Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------------------------------

    Serish reagime negative te grekeve, per faktin qe nje nxenese e shkelqyer shqiptare merr te drejten te ngreje flamurin e Greqise ne festen kombetare me 28 tetor. Ndersa nxenesja Sonila Metushi deklaroi para disa ditesh se terhiqet nga mbajtja e flamurit ne feste, shqiptarja tjeter Irini Xima, nxenese e nje gjimnazi ne Selanik, thote se eshte e vendosur te ngreje flamurin pavaresisht reagimeve. Nxenesit greke te shkolles se saj te nxitur edhe nga prinderit nuk duan qe flamuri diten e festes te ngrihet nga nje nxenese qe nuk ka kombesine greke.

    ----------------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e RuSsEl_NeSs
    Anëtarësuar
    14-08-2004
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    38
    po si mer bab do e lejojne ata te ngrej cupka jone flamurin e tyre...po nuk eshte e nevojshme madje eshte e tepert perderisa ja ngren me kenaqsi tosi nano...tani dy veta nuk lejohen te ngrene flamurin grek se nuk ka lezet ... jo per gje po do na marrin vec te tjerave per tahmaqar

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Greeks? E vetmja fjale qe me vjen ne mendje eshte BARBAR ku mendoj per keta qenie qe nuk bejne gje tjeter vecse llapin lart e poshte per te pervetsuar gjithshkah qe nuk eshte e tyre. As mos tja ngrejne fare ate flamur te menderosur. Meqe nuk duan qe tja ngrej, le ta marri e ta perdori qe te fshi banken here tjeter perpara se te ulet. Hall me e ngrejt hall mes mo e ngrejt. Hall me ju sjell mire hall me ju sjell keq. Ske cti besh se na ka gjet emigracioni e varferia... por bota me rrota eshte, nuk do rrine gjithmone atje ku jane. Do i vi koha qe do ta pesojne shume rende per padrejtesite qe po kryejne, si keta si Serbet e si kushdo ne Evrope qe trajton me percmim Shqiptaret.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755

    Respekt

    Demokraci :: Përse refuzova të ngrija flamurin grek
    Postuar nga: Skampa


    E refuzoi pjesëmarrjen në paradën grke të 28 tetorit. Kjo ishte një formë për t’u thënë bashkëmoshatarëve që nuk e donin për flamurtaren e shkollës se është krenare për kombin e saj.

    SONILA METUSHI është nga fshati Shpat i qytetit të Elbasanit. Jeton prej 6 vitesh në Greqi, bashkë me familjen e saj. Pesë muaj, pasi u zhvendosën nga Shqipëria në Greqi, ajo regjistrohet në klasën e tretë, ndërsa vëllai i saj në klasën e parë. Fillimi për të ishte shumë i vështirë, si me njerëzit ashtu dhe me gjuhën, por me kalimin e kohës të gjitha këto u eliminuan. "Këtë e arrita vetëm, duke lexuar sepse më pëlqen. Unë i dua shumë librat dhe duke lexuar mendoj, se do të arrij qëllimet e mia", thotë për gazetën "Panorama", Sonila Metushi. Ajo sqaron në një intervistë ngjarjet e fundit në Greqi, për sa i përket vendimit të këshillit pedagogjik të shkollës, që ajo të ishte flamurtarja e këtij viti, kundërshtimin e bashkëmoshatarëve dhe refuzimin e saj për të marrë pjesë në paradën e 28 tetorit.

    Kohët e fundit je bërë personazhi më pozitiv në të gjithë Greqinë si një vajzë, që megjithëse ju takoi të jeni flamurtare e shkollës, u përballët me racizmin e disa banorëve dhe bashkëmoshatarëve tuaj. Ju ka prekur ky gjest i vendasve?
    Jam mërzitur pak, por do të kalojë. Në fakt, flamurtarja e shkollës jam unë edhe sipas ligjit edhe sipas drejtoreshës së shkollës me vendimin e këshillit pedagogjik. Dhe dje në parakalim doli një vajzë greke, meqenëse unë refuzova ta ngre flamurin grek, por sipas protokollit përkujtimor emri im figuron si flamurtare. Në fillim ashtu kujtoja, por pastaj ndjeva mbështetjen e të gjithë shoqërisë tjetër, si dhe ndihmën morale të gjithë mediave greke, të cilat e komentuan se unë, duhet të kisha të gjitha të drejtat e barabarta që më takonin.

    A mendoni se ka racizëm, si këtu në fshatin ku banoni ju, ashtu dhe në gjithë Greqinë?
    Po, ka racizëm. Është një fenomen që nuk ka kufinj. Mendoj se dhe në Shqipëri ka një pakicë, të cilët shprehin ndjenjë racizmi. Kuptohet që në Greqi është më i theksuar dhe se kjo nuk përfaqëson të gjithë grekërit, ku shumica janë të dinstancur nga kjo pjesë e prapambetur e shoqërisë. Më ka bërë përshtypje kjo që ndodhi, por nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë te unë. Shumë shpejt do të harrohet. U thashë dhe më parë se nuk janë të gjithë të njëjtë. Ka grekë që i duan të huajt, por ka dhe disa që i urrejnë ata. Jeta vazhdon dhe nuk mbetet këtu. Unë do të vazhdoj studimet e mia dhe marrëdhëniet me shokët do të vazhdojnë normalisht. Do të bëhem doktoreshë, meqenëse mjekë sia ë shtë një nga ëndrrat e mia.

    Jeni bërë personazhi më pozitiv në të gjithë Greqinë dhe në kanalet televizive greke. Si ndjeheni?
    Nuk doja të bëhej kaq i madh ky problem, se nuk është mirë për fshatin tim, me gjestin e disa banorëve, por dhe emri im të mos bënte kaq bujë. Unë nuk kam thënë asnjë fjalë të keqe për grekërit, përkundrazi kërkoja vetëm që të respektohej ligji si flamurtare që më takonte. Por meqenëse, disave nuk u pëlqen shkëlqimi i shqiptarëve dhe reagojnë duke bojkotuar mësimin, atëherë dhe unë e refuzova ngritjen e flamurit dhe me një krenari shqiptare nuk pranova të jem edhe pjesëmarrëse në paradën e shkollës në ditën e festës. Gjithmonë ka dallime si shqiptare. Në çdo moment e thonë se kjo është ajo shqiptarja. Kjo është shqiptare. Por përbuzja e tyre nuk më dëmton. Unë jam shumë krenare që jam shqiptare dhe nuk më vjen turp të pranoj se jam e tillë , përkundrazi shpalos virtytet e mira që mbartim ne shqiptarët. Shqipëria është në zemrën time. Pra jam shqiptare dhe e dua deri sa të vdes, dhe e kam pohuar kudo këtë. Ndërsa, Greqia për mua është vendi ku jetoj dhe studioj.

    Unë ndjej mall për Shqipërinë dhe ëndërroj se një ditë do të kthehem dhe do t'i shërbej vendit tim. Madje dhe kur fle gjumë ëndërroj gjithnjë vendin tim, mendoj se jam në Shqipëri. Dhe tani mirë jam, duke pasur parasysh gjendjen ekonomike që na mban këtu, por një ditë do të kthehem në vendin tim. Jam në kundërshtim me disa grekë, të cilët nxjerrin vrer ndaj Shqipërisë dhe që nuk besojnë se do të integrohet shumë shpejt. Unë jam shumë optimiste për të ardhmen dhe dëshiroj t'i shërbejmë të gjithë Shqipërisë se na e ka nevojën sa askush tjetër.

    "Kam dëgjuar për ndodhinë e para tre vjetëve me studentin shqiptar Odise Cenaj dhe mund të them se është idhulli im. Kam dëgjuar se studion në Amerikë dhe se në një intervistë të fundit u shpreh se, "u detyrova të më thoshin se jam grek, por në të vërtetë është shqiptar". Dhe jam krenare që është shqiptar dhe se fati e solli të studiojë në një universitet të madh të Amerikës. Shpresoj se do të ndjek dhe unë hapat e tij dhe të studioj në një universitet të madh", thotë Sonila Metushi. Odisenë në Shqipëri të gjithë e kujtojnë si djalin që "sfidoi" flamurin grek. Edhe pse e meritonte nderimin për të udhëhequr paradën e shkollës, me flamurin grek në duar, atij iu refuzua një gjë e tillë, vetëm ngaqë ishte shqiptar. Odise Cenaj u tërhoq atëherë. Dhe në fillim të këtij viti shkollor ai vendosi të mos ndjekë një shkollë të lartë greke, por një amerikane, edhe pse Odise Cenaj u pranua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Sekanikut pasi mori 19100 pikë kur kufiri maksimal i pikëve ishte 19182.

    Gazeta Panorama 30-10-2004



    -------------------------------------------------------------------------------------------------



    O sa bukur ka folur kjo vajza......


    Nga "femije" te tille duhet te marrin shembull shume njerez nga te dyja palet......


    Bravo i qofte......

    I uroj nga zemra suksese ne shkolle e jete.......asaj dhe familjes se saj
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 02-11-2004 më 10:08

  5. #25
    No Limit Maska e Arbr|
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    n'pyll
    Postime
    82

    Greket: Shqiptarja mos preke flamurin

    do ishte mir nje pergjigjje e tille:
    JU DH-I-F-SH-A MU NE FLAMUR

  6. #26
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Tema paksa e vjeter por prapeseprap e perkoheshme:

    Me behet qejfi sa mal qe studentet shqiptare po shkelqejne ne mesime dhe po na nderojne me sukseset e tyre. Kjo nuk do te thote qe duke mbajtur flamurin grek (nder qe i behet nxenesit me te mire te shkolles) do te thote qe behesh grek/e dhe shkel/harron atdheun tend. Nuk mund te them qe te gjithe greket i trajtojne me racism dhe protesta te tilla raste si i larpermenduri. Une e mbarova liceun ne greqi ne athine ne 1999 dhe e mbajta flamurin grek ne parakalim dhe per kete gje jo vetem qe nuk protestoi njeri por biles me pergezuan per kete aritje. Ndoshta ka te beje edhe fakti qe une jetoja ne Athine dhe jo ne periferi (cdo vend jashte athines quhet periferi sepse Athina eshte zemra e greqise) dhe gjerat shikohen me nje sy tjeter dhe me me pak extremizem.
    Ne fund te fundit, ku ka rast me te mire per tia ngritur vlerat kombit dhe te shtypesh stereotipe/racism sesa ta luftosh injorancen me aritje dhe suksese?
    When in Doubt, Act Stupid!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Po pse nuk i han inati duke mesuar dhe te dalin ata ne krye me flamurin e tyre por sic duket gjejne rrugen me te lehte ate te kundershtimit

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Ndersa une megjithese i urrej greket dua te flas ate qe shoh dhe te drejten.Greket ne shume aspekte kane punuar me mire se shqiptaret.ekonomia greke eshte ne nivel shume te kenaqshem dhe shume here me te mire se ajo shqiptare.greket njihen ne bote si njerez te urte dhe me nje guzhine te shkelqyer.kushdo qe i ka rene rasti te jetoje jashte e di se sa here nje i huaj degjon fjalen greqi shprehja e dyte eshte what a beautiful place to visit.Tani ca nga ju mund te me vene epitete nga me te ndryshmet dhe fjale nga me te keqijat por une jam shqiptar dhe do vdes shqiptar ama me pelqen te them ate qe shoh e degjoj dhe jo ato qe na p[elqejne ne.Shqiptareve ju duhet pune e madhe dhe djerese e madhe per te arritur ato qe ka arritur greqia pasi ne kemi pasur dhe vazhdojme te kemi nje politike qe vepron kundra fateve tona,ne akoma vazhdojme te urrejme njerezit e dijes dhe zgjedhim dembele ne krye te vendit.Pra si perfundim une ju them flisni te verteten se ajo na duhet.largojuni nga sharjet.

  9. #29
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Shoqeria civile greke, eshte nje nga shoqerite me te indoktrinuara ne europe, eshte shembelltyre e nje shteti ku feja ka nje rol shume te rendesishem. Kjo dukuri verehet edhe ne vende te tjera religioze.
    Dua te shtoj qe fenomeni mbajtjes se flamurit nga nxenesi me i mire, mendoj qe eshte nje nder qe i behet nje nxenesi shqiptar dhe tregon forcen intelektuale te bashkeatdhetareve tane me banim ne Greqi.
    Turp per greket, turp i madh qe te sillen si femije te inatosur.
    Dielli nuk mbulohet me shoshe.Une personalisht nuk do ta mbaja ate flamur, duke protestuar ne kete menyre per sjelljen imature te grekeve dhe ndoshta do kerkoja te parakaloje me flamurin tim, e pse jo...
    sereno

  10. #30
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga nausika
    Tema paksa e vjeter por prapeseprap e perkoheshme:

    Me behet qejfi sa mal qe studentet shqiptare po shkelqejne ne mesime dhe po na nderojne me sukseset e tyre. Kjo nuk do te thote qe duke mbajtur flamurin grek (nder qe i behet nxenesit me te mire te shkolles) do te thote qe behesh grek/e dhe shkel/harron atdheun tend. Nuk mund te them qe te gjithe greket i trajtojne me racism dhe protesta te tilla raste si i larpermenduri. Une e mbarova liceun ne greqi ne athine ne 1999 dhe e mbajta flamurin grek ne parakalim dhe per kete gje jo vetem qe nuk protestoi njeri por biles me pergezuan per kete aritje. Ndoshta ka te beje edhe fakti qe une jetoja ne Athine dhe jo ne periferi (cdo vend jashte athines quhet periferi sepse Athina eshte zemra e greqise) dhe gjerat shikohen me nje sy tjeter dhe me me pak extremizem.
    Ne fund te fundit, ku ka rast me te mire per tia ngritur vlerat kombit dhe te shtypesh stereotipe/racism sesa ta luftosh injorancen me aritje dhe suksese?
    Te lumte Nausike
    sereno

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •