Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 178
  1. #31
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    oh... dobet fare

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Angry

    --------------------------------------------------------------

    Humbja e fundit nė Kavajė e ka ēuar nė gjashtė numrin e rezultateve negative qė Flamurtari ka arritur nė 11 javėt e fazės sė parė tė kampionatit. Pra, nė njė kampionat me 12 skuadra, vlonjatėt kanė humbur mė shumė se 50% tė takimeve dhe janė detyruar tė qėndrojnė nė zonėn e ftohtė tė klasifikimit, nė vendin e 10-tė. Ky ėshtė zhgėnjimi mė i madh pėr sportdashėsit vlonjatė, duke pasur parasysh kėtu dhe atė tė rėnies njė kategori mė poshtė nė sezonin e kaluar. Objektivi i stafit drejtues tė Flamurtarit pėr rikthimin nė superligė duket si njė ėndėrr, pasi ekipi tashmė kėrcėnohet edhe prej rėnies nga liga e parė. Nė kėto rrethana, tė gjithė dashamirėsit e Flamurtarit pyesin me tė drejtė se pėrse skuadra vlonjate po prezantohet kaq keq nė ligėn e parė, kur pėr asnjė moment nuk i kanė munguar financat. Pėrgjigjen e parė e japin drejtuesit dhe disa futbollistė tė skuadrės, duke thėnė se Flamurtarit i ka munguar fati, ose ėshtė ndėshkuar nga gjykimet. Por dielli nuk mund tė mbulohet me shoshė, sepse realiteti ėshtė krejt ndryshe. Fati i mirė ose i keq nuk vjen vetvetiu, por varet nga puna qė bėhet. Te Flamurtari nuk ėshtė punuar si duhet, sepse qysh para fillimit tė kampionatit drejtuesit e skuadrės nuk ndėrtuan strategjinė e duhur qė do tė garantonte suksesin. U organizua nė mėnyrė shembullore asambleja e tretė e futbollit vlonjat, por kryesia e saj, e pėrbėrė nga 4 specialistė futbolli, 2 juristė dhe 8 biznesmenė, nuk po funksionon si duhet qė prej datės 15 gusht. Askush nuk e mori iniciativėn pėr tė organizuar mbledhjen e kryesisė pėr zgjedhjen e presidentit tė Flamurtarit, gjė e cila mė vonė do t'i hapte rrugėn krijimit tė shoqėrisė aksionere. Kėshtu, kryebashkiakut tė Vlorės, Shpėtim Gjika, iu desh tė merrej nga afėr edhe me ekipin e futbollit tė qytetit tė tij. Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e fillimit, skuadra vlonjate, me nė krye trajnerin Petraq Bifsha, kreu njė minifazė pėrgatitore nė Pogradec, por pa trajtim ushqimor dhe pa paga. Disa prej lojtarėve qė vazhdonin stėrvitjen me Flamurtarin vendosėn tė qėndrojnė nė ekip. Gjithashtu, nė ekip u afruan edhe disa lojtarė qė trajneri Bifsha dhe mjeku Peto nuk i kishin kaluar nė provat fizike dhe mjekėsore. Shpeshherė, trajneri Bifsha shprehej i pakėnaqur me kontigjentin e lojtarėve qė kishte nė dispozicion, sepse, sipas tij, Flamurtarit i duheshin lojtarė cilėsorė pėr tė garantuar rikthimin nė superligė. Pas javės sė tetė, trajnerit Bifsha i kėrkohet dorėheqja, pasi skuadra ishte paraqitur keq, duke grumbulluar vetėm 11 pikė. Por gjėrat shkuan mė keq pas largimit tė Bifshės. Drejtuesit e skuadrės ankoheshin pėr lojėrat e dobėta, veēanėrisht pėr finalizimin e dobėt tė aksioneve. Kjo ėshtė e vėrtetė, por, sipas specialistėve mė tė njohur tė futbollit vlonjat, Flamurtari ēalonte nė tė gjitha repartet. Sipas tyre, ėshtė njė rast unikal pėr njė skuadėr si Flamurtari qė vetėm 4 lojtarė, si Driza, Kuqi, Bega dhe Shtrepi, t'i pėrballojnė tė gjitha ndeshjet, ndėrkohė qė pjesė tjetėr e lojtarėve kanė pasur dėmtime tė lehta. Burime tė sigurta informacioni pėr gazetėn bėjnė tė ditur se sė shpejti nė stafin drejtues tė Flamurtarit do tė bėhen ndryshime rrėnjėsore, nė mėnyrė qė skuadra bregdetare tė prezantohet ndryshe nė fazėn e dytė.

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------

    Ka pėrfunduar faza e parė e punimeve pėr rikonstruksionin e fushės sė stadiumit "Flamurtari" nga firma SHPK "Duka", afati kohor i sė cilės ishte 20 dhjetori. Deri tani janė kryer disa procese pune, duke filluar me gėrmimin dhe nivelimin e fushės sipas kuotave tė caktuara nga projekti, hapja e kanaleve dhe vendosja e tubacioneve nė tė gjithė territorin e fushės e deri te shtrimi i ēakėllit. Ditėt e fundit ėshtė bėrė rulimi i fushė dhe ėshtė pėrgatitur terreni pėr montimin e sistemit vaditės. Ja ēfarė thotė pėr ecurinė e punimeve presidenti i firmės qė po bėn rikonstruksionin e stadiumit, Adhurim Duka: "E gjithė puna qė ėshtė bėrė gjatė fazės sė parė, ėshtė marrė pėrsipėr nga Bashkia e Vlorės, e cila ka akorduar njė fond prej 9.5 milionė lekėsh tė reja. E rėndėsishme ėshtė qė nė proceset e tjera tė punimeve tė mos na krijohen vonesa, pasi duhet bėrė sa mė parė montimi i impiantit vaditės, i cili duhet tė pėrfundojė brenda 4-5 ditėsh. Mė pas ne jemi gati tė hedhim nė fushė dheun. Menjėherė pas kėtyre dy proceseve, njė firmė greke duhet tė shtrojė tapetin e gjelbėr. Sipas informacionit qė morėm, nėse dy firmat e huaja do t'u pėrgjigjen punimeve nė afatin e caktuar, fusha do tė jetė e pėrfunduar nė muajin shkurt tė vitit 2005. Ndėrkohė po pėrfundon puna pėr ndėrtimin e rezervuarit tė madh, i cili do t'i shėrbejė impiantit vaditės." Pėrfundimi i punimeve tė fushės sė stadiumit ėshtė njė nga objektivat e Bashkisė sė Vlorės. Kryebashkiaku Gjika, nė analizėn e fazės sė parė, ėshtė shprehur se Flamurtari nė fazėn e dytė do t'i zhvillojė ndeshjet nė fushėn e re, tė ndėrtuar sipas kėrkesave tė kohės.

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #34
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Mire fare se ishte katandis peribret fusha.
    Me ne fund ... beri dhe bashkia e Vlores dicka te sakte.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------

    Me fillimin e fazės pėrgatitore tė dimrit, nė skuadrėn e Flamurtarit atmosfera ka ndryshuar pozitivisht. Stafi teknik ėshtė i gjithi i angazhuar me punė dhe nė kampin kuqezi ekziston tashmė njė frymė optimiste. Sekretari i klubit, Sokol Kushta, ėshtė shprehur tepėr i ashpėr nė lidhje me zbatimin me pėrpikėri tė disiplinės nė skuadėr, veēanėrisht pėr ata lojtarė qė nuk janė paraqitur nė stėrvitje. "Ata lojtarė qė nuk u paraqitėn nė stėrvitje ditėn e parė tė fazės pėrgatitore tė mos pranohen mė, sepse nuk na duhen." Kėto kanė qenė fjalėt e sekretarit tė klubit vlonjat nė adresė tė zėvendėstrajnerit Nini. Para se tė largohej nga ambientet e klubit, sekretari Kushta i ka dhėnė disa detyra zėvendėstrajnerit Adrian Nini, i cili do ta drejtojė stėrvitjen derisa tė emėrohet trajneri i ri. Sipas informacioneve mė tė fundit tė marra nga drejtuesit e skuadrės, mėsojmė se pritet njė takim pėrfundimtar midis Kushtės dhe Mirel Josės pėr emėrimin e kėtij tė fundit nė krye tė Flamurtarit. Por ardhja e kryeqytetasit nė krye tė kuqezinjve duket se ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Ndėrkohė, gjendja e lojtarė nė kėtė fillim tė fazės pėrgatitore duket e mirė. Kėtė e konfirmon edhe mjeku i skuadrės, Adrian Lluka, i cili shprehet: "Gjendja fizike e futbollistėve aktualisht ėshtė mjaft e mirė. Edhe 2-3 lojtarė qė kishin probleme, tashmė janė riaftėsuar plotėsisht dhe janė bashkuar me grupin. Ne jemi gati pėr tė bėrė edhe testet fiziko-mjekėsore." Nė drejtimin e zėvendėstrajnerit Nini, skuadra po vazhdon e qetė stėrvitjen. Ardhja e Josės, njė trajner mjaft serioz dhe profesionist, pritet tė shoqėrohet edhe me merkaton dimėrore. Trajneri Josa do tė jetė ai qė do tė pėrcaktojė lojtarėt qė i duhen Flamurtarit, si dhe cilėt do tė jenė ndihmėsit e tij.

    -------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------

    Ka filluar faza e dytė e punimeve pėr rikonstruksionin e fushės sė stadiumit "Flamurtari". Tė martėn paradite ka filluar montimi i impiantit vaditės tė fushės nga firma italiane "Del Talia", me qendėr nė Firence tė Italisė. Punimet po zhvillohen nėn mbikėqyrjen e inxhinierit tė FSHF-sė, Niko Ēomo, dhe presidentit tė firmės "Duka", e cila kryen proceset e tjera tė punės nė fushėn e stadiumit. Mėsohet se montimi i impiantit vaditės pėrfundon pas 3-4 ditėsh. Pas kėtij procesi, firma greke duhet tė shtrojė tapetin e gjelbėr dhe, sipas llogarive tė bėra, mendohet qė inagurimi i fushės duhet tė bėhet mė datė 13 shkurt, pikėrisht nė javėn e tretė tė fazės sė dytė tė kampionatit.

    ---------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------

    I detyruar nga mungesa e trajnerit, sekretari i klubit vlonjat, Sokol Kushta, ka lėnė ēdo punė dhe ėshtė marrė vetė me stėrvitjen e futbollistėve. Zhvillohen nga dy seanca nė ditė, ndėrkohė qė numri i lojtarėve po rritet ēdo ditė. Tashmė nė stėrvitjen e Flamurtarit marrin pjesė rreth 30 veta. Pas ardhjes sė portierit Dine, i cili e ka marrė lejen e kalimit nga Shkumbini, nė pritje tė federimit me skuadrėn kuqezi ėshtė edhe vlonjati tjetėr, Ēerēizi. Tė dy kėta lojtarė kanė biseduar me kryebashkiakun Gjika dhe stafin teknik, i cili e ka dhėnė miratimin. Ditėt e fundit, nė Vlorė kanė mbėrritur edhe dy lojtarė me ngjyrė, senegalezi 26-vjeēar Sisoko dhe kamerunasi 20-vjeēar Zhavier. Ata janė vėnė nėn vėzhgimin e sekretarit Kushta dhe zėvendėstrajnerit Nini. Nuk ėshtė vendosur ende nėse dy afrikanėt do ta veshin apo jo fanellėn e Flamurtarit nė fazėn e dytė, por pėrshtypjet e para pėr ta janė pozitive. Zėvendėstrajneri Nini, nė lidhje me kėtė fakt, shprehet: "Sulmuesi senegalez Sisiko, i cili ėshtė aktivizuar 2-3 ndeshje me Dinamon, ka tė dhėna tė mira, pasi gjuan saktė drejt portės, ndėrsa mesfushori kamerunas, Zhavier, e pėrdor mirė topin. Ende unė nuk mund tė jap njė mendim tė prerė pėr tė dy lojtarėt e huaj, sepse duhet t'i shohim me mjaft kujdes." Nė vėmendjen e drejtuesve vlonjatė ėshtė edhe sulmuesi 20-vjeēar Hysa, i cili ka disa ditė qė stėrvitet me kuqezinjtė. Mė parė ai ėshtė aktivizuar nė njė prej skuadrave tė kategorive inferiore nė kampionatin helen. Gjithsesi, lėvizjet e bėra deri tani te Flamurtari mund tė quhen njė merkato e sajuar, pasi tė pestė lojtarėt e afruar deri tani kanė ardhur me dėshirėn e tyre. Megjithatė, rėndėsi ka qė skuadra tė ketė sa mė parė njė trajner nė krye tė saj dhe mė pas tė gjitha problemet e tjera do tė zgjidhen.

    ----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Stafi i ri teknik i Flamurtarit: Vasil Ruci, Perparim Lushaj, Gjondeda, Kushta

    -------------------------------------------------------------
    Miqesore me kombetaren U-19

    Vasil Ruci triumfon ndaj ish-trajnerit tė tij, Edmond Liēaj. Kjo ka ndodhur nė njė ndeshje miqėsore, qė Flamurtari ka zhvilluar mė kombėtaren U-19 tė trajnerit Edmond Liēaj, nė fushėn e aneksit nė Vlorė. Vendasit e kanė fituar takimin me rezultatin e thellė 3-0. Golat janė shėnuar pėr vlonjatėt nga Rezi Hysa, nė 57' dhe 68', si dhe nga sulmuesi nga Senegali, Sisoko, nė 75'. Ky ishte takimi i parė qė Flamurtari organizoi nėn drejtimin e trajnerit tė sapoemėruar Vasil Ruci. Pra, nė kėtė mėnyrė, trajneri Ruci e nis mbarė fillimin nė detyrė, madje me fitore tė thellė, tė cilėn skuadra bregdetare kishte shumėkohė qė nuk e arrinte. Skuadra e Flamurtarit ka aktivizuar Dine, Driza, Gjoni, Diamanti, Begaj, Bakiu, Moqi, K.Liēaj, Ēerēizii, Serjani dhe Sisoko. Ndėrsa nė 45 minutat e dyta, trajneri Ruci bėri zėvendėsime, duke futur nė lojė Ismailin, Idrizin, Hyson, Tahon, Malajn, Telushin. Ekipi kombėtar U 19 ka aktivizuar: Legata, Mehmeti, Hysi, Guga, Rustemi, Xhakalli, Sekseri, Arapi, Taullai, Metaj dhe Cani. Nė fund tė takimit trajneri Ruci dhe drejtori teknik, Kushta, nė njė takim tė shkurtėr i kanė pėrgėzuar lojtarėt.

    -------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Me ne fund Flamurtari gjen fitoren ...

    --------------------------------------------------

    Pas serisė sė humbjeve nė javėt e fundit tė kampionatit, Flamurtari mė nė fund ka prishur syrin e keq, duke fituar ndaj Besėlidhjes me rezultatin e ngushtė 2-1 nė stadiumin "Loni Papuēiu". Nė kėtė mėnyrė, trajneri i ri i vlonjatėve, Vasil Ruci, ka debutuar me fitore. Tripikėshi i djeshėm e shkėput disi Flamurtarin nga zona e ftohtė, ndėrkohė qė nė javėt e mbetura do tė synohet ngjitja e shkallėve tė klasifikimit. Kuqezinjtė vlonjatė luajtėn njė pjesė tė parė tė pėlqyeshme, ku ra mė tepėr nė sy mėnyra efikase e lojės nga krahėt, nė tė cilėt vepronin Ēerēizi, Guga, Begaj, Kuqi dhe Nenaj. Nė kėtė pjesė loje edhe mesfusha i kreu mirė detyrat mbrojtėse dhe ato sulmuese. Pas njė presingu tė vazhdueshėm, Flamurtari e mbylli pjesėn e parė nė avantazhin e dy golave qė u shėnuan nga afrikani Sisoko.
    Krejt e kundėrta ndodhi nė pjesėn e dytė, ku Flamurtari, duke u pėrpjekur tė ruajė rezultatin, lėshoi shumė nė mesfushė. Lezhjanėt, me veprimet e tyre tė shpejta, kėrkonin pėrmbysjen e rezultatit tė pjesės sė parė, ndėrkohė qė vlonjatėt e humbėn paksa qetėsinė nga presioni dhe loja e fortė e kundėrshtarit. Nė njė moment loja u tensionua dhe gjyqtari Sopjani me tė drejtė ndėshkoi me karton tė kuq Bakiun e Flamurtarit dhe Mallotėn e Besėlidhjes. Gjithsesi, skuadra e Lorencit e rriti presionin ndaj vlonjatėve nėpėrmjet aksioneve tė organizuara mirė, ku pėr t'u pėrmendur janė rastet e krijuara para portės sė Dines nga Gega, Alb.Bruka, Smajli dhe Pjetrushi. Megjithatė, mbrojtja vlonjate u tregua e kujdesshme nė thyerjen e aksioneve tė lezhjanėve. Pak minuta para pėrfundimit tė takimit miqtė arritėn tė shėnonin tė vetmin gol me anė tė tė riut Gjergji. Nė 15 minutat e fundit tė takimit, lojtarėt e Flamurtarit, nėpėrmjet kundėrsulmit nuk arritėn tė thellonin rezultatin. Fitorja me Besėlidhjen e mban sėrish Flamurtarin nė vendin e 10-tė, por ajo duket se do tė shėnojė kthesėn e shumėpritur nga vlonjatėt.

    Vasil Ruci:
    "Jam i kėnaqur pėr tri pikėt qė fituam, por aspak nga loja e skuadrės nė pjesėn e dytė. Futbolli luhet deri nė ēastin e fundit, pavarėsisht se nė pjesėn e parė isha i kėnaqur nga disiplina taktike qė lojtarėt e mi shprehėn nė fushė. Sė bashku me skuadrėn kemi shumė punė pėr tė bėrė nė tė ardhmen pėr tė arritur synimin tonė."

    --------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------------

    Ballshiotėt detyrohen tė dalin sėrish kokulur nga fusha e blertė, pasi janė mundur nė fushėn e tyre nga ekipi vlonjat, i drejtuar nga trajneri Vasil Ruci. Bylisi zhvilloi njė lojė krejt tė dobėt dje ndaj Flamurtarit. Rastet pėr shėnim munguan tėrėsisht pėr tė, ndėrkohė qė vlonjatėt shėnuan dy herė nė portėn e Nexhipit nga njė herė nė ēdo pjesė. Flamurtari ishte mė i motivuar dhe shfaqej mė rrezikshėm ndaj portės sė Bylisit, madje qė nė minutat e para tė takimit vlonjatėt mund tė kalonin nė epėrsi me anė tė Gunės. Mė pas ishte senegalezi Sisoko qė rrezikoi portėn e Bylisit, por Nexhipi e zgjidhi situatėn nė tė dy rastet. Miqtė arritėn ta gjejnė rrugėn e rrjetės nė minutėn e 25-tė, kur Begaj nga e majta kroson nė zonė dhe Sisoko nuk mund tė falė, duke mposhtur portierin Nexhipi. Pas kėtij momenti loja vazhdoi mė e qetė dhe tė dy ekipet e zhvendosėn lojėn nė mesfushė, me ndonjė tentativė mė shumė tė vlonjatėve nė drejtim tė sulmit. Kundėrpėrgjigjja e Bylisit ishte e dobėt, pasi lojtarėt e tij nuk arritėn t'i afrohen asnjėherė portės sė Dines. Pjesa e parė u mbyll me njė tentativė tė Shabanit nga distanca, por topi kaloj ngjitur me shtyllėn e djathtė pingule. Pjesa e dytė nisi me njė rast tė mirė pėr Flamurtarin dhe sėrish protagoniste ishte dyshja Guna-Sisoko. I pari krosoi nė zonė dhe Sisoko gjuajti me kokė, por Nexhipi u tregua i gatshėm. Bylisi e rriti nivelin e lojės, duke u bėrė mė kėrkues. Nė minutėn e 55-tė, ballshiotėt fituan njė 11-metėrsh, pas prekjes me dorė tė topit nga Bega. Gjuajti Nexhipi, por kolegu i tij priti bukur. Bylisi humbi rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, por nuk fal Flamurtari, i cili u hodh nė sulm, duke dyfishuar rezultatin me anė tė Nenajt nė minutėn e 65-tė. Bylisi, pas minutės sė 70-tė, luajti me 10 futbollistė, pasi Mancaku u ndėshkua me karton tė kuq. Flamurtari pati dhe mundėsi tė tjera pėr tė shėnuar me Sisokon, Nenajn dhe nė fund Serjanin, por rezultati mbeti i pandryshuar deri nė fund. Kėshtu, Flamurtari u largua nga Ballshi me njė tripikėsh tė fituar pa shumė mundim. Thanė pas ndeshjes Vladimir Bushi, trajner i Bylisit: "Ekipi nuk ėshtė ende i ēliruar nga ana psikologjike. E kemi pasur tė vėshtirė ndėrtimin e formacionit pėr shkak tė mungesave nga dėmtimet apo kartonėt. Humbėm njė 11-metėrsh, i cili, nėse do tė ishte realizuar, mund ta motivonte ekipin pėr tė dalė nė lojėn e tij. Flamurtari i shfrytėzoi mirė mangėsitė tona dhe arriti ta fitonte takimin me meritė." Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Ekipi ynė ende nuk ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė. Duhet tė luanim mė mirė, pasi lojtarėt tanė kanė mė shumė pėr tė dhėnė. Nuk e patėm tė vėshtirė fitoren, por e vėshtirėsuam vetė, sepse nuk kishim pėrqendrimin e duhur."

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 13:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •