Sipas veprės edhe shpėrblimi (mbi zinanė)
All-llahu, subhanehu ve teala, ka treguar se rruga e zinasė ėshtė rruga mė e keqe, andaj edhe ka thėnė:
وَلا تَقْرَبُوا الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلاً (32)
"Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe". (El-Isra: 32).
Vendbanimi i tyre nė xhehenem ėshtė vendbanimi mė i keq, vendqendrimi i shpirtit tė tyre nė berzah ėshtė nė furė, ku flaka u vjen nga poshtė, e kur t'ju vjen flaka ata bėrtasin dhe ngjiten lartė, e pastaj kthehen ku kanė qenė. Ata kėshtu do tė veprojnė deri nė ditėn e Kijametit, siē i ka parė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ėndrėn e tij.
Mjafton si argument se zinaja ėshtė njė vepėr shumė e shėmtuar denimi tė cilin e ka caktuar All-llahu, edhe pse Ai ėshtė i Mėshirshėm, e ajo ėshtė vrasja me gurėzim dhe ka urdhėruar qė kėtė denim ta dėshmojnė edhe besimtarėt.
Aq i keq ėshtė ky mėkat saqė All-llahu, subhanehu ve teala, e ka vėnduar edhe nė natyrėn e kafshėve qė ti shmangen kėtij imoralitetit edhe pse nuk kanė mend qė tė logjikojnė.
Transmeton Imam Buhariu nga Amr ibn Mejmun el-Eudiu, i cili thotė: nė xhahilijet kam parė njė majmun duke patur marėdhėnie intime me njė majmuneshė. Majmunėt tjerė u grumbulluan dhe i gurėzuan deri nė vdekje, isha edhe unė nė mesin e atyreve qė i gurėzuan.
Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, duke folur rreth denimit tė zinaqarit dhe gjurmėve tė zinasė thotė:
- Zinaqarit (lapėrdharit) i vjen era, kėtė erė e nuhat secili njeri me zemėr tė shėndoshė. Kjo erė del edhe nga goja edhe nga trupi i tij. Po mos tė merrnin pjesė njerėzit nė kėtė erė, do tė pėrhapej nga ai njeri dhe do tė thėritke.
- I ngushtohet gjoksi, sepse me zinaqarėt sillen njerėzit me tė kundėrtėn e asaj qė e synon. Ai qė kėrkon kėnaqėsinė e jetesės me gjėra qė ia ka ndaluar All-llahu, denohet me gjėra qė janė nė kundėrshtim me synimin e tij. Po ta dinte mėkatari se ēka ka nė nderė, ēfarė kėnaqėsie, gėzimi, zemėrgjėrėsie dhe jetė tė kėndshme, do tė kuptonte se se kėnaqėsia qė i ka kaluar ėshtė shumė ma shumė se ajo qė e ka arritur. Duke patur parasysh edhe fitimin nė fund dhe shpėrblimin e nderimin e All-llahut.
- Zinaqari e privon veten nga kėnaqėsia me hyriat e xhennetit, nė vendbanimet e kėndshme nė xhennetitn Adėn. Nėse All-llahu e denon njeriun qė vesh mėndafsh nė kėtė botė duke e privuar nga veshja e tij nė ahiret, ate qė konsumon alkool nė kėtė botė duke e privuar nga pėrdorimi i tij nė ahiret, poashtu edhe ai qė kėnaqet me fotografi tė ndaluara nė kėtė botė, madje ēdo gjė qė fiton robi nė dynja, edhe nėse zgjėrohet nė gjėrat hallall, atij do ti ngushothet hiseja e tij prej tyre nė ahiret, kurse nėse ato i ka arritur nė mėnyrė tė paligjshme, ashtu edhe do tė denohet. (shiko: "Reudetul-Muhibin", fq. 365-368).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
"Kur njeriu ban zina, del prej tij besimi, e i qėndron mbi kokė si re, e kur tė largohet nga zinaja, i kthehet prap". (sahih, Ebu Davudi).
Gjithashtu thotė:
"Tre personave nuk u flet All-llahu nė ditėn e Kijametit, nuk i pastron, nuk i shikon dhe do tė kenė denim tė dhembshėm: plaku zinaqar (lapėrdhar), mbreti gėnjeshtar dhe i varfėri mendjemadh". (Muslimi).
Ibn Kajimi, rahimehull-llah, thotė:
"Dije se sipas veprės ėshtė edhe shpėrblimi. Zemra e lidhur pėr haram ēdo herė qė synon qė tė largohet dhe tė ndahet prej tij, i kthehet sėrish. Andaj denimi i tij nė berzah ėshtė i tillė. Nė hadithin qė transmeton Semure ibn Xhundub, qė gjindet nė sahihun e Imam Buhariut, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:
"Mbrėmė pash dy njerėz qė mė erdhėn e mė morėn. Shkova me ta. Pash njė ndėrtesė si furė, nė majė ishte e ngushtė, kurse nė bazė ishte e gjėrė. Nga poshtė ndezej zjari. Nė te kishte burra dhe gra tė ēveshur. Kur ndezej zjari, ata ngjiteshin lart derisa pėrpak tė dilnin, e kur fikej zjari, ata ktheheshin prap. Thashė: kush janė kėta? Thanė: zinaqarėt".
Analizo pėrputhjen e kėtij denimi me gjendjen e zemrave tė tyre nė dynja. Ata ēdo herė qė vendosin tė pendohen dhe largohen nga ky mėkat, e tė dalin nga fura e epshit drejt gjėrėsis sė pendimit, ata kthehen prap, pasiqė pėr pak do tė dilnin.
Pasiqė kafirat janė nė burgun dhe ngushticėn e kufrit dhe shirkut, ata ēdo herė qė vendosnin tė dalin prej tij nė gjėrėsinė e besimit, ktheheshin nė te. Edhe denimi i tyre nė ahiret ėshtė i njejtė.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا
" Sa herė qė tė tentojnė tė dalin nga ai, kthehen nė tė ". (Es-Sexhde: 20).
كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا مِنْ غَمٍّ أُعِيدُوا فِيهَا وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ (22)
"Sa herė qė pėrpiqen tė dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunė nė tė pėrsėri (u thuhet): "Vuajeni dėnimin me djegie!". (El-Haxh: 22).
Kufri, mėkatet dhe fisku, tė gjitha janė vuajtje, e ēdo herė qė synon njeriu tė del prej saj, e refuzon kėtė nefsi, shejtani dhe e zakonshmeja e tij. Ai do tė mbetet nė kėtė vuajtje deri nė vdekje. Nėse nuk del nga kjo vuajtje nė dynja, mbetet nė kėtė vuajtje edhe nė berzah edhe nė ahiret. Nėse del nga kjo vuajtje dhe ngushticė nė dynja del edhe atje, nė ahiret. Ajo qė e pengon njeriun nga All-llahu nė kėtė dynja e pengon edhe pas vdekjes nė ahiret. Pėr shkak tė saj denohet atje, ashtu sikurse i denohej zemra me te nė dynja. Andaj ashikėt (tė dhėnėt pas dashurisė dhe qejfeve), mėkatarėt dhe zullumqarėt nuk kėnaqen nė kėtė botė, por ata denohen nė te, nė berzah dhe nė ahiret, mirėpo dehja e epshit dhe vdekja e zemrės ėshtė pengesė pėr ta kuptuar kėtė dhimbje, e kur tė eliminohet kjo pengesė, e pėrjeton shpirti i tyre kėtė dhimbje tė madhe. Aq sa vepron krimbi duke ia ngrėnė mishin trupit tė tij, aq i shkaktojnė dhimbje shpirtit tė tij kėto gjėra, mirėpo shpirti nuk harxhohet. (shiko: "Reudatul-Muhibin", fq. 440- 441).
Ibn Haxheri, rahimehull-llah, gjatė komentit tė hadithit tė Semure ibn Xhundubit, radijall-llahu anhu, thotė:
Ata dalin tė ēveshur nė ahiret, sepse meritojnė tė turpėrohen, pasiqė zakonisht ata fshihen dhe e bėjnė kėtė mėkat nė fshehtėsi. Kurse zjari u vjen nga posht, sepse ata kėtė krim e kanė bėrė mė gjymtyrėt e poshtme tė trupit. (shiko: "Fet'hul-Bari", 12/ 465).
Gjithashtu Ibn Haxheri, rahimehull-llah, gjatė komentit tė kėtij hadithi thotė:
Kermani, rahimehull-llah, thotė:
"Denimet e pėrmendura janė pėr krimet e dukshme, pėrpos zinaqarėve, sepse ata krimin e bėjnė fshehurazi, andaj lakuriqėsia ėshtė turpėrim, sikur zinaja. Zinaqari zakonsiht kėrkon vend tė boshatisur, andaj i pėrshtatet fura, pastaj ai ėshtė i frikėsuar gjatė kėsaj gjendje, sikur tė jetė nėn zjar. (shiko: "Fet'hul-Bari", 12/ 466). Sipas veprės ėshė shpėrblimi.
Edhe fura pėrputhet me ndezjen dhe flakėn e epshit.
Munaviu, rahimehull-llah, thotė:
"Njė pjesė e denimit tė zinaqarit doemos do ti vijė nė dynja, e ajo ėshtė se dikush nga gratė e familjes sė tij do tė bin nė zina, detyrimisht. Pasiqė zinaja shkakton shkyrjen e nderit. Edhe pse zinaja ka sankcionim nė dynja dhe denim nė ahiret, ajo ėshtė e keqe, kurse si pasojė e tė keqes ėshtė e keqeja e barabartė me te, andaj kjo shkakton qė zinaqarit ti bėhet zina me ndonjė tė afėrm tė familjes sė tij. Pasiqė All-llahu ėshtė Krenar dhe Hakmarės. Nėse zinaqari nuk ka tė afėrm tė familjes qė tė bėhet me to zina, atėherė denohet nė forma tjera.
Nga kjo qė thamė u bė e ditur se edhe zinaqarit i shkyhet nderi. Kjo ėshtė e barabartė sikur pėr burrin ashtu edhe pėr gruan, nėse ajo ban zina, denohet duke bėrė zina burri i saj, shtohet xhelozia e tij ndaj saj, bien nė zina edhe prindėrit e sajė". (shiko: "Fejdul-Kadir", 6/184- 185).
Abdull-llah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, ka thėnė: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
"O ju muhaxhir, nėse sprovoheni me pesė gjėra, kurse unė kėrkoj strehim te All-llahu qė ti arrini:
- Nėse pėrhaper imoraliteti nė njė popull, pėrhapet mortaja dhe sėmundjet qė skanė qenė nė popujt e mėhershėm;
- Nėse vjedhin nė peshojė dhe metėr, u vjen thatėsia dhe vėshtirėsia e jetesės dhe zullumi i pushtetmbajtėsit;
- Nėse nuk japin zekatin e pasurisė sė tyre, u ndalet shiu nga qielli, e pos tė ishin kafshėt nuk do tė binte shi;
- Nėse thejnė marėveshjen me All-llahun dhe Pejgamberin, All-llahu u lėshon mbi kokė njė armik tė huaj, e ua mer atė qė e kanė nė dorė;
- Nėse prijėsot e tyre nuk sundojnė me Librin e Zotit dhe zgjedhin nga ajo qė ka shpallur Zoti, atėherė All-llahu fut zėnka mes tyre". (sahih, Bejhakiu).
Kjo ėshtė veprim ndaj tyrė nė kundėrshtim me synimin e tyre. Ai qė dėshiron tė kėnaqet nė haram, denohet me sėmundje dhe dhimbje, shpėrblim meritor.
Marrė nga libri: "El-Xhezau min Xhinsil-Ameli", 2/211- 216.
Autor: Sejid Husejn Afani
Pėrshtati: Bekir Halimi
Sejid Husejn Afani,
30.7.2004
Krijoni Kontakt