Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 116
  1. #101
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Keni ekip te forte qe s`behet me:

    David Bekcham, kapet "mat" me njė brune


    Elda Lazaj

    Ca re tė zeza duken nė qiellin blu, tė historisė sė lumturisė mes David BecKham dhe Posh Spice. Pak orė para se Viktoria tė jepte lajmin e gėzuar tė lindjes sė fėmisė sė tyre tė tretė shtypi spanjoll ishte tepėr i zėnė me ca lajme tė tjera rreth ēiftit, ose pėr tė qenė mė tė saktė pėr yllin e Realit. gjatė kohėskur Viktoria ishte e shtruar nė spital gati pėr tė lindur, David ėshtė parė nė njė klub nate nėn shoqėrine e nje vajze brune. Ai sė bashku me shokun e skuadrės Roberto Carlos tė dashurės sė Robertos janė parė tė hynė nė njė lokal nate tė kryeqytetit spanjoll. Por dhe Dejvid nuk ndodhej krej "bosh" pasi ai ka qenė i shoqėruar nga njė brune misterioze. Paparacėt tė cilėt kanė qenė nėn ethe pėr ngjarjen qė pritej nga tė gjithė, pra pėr lindjen e fėmisė sė tretė tė Becham e kishin vene yllin e futbollit nė shenjestėr ēiftin Becham dhe mezi ēprisnin qė tė bėnin publike lumturinė qė do tė ndjente Becham kur tė bėhej baba pėr tė tretėn here. Por, ja qė ky lajm i ka befasuar ashtu si edhe shumė lajmeve rozė qė u bėnė publike pak kohė mė parė rreth historickave tė tij me ish asistenten apo me Esther Canadas, lajme qė monopolizuar tė gjitha kronikat rozė. Sipas tė pėrjavshmes Controcampo, pikėrisht atėherė kur ish posh spice ishte nė prag tė operacionit ēezarian data e tė cilit ishte fiksuar prej kohėsh, ylli i futbollit madrilen ėshtė parė i shoqėruar me njė vajzė brune (nga e cila ėshtė zbuluar vetėm emri i saj Ana) si dhe me shokun e tij tė skuadrės Roberto Carlos dhe tė fejuarėn e tij janė parė teksa hynin nė njė lokal nate nė kryeqytetin spanjoll. Ajo qė tė bėn akoma mė shumė tė dyshosh ėshtė se ata janė parė tė hynė nė kėtė lokal, por nuk dihet asgjė se kur janė larguar nga lokali. Nė kėtė pikė kanė humbur gjurmėt e e David, humbur fare jo, sepse ai tė dielėn nė mėngjes ėshtė shfaqur tepėr i emocionuar para klinikės ku gruaja e tij sapo kishte lindur djalin e tyre te tretė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #102
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Valla keq punet jane duke na shkuar...se dije si do ja dalim deri ne fund, por shohim e bejme...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #103
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Sonte: Formacionet e mundshme.

    Real Madrid: Casillas; Raśl Bravo, Helguera, Samuel, Roberto Carlos; Beckham, Gravesen, Figo, Solari; Owen y Ronaldo.

    Betis: Doblas; Melli, Lembo, Juanito, Luis Fernįndez; Joaquķn, Arzu, Cańas, Benjamķn o Assuncao, Edu y Oliveira.

    Gjyqtar: Iturralde Gonzįlez
    Stadiumi: Santiago Bernabéu.
    Koha: 21.00.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #104
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mundem edhe Betisin 3-1.
    Tash diferenca zvoglohet ne 6 pike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #105
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Perez, presidenti i mbretit.

    Florentino Perez, President i Realit tė Madridit nga viti 2000. Ėshtė inxhinier, ish-profesor, ish-politikan, ish-kėshilltar; tani nė moshėn 59- vjeēare drejton njė prej grupeve private mė tė mėdhenj tė Spanjės, imobiliaren "ACS". Thotė: "Kush vjen pėr tė luajtur kėtu, vjen nė vendin ku shpiket e ardhmja e futbollit".


    Futbolli i hidalgos ėshtė ėndrra e njė fėmije: "Mė falni Horge, por unė do ta shikoja mirė njė skuadėr me tri mbrojtės, tri mesfushorė - Zidan, Figo e Bekam - dhe katėr sulmues, dy anėsorė e dy qendrorė. Apo dhe katėr mbrojtės, ama dy prej tyre duhet tė jenė Roberto Karlos e Bekam. Pastaj tri mesfushorė dhe po aq sulmues. Duhet tė shėnojmė, apo jo?". Florentino Perez nga topi nuk merr vesh asgjė. Florentino Perez ulet nė kolltukun mė prestigjioz tė stadiumit, mė prestigjioz tė botės: Santiago Bernabeu. Ulet aty dhe ka pėrkrah vetes njėherė Mbretin Huan Karlos, njė tjetėr Hozé Marķa Aznarin, njė tjetėr Huan Antonio Samaranēin, njė tjetėr akoma Nelson Mandelėn: "Ju lutem, kėtu afėr meje". Kur nuk ka asnjė tė fuqishėm, thėrret nė tribunėn e nderit bashkėpunėtorėt e tij, dje Horge Valdanon, sot Emilio Butraguenjon e Arrigo Sakin. Do tė fjaloset dhe atėherė shpjegon sesi funksionon topi. "President, ekuilibri. Duhet ekuilibėr nė kėtė lojė, ėshtė e vėrtetė qė duhet shėnuar, por pėr tė fituar nganjėherė e rėndėsishme ėshtė tė mos i lėsh tė shėnojnė. Ekzistojnė edhe kundėrshtarėt". Florentino Perez ėshtė inxhinier. Ėshtė Presidenti i Realit tė Madridit dhe pėr tė qenė i tillė ka fituar zgjedhjet, sepse kėshtu funksionon nė kėtė klub qė ėshtė njė qytet, por edhe njė komb, dhe njė botė e tėrė. Ėshtė religjion", thotė ai. Po, njė besim fetar tė cilit i pėrkasin miliona tifozė nė tė dy hemisferat dhe sidomos 85000 ortakėt. Ata janė pronarėt. Ata qė ēdo katėr vjet vihen nė radhė me orė tė tėra dhe futen nė njė kabinė, me njė fletė votimi nė dorė. Zgjedhin. Mė parė, njė vit i tėrė fushatė elektorale: janė kandidatėt, ėshtė programi, janė premtimet, pėrplasjet goditjet e ulėta. Florentino ėshtė nė mandatin e dytė: four more years edhe ai, banor tjetėr i njė Shtėpie tė Bardhė tjetėr. E quajnė kėshtu spanjollėt skuadrėn e Realit, superfuqinė e planetit futboll. Ėshtė rizgjedhur nė vitin 2004, ka fituar bindshėm Bushi i Madridit. Nga ana tjetėr, ai mrekullinė e ka bėrė nė vitin 2000, kur ka arritur presidencėn e parė. Ja plani i atėhershėm i tij: Tė shlyente borxhet e njė shoqėrie me njė pasiv prej 278 milionė eurosh dhe tė blinte tė gjithė kampionėt mė tė fortė qė qarkullonin tė lirė ose jo. Duhet tė ishin tė gjithė tė tijėt pėr tė arritur tė formonte "Galacticos", domethėnė atė qė ėshtė tani, skuadra e tė gjithėve, pėrralla universale, pasuria e njerėzimit futbollofil, ata qė bėjnė spektakėl mė shumė se sport, qė bėjnė miliarda me thes, qė tė ngjallin frikė edhe vetėm t'u dėgjosh emrat. Ata qė kanė fituar nė pesė vjet dy tituj kampionė, njė Champions League, njė Superkupė europiane, njė Kupė Interkontinentale.


    Pėrse e zgjodhėn 85000 pronarėt.

    85000 pronarėt e zgjodhėn atė si trashėgimtarin e Lorenco Sancit, Presidenti i pikiatės, njeriu qė e ka ēuar Shtėpinė e Bardhė nė pikėn mė tė ulėt tė tė gjitha kohėrave. Pré e kontestimeve, me njė stadium shpesh bosh, me ngėrdheshjen e pėrhershme tė kundėrshtarėve dhe tė armiqve. Si ata tė Barcelonės, nė luftė tė ftohtė tė vazhdueshme me Realin. Sot, Madridi i Sancit do tė kish pėrfunduar si Napoli, pa njė parį tė shpuar, me njė pasuri historike tė flakur, me tė kaluarėn e shqelmuar dhe me tė ardhmen e lidhur me kreditė e bankave, por me tė gjithė respektin, "Reali" nuk ėshtė Napoli: Reali ėshtė Reali. "Ėshtė njė religjion, senior". "Reali" ėshtė njė term i vazhdueshėm krahasimi: "Duhet mėsuar tė luhet si Reali". "Reali" ėshtė pika e referimit. "Reali" e ka futur Spanjėn nė Europė, mė pėrpara se politika mund tė mendonte se do tė arrinte. Kur nė Romė ėshtė krijuar Pakti i Qymyrit dhe i Ēelikut (CEE), Madridi tashmė e kish pushtuar kontinentin, duke u bėrė flamurmbajtėsi i njė kombi nėn njė regjim qė askush nuk e duronte. Ishte marsi i vitit 1957 dhe ata njerėz, qė veshur me tė bardha, vraponin nga Portugalia nė Bashkimin Sovjetik drejt fitores sė Kupės sė dytė tė Kampionėve. E dyta nga nėntė tė tilla. E dyta qė pasonte tė parėn e futur nė xhep njė vit mė parė. E dyta qė i paraprinte tė tretės, tė katėrtės dhe tė pestės, tė fituara deri mė 1960. "Reali" qė pastaj kish shpikur Kupėn e Kampioneve. Pėrkrah gazetarit tė "L'Equipe", Gabriel Hanó, njeriut qė propozoi turneun e tė gjitha skuadrave kampione nė kufijtė e tyre, qėndronin drejtuesit madridas. Qėndronin sepse qysh atėherė kishin fituar goxha nė Spanjė: katėr kampionate dhe nėntė kupa kombėtare. Nė vitin 1955 ishte tashmė e mjaftueshme pėr tė shkuar pėrtej Pirenejve, pėr tė "ungjillizuar" tė pafetė e religjionit tė topit. Sepse kėtė bėn gjithmonė ajo qė FIFA e ka quajtur "skuadrėn e shekullit tė XX-tė", skuadra e tė gjitha kohėrave. Edukon pjesėn tjetėr tė botės me njė ide tė futbollit qė ėshtė e saj, e pėrbėrė nga spektakėl dhe fitore, me sharm dhe prestigj, me pushtet. Pėr kėtė nuk ka asgjė qė si "Reali" i Madridit t'i ngjajė mė shumė Shtėpisė sė Bardhė: ose je i Realit, ose je kundėr. Mund tė urrehet kjo skuadėr, e bėjnė shumė dhe shumė mė tepėr nga sa mund tė imagjinohet, shumė mė tepėr nga sa ndodh pėr "Juventusin" nė Itali; pėr "Manēester Junajtidin" nė Angli; pėr "Bajernin" e Mynihut nė Gjermani. Po, mund tė urrehet "Reali" i Madridit, por nuk mund tė injorohet. Ja se mbi ēfarė ka luajtur Florentino Perez nė vitin 2000. Ka synuar mbi emocionin, pozitiv apo negativ qoftė, nuk mund tė lihej qė pasuria tė rrezikonte tė digjej. Ėshtė hedhur nė sulm ndaj atij qė kish "dėshtuar me turp", duke bindur deri dhe klubet e tjera tė Spanjės se "Reali", nė ato kushte, ishte njė fyerje ndaj historisė: "Ma jepni mua kėtė klub. Do ta ngjis nė majėn e gjithēkaje. Do tė fillojmė tė fitojmė ēdo turne, ēdo kampionat, ēdo ndeshje. Do tė bėjmė tė dėfrehet Madridi, Spanja, bota. Do tė sjell tė luajnė me kėtė fanellė ajkėn e ajkės". Mitingje, drita, imazhe, premtime: njė korridė. Fitore: Olč! Ja inxhinieri Perezi, "madridas nga barku i nėnės sime", nė superkolltukun e Santiago Bernabeut. Pėrpara jush, hidalgoja Florentino, ish-Hijo de algo, "bir i dikujt". Djali i baba Edoardos qė i ka mėsuar se ēfarė ishte skuadra qė stėrviste dy hapa larg nga Paseo de la Castellana, nė lagjen e Ēamartinit nė qendėr tė Madridit, nė mes tė pallateve tė pasanikėve e tė njerėzve tė fuqishėm, ajo skuadėr qė kur Florentino ishte fėmijė, i hapte Spanjės dyert qė vetėm topi do tė mund t'ia hapte. Ishte Spanja e Fransisko Frankos, Spanja e diktaturės, ajo qė asnjė nuk e vinte nė hesap: "Reali" ėshtė ambasadori im mė i mirė", thoshte Gjeneralisimi. E vėrtetė, ashtu siē ka qenė gjithmonė qė Kaudilio u bėnte favore mė dėshirė merengeve. Tani Florentino mohon, por provoni tė shikoni sesi arriti nė Bernabeu nė vitin 1956 mėrgimtari hungarez Ferenc Pushkash. Duhej njė vizė, erdhi menjėherė. Provoni edhe tė pyesni Barcelonėn se ēfarė qe "robo di Di Stefano", futbollisti qė duhej tė shkonte nė Katalonjė me njė kontratė tashmė tė nėnshkruar pėr blaugranat, por qė nė tė vėrtetė pėrfundoi tė bėhej miti absolut i Madridit dhe i gjithė Europės. Federata e futbollit e njė vendi nėn regjim tha se marrėveshja e nėnshkruar nga lojtari me Barcelonėn ishte ekuivalente mė atė qė skuadra Millionarios e Bogotąsė (skuadėr nga e cila vinte Di Stefano) kish nėnshkruar me "Realin". Kėshtu, njė vit andej, njė vit kėtej. Barēa u pėrgjigj "jo": O tė gjithin, o hiē. Hiē, ose mė mirė i gjithi pėr "Realin": Di Stefano u bė lojtari simbol i skuadrės mė tė fortė i historisė sė futbollit. Ajo e pesė kupave tė kampioneve rresht. Ajo e Santiago Bernabeut, Presidenti mė i rėndėsishėm. Ajo e Florentinos sė vogėl, qė hidalgo nuk ėshtė vetėm i babait. Ish-profesor nė Politekniken e Madridit, ish-politikan, ish-kėshilltar i qeverisė dhe i Komunės sė Madridit, i apasionuar i artit bashkėkohor dhe sidomos i Endi Uorhollit, sipėrmarrės i suksesshėm, nė moshėn 59-vjeēare drejton "ACS"-in, njė prej grupeve private mė tė mėdhenj tė Spanjės, shoqėri imobiliare me 110000 punonjės dhe 12 miliardė euro tė faturuara.


    Nga humbjet tek ngjitjet.

    Ėshtė kėshtu qė ka ardhur seńor Perez, me miqėsitė dhe me njė jetė tė harxhuar nė kėrkim tė vendit qė vlente. Kish filluar nė vitin 1973, kur erdhi nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Shoqatės Spanjolle tė Ndėrtuesve. Nė vitin 1976 u emėrua Delegat nė Shėrbimet e Mjedisit dhe tė Punėve Publike tė Komunės sė Madridit. Mė 1979, debutoi nė politikė me Unionin e Qendrės Demokratike (UCD), kur ishte forcė qeveritare me Alfonso Suarezin. Menjėherė ngjitja e shpejtė, deri nė emėrimin nė Komitetin Ekzekutiv Krahinor tė Madridit, kandidaturė nė zgjedhjet bashkiake, humbės. Vitin tjetėr, njė goditje tjetėr. Drejtor i Pėrgjithshėm i Shėrbimit Infrastrukturė dhe Transporte tė Ministrisė sė Transporteve, Turizmit dhe tė Telekomunikacioneve tė qeverisė qendrore. Akoma emėrime: Nė vitin 1986, kur lė UCD-nė, pėr tė kaluar nė Partinė Reformiste Demokratike (PRD). Edhe kėtu ngjitja, fillimisht kandidatura pėr njė vend nė Parlament, mė pas Sekretaria e Pėrgjithshme e partisė. Paralelisht aktiviteti si sipėrmarrės me tituj, poste dhe miq tė tjerė. Deri nė vitin 1994, kur tentoi pėr herė tė parė garėn drejt Shtėpisė sė Bardhė. U mund nga Ramon Mendoza: "Gjė e mirė, atėherė nuk do tė kisha pasur forcėn qė tė arrija tė garantoja projektin tim tek "Reali". Tamam, sepse goditja e vėrtetė do tė vijė nė vitin 1997, kur me shkrirjen e grupeve ndėrtimore "OCP", "Gines" dhe "Navarro", do tė lindė "ACS"-i. Ai, i emėruari Drejtor i Pėrgjithshėm i njė kompanie mbresėlėnėse, diēka qė e ka vėnė nė konkurrencė me Presidentin e "Banco di Santander", Emilio Botin, si personi mė influent i vendit. Ka qenė atėherė qė Don Florentino ka menduar qė "Reali" do tė ishte gjėja e tij. Kishte tifozllėkun e tij qė shtynte, kish ndjesinė e biznesit, kontaktet e duhura, shpatullat e mbuluara. Ish-funksionar i madh i shtetit, me lidhjet qė vlejnė nė Komunėn e Madridit dhe nėpėr ministri, me raportet personale me Kryeministrin Aznar, me njė kompani tė tijėn pėr ta pėrdorur si dash. Mjaftonte tė priste, si njė torero. Mendoza e mė pas Sanc. Njerėz pa gjenealogji, njerėz qė kanė menduar se nė korridė fiton demi: Ėshtė mė i madh, mė i fuqishėm, mė i keq. Nė tė vėrtetė, jo. Pėrfundon gjithmonė me Matadorin nė triumf, ai qė ka publikun nga ana e tij, ai qė ka dinakėrinė, ai qė prapa mantelit tė kuq pėr tė tundur, fsheh armėt. Florentino kish gjithēka. Ka pritur qė ndoshta demi tė ishte i dehur. Borxhet e Sancit, ai mit i zėnė me shpulla nė emėr tė njė derbi personal qė seńor Lorenco kish ndėrmarrė me Hezus Gil i Gil, Gauēin e Spanjės, pronar i Atletiko Madrid. Jo, "Realit" nuk mund t'i bėsh beteja personale. Po qe se ia bėn, nuk mund t'i bėsh publike: 85000 ortakė pėr t'u mbajtur nėn fré, po nuk dite tė bėsh politikanin, ke mbaruar. "Ai nuk ėshtė Presidenti i duhur pėr kėtė klub, nuk ka stofėn e duhur. Votomėni dhe do ta bėj "Realin" tė jetė fisnikėria e vėrtetė e futbollit! Ne nuk i bėjmė luftė askujt, ne jemi ata qė duhemi imituar, jo ata qė imitojmė". Ėshtė 16 korriku 2000, kur Florentino tund pėr herė tė fundt mantelin e tij tė kuq kundėr Sancit, i mbaruar. Si gjithmonė, fiton matadori. Fiton dhe merr kolltukun mė prestigjioz tė topit, atė qė vlen pothuajse sa Presidenca e FIFA-s, nė mos pėr gjė tjetėr, pėr faktin qė klubi i tij ka kontribuar qė ta themlojė Federatėn Botėrore tė Futbollit. Nė vitin 1904, nė Paris e themeluan shoqatat kombėtare tė Belgjikės, Francės, Zvicrės, Suedisė, Danimarkės, Holandės, plus njė pėrfaqėsues i Spanjės, njė drejtues i "Real" Madridit. Nėqoftėse nuk vlen sa Zhozef Blater, Florentino sot i afrohet shumė, sepse ndryshe nga kreu suprem i topit global, ai ėshtė njė tip i besueshėm, atė qė ka premtuar, e ka mbajtur. Mė 17 korrik 2000 kish tashmė pothuajse gjithēka gati, shitjen e ciudad deportiva tė "Realit", nė qendėr tė qytetit. Natyrisht, mė parė kish siguruar njė rikualifikim tė bukur ndėrtimor tė terrenit, me njė variant ndaj planit rregullues tė arritur nė kėshillin e parė komunal tė dobishėm. Vlerė e re, 390 milionė, 110 mė shumė se vrima e lėnė nga Sanc. Njė goditje dhe kalo matanė, as edhe njė pesetė borxh, bile parį nė dorė pėr t'u pėrdorur menjėherė: Luis Figo, Di Stefano i ri, i vjedhur gjithmonė "Barcelonės" pėr 70 milionė. Thuaj: Ok, tani jemi me 40 milionė mė pak. No seńor! Do tė ishin 160, sepse 90 janė pėrdorur pėr tė ngritur nė kėmbė ēitadelėn e re tė klubit, ciudad del Madrilismo, njė kompleks prej 120 hektarėsh dy hapa larg aeroportit tė Barahas. Komode e ultramoderne, praktikisht mjalt pėr sponsorėt. Janė lėshuar tė gjithė: Adidas, Siemens, Pepsi. Florentino e ka bėrė tė ndahet nė llokma dhe secilėn ia ka shitur ofruesit mė tė mirė, 200 milionė euro nė xhep.


    Deri mė tani, askush nuk i ka thėnė "jo".

    Shfletoji faqet e bilancit dhe do ta shikosh, nė mė pak se njė vit njė thesar i madh pėr tė bredhur nėpėr botė, qė tė ofrojė parį dhe shikueshmėri. "Kush vjen tė luajė kėtu, vjen tė luajė nė vendin ku shpiket e ardhmja e futbollit. Vjen tė luash me mė tė mirėt e botės. N.q.s luan nė ndonjė vend tjetėr, mund tė jesh i zoti, por qė tė jesh kampion, duhet tė jesh i "Realit". Ka shkuar t'u bjerė kėmbanave tė Zidanit, Ronaldos, Bekamit, Ouenit. Njė pėr njė me atė filozofi prej hidalgoje tė vjetėr, shumė i sigurt nė vetvete. "Ne jemi "Reali", marrim kė tė na dojė qejfi". Praktikisht, tė drejtėn pėr ta provuar me tė gjithė. Vepron gjithmonė kėshtu Don Florentino, qysh nga koha kur ulet nė tribunėn e nderit tė Bernabeut. U kėrkon shqytarėve tė tij qė tė jenė mė tė mirėt dhe u bėn qejfin. Shuan kėnaqėsinė e tij dhe pret qė klubi pronar i Stelas tė dorėzohet, nė njė mėnyrė krenarie prej dashnoreje tė tradhtuar. Tani pret vetėm qė tė ndodhė diēka midis Romės dhe Totit e Kasanos; midis Milan dhe Shevēenkos; midis Barcelonės dhe Ronaldinjos; midis Arsenalit dhe Vieirasė. Deri mė tani, askush nuk i ka thėnė "jo". Janė 12 milionėt e eurove qė merr secili prej pesė fenomeneve. Janė tė ardhurat e publiciteti personal, gjysma lojtarit, gjysma klubit. "Nuk mund tė refuzonin, kėtu nuk vihet vetėm pėr parį. Ėshtė tradita, krenaria, prestigji". Po, prestigji e do tė bėhesh njė simbol planetar. "Reali" shkon nė Kinė dhe mbush stadiumet, shkon nė Japoni dhe nuk arrin bile tė mbėrrijė nė aeroport nga hoteli, shkon nė Hong Kong dhe nuk arrin tė pėrfundojė shfaqjen, sepse njerėzit fillojnė tė kėrkojnė autografė e fotografi pėrpara pėrfundimit tė ndeshjes. Kėshtu, debitet janė mbytur nga kreditet: "Me marketingun dhe merchandising-un arkėtojmė 135 milionė euro, 70 tė tjera nga tė drejtat audiovizive, 100 tė tjera nga biletat dhe anėtarėt. Pastaj ėshtė pjesa tjetėr, pėr dy ndeshje nė Lindje na kanė garantuar 14 milionė euro". Por "Reali" udhėton nėpėr botė edhe pėr t'u hapur dyert shkėmbimeve tregtare tė Spanjės. Nėqoftėse Franko kishte nevojė pėr Bernabeun, Aznari ka pasur nevojė pėr Florentinon, me njė uniformė tė bardhė ka bėrė tė njihet mrekullia e re e vendit tė tij. Gjė qė nuk e bėn Xapatero, tifoz i Barcelonės. "Po, por vajzat i ka tė dyja tifoze tė "Realit", thotė Florentino me krenarinė e atij qė i ka zhvatur njė babai njė prej gjėrave qė nė Spanjė ėshtė e drejtė e trashėgueshme, besnikėria sportive. "Po, por unė dhe ai jemi nė marrėdhėnie tė shkėlqyera. Pastaj fakti qė ai ėshtė njė rival futbollistik, ėshtė dytėsor". Tamam, miqėsia pėrpara topit. Si do tė ishte ndryshe? U vjen pėr mbarė tė dyve dhe ndoshta nė kėtė moment i vjen mė shumė Kryeministrit socialist. Sepse pastaj "Reali" ėshtė "Real" edhe jashtė fushės sė blertė. E ka pretenduar vetė Don Florentino: "Kush punon nė kėtė klub, duhet tė ketė njė sjellje shembullore". Duke parė se futbollistėt janė tė shurdhėr, ka stampuar dhjetra kopje tė manualit tė tij tė edukimit, i shpėrndarė pėr tė gjithė "punonjėsit" e tij. Secili e ka marrė nė njė pako dhuratė, brenda njė camiseta blanca e viteve '50, me numrin 9 tė Di Stefanos dhe tri letra, njėra e vetė Di Stefanos, njė tjetėr e Drejtorit tė Pėrgjithshėm (mė parė Valdano, tani Butraguenjo) dhe natyrisht e tij. Secili e ka marrė nė gjuhėn e vet "Libro Azul"-in e tij: "Asnjėherė mos protesto me arbitrat; tė flasėsh keq pėr drejtuesit e garės, ėshtė shenjė dobėsie; asnjėherė mos kritiko me shtypin lojtarėt e tjerė, si shokėt e skuadrės, ashtu dhe ata kundėrshtarė; tė kesh gjithmonė respektin maksimal pėr tifozerinė, sidomos nė momentet mė tė vėshtira; tė jesh i ngrohtė dhe i sjellshėm me fėmijėt, pa u refuzuar asnjėherė autografe dhe gatishmėri". Pastaj tė fitosh, tė dėfresh e tė pėrtypėsh miliarda, tė paktėn, pėr katėr vjet tė tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 04-03-2005 mė 10:41
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #106
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Barazuam kete jave me Valencian 1-1 ne fushe te tyre.
    Largesia ndaj Barces behet perseri 8 pike.
    Shancet per titull jane te vogla.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #107
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    E pe golin e Ronaldos ?
    Uli ne b.yth portierin dhe mbrojtesin...Tamam gol alla Ronaldo...
    Shpresoj te jete ne forem ne ndeshjen me Rubentusin ....
    Jane sheruar edhe Zidane me Raul...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #108
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lamtumire EUROPE...
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #109
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ngushellime Davius ...
    Ja kisha friken gjithe atyre intervistave qe po benin para ndeshjes...Erdhen ne Torino me kualifikimin ne xhep miqte dhe e pesuan .
    Padyshim ndikoi shume edhe demtimet e Zidane , Figo dhe Raul qe nuk ishin ne forem ...

    Por nuk duhet te kene justifikime ...Po te loznin me zemer dhe jo me p.ordhe do ishin kualifikuar ...Pastaj nuk eshte mesuar Reali te mbaje rezultatin ...donin 0 - 0 miqte...
    Hidhu ne sulm e fut nje gol , se me 1 gol do ishte mbyll ndeshja...

    Megjithate ndeshja e djeshme konfirmoi qe Reali sivjet ka shume probleme dhe ne fund te sezonit do kete disa ndryshime te forta ...

    FIGO padiskutim do iki ...OWEN eshte ne ikje siper se do vije Robinho ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #110
    Analog Brain Maska e josif
    Anėtarėsuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    madagaskar
    Postime
    245
    Mendoj se formacioni i ardhshem i realit do te jete:

    Casillias

    Carlos - Woodgate - Samuel - Salgado

    Beckham - Gravesen - Zidane

    Totti

    Adriano - Cassano
    He walks among us, but He is not one of us ...

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#7
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 07:05
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •