Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Atentat ndaj Lame dhe Ngjeqarit në Tiranë

    Ngjarje e rëndë në qendër të Tiranës. Plagosen presidenti i federatës së boksit dhe inxhinieri i njohur

    Atentat plagosen Lame e Ngjeqari

    Dilnin nga emisioni “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, qëllohen me breshëri automatiku

    Aleksandra Bogdani

    TIRANË- Atentat të ftuarve të Arian Çanit në emisionin “Zonë e Lirë”. Vetëm pak minuta pasi ka përfunduar emisioni, drejtuesi Çani, biznesmeni i njohur, Vajdin Lame dhe i ftuari i përjavshëm në “Zonë e Lirë”, Xhevahir Ngjeqari kanë dalë nga godina e “TV Arbërisë”, për të pirë një kafe në bar “Europa”. Burime të policisë së Tiranës pohojnë se në rrugicën e ngushtë atyre u kanë zënë pritë persona të armatosur, të cilët kanë hapur zjarr sapo i kanë parë përpara bar “Lux”-it. Të shtënat janë dëgjuar në të gjithë zonën e 9-katësheve, por kanë tmerruar më shumë punonjësit e TVA, të cilët kanë dalë me vrap jashtë për të parë ç’ndodhte. Plumbat kanë plagosur rëndë inxhinierin Xhevahir Ngjeqari dhe biznesmenin e njëkohësisht presidentin e federatës së boksit, Vajdin Lamen. Ndërsa drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” është dëmtuar lehtë në këmbë.


    Atentati
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23. 30 minuta në zonën e quajtur 9-katëshet. Pak minuta pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë së Tiranës dhe komisariatit numër 1, të cilët kanë shoqëruar të gjithë dëshmitarët në vendngjarje. Njerëzit që ndodheshin aty kanë shoqëruar për në spital të plagosurit VIP, Lame, Ngjeqari dhe Çani. Burimet e mësipërme pohojnë se Xhevahir Ngjeqari është më i dëmtuari i atentatit. Ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe gjendja e tij shëndetësore ishte më e rëndë. I plagosur rëndë është edhe Vajdin Lame, por jashtë rrezikut për jetën. Në mjediset e spitalit ushtarak të Tiranës ka marrë ndihmën mjekësore edhe gazetari i njohur, Arian Çani, pasi burimet sqarojnë se është dëmtuar në këmbë nga rikosheti i një plumbi.


    Hetimet
    Zyrtarët e policisë së Tiranës kanë qenë të rezervuar në dhënien e informacionit për këtë atentat në qendër të Tiranës. Burimet sqarojnë se deri në orët e para të mëngjesit, nuk ishte përcaktuar ende se cili ishte objektivi i atentatit që plagosi tre njerëzit e njohur. Hetimet kanë vazhduar përgjatë gjithë natës, ku janë mbledhur dëshmi të dëshmitarëve, por edhe të dëmtuarve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta pas emisionit të drejtuar nga Arian Çani, ku Vajdin Lame ishte ftuar të diskutonte për problemet e federatës së boksit, ndërsa Xhevahir Ngjeqari, i njohur si personazhi i përhershëm i këtij emisioni denoncoi edhe një tjetër herë ministrin e Transporteve, Spartak Poçi në lidhje me Korridorin tetë. Nuk dihet ende nëse autorët e këtij atentati që ngriti në këmbë punonjësit e policisë së Tiranës janë identifikuar, ashtu siç nuk është përcaktuar qartë se cili prej tre të plagosurve VIP ishte në objektiv të atentatorëve.



    16/10/2004

    Në foto: Inxhinieri i njohur, Xhevair Ngjeqari, i cili u plagos dje rëndë pas një atentati në qendër të Tiranës
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    gjynaf per ate inxhinjerin e shkrete, po kriminela si vajdin lame as mebehet vone fare.

  3. #3
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464

    Unhappy sa gjynah inxhinieri

    sa gjynah dhe per ca perpiqet per te mbrojtur vendin e vet atdhetaret e tij kurse disa te tjere sic jane socialistet perpiqen ta vrasin.per mua spartak poci duhet te japi doreheqjen se besoj se ata persona jane derguar nga ai per te plagosur inxhinierin....po keshtu duhet te ndodhe qe populli te vendose njehere e mire te shporre socialistet qe tere jeten e tyre duan te zaptojne sa me shume prona dhe te mbyllin biznese per ti marre per vete.....eshte koha e maskarenjve por shqipria eshte e shqipetareve......"bota dridhet e perdridhet por do vije nje dite do te zgjidhet"I UROJ SHERIM TE SHPEJTE ZOTIT XHEVAHIR NGJEQARIT DHE DUA TA SHOH PERSERI TEK ZONE E LIRE EDHE ME PATERICA UNE E DI QE AI DO VIJE GJITHMONE PER TE VENE DREJTESI..........

  4. #4
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    ATENTAT NE QENDER TE TIRANES BIZNESMENIT LAME DHE ING NGJEQARIT

    Perfundoi pa viktima atentati i mbremshem ne Tirane, ku persona te paidentifikuar, qelluan mbi presidentin e Federates se Boksit, bisnezmenin Vajdin Lame e ing. Xhevahir Ngjeqari. Dy personat kane qelluar nga nje makine me targa te huaja, ndersa Lame e Ngjeqari dilnin nga redaksia e TVA. Keta te fundit jane plagosur lehte dhe jane derguar ne spital. I kontaktuar ne telefon Lame, ka deklaruar se ka besim ne autoritetet e policise per te zbardhur kete ngjarje ndersa u ben thirrje mediave te tregohen me korreke me lajmet dhe te mos nxitohen ne konkluzionet lidhur me motivet. Ne vendgjarje jane gjetur me shume se 25 gezhoja automatiku, ndersa shume plumba kane perfunduar ne xhamat dhe shkallet e nderteses se bibliotekes kombetare. Me shume se sa autoret per policine rendesi ka patur transportimi i te plagosurve ne spitalin ushtarak, cka ka bere qe autoret te largohen lehtesisht nga vendi i ngjarjes edhe pse patrullat e policse kane qene ne te kater anet e rruges qendrore. Agjente te policise dhe prokurore te krimeve te renda kane marre persiper barren e hetimeve per te zbuluar autoret e kesaj ngjarje te rende. Deri tani hetuesit pohojne zyrtarisht se nuk kane konkluduar ne nje piste hetimi. Mbreme pas ngjarjes policia ka gjetur ne afersi te shkolles se kuqe nje automjet tip opel, te djegur pjeserisht, cka shton shpresat qe permes shenjave te gishtrinjeve te identifikohen autoret e ngjarjes.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    mu me vje keq per kte inxhinjerin qe e ka honger kot por per plera si lame as me bohet von. e qujn dhe vip pale. atentati do ja ken organizu lames dhe ky tjetri e ka honge kot. lame osh i korruptum ne kulm, drogaxhi ene te gjitha pislliqet i ka se e njof mire una qe nga koha kur isha ne tiron. munds ka qen, vetem mundje dite truri vet, smerrte vesh me shume. e solli sala nga tropoja ene u bo shef komisarjati ne tiron, shiste pashaporta e bote i qind pislliqe ne polici. plus trafik droge. boni lek ene boni restorante , juveniljen, plus radion top albania e me vone tv top channel etj. nipi vet krimiel, boni disko krokodilin. plus qe edhe vriste, pranej esht ne burg tani per na 3 vrasje (e mani mend vrasjen te shkolla vasil shanto?) ja ky o vaedini qe erdhi nga mali pa i lek ne xhep ene sot quhet vip me paret e droges dhe te vrasjeve. a kur se vrane pleren.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Inxhinjer Xhevair Ngjeqari eshte nga Berati. Ka qene qysh ne monizem tek dega e institutit te ujrave atje, dhe mbahet mend qysh ne ate kohe qe kane qene shume aktiv bashke me ISPH-ne e prishur tashme per projekte mbi lumin Osum etj.
    Eshte kritikuesi ME I ASHPER i Spartak Pocit. Cfare nuk i ka thene per tenderat qe ai kryen dhe qe nuk ja ka idene, dhe per firmat qe ven lart e poshte. Siduket do i kete shkare shume goja keto kohet e fundit qe mafia qeveritare vendosi ta heqi qafe. Ne Berat jane te gjithe ne ankth per jeten e ketij njeriu qe gjithmone ka menduar per t'i bere mire Shqiperise.
    Atenatati me shume mundesi mund te kete qene dhe per vete Canin qe i nxorri te palarat te gjitheve. Ishalla sherohet sa me shpejte, por plaga qe mbetet ne boten intelektuale te vertete ne Shqiperi eshte shume e rende. Do maten 2 here njerezit perpara se te flasin te verteten, ose duhet te behet nje rrevolicion i tere kundra segmenteve te qeverise. Duket qe ketu eshte dora e shtetit se ky i ziu ska as prona, asgje fare, thjesht flet me shifra e me numra, i di afatet se sa do nje rruge te mbarohet, sa do nje veper ujesjellesi te mbarohet etj etj, ndersa Poci nuk ja ka idene, jo vetem ai por dhe ata karroqet qe kane qene para tij, qe kan shku me vjedh atje e jo me bere dicka te hajrit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Rendi e akuzoi Lamen për Petrit Lleshin


    A. Bogdani

    TIRANË - Emri i Vajdin Lames është lakuar në një konferencë për shtyp të Ministrisë së Rendit Publik, ku biznesmeni i njohur së bashku me ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Pjerin Ndreun, akuzoheshin për tentativë vrasjeje të Petrit Lleshit. “Në lidhje me kryekomisar Pjerin Ndreun janë referuar 4 kallëzime në Prokurorinë e Përgjithshme. Njëra akuzë është vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, në lidhje me një krim tjetër, në bashkëpunim me Vajdin Lamen”,-thuhet në deklaratet e asaj kohe të Ministrisë së Rendit. Kjo akuzë është dërguar më 21 prill të vitit 2004 nga Ministria e Rendit Publik në Prokurorinë e Përgjithshme. Pjerin Ndreu dhe Vajdin Lame janë akuzuar për tentativë vrasjeje të Petrit Lleshit, në fshatin Domje të Tiranës, gjatë arrestimit të tij nga forcat e RENEA-s. Në lidhje me këtë akuzë, Lame ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pak javë më parë ka pushuar procedimin penal të filluar për këtë çështje. Prokuroria e ka cilësuar të pabazuar në prova akuzën e Ministrisë së Rendit, duke pushuar kështu procedimin penal të filluar në ngarkim të ish-kreut të policisë kryeqytetase dhe biznesmenit të njohur në Tiranë, Vajdin Lame.


    DËSHMITË

    Biznesmeni i njohur kryeqytetas, Vajdin Lame, ka pohuar për “Top Chanel” se ka besim tek policia për zbardhjen e ngjarjes. Ai u ka bërë thirrje mediave të mos nxitohen në dhënien e pistave për atentatin e mesnatës së të premtes

    Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i njohur më së shumti për prezencën në “Zonë e Lirë” ka pohuar se ai është një viktimë rastësore e atentatit. Ai ka thënë për “Shekullin” se autorët nuk kanë pasur në objektiv për të vrarë atë



    17/10/2004

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga qenka ky Lame..?

    e solli sala thot Manoklla nga tropoja..

    Kush e njef le te na thote ..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dëshmitarët okularë kanë thënë se kanë parë dy persona me motor dhe me kaska në kokë. Autorët, ende të paidentifikuar

    Fier, ekzekutohet pronari 28-vjeçar i një lokali


    Vladimir Muçaj

    FIER- Ekzekutohet në rrethana misterioze pronari i një lokali në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën duke u gdhirë dita e djeshme, në lagjen “Liri”, në dalje të qytetit Fierit në vendin e quajtur Sharra. Viktimë e këtij krimit është Aurel Hoxha, 28 vjeç, i pamartuar, i cili ka gjetur vdekjen nga disa plumba . Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe ka gjetur të pajetë trupin e 28-vjeçarit. Burime të policisë thanë se ende nuk kanë dalë me një version zyrtar lidhur me këtë ngjarje, ndërsa dyshohet se ndaj 28-vjeçarit është qëlluar për motive hakmarrjeje ose për çështje femrash. Gjithsesi këto pista janë vetëm në kuadrin e dyshimeve, pasi autorët e krimit ende nuk janë identifikuar.
    Ngjarja
    28- vjeçari Hoxha punonte së bashku me babanë e tij Azizin, në lokalet pronë e tyre që ndodhen në lagjen “Liri”. Ata kishin modifikuar ish- banesën e tyre, (apartament në katin e parë) në dy ambiente që funksiononin si pikë shitje mishi dhe tjetra bar “Neoni”. Këtu punonin së bashku babë e bir, ndërsa jetonin me qera në lagjen “8 Shkurti”. Sipas hetimeve të para të policisë, para se të ekzekutohej 28-vjeçari ka çuar nënën në shtëpi dhe më pas ka marrë rrugën e kthimit për në lokal, ku dhe qëndronte gjatë natës në ruajtje të tij. Por pa arritur aty, rreth 250 metra larg lokalit, ai ka rënë pre e një atentati. Sipas hetimeve të deritanishme të ekspertëve të kriminalistikës fillimisht 28-vjeçari është plagosur në këmbë. Ashtu ai ka vrapuar në të djathtë të lokalit të tij, përgjatë rrugës kryesore, por atentatorët kanë qëlluar pa ndërprerje në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Krismat e armës janë dëgjuar nga banorët aty afër, ndërsa patrulla e policisë ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Një banore që nuk dëshiron të identifikohet ka deklaruar se nga ballkoni ka parë dy persona, të cilët kan qenë me veshje në kokë por ajo nuk përcakton nëse kanë qënë mbrojtëse e motorit (kokore) apo maska. Viktima ishte vëlla i tre vëllezërve dy prej të cilëve jetojnë në ishullin Hios të Greqise, kurse vëllai tjetër Behari është i divorcuar dhe banon më vete në lagjen “Liri”. Mësohet se 28-vjeçari i ekzektuar jetonte me prindërit e tij.
    Policia
    Një grup ekspertësh të drejtorisë së policisë kanë punuar gjatë gjithë natës për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi, por ende nuk kanë dalë me një version zyrtar. Burimet thanë për gazetën se në komisariat janë shoqëruar tetë persona, por të gjithë janë liruar, pasi asnjë prej tyre nuk ka rezultuar si i implikuar në këtë krim. Mësohet se të gjithë të shoqëruarit kanë qënë bujtësit e fundit të lokalit “Neon”. Sipas gëzhojave të gjetura në vendngjarje rezulton se 28-vjeçari është qëlluar për vdekje me armë të tipit pistoletë. Ndonëse drejtoria e policisë së Fierit nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë ngjarje, burimet e rezervuara thanë se po punohet në dy pista, në atë të hakmarrjes dhe të ndonje ngatërresë për çështje femrash. Po ashtu burimet e policisë theksuan se zbardhja e ngjarjes bëhet e vështirë pasi viktima dhe familja e tij njiheshin si njerëz që shihnin punën e tyre dhe asnjëherë nuk kanë qënë të skeduar nga policia. Shumë banorë kanë shprehur keqardhjen për vrasjen e 28-vjeçarit duke u shprehur se kjo familje është një ndër më të mirat në lagje. Deri në orët e vona të ditës së djeshme policia nuk kishte rënë në gjurmë të autorëve të mundshëm të kësaj vrasjeje.



    18/10/2004

    Persona të paidentifikuar vrasin kambistin Bardhyl Keno. Largohen në drejtim të paditur pa i marrë lekët

    Kambisti 55-vjeçar vritet pas përleshjes me grabitësit


    Jorgjeta Gjançi

    KORÇË- Ekzekutohet në orët e vona të ditës së djeshme një kambist në qytetin e Korçës, ndërkohë që autorët e këtij krimi ende nuk janë identifikuar nga policia. Burime të policisë së Korçës thanë për gazetën se Bardhyl Xhevit Keno, 55 vjeç, banor i lagjes nr.9 të qytetit të Korçës është vrarë në lulishten që ndodhet pranë kishës së Shën Mërisë, në qendër të qytetit të Korçës. Sipas policies, motivi i kësaj ngjarjeje mendohet të jetë grabitja, megjithëse viktimës nuk i janë marrë lekët që kishte me vete. Policia tha se mendohet se kambisti 55-vjeçar është përleshur me autorët e krimit, pasi ai ka shenja që e vërtetojnë këtë. Në përleshje e sipër autorët e kanë qëlluar me armë kambistin 55-vjeçar dhe më pas janë larguar, pa i grabitur shumën e lekëve që ai kishte me vete. Burime të policisë së Korçës thanë për gazetën se 55-vjeçari Keno kishte me vete 1 milion lekë shqiptare dhe 125 euro, të cilat janë gjetur në trupin e tij, të paprekura. Fill pas krimit në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë së Korçës, por pa mundur të kapin autorët, të cilët kanë arritur të largohen. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët po pyeten rreth ngjarjes. Disa prej të shoqëruarve kanë qënë kalimtarë të rastit dhe disa të tjerë kontigjentë të policisë. Megjithatë policia ende nuk kishte vënë “gishtin” mbi ndonjërin prej tyre si autor i dyshuar në krim. Kambisti Keno punonte prej vitesh si kambist në qytetin e Korçës. Por dje teksa kthehej nga puna ai ka rënë pre e grabitësve të cilët në përleshje e sipër e kanë vrarë atë pa i grabitur shumën që kishte me vete. Një grup hetimor i policisë së Korçës po punon intensivisht për zbardhjen e këtij krimi dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.



    18/10/2004


    shekulli..


    hajde Palermo..

  10. #10
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    vajdin lame eshte nga dibra, ka qene ke beksat pasaj ne shkollen e bashkuar per oficer. Ka qene i perfshire ne sportin e mundjes me partizanin.
    Karrieren kriminale e ka fillu duke u vjedh kosovareve ne hotel arbana me zor leket. Me vone u perfshi ne levizjen e fuqishme te demokracise duke sherbyer si bodi gard dhe matrapacz paz\ri droge, armesh prostitutash qe benin demokratet e rinj. Per arsye te rezultateve te mira ne pune, u gradua ne shef policie, ku kuptohet, pislliqet i ngriti ne nivel zyrtar. Fakin bastard, po se gjeti kesaj rradhe do e gjej me vone, sa me shpejt biles, plera.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •