Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Kristofor, Topi i Arte nuk eshte cmim qe e merr nje lojtar qe ben 1 gol te bukur, ose di te xhongloje me topin!!! Eshte cmim qe i jepet lojtarit qe ka bere me shume per ekipin e tij, per nje vit, dhe arritjet personale dhe te ekipit, po per kete vit!
    Nqs je ne dijeni per kete, atehere

    p.s: Shenon golin e 100 ne Serie A!!!!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  2. #22
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    mad,topi i arte nuk i jepet vec atij qe i servirin topin dhe ky e shtyn ne rrjete.
    Braziliani inteligjent,servir dhe shenon bashke.Eshte si te thuash LIDER,ndersa ky ukranezi juaj qe me papjen me shembellen me ushtaret ruse te bazes se Vlores eshte vetem EKZEKUTUES.
    Jane disa lojtare qe veshtire do harrohen,dhe Rolandinho,pa vazhdoi keshtu do jete ne altarin futbollistik.Keta tipat e lojtareve tip ukrainasi do i kujtoni vec ju.
    Sa nga ju kujtoni sot Igor Bellanov,fitues i topit te arte me 1986.Aty me zor ata qe njofin futbollin peshperisin ndonjehere emrin e me te madhit te historise se Rusise se bashkuar legjendarin ukrainas Oleg Bllohin,ju pe flisni per keta harabelat tip Shevchenko qe ju dha rasti te luajne ne vitet me te dobeta te kampionatit italian mbushur me ordinere nga Greqia,Afrika,Am Latine,dhe ish Evropa lindore.
    Kampionat italianet kishin dikur,kur luanin aty emrat me te medhenj te botes per ate kohe ,askund tjeter,as ne Spanje e as ne Angeli sic ndodh tani.
    Qe nga Diego,Ziko,Falkao,Rumenige,Platini,Van Basten,Mathaus,Gulitt,Rajkard,Brehme,Klinsman,Fell er,Kareka,Boniek,Batistuda,derisa kriza futbollistike italiane beri yjet e fundit te medhenj si Zidan dhe Ronaldo te marrin rruget e kurbetit futbollistik.
    Dhe mos harro dikur keta yje nuk luanin me ekzemplare te titpit Gattuzo,Matterazzi,Zambrota e ku di se cfare,po lojtare klasi si Kabrini,Shirea,Kolovatti,Rosi,Barezi,Tardeli,Altob eli,Donadoni,Bergomi,Zoff,Zenga,Baggio,Bruno Konti,Graciani,Viali,Giannini,Maldini.

    Kjo eshte e verteta e kampionatit te sotem italian qe ka sot ne vendet e para aksionistet e Lecces,te Sienes................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 15-11-2004 mė 12:42
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-11-2004
    Postime
    1
    Spektaklin qe eben A D R I A N O nuk eben jo Sheva po as 1 ne bote.Keshtu qe as mos e diskutoni me.klodinter

  4. #24
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Per spektakel dhe force: Adriano
    Per kalama te prape qe e ben golin nga s'ta pret mendja: Martins

  5. #25
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Fori, me duket se qenke me te vjetren ti!
    Ore, po pse njelloj po e llogarit futbollin e para 20 vjeteve ti, me futbollin e tanishem!?! Po qenke per te qare hallin! Nuk po te kerkon njeri te na krahasosh Skenderbeun me Oso Kuken!
    Ai "ukrainezi" per te cilin po flet, nuk eshte vetem nje shenues, nje qe di ti bjere topit para portes! dhe kete e ka treguar ne shume raste! dhe kete e treguar kunder shume ekipeve! dhe kunder shume mbrojtesave! dhe neper shume stadiume! Kur flet per Ronaldinho, qe eshte viti i dyte qe po permendet, se me pare, edhe ti vete e njihje vetem prej reklames se Pepsit, duhet te kuptosh se nuk i ka dhene futbollit akoma ate qe i ka dhene "ukrainezi"!!! megjithese gjithkush mund ta pranoje se eshte shume i afte fizikisht, teknikisht,etj! por deri tani, ate qe ka arritur Andriy Shevchenko, braziliani yt kacurrels do i duhet te pakten edhe nje vit per ta kapur! E ka ritmin me te shpejte te ngjitjes ne podiumin e futbollit europian(dhe boteror gjithashtu), por se beri nje ikje, finte apo reklame te bukur, e bere lojtarin me te mire ne bote???????? e tregoi "lojtari me i mire ne bote" ne San Siro ne ndeshjen e pare, se sa beri.......spo e linin te bente xhap! apo edhe Deco-Leshi, se eshte edhe ai pretendent per kete cmim!!!


    p.s: ti rri urte se..........ta nxorra ne internet foton me cigare ne dore! (e di vete me ke e kam!)

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  6. #26
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga klodinter
    Spektaklin qe eben A D R I A N O nuk eben jo Sheva po as 1 ne bote.Keshtu qe as mos e diskutoni me.klodinter
    Apo jo re.Harrove qe ka xhaxha te tjere Brazili.Harrove qe Adriano lun titullar vetem kur mungon ndonje tjeter.Apo ska renedesi.
    Nqs topi i arte do i jepej lojtarit me spektakolar do i jepej Ronaldinho-s dhe nuk ka asnje dyshim.
    Meqe topi i arte i jepet lojtarit qe ka dhene me shume dhe ka fituar dicka gjate vitit atehere kandidati kryesor eshte Shevchenko.
    Per Adrianon ka kohe plako.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  7. #27
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Eshte cilesuar si lojtari me i mire i javes, duke lene prapa Martins!



    F O R Z A - V E C C H I O - C U O R E - R O S S O N E R O

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  8. #28
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    mad,topi i arte nuk i jepet vec atij qe i servirin topin dhe ky e shtyn ne rrjete.
    Braziliani inteligjent,servir dhe shenon bashke.Eshte si te thuash LIDER,ndersa ky ukranezi juaj qe me papjen me shembellen me ushtaret ruse te bazes se Vlores eshte vetem EKZEKUTUES.
    Jane disa lojtare qe veshtire do harrohen,dhe Rolandinho,pa vazhdoi keshtu do jete ne altarin futbollistik.Keta tipat e lojtareve tip ukrainasi do i kujtoni vec ju.
    Sa nga ju kujtoni sot Igor Bellanov,fitues i topit te arte me 1986.Aty me zor ata qe njofin futbollin peshperisin ndonjehere emrin e me te madhit te historise se Rusise se bashkuar legjendarin ukrainas Oleg Bllohin,ju pe flisni per keta harabelat tip Shevchenko qe ju dha rasti te luajne ne vitet me te dobeta te kampionatit italian mbushur me ordinere nga Greqia,Afrika,Am Latine,dhe ish Evropa lindore.
    Kampionat italianet kishin dikur,kur luanin aty emrat me te medhenj te botes per ate kohe ,askund tjeter,as ne Spanje e as ne Angeli sic ndodh tani.
    Qe nga Diego,Ziko,Falkao,Rumenige,Platini,Van Basten,Mathaus,Gulitt,Rajkard,Brehme,Klinsman,Fell er,Kareka,Boniek,Batistuda,derisa kriza futbollistike italiane beri yjet e fundit te medhenj si Zidan dhe Ronaldo te marrin rruget e kurbetit futbollistik.
    Dhe mos harro dikur keta yje nuk luanin me ekzemplare te titpit Gattuzo,Matterazzi,Zambrota e ku di se cfare,po lojtare klasi si Kabrini,Shirea,Kolovatti,Rosi,Barezi,Tardeli,Altob eli,Donadoni,Bergomi,Zoff,Zenga,Baggio,Bruno Konti,Graciani,Viali,Giannini,Maldini.

    Kjo eshte e verteta e kampionatit te sotem italian qe ka sot ne vendet e para aksionistet e Lecces,te Sienes................
    O kolombo nuk kam asgje per te thene kundra Ronaldinhos sepse eshte ndoshta lojtari me spektakolar ne bote.Por lojtar me deciziv eshte Shevchenko.Lexoje mire: jo me i mire po me deciziv.Mos harro se per kete gje humbi ndoshta lojtari me teknik i njezet viteve te fundit: Denilson.
    Se dyti mos permen emra te tjere te futbollit rus dhe harron me te madhin portier te te gjithe koherave: Lev Jashin(Merimanga e zeze).I vetmi portier qe ka marre topin e arte.Futbolli sovjetik perfaqesohet nga dy emra ne histori.I pari eshte ai qe thashe dhe i dyti eshte gjenerali Lobanovski.Trajneri qe beri revolucionin e kombetares Sovjetike.Pa thene keto emra mos permend te tjere.
    Se treti nuk behen asnjehere ne futboll krahasime per epoka te ndryshme.Nuk e di sa yje do te ishin ato lojtare qe permende ne futbollin e sotem qe eshte me shume fizik dhe taktik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Chingy : 15-11-2004 mė 17:16
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  9. #29
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Po te degjosh median italiane , me mire te them median milaniste , se ata e kane ne dore , del qe Shevcenko e paska te sigurte fitimin e topit te arte ..

    Pyetje ... Topin e Arte e merr lojtari me i mire i VITIT ????
    Apo lojtari me i mire i VITEVE TE FUNDIT ?????
    Sepse ketu dridhet muhabeti si tju vije per mbare ...
    Kur krahasohet Shevcenko me Ronaldinho , na sillni argumentat qe braziliani vetem keto 2 vitet e fundit eshte i degjuar !!!!??? Ore e dini qe RONALDINHO eshte KAMPION I BOTES me Brazilin ??????
    Pytni pak portierin e Anglise ne cerekfinale kush ja rrasi golin dhe eleminoi anglezet ....
    Keto gola ne BOTEROR kokverdhi as ne enderr nuk i shef...Te shkoje te loze me ukrainen ... E kam thene dhe me pare nese eshte me te vertete super , le te coje ukrainen ne boteror ...

    Po ta dredhim muhabetin e te themi : kush ka dhene me shume kete vit...
    atehere...
    Sheva i dha kampionatin milanit ...... Po vjet a nuk ishte
    Henry pretendent per ta fituar ??? Ai bente dhe ben akoma nga 2-3 gola ne cdo ndeshje ...i dha Arsenalit kampionatin...Por ne fund e mori Topin e Arte Zidane...
    Sic i dha Sheva kampionatin Milanit edhe Deko i dha CHAMPIONS Portos dhe shkoi ne finale me Portugaline ...
    Ashtu sic i dha Adriano i vetem , KUPEN E AMERIKES JUGUT , Brazilit...Kur flitet per Adrianon ( qe ka mesataren 1 gol per ndeshje me kombetaren dhe Interin ) , thoni qe Sheva ka dhene me shume vitet e fundit...

    Me sa di une , shifet paraqitja e futbollistit me kombetaren dhe klubin...
    Nese lojtari shkelqen ne ndonje EUROPIAN apo BOTEROR ( nese zhvillohet ate vit ) atehere e ka te sigurte CMIMIN...Kujtoj cmimet e Ronaldos dhe Zidane pas boteroreve te fituar ...
    Nese nuk ka atehere shifen CHAMPIONS ate vit...pastaj hidhen tek kampionatet kombetare...

    Pretendente sipas medias jane DEKO , SHEVCENKO , RONALDINHO ...
    Une dua ta fitoj Ronaldinho ose Adriano ...por asgje nuk eshte e sigurte ...Mund te kete edhe surpriza...e fiton Pirla
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 15-11-2004 mė 21:32
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #30
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mado-ukranezi ne do debat futbollistik bujrum.Nuk u bere ti te me tregosh qarjet e hallit ,kur HALLI eshte duke qare me ty, pas pasionit tend te verber milanez.
    Je perlyer me nostalgjine e emrave lindore,kjo nga qendrimi yt ne Ceki,ku ne ca poste me lart na e bere Sparten e Prages sikur te ishte vete Reali ne vitet e lavdishme.Dhe Karel Poborskin sikur te ishte vete Maradona.
    Futbollin do ta krahasoj qe cke me te,se nese e adhuruam si sport ishin emrat qe te permenda une jo keto karnavalet e sotme,qe nuk ja vlejne tu liddhin kepucet futbollisteve qe poermenda me lart.
    Per mua tere diten dhe tere naten valviti flamujt e Shevchenkos,mbetet nje lojtar shume i mire po kurre i shkelqyer,dhe 1000% nuk e meriton topin e arte.
    Perse?
    Sepse me nje kampionat te fituar brenda Italise munt te jesh lojtari me i mire i Serie A,po kurre i Evropes qe te dhuroi plot dhune 4 petlla Lakoruniane,dhe te mbylli deren e Champions League.
    Kurre nuk munt te jesh lojtari me i mire kur nuk merr pjese as ne nje boteror me kombetaren tende,por pret rastin kur do lozesh eleminatore me Shqiperine dhe Kazakistanin per te marre ndonje fitore.
    E nese ky qenka fati i tij,le te marre ndonje nenshtewtesi te ndonje ekipi ku ngre kupat e botes.
    E ka te lehte me mafiozet e ekipit qe ben pjese.

    Nese ukrainasi merr topin e arte,per vitin qe kaloi ,futbolli nuk ka drejtesi dhe luhet ne te tjera fusha,qe i njohim mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 16-11-2004 mė 00:19
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •