Premiera ne Tirane e filmit "Nga zero ne dhjete", prezanton kengetarin shume te njohur italian Luciano Ligabue, kete here regjisor. Filmi qe me 24 qershor shenon kthimin ne Millenium II te ciklit te kinematografise italiane, fale bashkepunimit te Institutit Italian te Kultures me Qendren Kombetare Kinematografike. I prezantuar per here te pare ne Festivalin e Kanes se ketij viti, filmi "Nga zero ne dhjete" eshte vleresuar nga publiku dhe kritika. Kjo eshte sprova e dyte e Ligabues si regjisor, ne nje prodhim te Medusa Film, ku ai hedh filozofine e nje lloj terapie, per t'u sheruar nga obsesioni i se drejtes. Tete personazhe qe takohen ne Rimini, per te kaluar nje eeekend, ku mund te bejne gjithe c'duan dhe qe nuk e kane bere deri 20 vjet me pare. Ketu fillon rrefimi per jeten qe secili ka bere deri ne ate moment, duke e hedhur ne vote nga zero deri ne 10. Sikur shprehet dhe vet regjisori, se aksidente te tilla reflektive influencojne ne jeten e individit. Eshte nje referim ne vitet '70 qe ndodh dhe ne filmin paraardhes te kengetarit regjisor. Kjo sipas tij ndodh sepse ne keto vite, deshira per te jetuar ne nje menyre me te drejte, ku lumturia e individit kalon permes te tjereve, ishte kolektive. Ligabue njihet me shume ne Shqiperi per karrieren e tij si kantautor, nje nga me jetegjatet dhe qe ne ditet tona mbetet shume modern dhe i preferuar per breza te ndryshem. Sipas tij nje uikend postmodern, ashtu sic ishte ai i viteve '70 qe vet artisti kishte provuar ne Rimini, qe i dha shtysen per te bere kete film, te ofron lenden ideale per te bere dhe nje film mbi vitet '80. Kjo eshte premiera e dyte e filmit bashkekohor italian qe shfaqet ne kinemane shqiptare pas iniciatives me filmin "Puthja e fundit".
Krijoni Kontakt