorės, Shpėtim Gjika. Pas humbjes sė Tomorit nė Gjirokastėr, Flamurtari kryeson me 21 pikė.
----------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt