Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 178
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Basketboll femra: Vlora rikthehet ne krye

    -----------------------------------------

    Flamurtari - Skėnderbeu 126-101
    (37-22, 35-25, 29-28, 25-26)

    Njė ndeshje spektakolare ajo midis Flamurtarit dhe Skėnderbeut nė basketboll pėr femra luajtur dje nė Vlorė, ku gjithsej u shėnuan 227 pikė dhe shifrat pėrfundimtare tė lojės kanė qenė 126-101. Ky ėshtė rekordi i ri i pikėve tė realizuara nė njė ndeshje femrash kėtė kampionat. Tė dyja ekipet luajtėn hapur gjatė gjithė kohės, duke u mbrojtur jo mirė, por duke qenė rezultative nė sulm. Skuadra vlonjate e siguroi epėrsinė qė nė pjesėn e parė, duke u shkėputur 37-22 nė periodėn e parė dhe pjesa e parė u mbyll 72-47. Nė 20 minutat e dyta korēaret e ngushtojnė disi diferencėn, por loja kontrollohet gjithnjė nga vlonjatet, qė fitojnė 126-101. Flamurtari rikthehet sėrish nė vendin e parė pas kėtij suksesi.

    -----------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #82
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322
    E ke Myt lale si sje lodh

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Flamurtari-Tomori 4:0

    ------------------------------------------------

    Flamurtari: Dine, Driza, Behari, Sakaj, Kuqi, Imeraj (F.Liēaj 60'), Guna (Sisoko 42'), Bega, Nenaj (Beqiri 64'), Dikson, Strati. Trajner: V.Ruci

    Tomori: Bytyēi, Fani, Aliaj (Kuēi 70'), Dino, G.Arbri, Peshtanaku, Prela, Dalipi (Kurti 70'), Lako (Shinko 71'), P.Arbri, Lamnica. Trajner: K.Mile

    Shėnues: Nenaj 30', Sisoko 48', 50', Dikson 61'

    Gjyqtarė: E.Peza (Tiranė), F.Elezi (Durrės), I.Alla (Lushnjė)

    Flamurtari ka fituar me rezultatin e thellė 4-0 ndaj Tomorit. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, 90-minutėshi ndaj beratasve ka kaluar pa shumė vėshtirėsi. Skuadra e Vasil Rucit ėshtė shfaqur e papėrmbajtur nė aksionet e pėrhershme sulmuese ndaj njė kundėrshtari qė shpreson pėr t'u renditur nė 4-shen mė tė mirė, por qė i mungoi forca e duhur pėr tė arritur rezultatin pozitiv. Nė pjesėn e parė, veē golit tė parė tė shėnuar nga Nenaj, Flamurtari ka pasur edhe shumė raste tė tjera, por Dikson, Sakaj dhe Bega nuk ishin tė saktė. Ndėrkohė, vetėm nė dy momente i ėshtė afruar portės sė Dines Tomori, me anė tė G.Arbrit dhe Lakos. Nė pjesėn e dytė gjithēka ka qenė nėn administrimin e vlonjatėve, tė cilėt shėnuan edhe 3 gola tė tjerė. Nė kėtė pjesė loje, skuadra e Tomorit, veē dy gjuajtjeve tė Lamnicės, nuk mundi tė bėnte asgjė. Ndėrkohė qė Sisoko, i cili u fut nė lojė nė minutėn e 42-tė, nė harkun kohor tė 2 minutave, ka shėnuar dy gola, duke e thelluar rezultatin nė 3-0. I furishėm nė depėrtimet brenda zonės sė kundėrshtarit, nigeriani Dikson ka shėnuar edhe golin e 4-t pėr Flamurtarin nė minutėn e 61-tė, pasi nė momentet e tjera portieri Bytyēi ka ditur ta frenojė atė. Ishte thėnė nga vlonjatėt gjatė javės se kushtet e mira tė stėrvitjes do tė sillnin njė lojė tė mirė, dhe kėshtu ndodhi. Flamurtari ka bindur nė lojėn e tij, qė pėrballė njė ekipi me pretendime si Tomori, u konkretizua me 4 gola. Pas kėsaj fitoreje, vlonjatėt vazhdojnė tė kryesojnė tė shkėputur me pikė nga ndjekėsit e tyre, ndėrsa Tomori e ka vėnė nė dyshim realizimin e objektivit. Edhe pse janė edhe disa ndeshje pėr t'u luajtur, beratasit kanė fare pak shanse pėr tė zėnė njė nga 4 vendet qė tė ēon nė superligė.

    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Kemi luajtur njė ndeshje tė mirė dhe fituam thellė, ndryshe nga ndeshjet me Laēin dhe Tepelenėn. Kjo fitore shėrben si nxitje pėr tė fituar nė transfertėn me Turbinėn dhe mė pas me Luftėtarin."
    Kristaq Mile, trajner i Tomorit: "Nuk mund ta prish miqėsinė time me vlonjatėt pėr shkak tė rezultatit tė ndeshjes sė sotme. Jam shumė i mėrzitur nga loja e skuadrės."

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #84
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    skuadra me e mire per A1 eshte padyshim Flamurtari
    megjithese jam me Apolonine kete se mohoj dot.
    Flamurtari ja vlen te luaj ne superlige kete vit
    all u need is love

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Vlora rigjen fitoren

    ------------------------------------

    Flamurtari Apolonia 2 0

    Flamurtari: Dine, Driza, Begaj (O.Beqiri 25'), Imeraj, Sakaj, Nenaj, Guna, Strati (Guga 84'), Bedini, Sisoko, Dikson (Mehmeti 87'). Trajner: V.Ruci.

    Apolonia: Miēo, Shoshi (Grizha 15'), Demiri, Bega, Emanuel, Kule, Zheraldinjo, Gėrēo (Meto 38'), Gega, Mema, Hyso.

    Trajner: Dh.Papuēiu.

    Shėnues: Guna 56', Diskon 73'

    Gjyqtarė: A.Janku, S.Avdo, E.Doda (Tiranė)

    Kartonė tė verdhė: Bedini, Sakaj

    Karton i kuq: Bega

    Pas dy humbjeve, Flamurtari ėshtė rikthyer te fitorja. Fitorja e djeshme ka qenė mjaft e rėndėsishme pėr tė, pasi ka mundur Apoloninė rivale, me rezultatin 2 0. Kjo ishte edhe autokritika e skuadrės sė Vasil Rucit para sportdashėsve vlonjatė, tė cilėt gjatė gjithė 90-minutėshit e kanė mbajtur ndezur atmosferėn sportive nė shkallėt e stadiumit tė "Flamurtari". Interesimi pėr kėtė ndeshje ka qenė i jashtėzakonshėm, si nga tifozėt e tė dyja skuadrave, ashtu dhe nga autoritetet e pushtetit lokal tė dy qyteteve. Nė tribunėn "VIP" tė stadiumit, bashkė me kryebashkiakėt e dy qyteteve, Baftjar Zeqos sė Fierit dhe Shpėtim Gjikės sė Vlorės, ka qenė presidenti i Apolonisė, Koēo Kokėdhima. Vlonjatėt ishin mjaft tė motivuar pėr tė fituar dhe qė nė minutat e para e deri nė pėrfundim tė pjesės sė parė, ata janė shfaqur mjaft tė rrezikshėm. Serinė e gjuajtjeve drejt portės sė Miēos e ēeli Sakaj, ndėrsa mė pas provuan Sisoko, Guna, Nenaj dhe Strati. Gjuajtjet e tyre u neutralizuan nga portieri mik, Miēo. Rasti mė i rrezikshėm pėr vlonjatėt ishte ai i minutės sė 28-tė, kur portierit Miēo i shpėtoi topi nga duart, pas njė gjuajtjeje tė fortė tė Nenajt. Mė pas, pas njė gjuajtjeje tė fortė tė Sisokos, Emanuel pėr pak sa nuk shkaktoi autogol, duke e devijuar topin nė shtyllėn pingule tė portės sė tij. Vetėm nė dy raste fierakėt e vizituan portėn e Dines, nėpėrmjet Zheraldinjos. Nė pjesėn e dytė, tė dyja skuadrat e ngritėn nivelin e lojės sė tyre. Nenaj dhe Zheraldinjo mund tė kishin shėnuar, pasi gjuajtėn rrezikshėm, por nė tė dy rastet kanė qenė portierėt Miēo dhe Dine, qė nuk kanė lejuar prekjen e rrjetės. Hyso i Apolonisė ka qenė shumė pranė golit dhe vetėm njė minutė pas rastit tė humbur prej tij, Flamurtari kaloi nė avantazh me anė tė Gunės. Pėr nga mėnyra e ekzekutimit, goli ishte mjaft i bukur, ndėrkohė qė i qetėsoi vlonjatėt. Mė pas, ata e zhvendosėn lojėn nė gjysmėfushėn e kundėrshtarit. Pas disa aksioneve me protagonistė Nenajn, Sisokon dhe Diksonin, ky i fundit arriti tė shėnonte dhe golin e sigurisė pėr Flamurtarin. Vlonjatėt pėrfituan nga epėrsia numerike, pasi Bega u ndėshkua me karton tė kuq nė minutėn e 67-tė. Fierakėt u zgjuan me vonesė dhe pas minutės sė 75-tė ata krijuan pėrshtjellimin nė mbrojtjen vlonjate. Mema, Hyso dhe Grizha u pėrpoqėn ta ngushtonin rezultatin, por nuk arritėn. Nė minutėn e 85-tė, Apolonia kishte rastin mė tė mirė pėr tė shėnuar, pasi gjyqatri dha njė 11-metėrsh nė favor tė saj, pas njė ndėrhyrjeje tė parregullt tė Gunės, por Zheraldinjo gaboi nė gjuajtje.

    Vasil Ruci, trajneri i Flamurtarit: "E merituam plotėsisht fitoren, sepse zhvilluam njė lojė me nivel tė mirė, veēanėrisht nė pjesėn e dytė. I rėndėsishėm ėshtė fakti, se jemi duke realizuar objektivin tonė pėr t'u shpallur kampionė tė kategorisė sė parė. I uroj suksese Apolonisė".
    Dhimitėr Papuēiu, trajneri i Apolonisė: "Sot kam parė njė Flamurtar me njė nivel tė mirė loje dhe shpirt tė lartė gare. E meritoi fitoren".

    ------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2005
    Vendndodhja
    Dirtyyy London
    Postime
    73

    Flamurtari Ne super league

    Pas nje mungese 2 vjetore rikthehet ne Super league ekipi me i mire ne Shqiperi.



    Flamurtari fiton dhe shpallet kampion

    Kastriot Brahimi


    Flamurtari Pogradeci 2 0

    Nga Vlora, Kastriot BRAHIMI
    Flamurtari: Dine, Driza, Behari, Bedini, Kuqi, Sakaj, Imeraj (F.Gjondeda 73'), Guna, Strati, Dikson (Plepi 83'), Sisoko (O.Beqiri 20'). Trajner: V.Ruci
    Pogradeci: Dimitrevski, Jakupi, Baēi, Muska, Fetollari, Marolli (Ēollaku 76'), Ēerepi, Sejfullai, Froku (Molla 60'), Laēka, Pengu (Ēekiēi 78'). Trajner: A.Abazi
    Shėnues: Dikson 47', Strati 68'
    Gjyqtarė: E.Peza, D.Agaraj (Tiranė), R.Zhuli (Gjirokastėr)
    Karton i verdhė: Imeraj

    Flamurtari, njė javė para pėrfundimit tė kampionatit tė kategorisė sė parė, ėshtė shpallur kampion i saj. Ekipi vlonjat ka fituar dje ndaj Pogradecit me rezultatin 2 0. Tashmė vlonjatėt e kanė realizuar plotėsisht objektivin e tyre dhe ndeshja e fundit me Adėn duket se do tė jetė njė formalitet pėr ta. Disa nga drejtuesit e lartė tė FSHF-sė, Arben Bici dhe Besnik Ēela, tė shoqėruar nga kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, kanė kurorėzuar ekipin kampion, duke dhėnė kupėn e kampionit tė kategorisė sė parė. Ndeshja e zhvilluar dje me Pogradecin ishte mjaft korrekte, me momente tė bukura, veēanėrisht nga vendėsit, tė cilėt kanė ushtruar presion tė vazhdueshėm ndaj kundėrshtarit. Flamurtari shėnoi dy gola, nga njė pėr ēdo pjesė loje. Si dhe nė ndeshjet e mėparshme, vlonjatėt nuk falėn nė fushėn e tyre. Nė pjesėn e parė Flamurtari sulmoi dendur dhe Guna, Dikson, Strati, Sisoko dhe Sakaj kanė qenė shumė pranė golit, por Dimitrevski e ka shmangur disa herė rrezikun. Ishte minuta e 2-tė shtesė e pjesės sė parė qė solli golin e parė tė vlonjatėve, me autori Diksonin, i cili realizoi golin e 15 tė nė kėtė kampionat. Ndėrkohė, pogradecarėt vetėm nė dy raste kanė gjuajtur me anė tė Sejfullait dhe Laēkės, por portieri Dine e ka zotėruar topin. Ndėrrimet e bėra nga trajneri Ruci i kanė dhėnė njė impuls tė ri lojės sė vlonjatėve. Njė paraqitje tė mirė bėri mesfushori O.Beqiri, i cili luajti mjaft mirė nė krah dhe nė dy rastet qė ai gjuajti, topi u pėrplas nė traversat e portės sė Dimitrevskit. Njė tjetėr talent i Flamurtarit, Ermir Strati, ka shėnuar golin e dytė nė minutėn e 68-tė. Me rezultatin 2-0 u mbyll ndeshja e djeshme, nė fund tė sė cilės Flamurtari ka marrė trofeun e kampionit dhe ka festuar bashkė me sportdashėsit vlonjatė. Nė sezonin e ardhshėm Flamurtari do tė jetė pjesė e mė tė mirėve, aty ku e ka pasur vendin gjithmonė. Ndėrsa Pogradeci, me humbjen e djeshme, i ka humbur shpresat pėr ngjitjen e mundshme nė superligė.

    Thanė
    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Jam shumė i emocionuar pėr fitoren e sotme dhe fitimin e titullit kampion nga Flamurtari. Besoj se ishte kurorėzimi i punės sė bėrė qė nga drejtuesit e ekipit, stafi teknik dhe futbollistėt. Flamurtari e meritonte njė sukses tė tillė."
    Ardian Abazi, trajner i Pogradecit: "I uroj suksese Flamurtarit pėr titullin kampion. Pogradeci u mundua, por nuk e realizoi dot objektivin e tij pėr ngjitjen nė superligė."

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Basketboll per te reja: Vlora kampione e Shqiperise

    ------------------------------------------------

    Ka pėrfunduar nė pallatin e sportit "Tamara Nikolla" nė Korēė kampionati kombėtar i tė rejave nė basketboll, qė ka kurorėzuar me titullin kampion ekipin e Flamurtarit. Vlonjatet kanė arritur tė fitojnė nė finale pėrballė vendaseve tė Skėnderbeut me rezultatin 92 72 dhe kanė ngritur lart kupėn, qė do tė thotė kurorėzim i njė viti pune dhe djerse pėr vajzat vlonjate. Nė ditėn e parė, nė takimet gjysmėfinale, kanė qenė tė pranishėm nė Korēė katėr ekipet mė tė mira tė vendit, Skėnderbeu, Flamurtari, Tirana dhe DHL ja. Sipas shortit, nė ditėn e parė janė ndeshur Tirana dhe Flamurtari, njė ndeshje e bukur dhe me rivalitet, ku vlonjatet kanė arritur tė fitojnė vetėn nė minutėn e fundit me shifrat 70 62. E bukur dhe interesante ka qenė edhe ndeshja e dytė mes Skėnderbeut dhe DHL sė, qė ėshtė mbyllur me shifrat 116 95 pėr korēaret. Nė dytėn e dytė, pėr vendin e tretė dhe tė katėrt, ekipi privat i DHL sė ka fituar ndaj Tiranės 88-82 dhe ėshtė renditur nė vendin e tretė. Nė finale janė pėrballur Skėnderbeu dhe Flamurtari, takim i ndjekur nga njė numėr i madh sportdashėsish. Miket nga Vlora, me njė epėrsi mė tė madhe se korēaret, janė shpallur kampione, duke fituar me shifrat 92 72 dhe nė kėtė mėnyrė kanė merituar titullin kampion, si ekipi mė i mirė nė basketbollin e tė rejave nė kėtė sezon. Por duhet pėrmendur se kėto finale kanė qenė njė eveniment pėr qytetin e Korēės, falė njė organizimi tė pėrkryer tė klubit "Skėnderbeu". Nė fund tė aktivitetit, kupa i ėshtė dorėzuar Flamurtarit nga kryetari i Bashkisė sė Korēės, Robert Damo.

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ishalla po hecni mire kete vit qe vjen dhe mireseershet

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Femrat vlonjate fitojnė superkupėn e Shqipėrisė

    Flamurtari - Tirana 88-76
    (13-18, 22-16, 21-21, 32-21)

    FLAMURTARI: Myrto, Gjoka, Baxhaj, Rrapaj, Ēakiēi, Deneko, Hasanaj, Plasa, Demiraj, Sako. Trajner: V. Toska

    TIRANA: Vėrria, metani, Hoxhaj, E.Bujari, G.Bujari, Pėrmeti, Ēaushaj, M.Alibegaj, Zykaj, Shytaj. Trajnere: E. Alibegaj
    Gjyqtarė: A. Shundi, G. Dumba

    Flamurtari nė basketboll pėr femra ka fituar dje nė Vlorė pėr tė katėrtėn herė nė historinė e tij Superkupėn e Shqipėrisė, duke mundur Tiranėn me shifrat 88-76. Njė sukses i vėshtirė i vlonjateve, qė vetėm nė 10 minutat e fundit arritėn qė tė krijojnė epėrsinė ndaj mikeshave nga kryeqyteti, duke ngritur kėshtu kupėn e aktivitetit tė parė tė vitit 2007. Pėr 30 minuta ndeshja ka qenė e ekuilibruar, ku herė udhėheq Tirana e herė Flamurtari. Madje ėshtė Tirana ajo qė e nis mirė ndeshjen, e cila arrin tė udhėheq nė fillim tė lojės 2-14 dhe perioda e parė do tė pėrfundonte 13-18. Por vlonjatet arrijnė qė ta ngushtojnė diferencėn nė periodėn e dytė, madje Flamurtari udhėheq me 1 pikė nė pėrfundim tė pjesės sė parė, 35-34. Por ekuilibri do tė vijonte edhe nė 10-minutėshin e tretė, ku pas barazimit 41-41 janė vlonjatet qė shkėputen 53-47, por Tirana e ngushton nė 56-55 rezultatin nė pėrfundim tė kėsaj periode, ku skuadrat shėnuan secila nga 21 pikė. Nė periodėn e fundit eksperienca e Hasanajt, Sakos dhe Denekos, sė bashku me Ēakiēin e Demirajn bėjnė qė diferenca tė rritet 69-59, 73-63 dhe nė 2 minutat e fundit tė shfrytėzojnė edhe gabimet e skuadrės kryeqytetase, pėr tė fituar ndeshjen 88-76. Tė pranishėm nė kėtė takim ishin ministri Bujar Leskaj, kryebashkiaku i Vlorės, Shpėtim Gjika, Princi Leka, deputeti Arben Isaraj etj. Pas takimit, trajneri Viron Toska u shpreh i kėnaqur pėr objektivin e arritur dhe fitimin e trofeut tė tretė nė kėtė sezon.
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar mė parė nga KoTeLja_VL
    Yeap ... ka qene
    TRE SHTATA KISHTE BOTA
    KIGAN
    VASIL RUC dhe
    POPIVODA
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar mė parė nga sweet_babe
    FUTBOLLISTI I TALENTUAR VASIL RUCI NGA DHERMIU I HIMARES NE NDESHIEN ME BARCELONEN ME 1986

    TRE SHTATA KISHTE BOTA
    KIGAN
    VASIL RUC dhe
    POPIVODA
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------

    Ne ndeshjen e superligės Flamurtari-Partizani, vlonjatėt kanė arritur tė shėnojnė nė minutėn 46' duke e mbyllur takimin me fitore. Kjo fitore vjen pas njė jave me deklarata nga stafi i Partizanit se nė Vlorė do tė "hakmerreshin" pėr humbjen e pėsuar nė Tiranė.

    -------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Thumbs up Basketboll per femra: Flamurtari kampion

    -------------------------------------

    Skuadra e Flamurtarit u shpall kampion kombetar pas fitores ndaj Apolonise me rezultatin 104-70, ne takimin qe u zhvillua ne Pallatin e Sportit te qytetit te Vlores. Ne kete takim, qe ishte i pesti ne kuadrin e play-off per titullin, vajzat vlonjate treguan nje nivel te larte loje. Ato dominuan ndaj skuadres fierak ne te gjitha drejtimet, por veēanerisht ne gjuajtjet nga distanca.

    -------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Thumbs up Flamurtari e fillon me fitore Superligen

    --------------------------------------------

    Dje pasdite ne stadiumin e qytetit te Vlores eshte zhvilluar ndeshja e pare e ekipit vlonjat per kete sezon. Perballe Flamurtarit ishte ekipi kampion i Tiranes i cili u mposht me rezultatin 1-0 me gol te shenuar nga Franc Veliu. Ne ceremonine e hapjes se Superliges merrnin pjese presidenti i FSHF Armando Duka dhe kryetari i bashkise Shetim Gjika.

    --------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  15. #95
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anėtarėsuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384
    Sot 08.12.2007
    Vlore

    Flamurtari - Besa 1 : 0
    Bledion Guga 48'

  16. #96
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    flamurtari nje emer nje legjend

    ja dhe tifozat tane duke vajtur ne stadium..............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Urime per kalimin ne finale te Kupes se Shqiperise

  18. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    urime kualifikimin ne finale
    e mirupafshim ne finale
    se puro ka harru me than
    JO SEKS PARA MARTESE

  19. #99
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    urime kualifikimin ne finale
    e mirupafshim ne finale
    se puro ka harru me than
    shume flm per lajmin e mire ....respekte goldian
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    urime per fitoren e kupes flamurtarit. e keni meritu

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 13:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •