vazhdimi
--
Pjesemarrja e Shoqėrisė Sportive “Vlora” :
Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938.
Kupėn “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesėtar nė grupin C, bashkė me Durrėsin, Beratin dhe Lezhėn.
Pas Nėntorit 1944, ēlirimit tė vendit, do tė riniste udhėn e tij tė re njė nga sportet mė tė dashur, njė nga sportet mė popullor, futbolli. Ai do tė krijonte aq emocione, dėshira, gėzime, thirrje.
2 Shtatori 1945 rinisi startin Kampionati Kombėtar i Futbollit pėr mos t’u ndalur mė. Edhe nė kėtė startim tė ri skuadra e qytetit te Vlores prezantohet me emrin “Vlora”.
Uniforma e pėrfaqėsues vlonjate, ashtu si edhe e viteve tė para tė nisjes sė futbollit zyrtar, ishte njė bluzė e bardhė me shirita dy ngjyrėsh, kuq e zi. Kėto tė pėrsėritura dy herė horizontalisht para gjoksit. Tė mbathurat ishin tė zeza dhe herė herė tė bardha, si dhe geta tė zeza me njė shirit tė kuq nė qafė.
Ata qė do ta vishnin kėtė uniformė nė 2 Shtator 1945 do tė ishin:
Xhakomino Pozeli, italiani qė kishte mbetur qė pas luftės italiane nė Vlorė, Xhelali (Veizi). Kokona, (Hata), Palla, M Mina, Bitri, Apostoli, Muēaj, Dumani, Shamo, Isaia, Ēili, Vasili, Gjini, Saraēi, Naqe, Llambi. Mali, Vavypi, Manushi, Sotiri, Vyshka, Olldashi.
Mė 22 qershor 1946 anėtarėt e klubit tė sportit “Ismail Qemali”, intelektuale e sportistė kėrkojnė tė ndryshohet emėrtimi i klubit ne “Sport Klub Flamurtari”.
Emėrtimi i ri u bė vėrtetė flamur pėr sportin vlonjat.
Nė kampionatin e 9 Kombėtar tė futbollit, tė vitit 1946 skuadra e futbollit e qytetit tonė zuri vendin e parė nė grupin B dhe tė dytin pas finales me ekipin e “Vllaznisė”.
Ecuria e futbollit vlonjat deri nė vitin 1960 kur ai do tė bėhej finalist i Kupės sė Republikės ishte ajo e njė skuadre me hope, me ngjitje e zbritje nė klasifikim.
Ne vitin 1948 kuqezinjtė do tė ishin pėrsėri finalistė pėr titullin kampion, por e fitojnė atė te kuqte e ushtrisė “Partizani”.
Nė vitin 1949 pas disa takimesh do tė pėrjashtoheshin nga vazhdimi i kampionatit.
Emrat e futbollistėve Mina, Ibrahimi, Bejkosala, Dupi, Arapi, Sallata, Opingari, Thomaj, Gjyli, Ferko, Llupa, Shehu, e trajneri Pelingu do tė ishin pasqyrė pėr brezat e ardhshėm. Konsideratat mė tė mira si tregues pėr tė cilėsuar futbollin vlonjat si futboll teknik, spektakolar e qė mė vonė do tė cilėsohej dhe si “futboll i shkollės vlonjate”, kanė pėrcjelle pėr tifozerinė vlonjate dhe atė vendore mjeshtrit e futbollit shqiptar dhe emrat e spikatur tė medias sportive.
Loro Boriēi : “Flamurtari” i Vlorės ėshtė ekip mjaft i fortė.
Anton Mazreku : “Flamurtari” i Vlorės ėshtė njė nga ekipet me energjike dhe simpatike tė vendit.
Sabri Peqini - “Flamurtari” i Vlorės luan thjesht dhe bukur. Zotėron njė teknikė tė pasur”.
Xhavit Shaqiri : “Tek “Flamurtari” pėlqehet guximi e loja me karakter sulmues, teknikisht e mirė”.
Zyber Konēi : “Zbatimi i skemės 1-4-2-4, skemė e re e eksperimentuar nė skuadrat tona mė mirė se kushdo skuadėr tjetėr e zbaton”Flamurtari”.
Trofetė:
1985: Fitues i Kupės sė Republikės
1987: Fitues i Kupės sė Republikės
1990-1991: Kampion Kombėtar i Kampionatit tė 52-te tė Futbollit
Ekipi i qytetit tė Vlorės “Flamurtari” arritjet mė tė mira i ka nė vitet kur ėshtė bėrė dy herė fitues i Superkupės sė Shqipėrisė ; ne vitin 1990 dhe vitin 1992
Emrat qė e ngritėn lart kėtė qytet nė futbollin e atyre viteve do tė ishin Arapi, Birēe, P.Ruci, Ēipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Ēuri e S.Elmazi.
Kurse ata qė varėn medaljonin e parė tė kampionit do tė ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mėhilli, Lutaj, Dema, Biraēi, Ēipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liēaj dhe Sh.Zile.
Fillimet e ndeshjeve me tė huajt vlonjatėt, thuhet e dokumentohet ta kenė luajtur rreth vitit 1918 me marinarė tė huaj qė zbresin nga porti i Skelės drejt qendrės sė qytetit. Kurse pas organizimit nė shoqatė sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri nė vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht nė gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisė . Kurse, ndeshjen e parė ndėrkombėtare zyrtare e ka zhvilluar nė Athinė me ekipin e AEK pėr Kupėn Ballkanike, nė vitin 1980.
Pra, majėn mė tė lartė tė cilėsisė, mbresat e shkėlqyera tė futbollit vlonjat janė nė vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parė jashtė vendit pėr t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atė evropian.
Veēanėrisht nė vitin 1987 kur vlonjatėt takohen pėr herė tė dytė me “demat” spanjollė tė “Barcelonės” dhe largohen nga kupa UEFA nė tur tė tretė, gjė qė s’e kishte arrirė me parė ndonjė ekip shqiptar.
Pėr tė pėrcjellė kėtė futboll klasi qė mbartin futbollistet vlonjat po citojmė anglezin Lineker, golashėnuesin mė tė mirė tė botėrorit 1986, qė luajti me ngjyrat e “Barcelonės” kundra “Flamurtarit” ;“Flamurtari”, thotė ai, luajti shumė mirė. Pashė dhe luajta pėr herė tė parė me njė skuadėr shqiptare. Njė skuadėr shumė e mirė, aq sa nuk e mendoja”.
Nga plejada e madhe dhe e ndritur e futbollistėve vlonjat sot numėrohen njė numėr i madh lojtarėsh qė kanė fituar titullin e lartė sportiv “Mjeshtėr Sporti”. Por ata tė cilėt kanė fituar nė anketa tė ndryshme tė medias, apo tė vlerėsuar e tė votuar nga tifozeria e futbollit janė:
MEXHIT HAXHIU - Mjeshtėr i Merituar i Sportit.
Viti 1972 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.
Viti 1985 fitues nė anketėn “Mbresa mė tė mira nė 40 vjet”.
Viti 1995 fitues nė anketėn “11 futbollistėt me tė mirė tė 55 kampionateve”.
SPIRO ĒURRI- Mjeshtėr sporti.
Viti 1971 fitues nė anketėn “Sulmuesi mė i mirė i vitit, 18 vjeēar”.
ALFRED FERKO- Mjeshtėr sporti.
Viti 1986 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.
AGIM BUBEQI- Mjeshtėr sporti.
Viti 1986+1987 fitues nė anketėn “Sulmuesi mė i mirė i vitit”.
RAPO TAHO-Mjeshtėr sporti.
Viti 1987 fitues nė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”.
SOKOL KUSHTA-Mjeshtėr sporti.
Viti 1988 nė anketėn evropiane”Guerin Sportive” tė revistės”Bravo” vendi 18.
LATIF GJONDEDA- Mjeshtėr sporti.
Viti 1988 fitues nė anketėn “ Mesfushori mė i mirė i vitit.
VIKTOR DAULLJA- Mjeshtėr sporti.
Viti 1988”Sulmuesi mė i mirė i vitit pėr tė rinjtė 18 vjeēar”.
Klubi i Futbollit “Flamurtari” - Bashkia Vlorė
Historia e Klubit ėshtė marr nga www.BashkiaVlore.org
Njė poezi kushtuar skuadrės sė Flamurtarit nė futboll. Poezia ėshtė gjetur nė internet
Kushtuar Vasil Rucit dhe skuadrės sė asaj kohe:
17 dhjetor tetedhjete e nente,
kjo e diel do te mbahet mend
kush e la fushen e blerte
Vasil Ruci mjeshtri me flete
Vasil Ruci ngele figure,
Vlores nuk i vjen me kurre
Shume kujtime ne na le
brez pas brezi emer ke.
I gjithe stadiumi u merzit
Plot me lot i mbyshi syte
Na e ka, s'na e ka enda
Vasil Ruci, s'ben me nena.
Stafeten e Mexhit brigadierit
Me lat e coi Vasil xhongleri.
Nentedhjete e nente gola plot
Na i mbushe syte me lot.
Brohoret stadiumi, dhe tundet toka
E gjithe Vlora brohoret me nota
VASIL, VASIL TI JE BOTA.
Ti je bota ne Vloren tone
ti je bota ne Barcelone
ti je bota ne A.U.E
VISMUT A.U.E, TRE GOLA KE NGA NE
Nen kampion 5 here ke dale
Vetem 1 here ne vend te pare
Te ra shorti ne kupen U.E.F.A
Barcelone ty te gjeta.
Barazim dole ne Vlore
barazim ne Barcelone
u ktheve me koken larte
tregove futbollin vlonjat.
Dikush foli poshte larte
Flamurtari do haj 7
Ja qe nuk doli ashtu
Superklubi desh hengri dru
Shume i fryre vjen Beogradi
Deklaron fitojme tek labi
Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
Flamurtari i dha dru.
Goli i rrepte i Iljadhit
Eleminoi Beogradin.
Ah po erdhen dot atje,
Pa 4 gola s'ikni nga ne.
Erdhi dita ne Beograd
Betohen do rrahin ekipin lab,
Del ne skene SOKOL DUKATI
Qe ben gol te Beogradi
100 here topin ta gjuaj
jam ne gjendje ta nenshkruaj
deklaron SOKOLI vete
se kuptoj si shkoj ne rrjete.
Vlora ne turin e trete
Se ka bere asnje brez
Me futbollin dinjitoz,
I tregove botes qe loz
Brez i arte brezi vlonjat
ansambel qe luan art.
Artin e futbollit modern
ne BRAZIL e ka folene
OSMAN MULA dergon leter
Berti jepja VASILIT patjeter
mos harro jepja ne dore
ta dergon OSMAN MULA regjizor
Shume te drejte kane shkodranet
Vlora u ka gjetur anen
i thone plot 15 vjet
qe ne Vlore kane pare gazep
Me Tiranen s'te ka ecur
kampionatin ta kan hequr
me ne fund ja gjete anen
2-0 rrahe Tiranen
Po e nis sipas rradhes
qe ti hyj ne zemer taves
po e nis me portierin
dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin
Arapi shtate larte ne porte
ka ardhur ne forme te plote
po ta rruaj kete forme
ky portier te nderron
Mbrojtjen tone e kane zili
anembane ne Shqiperi
Cipi, Taho, Iljadhi, Dema
mbrojtesa klasi te ka enda
GjERGJI DEMA porsi skile
mbrojtes i djathte si XHENTILE
qendermbrojtesa si celik
RRAPO TAHO DHE KRESHNIK
RRAPUA floket krele-krela
eshte i shpejte si PASARELA
ILJADHI alamet djali
mbrojtes i majte si ORJALI
Mesfusha mjaft teknike
me lojtare yje drite
GJONDEDA mbi te tjere
si FALKAO timonier
te triblon me lehtesi
eshte i shpejte si PLATINI
edhe ti 18-vjecar VIKTORI
je teknik si ZHUNJORI
VASIL ZIU ,ZHIRESI i vogel
kur luan merr cmimin NOBEL
Memushi mushkrite e forta
e luan topin ne dy porta
DAULLJA ka fiziken
kur luan te kall friken
Ja dhe BUBEQI me i gjati
si SOKRATES ngjan nga shtati
I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
luan ne fushe si MARADONA
BUBEQI pak esmer
sulmues i forte si Eder
Ai eshte kali i trojes
shkodraneve u ka marre gojen
gjithe golat qe ka shenuar
eshte koka qe e ka nderuar
plus kokes ben loje pa top
asnje mbrojtes se mban dot
Kushta po te loz
ben emer ne Evrope
sic ka qene vite me pare
nder me te miret ne 24-vjecare
I fizikshem shume i gjalle
kur luan te mer zvarre
po te njohesh aftesite e tija
me i miri qe ka SHQIPERIA
VLORA jone heroike
moj faqebardha simite
ne momente shume te renda
ti si det shperthen nga brenda
Te lumte FLAMURTARI YNE
ngule gjunje, shtyve syne
gjithe yjet e BARCELONES
ne gjunje perpara VLORES
I dhe mesim EVROPES
ti vere gishtin kokes
dhe ne jemi Evropian
ne te bukurin BALLKAN
Golin qe beri VASILI
s'ish buqete as lule prilli
ishte vule, vule dylli
rralle na e kishte pare syri
RRAPO TAHO u betua
LINEKER ke pune me mua
brez i arte je Flamurtar
VASIL RUCI ne plan te pare
Dy fjale per ty trajner
e gezofsh vendin me nder
Do te rruash ecurine?
ne ekip vendos disipline
Disiplina ka sukses
ka fitore ka progres
ilac qe perdor gjithe bota
ku kalon provime te forta
E nisa kete rradhe me VASILIN
pa vecuar kolektivin
ky brez eshte brez i arte
brezi me i mire i futbollit vlonjat
Dhe rezervat rrine ne stol
bashke me ne bertasin GOL GOL
FLAMURTAR ti je bota
ty zili te ka Evropa
E fillova dhe mbarrova me ty VASIL
ti per ne ishe dhe mbetesh yll
shembull merrni anembane
nga lojtari veteran...........
------
marre nga interneti
Krijoni Kontakt