Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32

Tema: In memoriam

  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    In memoriam

    Tė nderuara, tė nderuar,

    Poete, Poetė,

    Mikesha, Miq


    Duke qenė thell i prekur nė shpirt pėr hymbjen tragjike tė 16 maturantėve nga Kosova (Malisheva) nė Fushė Arrėz, me rastin e rrokullisjes sė njė autobusi duke u kthyer nga njė ekskursion, Ju ftoj tė shkruani nga njė fjali, strofe apo poezi tė tėrė pėr shpitin e tyre tė njomė.

    Juve qė shkuat t'a shihni Nėnėn Shqipėri (kėshtu brezė pas brezi na kanė mėsuar t'i themi)

    Juve qė shkuat t'a shini Krujen e Skėnderbeut

    Juve qė shkuat t'a shini Vorėn e Ismail Qemalit e Isa Boletinit

    Juve qė shkuat t'a shini Natyrėn e Nėnes sipas Naimit

    Juve qė shkuat t'a shini Malcinė e At Gjergje Fishtės

    Juve qė shkuar ta shihni atė qė me shekuj e patėm tė nadluar

    Juve qė u dashurinė e muarėt me veti nė arkivole:

    I lehtė u qoftė dheu i Kosovės!


    I juaji (kėsaj radhe poeti) qė nga trishtimi nuk diti t'Jua kushtoj asnjė strofė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 15-10-2004 mė 14:42

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ndonjėherė ndodh,
    qė plagė hap jeta,
    e herė,
    rrėmben,
    pa pritur, vdekja.

    Ndonėse, plagėt,
    koha i shėron,
    vdekja,
    kujtesėn,
    pėrgjithmonė e torturon.

    Zoti e shenjtėroftė shpirtin e tyre!

  3. #3
    Lagur tė mbeti syri
    Nėnėlokja ime
    lagur nga luftrat
    lagur nga jeta,
    kur njė moment
    rinia preku ėndėrrėn
    e mori nėn vete
    greminė shkreta.
    Dhe qan me ty
    gjithė shqiptaria
    tė madh , tė vogėl
    e njom lot i dhimbjes.
    Vajtojnė sė bashku
    Shqipėri-Kosovė
    Pėr bijtė e nėnave
    Bijtė e shqipes.

    Me dhimbje
    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 15-10-2004 mė 18:08

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ne vend te lotit!


    Shume kushton secila dashuri
    per vendin meme
    secila enderr e lashte
    per emrin tend
    (Shqiptar)!
    Kushton vite pritje
    Kushton vite burg
    Kushton vite ndarje.
    Sapo shemben keto ,
    shpresa se dhimbja mund te sherohet
    malli mund te shuhet
    prekja me vendin e me vellane
    tend mund te behet
    edhe me perqafim
    Ruhet diku nje cmim
    qe matet me jeten
    E na mbetet
    ta quajme fatkeqesi.
    Kaq shume na kushton
    dashuria jone
    per vendin dhe njeri tjetrin
    gjithmone ,
    (atehere dhe tani)?!
    ...

    (me behet se degjoj fatkeqet ...)

    Me duaj Shqiperi,
    per ty vdiqa gjithesesi
    Me duaj Kosove
    me duaj edhe keshtu
    jam shpirti i me te madhes
    Dashuri per JU.

    (Dashuri, per t'u bere
    per t'u njohur
    Shqiperi dhe Kosove
    NJE)!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 15-10-2004 mė 18:14

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Per ju engjej sot vajtojm !

    Cohu Fishta e reshto vargjet
    mprife penen e mos qaj
    se ne gryk na ka mbet fjalet
    per cdo vit shkrehemi n'vaj

    Gjashtembedhjet bij nanash
    Sot tek ti kan ardh me bujt
    pash njat Zot hapju deren
    E mos na i len per me vujt

    Pa u mbyllur plagt e vjetra
    u hap sot nje plag e re
    Nanat prap vishen ne t'zeza
    a ku ku , ku ku per ne

    O ju engjejt e bekum
    fort shpirti per ju me dhemb
    ska shqiptar qe sot s'vajton
    i mallkuar qoft ai vend


    Uroj me lot n'der sy
    ju binjt e rinj Shqiptar
    Shpirti t'ju prehet ne qetesi
    Ju engjej te pafajshem Kosovar



    I lehtė u qoftė dheu i Kosovės!

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    xhumaja e pare e ramazanit, 15 tetor 2004, iftari hahet ne oren 6 e 25, apo dicka e tille, qielli i londres eshte nxire skaj me skaj, e sikur te mos ishte per kalendaret e sakte, njerezit do t'a kishin ngrene qe ne oren tre te mbasdites; aq shpejt eshte errur. une nuk agjeroj personalisht, por jam i rrethuar nga myslimane te devotshem. pak me pare i kisha thene nje miku ne msn, se allahu nuk i do shqiptaret, ndryshe nuk do ia merrte 16 gjimnaziste nenave nje dite para muajit te madh te proves se besimit. "s'e ka fajin allahu, me tha, mund t'a kete pasur shoferi". (fjalet e tij po i shkruaj pa leje, e kam frike se po i ha hakun. me fal). te njejtin muhabet iu thashe dhe dy turqve dhe njerit nga sri lanka me te cilet punoj, ne oren 6 e 20. gjynah, thane, femijet e vuajne gjithmone.
    ne ate moment rete e zeza nuk e mbajten dot ngarkesen, dhe shiu filloi te binte me litare. rruget po mbusheshin shpejt me rreke te gjera e makinat me drita te ndezura e hidhnin ujin deri ne rreze te pallateve. po po, shiu po e ze kete tetor nga mesi.
    nje ide e cmendur e shoqeruar me emocione dridhese me tundi nga vendi. keto ishin lotet e allahut. ngjethja me kishte mpire. miqte e mi po shtronin iftarin, per nje minute do te hanin. une iu vajta prane, dhe me nje ngasherime qe me kishte ngelur ne fyt e qe ma nxirrte zerin te pavendosur, te pabesueshem, "keto jane lotet e allahut per femijet e kosoves" iu thashe. te gjithe miqte e mi e duan allahun, por devotshmeria e tyre shprehet ne gjuhe te tjera, i perket kombeve te tjere. ben sikur nuk me degjuan, ose prej kesaj devotshmerie, ose sepse e ndjene dhimbjen, dhe nuk donin t'a perdhosnin as me fjale e as me veshtrime. une dola jashte, te lahesha ne lotet e Fjaleparit. ah! qe bresher me kokrra te medha sa nje bizele e gri nga smogu i londres. e morra nje kokerr ne dore qe tiua tregoja miqve te mi. ai nga sri lanka e mori ne dore, e vezhgoi me syte e tij te medhenj nga mbrapa syzeve, dhe pas nje casti te shkurter habie na beri me shenje qe t'i afroheshim. me ze te ulet dhe solemn, "shikoni" tha. "eshte i shkruajtur emri i zotit".
    qene disa lara te vogla ne kokrren e bresherit, qe ngjanin si shkronja arabe. edhe ai emer mund te kete qene, tani nuk mund tiua them me siguri, akulli u shkri shpejt, por sido qe te ishte, bashke me qiellin, me qau shpirti edhe mua.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Atje do i mbledh endrrat e tyre
    nje nga nje
    si krahet e thyer te zogjve
    dyerve te qiellit do trokas
    ngarkuar
    "donator bamiresie"
    hapini dyert perendi te fjetura
    merr zoti zot
    endrra te vdekura
    jane te reja
    te fresketa
    endrra shqiptare
    Merri..!
    Nuk po te pyes pse i vrave..!

    * * *
    muzg i heshtur

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku Shkoni....



    po shkon qika ne ezkurzion..
    nan shqipnin ta viziton..
    qe bij dhe te fundit 100 euro
    dorzoja pronarve ne pabet-bordello
    atje ne shqipni te shok fatosit
    shiqoni frebikat e vlor patosit
    hajt se na ktu te karitasat
    po shkojna me i mush n'zetin kto tasat
    boll qe ju shqipnin me pae
    shokit fino t'fala me i bae
    ani bab mir je ka thue..
    po qat familjen ku jena strehue
    kur lufta plasi
    e shoki thaqi
    desh na cliroj
    mirpo per dreq ne kukz na coj
    qajo Serbi e shkaut millosh
    e atje ku bujtem
    ku skishin asnji grosh
    a ban ndoj euro or bab tja cosh?
    hajt bij se t'fala boll u kam bae
    jena vllazen e tash jena lae
    Problem na kena qat dolce viten
    qaty n'golem me ja dhez driten
    me e forcue nanen shqipni..
    me ja mush xhepat qasaj mafi
    po mir bab se un kam ngue
    se rreglla ska e tan jan terbue
    atje ne shipni ne at vend bekue
    e fort spo kam qef un me shkue
    hajt bij mon ngo se cdo gja asht mir
    shoki fatos e ka ba dlir
    rrugt i ka ndreq e lanen ka pastrue
    e ktu ne prishtin edvinin po due
    me na dhan mend e me na ndricue
    shoki rexhep qashtu ka mendue

    e njashtu pra varg atobusat
    me karabusha e plot kaushat
    po shkojn ne pllazha e po rreziten
    disko e Pabe hiq spo merziten
    qashtu t'mjeret kurr nuk xun mend
    mjer ai popull mjer ay vend







    Ngushellime Familjeve te viktimave..

  9. #9
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu
    Nė vend tė lotit!

    * * *
    Mė duaj Shqipėri,
    pėr ty vdiqa gjithsesi
    Mė duaj Kosovė
    mė duaj edhe kėshtu
    jam shpirti i mė tė madhes
    Dashuri pėr JU.

    (Dashuri, pėr t'u bere
    pėr t'u njohur
    Shqipėri dhe Kosovė
    NJĖ)!
    Tepėr mė dhemb qė tė mund tė shkruaj vargje sot. Ndaj, mjaftohem me ca nga vargjet e Elindės...

  10. #10
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Cfare ndodhi ishte e tmerrshme...nuk ka fjale njeriu, varg poezie, apo rrjesht proze ti afrohet sadopak palces se dhimbjes.

    Sepse eshte nje vdekje absurde, anormale, skandaloze, dhe fajtoret e vertete bredhin qetesisht, dhe mezi marrin fryme nga tulet. Ne kete pikepamje cfare ka shkruar Brari eshte shume prekese...prinderore...nuk e di une kshu e lexova.
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. IN MEMORIAM: Martin Camaj
    Nga NoName nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 16:04
  2. In Memoriam
    Nga ZANOR nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 01:41
  3. IN MEMORIAM: Ate Jakob Marlekaj OFM
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:50
  4. IN MEMORIAM: Imzot Gjon Nikolle Kazazi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 10:17
  5. Mario Luzi. In memoriam
    Nga laguna blu nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •