Mengjesi
Erresire. I pari qe kendon,
eshte gjeli,
tingujt e zogjve qe vijojne,
ngadale zbardhin qiejte me boshllekun
e nje nate pa gjume.
Mengjesi vjen akoma
arome toke te njome.
Shume shpejt
cdo pike vese
do te mbart
nje diell
te sapolindur
brenda
rrumbullakesise
se vet,
e nga drita,
ne ylbej varur fijesh bari
do te shpertheje.
Mengjesi vjen gjithmone pa te,
pa shtriqjet e saj,
pa frymemarrjen e saj,
pa melodine e lakuriqesise
nen carcafin e bardhe,
pa pafajesine e syve te saj
celur gezueshem nga nje puthje.
oret rrufisin njera tjetren
si une kafene
e tym duhani shfryjne nga hundet.
Mengjesi vjen gjithmone pa te.
Krijoni Kontakt