Ne vitet e fundit eshte zhvilluar nje loje virtuale mjaft e bukur dhe interesante qe quhet hattrick.Ajo eshte nje loje "manager online" e cila konsiston ne krijimin e nje skuadre futbolli virtuale e cila duhet menaxhuar dhe drejtuar nga lojtari neper sezonet e ndryshme te liges perkatese. Manaxheri i skuadres qe te drejtoje ekipin e tij me sukses duhet te beje nje politiike mjaft te zgjuar ne blerjen e lojtareve te rinj si dhe ne stervitjen e skuadres pak a shume sic ndodh ne boten e vertete. Kjo loje online eshte perhapur tashme ne te gjithe vendet e botes ku luajne me qindra mijera perdorues ne ligat e tyre perkatese. Nder keto liga u krijua se fundi edhe liga Shqiptare e cila ka 2 jave qe ka filluar. Kemi shume pak perdorues deri tani(vetem 2) dhe ndaj u bejme thirrje te gjithe futbolldashesve te regjistrohen ne www.hattrick.org tek shteti Shqiperia per t'ju bashkuar liges tone. Do te ishte mire sikur te kishim sa me shume perdorues sepse ne kete menyre do te forcohej edhe ekipi kombetar qe del si rezultat i liges. Kjo loje eshte mjaft e vecante edhe interesante edhe pse ne fillim mund te duket pak e merzitshme. Ne rast se futbolli yne nuk eshte shume i suksesshem ne arenen nderkombetare ne boten reale tani ai ka shanse te jete numri nje ne boten virtuale.
Cheers
Krijoni Kontakt